https://lh5.googleusercontent.com/-QoiJmemF2-g/VFNaif2GAAI/AAAAAAAAEbQ/0UCshioN0_0/w400-h285-no/tio.jpg

 

https://lh4.googleusercontent.com/-xWif_usmcsI/VFNahAeOE6I/AAAAAAAAEbo/k3wwquXDYGo/w400-h300-no/2.jpg    Shkolla e Mesme Kishtare Jopublike "Kryqi i Nderuar", në Sukth të Durrësit është një tjetër shkollë kishtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo u krijua dhe funksionon që nga shtatori i vitit 2007, me nismën dhe kujdesin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, z. Anastas.

    Ashtu si shkolla tjetër simotër në Gjirokastër, ajo funksionon në bazë të ligjeve të shtetit për shkollat jopublike fetare dhe me program të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit janë bursistë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.

    Objektivi i shkollës është krijimi i kushteve të përshtatshme që të gjithë nxënësit të arrijnë një nivel të lartë kulturor e shkencor. Ajo me stafin e saj pedagogjik të specializuar synon edukimin, integrimin e tyre si anëtarë të denjë të shoqërisë, si dhe përgatitjen e kuadrove të aftë për nevojat dhe kërkesat e ndryshme të Kishës.

    Shkolla disponon një bazë të pasur materiale dhe laboratorë.

https://lh6.googleusercontent.com/-AK_w1_dUYZc/VFNahGs7AgI/AAAAAAAAEbg/fnq4qdr2fiU/w448-h336-no/4.JPG    Vendndodhja dhe mjediset

https://lh3.googleusercontent.com/-s5QTxO0LmcY/VFNahK9IAgI/AAAAAAAAEbc/NIg99antdsA/w448-h336-no/3.JPG    Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, ndodhet në godinën e quajtur “Vila e Toptanëve”, e blerë dhe rikonstruktuar tërësisht nga Kryepiskopi Anastas, pagëzuar prej tij me emrin e ri “Mali i Lumërimeve”.

    Kjo shkollë është me kushte bashkëkohore dhe me konvikt. Ka mjedise të përshtatshme për studim dhe të gjitha këto mundësojnë realizimin e objektivit të shkollës.

    Përveç klasave dhe kabineteve mësimore shkolla ka edhe klasën e kompjuterave, zyrat, bibliotekën, kishëzën e saj ku kryhen shërbesat adhuruese, ambiente sportive, mensën, konviktin.

    Qëllimi i shkollës

   https://lh6.googleusercontent.com/-jJSoITEBcds/VFNahsQxjWI/AAAAAAAAEbY/P3RA5Q42Rec/w448-h336-no/5.JPG Shkolla ka si qëllim t'u sigurojë nxënësve të saj:

  • Formim të përgjithshëm arsimor e edukativ.
  • Dije dhe dashuri ndaj mësimeve të Besimit Orthodhoks dhe ndaj etikës së krishterë, ndërgjegje të devotshme dhe mënyrë jetese orthodhokse.
  • Kulturën e duhur për të fituar ato cilësi, të cilat do t'i bëjnë të dobishëm për Kishën dhe për shoqërinë, në mënyrë që të bëhen kuadro të denjë. Për këtë arsye merren të gjitha masat e duhura dhe krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e një jete shpirtërore të krishterë orthodhokse, si dhe të ndërgjegjësimit të të rinjve orthodhoksë për misionin e tyre.
  • Të përgatisë kandidatë për Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit", në Shën Vlash të Durrësit, e cila përbën në të njëjtën kohë vazhdimësinë e studimeve që ofron Shkolla e Mesme Kishtare "Kryqi i Nderuar".

    Jeta shkollore

https://lh5.googleusercontent.com/-u7DVqFYyDfs/VFNah9F36mI/AAAAAAAAEbI/KbTqEjmr4Jg/w448-h336-no/6.JPG    Nxënësit janë aktivë në të gjithë programin shkollor: në mësime, në shërbesat e shenjta, si edhe të gjithë veprimtaritë e tjera të shkollore.

    Çdo nxënësi, duke ndërthurur filozofinë jetësore me aktivitetet shkollore, i jepet mundësia të formojë karakterin e tij në mënyrë të gjithanshme, si edhe të zhvillojë prirjet e tij të veçanta. Programi mësimor bazohet në planet, programet dhe tekstet mësimore për arsimin parauniversitar të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për shkollat e mesme. Por krahas këtij programi zhvillohen edhe lëndë fetare si p.sh. Hyrje në Besimin Orthodhoks, Etikë e Krishterë, Katekizëm, Muzikë kishtare bizantine, Ikonografi etj.

https://lh5.googleusercontent.com/-D4K6Ot7SkQU/VFNaiCf8bjI/AAAAAAAAEbk/hFBHncS1n7A/w448-h336-no/7.JPG    Nxënësit marrin pjesë në shërbesat e shenjta të përditshme. Synimi kryesor është që ata të mësojnë rregullat adhuruese të Kishës, mënyrën e shërbimit në kishë, të mësojnë të psalin (ku profesori i muzikës formon edhe koret) si edhe të përdorin librat liturgjikë në mënyrë që të ndihmojnë në kishat e fshatit apo të qytetit të tyre.

    Shkolla ka konvikt komod me të gjitha kushtet që i duhen një nxënësi. Konvikti është një familje e madhe brenda një fryme miqësie, bashkëpunimi, me respekt për njeri-tjetrin. Shkolla ka edhe asistencë të rregullt mjekësore.

https://lh5.googleusercontent.com/-c3Fb8bCCMss/VFNaiD4ljfI/AAAAAAAAEbM/tSqf0XBTMgU/w400-h300-no/8.jpg    Regjistrimi

    Përzgjedhja e nxënësve bëhet nëpërmjet konkursit në dioqezat e Shqipërisë. Nxënësit konkurrentë i nënshtrohen testimit në dy lëndët kryesore matematikë dhe gjuhë shqipe. Krahas testimit nxënësit i nënshtrohen edhe një interviste gojore, për të kuptuar më shumë rreth karakterit dhe formimit të tyre.

 

    Shkolla e Mesme Kishtare Jopublike “Kryqi i Nderuar” Sukth, Durrës

    Tel. 0576 211 62, 0576 211 61

    Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com