Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

https://lh4.googleusercontent.com/-p6oTSlUmOrM/U0UABsfjknI/AAAAAAAAATs/zlJeoFRksRE/s577-no/logo.png

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
 
ZYRA E SHTYPIT
 
KRYEPISKOPI ANASTAS KRYEN LITURGJINË HYJNORE
 
NË GJUHËN SHQIPE
 
 

    Akuzave të pavërteta të ditëve të fundit se Kryepiskopi Anastas kryen shërbesën e Liturgjisë Hyjnore në gjuhën greke, i bashkohet edhe shkrimtari dhe historiani z. Moikom Zeqo me intervistën “Sulmet ndaj Blushit kundër historike...”, në gazetën “Sot”, të përsëritura edhe në “Dita”. E kemi theksuar dhe e theksojmë përsëri, se Kryepiskopi Anastas e kryen Liturgjinë Hyjnore (Meshën) në gjuhën shqipe. Këtë gjë mund ta konstatojë shumë lehtë kushdo duke ndjekur Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku edhe meshon Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi. (Për këtë, çdokush mund t’i referohet edhe artikujve të botuar nga dy intelektualë orthodhoksë dhe dy priftërinj, në gazetën Dita, 16/ 03/ 2015, si dhe artikujt e botuar në gazetën “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, dt. 16/ 04/ 2015).

    Është për të ardhur keq se kjo e pavërtetë, që nuk e nderon e aspak pozicionin profesional të z. Moikom Zeqo, e vendos atë jashtë kuadrit të tij si historian dhe studiues, dhe si i tillë ka për detyrë të shprehë dhe të nxjerr në dritë gjithmonë të vërtetën.

    Sqarojmë gjithashtu, se titulli i Kishës tonë nuk është “Kisha Autoqefale Shqiptare”, siç shkruan ai, por “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Ky titull shprehet në statutin e Kishës tonë, i miratuar në vitin 2006; titull që është dhënë nga Patriarkana Ekumenike në Tomosin e Autoqefalisë të vitit 1937; titull që i është dhënë gjithashtu edhe nga Kongresi i Korçës i vitit 1929, mbledhur para dhënies së Autoqefalisë.

    Në vazhdimësi, bëjmë të ditur se tradita dhe mësimet e Kishës sonë dënojnë mëkatin dhe jo mëkatarin, prandaj e shikon me dhembshuri këtë të fundit, që ta ndihmojë në rrugën e shpëtimit. Kështu, nuk sulmojmë z. Ben Blushi, por kundërshtojmë pikëpamjet dhe të pavërtetat e tij, të shprehura mbi këtë çështje. Të gjithë njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre në çështjen e besimit, apo të mosbesimit, prandaj natyrshëm lind pyetja, nëse nuk janë pjesë e komunitetit orthodhoks, përse duhet të merren vazhdimisht me çështje të Kishës Orthodhokse apo të shpifin gjëra të pavërteta kundër saj?

    Së fundi, ritheksojmë dhe përsërisim pa u lodhur, sepse shpallim të vërtetën, se Kryepiskopi Anastas, meshon në shqip dhe se gjuha zyrtare në adhurimin orthodhoks në Shqipëri është gjuha shqipe.

 

    Tiranë, 16 prill 2015

 

Zyra e Shtypit
 
E Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
 
https://lh5.googleusercontent.com/WowYWo9-g7zUYLTDC8wRXG6f7p7_AhAyXiRcafR-0xo=w958-h639-no

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com