Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
 
PROTESTË
 
Redaksisë së gazetës “Telegraf”



    Në gazetën tuaj të datës 24 mars 2015, u botua një histori e shpikur dhe plot fantazi të sëmurë me titull: “Priftërinjtë e Janullatosit nxjerrin Fan Nolin nga Kisha”, me anë të së cilës dezinformohet opinioni publik.

    Protestojmë me forcë kundër këtij shkrimi fyes për Kishën Orthodhokse.

    Emri i Kishës sonë, që në fillimet e shekullit të 20-të, është Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë (jo Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare). Themeluesi i Kishës sonë është Jisu Krishti dhe jo ndonjë episkop.

    Identiteti i vërtetë i Kishës sonë përcaktohet nga nenet themeltarë 1 dhe 2 të Statutit të saj:

    “Neni 1 1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krishtin, është institucion hyjnor, si prania dhe shfaqja në vend e Një Kishe të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha Kishat simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë, si dhe Kanonet e Shenjta apostolike dhe sinodike.

    2. Titulli i saj zyrtar është Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

    Neni 2 1. Anëtarë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë të pagëzuarit në Kishën Orthodhokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim origjine”.

    Ky identitet njihet zyrtarisht nga Shteti Shqiptar me ligjin nr. 10057 të datës 22.01.2009 dhe është regjistruar zyrtarisht nga Gjykata kompetente e Rrethit Gjyqësor të Tiranës (nr. vendimi 2498 të datës 19.03.2009).

    Çdo përpjekje e ndryshimit dhe e shtrembërimit të emrit të saktë të Kishës sonë dhe e identitetit të saj nga qarqe të ndryshme të çfarëdo lloji, përbën fyerje të së vërtetës dhe kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Përfundimisht, shkrime të tilla si ai që u botua në gazetën tuaj, minojnë harmoninë dhe bashkekzistencën fetare, me të cilën mburret vendi ynë.

 

    Tiranë 26.03.2015   

Nga Kryesekretaria e Sinodit të Shenjtë

 

https://lh3.googleusercontent.com/-WAffozwwdCk/VI8mGlNYdeI/AAAAAAAACiA/VUKAYiKDud8/w958-h626-no/untitled-216.jpg 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com