Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Të enjten pasdite, 26 shkurt 2015, në një nga mjediset e Kompleksit të katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua veprimtaria e radhës e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë.

    Veprimtaria u hap nga Sekretari i Lidhjes, prof. as. Pirro Prifti. Pastaj u vazhdua me një psalje nga mësuesi i teologjisë, z. Thoma Shkira, i cili edhe foli për periudhën e  Triodhit. 

    Më pas vazhdoi referimi i radhës, që u mbajt nga prof. dr. Ilia Telo, i cili foli për problemet e censusit të popullsisë të vitit  2011 dhe problemet dhe pasaktësitë e dala në regjistrimin e besimit. Të pranishmëve u foli duke marrë shkas nga tema edhe Kryepiskopi Anastas, që ishte i pranishëm në takim së bashku me Hirësi Nathanailin dhe Hirësi Astin dhe më pas u vazhdua me diskutime nga anëtarët.

 
 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com