Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Doli në qarkullim SINAKSARI

Vëllimi I, Shtator-Tetor

 

   Ka pak kohë që në pikat e shitjes pranë kishave ortodokse në të gjithë vendin mund të gjesh edhe botimin më të fundit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë – SINAKSARIN, Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi I, muajt shtator-tetor.

    Ai është i pajisur me një Hyrje shpjeguese dhe me një parathënie nga Kryepiskopi Anastas, i cili ndër të tjera thotë: “Ekzistojnë rrëfime të shumta për jetën dhe kryesisht për martirizimin e shenjtorëve të ndryshëm, të cilat janë ruajtur si thesare në librat e quajtur “Sinaksarë”. Në mjaft raste, për arsye të dobisë shpirtërore, tregimet në fjalë bëhen në mënyrë të lirë, me shtesa të elementëve që nuk janë saktësuar. Nga shumica e përmbledhjeve që qarkullojnë, parapëlqyem për përkthim në gjuhën shqipe botimin e Sinaksarit që ka hartuar Manastiri i hirshëm i SimonoPetrës në Malin e Shenjtë Athos, sepse mbështetet në burimet më të mira dhe është hartuar me një përpunim kritik serioz. Ky vëllim përmban jetët e shenjtorëve, të cilët Kisha Orthodhokse i nderon dhe i kremton gjatë muajve shtator-tetor. Vepra do të plotësohet me botimin e vëllimeve të tjera, që do të përmbajnë shenjtorët që kremtohen gjatë muajve të tjerë. “

    Eshtë në proces puna për botimin edhe të muajve të tjerë, pasi secili vëllim do jetë mjaft voluminoz. Vëllimi i parë ka rreth 700 faqe dhe përfshin jetët e qindra shenjtorëve të krishterë orthodhoksë.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com