Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Si të mësojmë nxënësit me nevoja të veçanta

 

 

    Ka qenë kjo tema që ka mbledhur 50 mësues nga Kosova (28) dhe Shqipëria (22), në trajnimin e organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në datat 6-8 shkurt, në qytetin e Durrësit. Mësuesit erdhën në këtë trajnim nga dëshira për të ndihmuar, menaxhuar dhe kuptuar më mirë ata nxënës që kanë nevoja të veçanta. Gjatë trajnimit ata patën mundësi të njiheshin me autizmin, ADHD–hiperaktivitetin, çrregullimin e humbjes së vëmendjes, disleksinë, diskalkulinë dhe se si këto sjellin vështirësi në të mësuar tek nxënësit që janë të prekur.

    Trajnuesja, e cila ishte mësuese e certifikuar e edukimit të veçantë, znj. Maureen Thomson, u tregoi  arsimtarëve se cilat ishin shkaqet, llojet dhe karakteristikat e këtyre sëmundjeve dhe se si ato ndikojnë në procesin e të nxënit. Ajo u tregoi teknika dhe metodologji që mësuesit duhet të ndjekin në klasat e tyre, për të menaxhuar dhe ndihmuar këtë kategori nxënësish, në mënyrë që t’i ndihmojnë dhe t’i përgatitin ata jo vetëm për programin mësimor, por edhe për jetën. 

    Njëri prej arsimtarëve u shpreh se: “Mendoj se çdo gjë ishte e rëndësishme, por në veçanti njohuritë e marra për mënyrën e sjelljes ndaj këtyre nxënësve dhe aftësimi i tyre për jetën”. Ndërsa mësuesja Sabina Krasniqi e pyetur për të njëjtën pyetje, shprehet: “Pjesa më e mirë e trajnimit ishte demonstrimi me shembuj nga përvoja e trajnueses dhe se si ajo veproi me këta nxënës. Për mua ka qenë shumë e dobishme ndarja e përvojës së saj personale me ne”. I pyetur nëse i kanë shërbyer njohuritë e marra në trajnim, njëri prej arsimtarëve përgjigjet: “Kam pasur raste të kem fëmijë me hiperaktivitet në klasën time dhe trajnimi më ndihmoi, sepse më mësoi si të punoj me nxënës të tillë”.

    Një trajnimi i tillë, i organizuar nga Kisha jonë, ku ftohen edhe mësues të komunës së Malishevës, në Kosovë, është bërë tashmë një traditë. Mësuesit që ftohen janë arsimtarë të shkollave të kësaj zone, në të cilat Kisha jonë organizon kampingje verore për fëmijë. Ja si shprehet njëri prej mësuesve për to: “Këto lloj trajnimesh duhen mbajtur nëpër të gjitha shkollat dhe me të gjithë mësimdhënësit, dhe nëse është e mundur, të mbahen më shpesh”.

    Shpresohet që veprimtari të tilla do të shtohen edhe më shumë në të ardhmen, në mënyrë që përmes rritjes së kapacitetit të arsimtarëve të ndihmojmë fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë njerëzor.

 

    Ditën e fundit të seminarit pjesëmarrësit vizituan amfiteatrin e Durrësit, si dhe në Manastirin e Ri të Shën Vlashit.

 

 

 

Zyra Qëndrore e Fëmijëve

 

 

   

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com