Ungjilli i Shën Llukës, i cili nuk ishte nga të dymbëdhjetë apostujt, por një nga nxënësit e parë, një mjek i njohur për shoqërimin e tij me apostullin Pavël, deklaron të jetë një që “shkruan me radhë . . . ashtu si i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të Fjalës” (1:1-4). Së bashku me Veprat, të shkruara po ashtu nga Shën Lluka, për njëfarë Teofili, ky ungjill formon “historinë” më të plotë që ne kemi, të Krishtit dhe të Kishës së parë të krishterë. 

    Ungjilli i Shën Llukës, i vetmi nga të katër ungjijtë kanonikë, ka një tregim të plotë të lindjes të Jisuit, si edhe të Joan Pagëzorit. Tradicionalisht, burimi i këtyre ngjarjeve të treguara nga Shën Lluka, është mbajtur të jetë Maria, nëna e Krishtit. Në këtë pikë, ne duhet të përmendim, se përveç katër ungjijve të quajtur “kanonikë”, të cilët ishin të vetmit që u pranuan nga Kisha si dëshmitarë real të mësimeve dhe të jetës së vërtetë të Krishtit, ekzistonin shumë shkrime të tjera nga koha e hershme e krishterë, që tregonin rreth Jisuit dhe veçanërisht fëmijërisë së Tij, të cilat nuk u pranuan nga Kisha si të vërteta dhe origjinale. Këto shkrime janë quajtur shpesh apokrife (mos të ngatërrohen me të ashtuquajturat apokrife të Dhiatës së Vjetër)*, ose pseudoepigrafe, që fjalë për fjalë do të thotë “shkrime të rreme.”  

     Ungjilli i Shën Llukës dallohet për detajet e tregimit të tij, dhe, kryesisht për përshkrimin e interesimit të madh të Krishtit për të varfërit dhe për mëkatarët. Disa parabola që paralajmërojnë për rreziqet e pasurisë dhe vetëkënaqësisë, dhe duke zbuluar mëshirën e madhe të Perëndisë ndaj mëkatarëve, gjenden vetëm në ungjillin e Shën Llukës, për shembull, ato të publikanit dhe fariseut, djalit plangprishës, Lazarit dhe të pasurit.  Ka gjithashtu, një theksim të madh në këtë ungjill të Mbretërisë së Perëndisë, të cilën Krishti ka sjellë në botë dhe të cilën Ai ua jep atyre që qëndrojnë me Atë në pësimet e Tij.  Tregimi post-ngjallësor i pranisë së Zotit tek dy nxënësit në rrugën për në Emaus, në të cilin vetëm emri i njërit përmendet, një tregim i gjetur vetëm tek Shën Lluka, ka lindur traditën se nxënësi, të cilit nuk i përmendet emri, ishte vetë Lluka.

Kreu 1

asi shumë veta u përpoqën të hartojnë një tregim për ato punë, që janë vërtetuar plotësisht ndër ne, 2siç na i kanë lënë ata, të cilët që në fillim i panë me sy dhe u bënë shërbëtorë të fjalës, 3m’u duk e udhës edhe mua, që u kam rënë prapa të gjithave që në fillim hollë-hollë, të t’i shkruaj me radhë, o fort i pushtetshëm Teofil, 4që të njohësh vërtetësinë e atyre fjalëve që mësove.

5Në ditët e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift, me emrin Zaharia, prej rendit të Abiait; edhe gruaja e tij ishte prej të bijave të Aaronit, edhe emri i saj ishte Elisabeta. 6Edhe që të dy ishin të drejtë përpara Perëndisë, duke ecur pa të metë në gjithë porositë dhe urdhërimet e Zotit.7Edhe ata s’kishin fëmijë, sepse Elisabeta ishte shterpë, edhe të dy ishin të shkuar në ditët e tyre.

8Edhe ndërsa ai ishte duke bërë punët e priftërisë përpara Perëndisë sipas radhës së shërbesës së tij priftërore, 9sipas zakonit të priftërisë, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit e të temjanisë. 10Edhe gjithë turma e popullit ishte duke u lutur përjashta në kohën e temjanisjes.

11Edhe iu shfaq atij një engjëll i Zotit duke ndenjur në të djathtë të altarit të temjanit. 12Edhe Zaharia kur e pa, u drodh dhe frikë ra mbi të. 13Po engjëlli i tha: Mos u frikëso, Zahari, sepse lutja jote u dëgjua, edhe gruaja jote, Elisabeta, do të lindë djalë, dhe do ta quash emrin e tij Joan. 14Edhe ti do të kesh gëzim e ngazëllim; edhe shumë njerëz do të gëzohen për lindjen e tij. 15Sepse do të jetë i madh përpara Zotit, edhe verë e pije dehëse nuk do të pijë, edhe me Frymë të Shenjtë do të mbushet që nga barku i së ëmës. 16Edhe shumë nga të bijtë e Izraelit ka për t’i kthyer në Zotin Perëndinë e tyre. 17Edhe ai do të vijë përpara atij me frymë e me fuqi të Ilias, për të kthyer zemrat e etërve mbi bijtë, edhe të pabindurit në urtësinë e të drejtëve, për t’i bërë gati Zotit një popull të përgatitur.

18Edhe Zaharia i tha engjëllit: Si ta marr vesh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime e vjetër në ditët e saj. 19Edhe engjëlli u përgjigj e i tha: Unë jam Gabrieli që rri përpara Perëndisë; edhe u dërgova që të të flas ty, edhe të të jap lajmin e mirë për këto. 20Edhe ja tek do të jesh pa gojë e nuk do të mundësh të flasësh deri në atë ditë që do të bëhen këto; sepse nuk u besove fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre.

21Edhe populli po priste Zaharinë, edhe çuditeshin për vonesën e tij në tempull. 22Edhe kur doli, nuk mundej t’u fliste atyre; edhe e kuptuan se kishte parë fanitje në tempull; edhe ai u bënte me shenja, edhe mbeti i pagojë.

23Edhe si u mbushën ditët e shërbesës së tij, shkoi në shtëpinë e vet. 24Edhe pas këtyre ditëve Elisabeta, gruaja e tij, u mbars; edhe e fshihte veten pesë muaj, 25duke thënë se kështu bëri Zoti për mua në ditët që hodhi sytë e tij, që të heqë përgojimin tim në mes njerëzve.

26Edhe në të gjashtin muaj, engjëlli Gabriel u dërgua prej Perëndisë në një qytet të Galilesë, me emrin Nazaret, 27te një virgjëreshë, që ishte fejuar me një burrë, që quhej Josif, prej shtëpisë së Davidit; edhe emri i virgjëreshës ishte Mariam. 28Edhe engjëlli kur hyri tek ajo, tha: Gëzohu, o hirplotë. Zoti është bashkë me ty. E bekuar je ti në mes të grave. 29Edhe ajo, kur e pa, u turbullua për fjalën e tij; edhe mendohej, ç’të jetë vallë kjo përshëndetje? 30Edhe engjëlli i tha: Mos u tremb, Mariam; sepse gjete hir pranë Perëndisë. 31Edhe ja tek do të mbarsesh, edhe do të lindësh bir, edhe do ta quash emrin e tij Jisu. 32Ky do të jetë i madh, edhe Bir i të Lartit do të quhet; edhe Zoti Perëndi do t’i japë atij fronin e Davidit, atit të tij. 33Edhe do të mbretërojë në shtëpinë e Jakovit për jetë, edhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.

34Edhe Mariama i tha engjëllit: Si do të jetë kjo, sepse s’njoh burrë? 35Edhe engjëlli u përgjigj e i tha: Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty, edhe fuqia e të Lartit do të të hijesojë; prandaj edhe shenjti që do të lindë do të quhet Bir Perëndie. 36Edhe ja Elisabeta, farefisi yt, edhe ajo u mbars me bir në pleqëri të saj, edhe ky muaj është i gjashti i asaj që quhej shterpë. 37Sepse s’ka gjë të pamundur për Perëndinë. 38Edhe Mariama tha: Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë tek unë sipas fjalës sate.

Edhe engjëlli iku prej saj.

39Edhe në ato ditë Mariama u ngrit e shkoi me nxitim në malësi, në një qytet të Judës. 40Edhe hyri në shtëpinë e Zaharisë, edhe përshëndeti Elisabetën. 41Edhe sapo dëgjoi Elisabeta përshëndetjen e Marisë, kërceu foshnja në barkun e saj; edhe Elisabeta u mbush me Frymë të Shenjtë. 42Edhe thirri me zë të madh, e tha: E bekuar je ti në mes të grave, edhe i bekuar është fryti i barkut tënd. 43Edhe nga më ngjau kjo, të vijë e ëma e Zotit tim tek unë? 44Sepse ja, sapo erdhi zëri i përshëndetjes sate në veshët e mi, kërceu foshnja me gëzim në barkun tim. 45Edhe lum ajo që besoi, se do të përmbushen tek ajo ç’janë folur prej Zotit.

46Edhe Mariama tha:

Shpirti im madhëron Zotin, 47edhe fryma im u gëzua në Perëndinë shpëtimtarin tim, 48sepse hodhi sytë mbi përuljen e shërbëtores së tij, sepse ja që tani e tutje gjithë brezat do të më lumurojnë, 49sepse i Fuqishmi bëri punë të mëdha tek unë, edhe i shenjtë është emri i tij. 50Edhe përdëllimi i tij është brez pas brezi mbi ata që e kanë frikë. 51Bëri pushtet me krahun e tij; shpërndau kryelartë në mendimin e zemrës së tyre; 52rrëzoi të fuqishmit prej fronesh, edhe lartësoi të përulurit. 53Të uriturit i mbushi me të mira, edhe të pasurit i dërgoi të zbrazët. 54Përkrahu Izraelin, shërbëtorin e tij, duke sjellë ndër mend përdëllimin e tij, 55siç u foli etërve tanë, Abrahamit e farës së tij, përjetë.

56Edhe Mariama ndenji bashkë me të afro tre muaj; pastaj u kthye në shtëpinë e saj.

57Edhe Elisabetës iu mbush koha për të lindur; edhe lindi djalë. 58Edhe fqinjët e farefisi i saj dëgjuan se Zoti madhëroi përdëllimin e tij tek ajo; edhe gëzoheshin bashkë me të.

59Edhe në të tetën ditë erdhën që të rrethpresin fëmijën, edhe e quanin Zahari, në emrin e të atit. 60Po e ëma u përgjigj e tha: Jo, por do të quhet Joan. 61Edhe i thanë asaj se s’ka ndonjë në fisin tënd që të quhet me këtë emër. 62Edhe i bënin me shenja të atit të tij, ç’emër donte t’i jepet atij. 63Edhe ai kërkoi një dërrasë shkrimi, edhe shkroi, duke thënë: Joan është emri i tij. Edhe të gjithë u çuditën. 64Edhe menjëherë u hap goja e tij dhe gjuha e tij; edhe fliste duke bekuar Perëndinë.

65Edhe u hyri frikë gjithë atyre që banonin rreth tyre. Edhe të gjitha këto fjalë fliteshin nëpër gjithë malësinë e Judesë. 66Edhe të gjithë ata që i dëgjuan i vunë këto në zemrat e tyre, duke thënë: Vallë, ç’do të jetë ky fëmijë? Edhe dora e Zotit ishte bashkë me të.

67Edhe Zaharia, i ati, u mbush me Frymë të Shenjtë; edhe profetizoi, duke thënë:

68I bekuar qoftë Zoti Perëndia i Izraelit, sepse erdhi dhe bëri shpërblim në popullin e tij. 69Edhe ngriti bri shpëtimi mbi ne në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të tij, 70siç foli me anë të gojës së shenjtorëve, profetëve të tij prej jete, 71shpëtim prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë; 72për të treguar përdëllimin e tij ndaj etërve tanë, edhe për të kujtuar dhiatën e tij të shenjtë; 73sipas betimit që i bëri Abrahamit, atit tonë, për të na dhënë 74shpëtim prej dorës së armiqve tanë, që të adhurojmë atë pa frikë, 75me shenjtëri e me drejtësi përpara tij gjithë ditët e jetës sonë.

76Edhe ti, o djalë, profet i të Lartit do të quhesh; sepse do të shkosh përpara faqes së Zotit, për të bërë gati udhët e tij, 77për t’i dhënë dije shpëtimi popullit të tij, me anë të ndjesës së mëkateve të tyre, 78për përdëllimin e dhembshur të Perëndisë sonë, me të cilin na erdhi agim prej së larti, 79për të ndriçuar ata që rrinë në errësirë e në hije vdekjeje, që të drejtojë këmbët tona në udhë paqeje.

80Edhe djali rritej e forcohej në frymë, dhe ishte në shkretëtirë deri në atë ditë që do t’i tregohej Izraelit.

Kreu 2

dhe në ato ditë doli urdhëresë prej Cezarit August të regjistrohej gjithë bota. 2Ky regjistrim u bë për të parën herë, kur ishte Kirini qeveritar i Sirisë. 3Edhe vinin të gjithë të regjistroheshin, secili në qytetin e tij. 4U ngjit edhe Josifi prej Galilesë, nga qyteti Nazaret, në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Betlehem, sepse ai ishte prej shtëpisë e prej atërisë së Davidit, 5që të regjistrohet bashkë me Mariamën, gruan me të cilën ishte fejuar, e cila ishte me barrë. 6Edhe ndërsa ata ishin atje, asaj iu mbushën ditët që të lindë. 7Edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, edhe e mbështolli në shpërgënj, edhe e vuri në grazhd, sepse nuk kishte vend për ata në bujtinë.

8Edhe në atë vend nëpër arat ishin disa barinj, duke ruajtur me radhë natën tufën e tyre. 9Edhe ja një engjëll i Zotit u shfaq papritur tek ata, edhe lavdia e Zotit ndriti rreth tyre, edhe u trembën me frikë të madhe. 10Edhe engjëlli u tha atyre: Mos u frikësoni, sepse ja tek po ju jap juve lajmin e mirë për një gëzim të madh, që do të jetë për gjithë popullin. 11Sepse sot ju lindi juve në qytetin e Davidit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht. 12Edhe kjo do të jetë shenja për ju, do të gjeni një foshnjë mbështjellë në shpërgënj, shtrirë në grazhd.

13Edhe papandehur, bashkë me engjëllin u duk një shumicë ushtrie qiellore, duke himnuar Perëndinë, e duke thënë: 14Lavdi Perëndisë që është në më të lartat, edhe mbi dhenë paqe, edhe në njerëzit mirëdashje.

15Edhe si ikën engjëjt prej tyre në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: Le të shkojmë tani në Betlehem e të shohim këtë punë që është bërë, të cilën Zoti na e tregoi. 16Edhe erdhën me vrap e gjetën Mariamën dhe Josifin e foshnjën shtrirë në grazhd. 17Edhe si panë, treguan për fjalën që iu tha atyre për këtë djalë.

18Edhe të gjithë ata që dëgjuan, u çuditën për ato që iu thanë atyre nga barinjtë. 19Edhe Mariama i mbante gjithë këto fjalë, duke i ruajtur në zemrën e saj. 20Edhe barinjtë u kthyen duke lavdëruar e duke himnuar Perëndinë për gjithë ato që dëgjuan e panë, sikundër iu tha atyre.

21Edhe kur u mbushën të tetë ditët për të rrethprerë djalin, emri i tij u quajt Jisu, siç ishte quajtur prej engjëllit para se të zihej në bark.

22Edhe kur u mbushën ditët e pastrimit të tyre, sipas ligjit të Moisiut, e prunë në Jerusalem, që ta paraqitnin përpara Zotit, 23siç është shkruar në ligjin e Zotit “Se çdo mashkull që hap mitër, shenjt do të quhet tek Zoti”; 24edhe që të sillnin flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit “Një çift turtujsh a dy zogj pëllumbash”.

25Edhe ja tek ishte në Jerusalem një njeri, me emrin Simeon; dhe ky njeri ishte i drejtë edhe me frikë Perëndie, duke pritur ngushëllimin e Izraelit edhe Fryma Shenjtë ishte mbi të. 26Edhe ishte zbuluar tek ai prej Frymës së Shenjtë se nuk do të shihte vdekje para se të shihte Krishtin e Zotit. 27Edhe erdhi me anë të Frymës në tempull; edhe kur prindërit prunë brenda djalin Jisu, që të bënin për të sipas zakonit të ligjit, 28ai e mori në krahët e tij dhe bekoi Perëndinë e tha:

29Tani, o Zot, përlëshoje shërbëtorin tënd, sipas fjalës sate, me paqe; 30sepse sytë e mi panë shpëtimin tënd, 31që e bëre gati përpara faqes së të gjithë popujve, 32dritë për ndriçimin e kombeve dhe lavdi për popullin tënd Izrael.

33Edhe Josifi dhe e ëma e tij po çuditeshin për ato që fliteshin për të. 34Edhe Simeoni i bekoi ata, edhe i tha Mariamës, nënës së tij: Ja ky tek është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael, edhe për shenjë kundërshtimi. 35Edhe ty vetë shpirtin një shpatë ka për ta depërtuar, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave.

36Edhe atje ishte Ana, një profeteshë, e bija e Fanuelit, prej fisit të Asirit. Kjo ishte shumë e shkuar në ditë, edhe kishte jetuar me burrin shtatë vjet pas virgjërisë së saj. 37Edhe kjo ishte një e ve rreth tetëdhjetë e katër vjeç, e cila nuk ndahej prej tempullit, duke i shërbyer Perëndisë me agjërime e me lutje natë e ditë. 38Edhe kjo, pasi arriti në atë orë, lavdëronte Zotin, edhe u fliste për të, gjithë atyre që pritnin çlirim në Jerusalem.

39Edhe si mbaruan gjithçka sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre Nazaret.

40Edhe djali rritej e forcohej në frymë, duke u mbushur me urtësi; edhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.

41Edhe prindërit e tij shkonin çdo vit në Jerusalem për të kremten e pashkës. 42Edhe kur u bë dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jerusalem sipas zakonit të së kremtes. 43Edhe si mbaruan ditët, në kthim të tyre, djali Jisu mbeti prapa në Jerusalem; edhe Josifi dhe e ëma nuk e dinin. 44Po duke pandehur se ai ishte me bashkudhëtarët, ecën një ditë udhë; edhe e kërkonin nëpër farefis e nëpër të njohurit. 45Edhe pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem duke kërkuar atë. 46Edhe pas tri ditësh e gjetën në tempull, duke ndenjur në mes të mësuesve e duke i dëgjuar ata e duke i pyetur ata. 47Edhe të gjithë ata që e dëgjonin mahniteshin për mençurinë dhe përgjigjet e tij.

48Edhe kur e panë atë, u habitën; edhe e ëma i tha: O bir, ç’na bëre kështu? Ja, yt atë edhe unë me ankth po të kërkonim. 49Edhe ai u tha atyre: Pse më kërkonit? A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim? 50Po ata nuk e kuptuan fjalën që u tha atyre.

51Edhe zbriti bashkë me ta dhe erdhi në Nazaret; edhe u bindej atyre. Edhe e ëma i ruante gjithë këto fjalë në zemrën e saj. 52Edhe Jisui përparonte në urtësi dhe në moshë dhe në hir përpara Perëndisë e njerëzve.

Kreu 3

dhe në të pesëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Tiber Cezarit, kur Pont Pilati ishte qeveritar i Judesë, edhe Herodi tetrark i Galilesë, edhe Filipi, vëllai i tij, tetrark i Ituresë dhe i vendit të Trakonitidës, edhe Lisania tetrark i Abilenës, 2në kohën e kryepriftërinjve Ana e Kaiafa, erdhi fjala e Perëndisë mbi Joanin, të birin e Zaharisë në shkretëtirë.

3 Edhe ai erdhi në gjithë viset rreth Jordanit, duke predikuar pagëzim pendimi për ndjesën e mëkateve, 4siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: “Zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën e Zotit, bëni të drejta rrugët e tij. 5Çdo luginë e thellë do të mbushet, dhe çdo mal e kodër do të ulet, edhe të shtrembërat do të bëhen të drejta, edhe udhët e ashpra të sheshta; 6edhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë”.

7U thoshte pra turmave që dilnin për t’u pagëzuar prej tij: Pjellë nepërkash, kush ju tregoi juve të ikni prej zemërimit që ka për të ardhur? 8Bëni pra fryte të vlefshme për pendim, edhe mos filloni të thoni me veten tuaj: Atë kemi Abrahamin; sepse po ju them juve, se Perëndia mundet prej këtyre gurëve t’i ngrerë djem Abrahamit. 9Dhe tashmë edhe sëpata gjendet në rrënjët e drurëve; çdo dru pra që nuk bën fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.

10Edhe turmat e pyetnin, duke thënë: Ç’të bëjmë pra? 11Edhe ai u përgjigj e u thotë atyre: Kush ka dy këmisha le t’i japë atij që s’ka; edhe kush ka të ngrëna, po ashtu le të bëjë.

12Erdhën edhe tagrambledhës që të pagëzoheshin, edhe i thanë: Mësues, ç’të bëjmë? 13Edhe ai u thotë atyre: Mos merrni gjë më tepër veç asaj që ju është urdhëruar.

14Edhe e pyetnin atë edhe ushtarë, duke thënë: Po ne ç’të bëjmë? Edhe u tha atyre: Mos përfitoni duke shpifur e duke kërcënuar; dhe mjaftohuni me pagat tuaja.

15Edhe ndërsa populli ishte duke pritur, dhe të gjithë mendoheshin në zemrat e tyre për Joanin, vallë, mos është ai Krishti, 16Joani iu përgjigj të gjithëve, duke thënë: Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti t’i zgjidh rripin e sandaleve të tij; ai do t’ju pagëzojë me Frymë të Shenjtë e me zjarr; 17ai mban lopatën në dorën e tij dhe do të pastrojë krejt lëmin e tij, edhe do të mbledhë grurin në grunarin e tij, edhe kashtën do ta djegë në zjarr të pashuar.

18Edhe duke nxitur popullin me shumë të tjera, i jepte atij lajmin e mirë.

19Edhe Herodi, tetrarku, pasi qortohej prej atij për Herodiadën, gruan e të vëllait të tij, edhe për gjithë të këqijat që pati bërë Herodi, 20shtoi edhe këtë përmbi të gjitha dhe e mbylli Joanin në burg.

21Edhe pasi u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jisui, edhe ndërsa ishte duke u lutur, u hap qielli, 22edhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të me një lloj trupi si pëllumb, edhe erdhi një zë nga qielli, duke thënë: Ti je Biri im i dashuri, ty të kam pëlqyer.

23Edhe vetë Jisui ishte afër tridhjetë vjeç, kur filloi veprën e tij, edhe ishte siç e pandehnin, i biri i Josifit, i Ilisë, 24i Matanit, i Leviut, i Melkiut, i Janait, i Josifit, 25i Matatiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, i Nagait, 26i Maatit, i Matatiut, i Semeit, i Josihit, i Jodës, 27i Joananit, i Risait, i Zorobabelit, i Salatielit, i Neriut, 28i Melkiut, i Adiut, i Kosamit, i Elmodamit, i Herit, 29i Josiut, i Eliezerit, i Jorimit, i Matatit, i Leviut, 30i Simeonit, i Judës, i Josifit, i Jonanit, i Eliakimit, 31i Meleait, i Mainanit, i Matatait, i Natanit, i Davidit, 32i Jeseut, i Ovidit, i Boozit, i Salmonit, i Nasonit, 33i Aminadabit, i Aramit, i Esromit, i Faresit, i Judës, 34i Jakovit, i Isaakut, i Abrahamit, i Tharait, i Nahorit, 35i Seruhut, i Ragavit, i Falekut, i Heberit, i Salait, 36i Kainanit, i Arfaksadit, i Semit, i Noes, i Lamehut, 37i Matusalës, i Enohut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainanit, 38i Enosit, i Setit, i Adamit, i Perëndisë.

Kreu 4

dhe Jisui plot me Frymë të Shenjtë u kthye nga Jordani; edhe u pru me anë të Frymës në shkretëtirë, 2ku ishte duke u ngarë nga djalli dyzet ditë. Edhe nuk hëngri asgjë në ato ditë; edhe si u mbushën ato, pastaj i erdhi uri. 3Edhe djalli i tha: Nëse je Biri i Perëndisë, thuaji këtij guri të bëhet bukë. 4Edhe Jisui iu përgjigj atij, duke thënë: Eshtë shkruar “Se njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, po me çdo fjalë të Perëndisë”. 5Edhe djalli e hipi mbi një mal të lartë, e i tregoi atij gjithë mbretëritë e botës në një grimë kohe. 6Edhe djalli i tha: Ty do të ta jap tërë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre, sepse mua më është dhënë, dhe kujt të dua ia jap. 7Nëse ti pra falesh përpara meje, e gjitha do të jetë jotja. 8Po Jisui u përgjigj e i tha: Shporru prapa meje, Satana, sepse është shkruar: “Zotit Perëndisë tënd, do t’i falesh, edhe vetëm atë do të adhurosh”. 9 Edhe ai e pruri atë në Jerusalem dhe e vendosi mbi majën e tempullit, edhe i tha: Nëse je i Biri i Perëndisë, hidhe veten tënde së këtejmi poshtë. 10Sepse është shkruar: “Se do të urdhërojë engjëjt e tij për ty, që të të ruajnë”; 11edhe “Se do të të ngrenë ty mbi duar, që të mos përpjekësh këmbën tënde në gur”. 12Edhe Jisui u përgjigj e i tha se është thënë: “Nuk do të ngasësh Zotin Perëndinë tënd”.

13Edhe djalli pasi mbaroi çdo ngasje, u largua prej tij deri në një kohë.

14Edhe Jisui u kthye me fuqinë e Frymës në Galile; edhe doli zë për të në gjithë vendin për rreth. 15Edhe ai i mësonte nëpër sinagogat e tyre, duke u lavdëruar prej të gjithëve.

16Edhe erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur; edhe sipas zakonit të tij hyri në sinagogë ditën e shtunë, edhe u ngrit të lexojë. 17Edhe iu dha libri i profetit Isaia; dhe si hapi librin gjeti vendin, ku ishte shkruar: 18Fryma e Zotit është mbi mua; prandaj më leu me vaj; më dërgoi t’u ungjillëzoj të varfërve, të shëroj ata që kanë zemrën të thyer, 19t’u predikoj skllevërve liri, edhe të verbërve rihapjen e syve, edhe të dërgoj të shtypurit në liri; të shpall vit të pranuar nga Zoti”.

20Edhe si mbylli librin, ia dha prapë shërbyesit, edhe ndenji; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë ishin ngulur mbi të.

21Edhe zuri t’u thoshte atyre se sot u përmbush ky shkrim në veshët tuaj. 22Edhe të gjithë dëshmonin për të, dhe çuditeshin për fjalët e hirit që dilnin prej gojës së tij, dhe thoshin: A nuk është ky i biri i Josifit? 23Edhe ai u tha atyre: Patjetër do të më thoni këtë proverb: Mjek, shëro veten tënde. Do me thënë, sa dëgjuam që janë bërë në Kapernaum, bëji edhe këtu në vendin tënd. 24Po ai tha: Me të vërtetë po ju them juve, se asnjë profet nuk është i pranuar në vendin e vet. 25Edhe me të vërtetë po ju them juve, shumë të veja ishin në Izrael në ditët e Ilias kur u mbyll qielli tre vjet e gjashtë muaj, kur u bë një zi e madhe mbi gjithë dhenë. 26Po tek asnjë nga ato nuk u dërgua Ilia, përveç në Sareptë të Sidonës tek një grua e ve. 27Edhe shumë lebrozë ishin në Izrael në kohën e profetit Elise; po asnjë nga ata nuk u pastrua, përveç Neman Sirianit.

28Edhe të gjithë në sinagogë, kur dëgjuan këto, u mbushën me zemërim. 29Edhe u ngritën dhe e nxorën jashtë qytetit; edhe e prunë deri në buzë të malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, që ta hidhnin poshtë. 30Po ai si kaloi përmes tyre, iku.

31Edhe zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë; e ishte duke i mësuar ata të shtunave. 32Edhe mahniteshin për mësimin e tij; sepse fjala e atij ishte me pushtet.

33Edhe në sinagogë ishte një njeri që kishte frymë demoni të ndyrë, edhe bërtiti me zë të madh, 34duke thënë: Ah! Ç’ka mes nesh teje, Jisu Nazaretasi? Erdhe të na humbasësh? Të njoh cili je, Shenjti i Perëndisë. 35Po Jisui e qortoi, duke thënë: Pusho, dhe dil prej tij. Edhe demoni si e hodhi në mes, doli prej tij, pa e dëmtuar fare. 36Edhe të gjithë u shtangën, dhe flisnin njëri me tjetrin, duke thënë: Ç’është kjo fjalë, që me pushtet e me fuqi urdhëron frymët e ndyra, dhe dalin? 37Edhe përhapej zë për të në çdo anë të vendit për rreth.

38Edhe si u ngrit prej sinagogës, hyri në shtëpinë e Simonit, edhe të vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të mëdha; edhe iu lutën për të. 39Edhe si qëndroi mbi të, i qortoi ethet, edhe e lanë; edhe ajo menjëherë u ngrit e u shërbente.

40Edhe kur po perëndonte dielli, gjithë sa kishin të sëmurë prej çdo lloj lëngatash, i prunë tek ai; edhe ai duke vënë duart mbi secilin prej tyre, i shëroi ata. 41Edhe prej shumë vetëve dilnin edhe demonë duke klithur e duke thënë se ti je Krishti, i biri i Perëndisë. Edhe ai duke i qortuar s’i linte të flitnin, sepse e njihnin se ai ishte Krishti.

42Edhe si u bë ditë, doli e shkoi në një vend të shkretë; edhe turmat e kërkonin atë, edhe erdhën deri aty; edhe e mbanin, që të mos ikte prej tyre. 43Po ai u tha atyre, se edhe nëpër qytetet e tjera duhet të ungjillëzoj mbretërinë e Perëndisë; sepse për këtë jam dërguar. 44Edhe predikonte nëpër sinagogat e Galilesë.

Kreu 5

dhe ndërsa turma ishte duke e shtrënguar atë që të dëgjonin fjalën e Perëndisë, ai qëndronte pranë liqenit Gjenisaret. 2Edhe pa dy lundra duke qëndruar pranë bregut të liqenit; edhe peshkatarët dolën nga ato, e lanin rrjetat. 3Edhe ai hyri në njërën nga lundrat, në atë të Simonit, dhe i kërkoi atij të largohej pak prej tokës. Edhe si ndenji mësonte turmën nga lundra.

4Edhe si pushoi së foluri, i tha Simonit: Sill lundrënujëra të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshq. 5Edhe Simoni u përgjigj e i tha: Mjeshtër, gjithë natën u munduam, dhe nuk zumë gjë; po për fjalën tënde do ta hedh rrjetën. 6Edhe si bënë këtë, mbyllën brenda një mori të madhe peshqish, edhe rrjeta e tyre po çahej. 7Edhe u bënë me shenjë shokëve që ishin në lundrën tjetër, që të vinin e t’u ndihmonin; edhe ata erdhën, edhe mbushën të dy lundrat, kaq sa ato po fundoseshin. 8Edhe Simon Pjetri, kur pa, ra në gjunjët e Jisuit, duke thënë: Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri mëkatar. 9Sepse habi e pushtoi atë dhe ata që ishin bashkë me të, për gjahun e peshqve që zunë; 10gjithashtu edhe Jakovin e Joanin, të bijtë e Zevedheut, të cilët ishin shokë të Simonit. Edhe Jisui i tha Simonit: Mos ki frikë, se që nga tani do të zësh njerëz. 11Edhe si sollën lundrat në tokë, i lanë të gjitha dhe shkuan pas tij.

12Edhe kur ai ishte në një nga qytetet, ja një njeri plot me lebër, i cili, kur pa Jisuin, ra përmbys, dhe iu lut, duke thënë: Zot, nëse do, mund të më pastrosh. 13Edhe ai ndeu dorën, dhe e preku e tha: Dua. Pastrohu. Edhe menjëherë lebra iku prej atij. 14Edhe ai e porositi të mos i thotë asnjeriu; po shko, e rrëfe veten tënde tek prifti, edhe sill dhuratë për pastrimin tënd, siç ka urdhëruar Moisiu, për dëshmi për ata.

15Po fjala për të përhapej më tepër. Edhe shumë turma mblidheshin për të dëgjuar e për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e tyre. 16Po ai tërhiqej në vende të shkreta dhe lutej.

17Edhe një ditë, ndërsa ai ishte duke i mësuar, rrinin Farisenj e mësues ligji, të cilët kishin ardhur nga çdo fshat i Galilesë e i Judesë e i Jerusalemit; edhe fuqia e Zotit ishte për t’i shëruar ata. 18Edhe ja, disa njerëz sillnin mbi shtrat një njeri, i cili ishte i paralizuar; edhe kërkonin ta sillnin brenda e ta vinin përpara atij. 19Edhe pasi s’gjetën nga ç’anë ta sillnin brenda nga turma, hipën mbi çati, edhe e zbritën nga tjegullat bashkë me shtratin në mes, përpara Jisuit. 20Edhe kur pa besimin e tyre, i tha atij: O njeri, të janë ndjerë mëkatet e tua. 21Edhe shkruesit e Farisenjtë zunë të mendoheshin, duke thënë: Cili është ky që flet blasfemira? Kush mund të ndjejë mëkate, përveçse vetëm Perëndia? 22Po Jisui, si kuptoi mendimet e tyre, u përgjigj e u tha atyre: Ç’mendoni në zemrat tuaja? 23Ç’është më lehtë të them: Të janë ndjerë mëkatet e tua, apo të them: Ngrihu dhe ec? 24Po që të dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi dhe të ndjejë mëkate, - i tha të paralizuarit: Ty të them, çohu, edhe ngri shtratin tënd dhe shko në shtëpinë tënde. 25Edhe menjëherë ai u çua përpara tyre dhe ngriti shtratin, mbi të cilin dergjej, edhe shkoi në shtëpinë e tij, duke lavdëruar Perëndinë. 26Edhe një mahnitje i pushtoi të gjithë, edhe lavdëronin Perëndinë; edhe u mbushën me frikë, duke thënë se sot pamë gjëra të çuditshme.

27Edhe pastaj doli dhe pa një tagrambledhës, me emrin Levi, duke ndenjur në doganë, edhe i tha: Eja pas meje. 28Edhe ai i la të gjitha dhe u ngrit e shkoi pas atij.

29Edhe Leviu i bëri një pritje të madhe në shtëpinë e tij; edhe ishte një turmë e madhe tragrambledhësish dhe të tjerësh, që kishin ndenjur në tryezë bashkë me ta. 30Edhe shkruesit e tyre dhe Farisenjtë murmurisnin tek nxënësit e tij, duke thënë: Pse hani e pini bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë? 31Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Nuk kanë nevojë të shëndoshët për mjek, po ata që kanë keq. 32S’kam ardhur të thërres të drejtë, po mëkatarë në pendim.

33Edhe ata i thanë: Pse nxënësit e Joanit agjërojnë dendur dhe bëjnë lutje, gjithashtu edhe ata të Farisenjve, por të tutë hanë e pinë? 34Edhe ai u tha atyre: Mos mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë deri sa të jetë dhëndri bashkë me ta? 35Po kanë për të ardhur ditë kur do të merret dhëndri prej tyre; atëherë në ato ditë do të agjërojnë. 36Edhe u thoshte atyre edhe një paravoli, se asnjë nuk vë arnë prej rrobe të re mbi rrobë të vjetër; përndryshe, edhe të renë do ta çjerrë, edhe arna prej së resë nuk shkon me të vjetrën. 37Edhe asnjë nuk vë verë të re në shakuj të vjetër; përndryshe, vera e re do t’i plasë shakujt, edhe ajo do të derdhet, dhe shakujt do të prishen. 38Po vera e re duhet të vihet në shakuj të rinj, edhe kështu të dyja ruhen. 39Edhe asnjë, pasi të pijë verë të vjetër, nuk do menjëherë të re, sepse thotë, e vjetra është më e mirë.

Kreu 6

dhe ndodhi që të shtunën e dytë pas së parës ai po shkonte nëpër të mbjellat; edhe nxënësit e tij këputnin kallinj e hanin, duke i fërkuar me duar. 2Edhe ca nga Farisenjtë u thanë atyre: Pse bëni atë që nuk lejohet ta bëni të shtunave? 3Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: A nuk e keni lexuar as këtë që bëri Davidi, kur i erdhi uri atij dhe atyre që ishin bashkë me të? 4Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, dhe mori bukët e blatës, edhe hëngri, edhe u dha edhe atyre që ishin bashkë me të, të cilat nuk lejohet t’i hanë përveçse vetëm priftërinjtë? 5Edhe u thoshte atyre se i Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës.

6Edhe ndodhi që një tjetër të shtunë hyri në sinagogë, edhe i mësonte; edhe atje ishte një njeri që e kishte dorën e djathtë të thatë. 7Edhe shkruesit e Farisenjtë e vështronin, nëse do të shërojë të shtunën, që të gjenin akuzë kundër tij. 8Po ai i dinte mendimet e tyre e i tha njeriut, që kishte dorën e thatë: Ngrihu, dhe qëndro në mes. Edhe ai u ngrit e qëndroi. 9Jisui u tha pra atyre: Do t’ju pyes, çfarë lejohet njeriu të shtunave, të bëjë mirë apo të bëjë keq? Të shpëtojë shpirt apo të humbë? 10Edhe pasi i vuri re për rreth të gjithë ata, i tha atij: Shtri dorën tënde. Edhe ai bëri ashtu, dhe dora e tij u bë e shëndoshë si tjetra. 11Po ata u mbushën me marrëzi, dhe flisnin njëri me tjetrin, ç’t’i bëjnë Jisuit.

12Edhe ndodhi që në ato ditë doli në mal të lutej, edhe e kalonte tërë natën duke iu lutur Perëndisë.

13Edhe kur u bë ditë, thirri nxënësit e tij, edhe zgjodhi nga ata dymbëdhjetë, edhe i quajti apostuj: 14Simonin, të cilin edhe e quajti Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakovin dhe Joanin, Filipin e Bartolomeun, 15Matheun dhe Thomain, Jakovin e Alfeut, dhe Simonin, e quajtur Zeloti, 16Judën e Jakovit, dhe Juda Iskariotin, i cili edhe u bë tradhtar.

17Edhe zbriti bashkë me ata e qëndroi në një vend të sheshtë; edhe ishin grumbulli i nxënësve të tij dhe një turmë e madhe populli nga gjithë Judea dhe nga Jerusalemi, edhe nga bregdeti i Tirit e i Sidonës, të cilët erdhën të dëgjonin atë, edhe të shëroheshin nga sëmundjet e tyre, 18edhe ata që mundoheshin prej frymëve të ndyra, dhe shëroheshin. 19Edhe gjithë turma kërkonte ta prekte; sepse dilte fuqi prej tij, edhe i shëronte të gjithë.

20Edhe ai, si ngriti sytë mbi nxënësit e tij, thoshte:

Lum ju të varfërit, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë. 21Lum ju që keni uri tani, sepse do të ngopeni. 22Lum ju që qani tani, sepse do të qeshni. Të lumtur jeni ju, kur t’ju urrejnë njerëzit, edhe kur t’ju përjashtojnë, edhe t’ju përqeshin, edhe t’ju nxjerrin emrin për të keq, për shkak të Birit të njeriut. 23Gëzohuni në atë ditë dhe kërceni; sepse ja paga juaj tek është e shumtë në qiell; sepse kështu ua bënin edhe profetëve etërit e tyre. 24Po mjerë ju të pasurit, sepse e morët ngushëllimin tuaj. 25Mjerë ju të ngopurit, se do të keni uri. Mjerë ju që qeshni tani, se do të mbani zi e do të qani. 26Mjerë ju, kur gjithë njerëzit të flasin mirë për ju; sepse kështu ua bënin edhe profetëve të rremë etërit e tyre.

27Por ju them juve që dëgjoni: Duajini armiqtë tuaj; bëjuni mirë atyre që ju urrejnë; 28bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që ju keqtrajtojnë. 29Atij që të të godasë në faqe, ktheji edhe tjetrën, edhe atij që të merr rrobën tënde, mos i ndalo edhe këmishën. 30Edhe kujtdo që kërkon prej teje jepi, dhe atij që merr të tuat, mos ia kërko. 31Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu. 32Edhe nëse doni ata që ju duan, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan. 33Edhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë juve, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët po atë bëjnë. 34Edhe nëse u jepni hua atyre, prej të cilëve shpresoni t’i merrni prapë, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t’i marrin prapë po aq. 35Por duajini armiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe jepni hua, pa pasur më ndonjë shpresë; edhe paga juaj do të jetë e shumtë, edhe do të jeni bijtë e të Lartit; sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë. 36Bëhuni pra të dhembshur, sikurse dhe ati juaj është i dhembshur.

37Edhe mos gjykoni, dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni, edhe nuk do të dënoheni; ndjeni, edhe do të ndjeheni. 38Jepni, dhe do t’ju jepet juve; masë të mirë, të ngjeshur e të tundur e të derdhur prej buze do t’ju japin në gjirin tuaj; sepse me atë masë që matni, do t’ju matet edhe juve.

39Edhe u tha atyre një paravoli: A mundet një i verbër të udhëheqë një të verbër? A nuk do të bien që të dy në gropë? 40Nuk ka nxënës mbi mësuesin e tij; po çdo nxënës i përsosur do të jetë si mësuesi i tij.

41Edhe pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd, dhe traun që është në syrin tënd nuk e ndien? 42Apo si mund t’i thuash vëllait tënd: Vëlla, lër të nxjerr lëmishten që ke në syrin tënd, kur ti nuk sheh traun që është në syrin tënd? Hipokrit, nxirr më parë traun prej syrit tënd, dhe atëherë do të shohësh mirë të nxjerrësh lëmishten që është në syrin e vëllait tënd.

43Sepse nuk ka pemë të mirë që bën fryt të keq; as pemë të keqe që bën fryt të mirë. 44Sepse çdo pemë njihet prej frytit të vet; sepse nuk mbledhin fiq nga gjembat, as nuk vjelin rrush nga ferrat. 45Njeriu i mirë nxjerr të mirën prej thesarit të mirë të zemrës së tij; edhe njeriu i lig nxjerr të ligën prej thesarit të lig të zemrës së tij; sepse goja e tij flet nga teprica e zemrës.

46Edhe pse më thërritni, Zot, Zot, dhe nuk bëni ato që them? 47Kushdo që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia, dhe i bën, do t’ju tregoj juve me cilin ngjan: 48Ngjan me një njeri që ndërtonte një shtëpi, i cili edhe gërmoi edhe thelloi edhe vuri themel mbi shkëmb; edhe kur vërshuan ujërat, u përplas lumi në atë shtëpi dhe nuk mundi ta tundë; sepse ishte themeluar mbi shkëmb. 49Po ai që dëgjoi e nuk bëri, ngjan me një njeri që ndërtoi shtëpi mbi dhé pa themel. Në këtë u përplas lumi, dhe përnjëherë ra, edhe rrënimi i asaj shtëpie u bë i madh.

Kreu 7

dhe pasi mbaroi gjithë fjalët e tij në veshët e popullit, hyri në Kapernaum.

2Edhe shërbëtori i një kryeqindësi, që e kishte shumë të vlefshëm, ishte keq, gati për të vdekur. 3Edhe kur dëgjoi për Jisuin, dërgoi pleqtë e Judenjve tek ai duke iu lutur atij të vinte e të shpëtonte shërbëtorin e tij. 4Edhe ata erdhën te Jisui e i luteshin me të tepërt, duke thënë se është i denjë ai, të cilit do t’ia bësh këtë. 5Sepse ai e do kombin tonë, dhe sinagogën ai na e ka ndërtuar. 6Edhe Jisui ecte bashkë me ta.

Edhe teksa ai ishte jo larg shtëpisë, kryeqindësi dërgoi miq tek ai, duke i thënë atij: Zot, mos u mundo, sepse nuk jam i denjë që të hysh nën strehën time. 7Prandaj as veten time s’e gjykova të denjë të vij tek ti, por thuaj një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet. 8Sepse edhe unë jam një njeri nën urdhër, edhe kam nën veten time ushtarë. Edhe i them këtij: Shko, edhe shkon; edhe tjetrit: Eja, edhe vjen; edhe shërbëtorit tim: Bëj këtë, edhe e bën. 9Edhe Jisui, kur dëgjoi këto, u mrekullua prej tij, edhe u kthye e i tha turmës që i vinte pas: Po ju them juve, as në Izrael s’kam gjetur kaq besim. 10Edhe ata që ishin dërguar, kur u kthyen në shtëpi, gjetën shërbëtorin e sëmurë të shëruar.

11Edhe ndodhi që pas kësaj Jisui po shkonte në një qytet që quhej Nain; edhe shkonin bashkë me të mjaft nga nxënësit e tij dhe shumë popull. 12Edhe kur u afrua në portën e qytetit, ja tek po nxirrnin përjashta një të vdekur, të cilin e ëma e kishte bir të vetëm, edhe ajo ishte e ve; edhe shumë popull prej qytetit ishte bashkë me të. 13Edhe Zotit, kur e pa, iu dhimbs, edhe i tha asaj: Mos qaj. 14Edhe u afrua e preku shtratin; edhe ata që e mbanin qëndruan; edhe ai tha: Djalosh, po të them, ngrihu. 15Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri të flasë. Edhe ia dha së ëmës. 16Dhe të gjithëve u hyri frikë, edhe lavdëronin Perëndinë, duke thënë se një profet i madh është ngritur tek ne, edhe se Perëndia hodhi sytë mbi popullin e tij. 17Edhe doli kjo fjalë për të nëpër gjithë Judenë, edhe nëpër gjithë vendet për rreth.

18Edhe nxënësit e tij lajmëruan Joanin për të gjitha këto.

19Edhe Joani thirri pranë dy nga nxënësit e tij e i dërgoi te Jisui, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo të presim tjetër? 20Edhe njerëzit, si erdhën tek ai, thanë: Joan Pagëzori na ka dërguar tek ti, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo të presim tjetër? 21Edhe në atë orë ai shëroi shumë veta nga sëmundjet e nga mundimet e nga frymët e liga, edhe shumë të verbërve u fali të parët. 22Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Shkoni e lajmëroni Joanin për gjithë sa patë e dëgjuat, se të verbër shohin, të çalë ecin, lebrozë pastrohen, të shurdhër dëgjojnë, të vdekur ngjallen, të varfër dëgjojnë lajmin e mirë. 23Edhe lum ai që nuk do të skandalizohet për mua.

24Edhe pasi ikën të dërguarit e Joanit, zuri t’i thoshte turmës për Joanin: Ç’keni dalë të shihni në shkretëtirë? Kallam që tundet nga era? 25Po ç’keni dalë të shihni? Njeri të veshur me rroba të buta? Ja ata që janë me veshje të ndritur e që rrojnë në kënaqësira tek janë nëpër pallatet e mbretërve. 26Po ç’keni dalë të shihni? Profet? Po, ju them juve, edhe më tepër se profet. 27Ky është ai, për të cilin është shkruar: “Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje”. 28Sepse po ju them juve, në mes atyre që kanë lindur prej grash asnjë nuk është profet më i madh se Joan Pagëzori, por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.

29Edhe gjithë populli që dëgjuan atë dhe tagrambledhësit, njohën drejtësinë e Perëndisë, duke u pagëzuar me pagëzimin e Joanit. 30Po Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit, duke mos u pagëzuar prej tij, e mënjanuan prej vetes vullnetin e Perëndisë.

31Edhe Zoti tha: Me se t’i përngjaj pra njerëzit e këtij brezi? Dhe me se ngjajnë? 32Ngjajnë me djem që rrinë në treg edhe që i thërresin njëri-tjetrit, duke thënë: I ramë fyellit për ju, dhe nuk kërcyet; ju bëmë vaj, dhe nuk qatë. 33Sepse erdhi Joan Pagëzori, që as bukë ha, as verë pi, dhe thoni: Ka demonin. 34Erdhi Biri i njeriut duke ngrënë e duke pirë, edhe thoni: Ja një njeri hamës e verëpirës, mik tagrambledhësish e mëkatarësh. 35Edhe u drejtërua urtësia prej gjithë bijve të saj.

36Edhe një nga Farisenjtë i lutej të hante bashkë me të; edhe ai hyri në shtëpinë e Fariseut dhe ndenji në tryezë.

37Edhe ja, një grua në atë qytet, e cila ishte mëkatare, kur mori vesh se kishte ndenjur në shtëpinë e Fariseut, pruri një alabastër me miro. 38Edhe ndenji prapa pranë këmbëve të tij duke qarë, edhe zuri të lagte këmbët e tij me lot, edhe ia fshinte me flokët e kokës së saj, edhe puthte këmbët e tij, edhe ia lyente me miro. 39Edhe Fariseu që e kishte thirrur, kur pa, foli me veten e tij duke thënë: Ky po të ishte profet, do ta njihte cila dhe çfarë gruaje është ajo që e prek, se është mëkatare.

40Edhe Jisui iu përgjigj e i tha atij: Simon, kam diçka për të të thënë. Edhe ai i thotë: Mësues, thuaj. 41Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte detyrim pesëqind dinarë, edhe tjetri pesëdhjetë. 42Edhe pasi nuk kishin t’ia lanin, ua fali të dyve. Thuaj pra: Cili nga ata do ta dojë më tepër? 43Edhe Simoni u përgjigj e tha: Më duket se ai, të cilit i fali më të shumtat. Edhe ai i tha: Drejt gjykove.

44Edhe si u kthye nga gruaja, i tha Simonit: A e sheh këtë grua? Hyra në shtëpinë tënde, dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; po ajo me lot më lagu këmbët, dhe me flokët kokës së saj i fshiu. 45Ti nuk më puthe; po ajo, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia. 46Ti me vaj nuk më leve kryet; po ajo me miro leu këmbët e mia. 47Prandaj po të them: Janë ndjerë mëkatet e saj të shumta, sepse deshi shumë. Por atij që i ndjehen pak, pak do. 48Edhe i tha asaj: Të janë ndjerë mëkatet. 49Edhe ata që kishin ndenjur bashkë në tryezë zunë të thonë me veten e tyre: Cili është ky që edhe mëkate ndjen? 50Edhe ai i tha gruas: Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe.

Kreu 8

dhe pastaj ndodhi që ai shkonte qytet më qytet e fshat më fshat, duke predikuar e duke dhënë lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë; dhe të dymbëdhjetët ishin bashkë me të, 2edhe disa gra që ishin shëruar nga frymë të liga e nga sëmundje, Maria, që quhej Magdalena, prej së cilës patën dalë shtatë demonë, 3edhe Joana, gruaja e Huzait, kujdestarit të Herodit, edhe Suzana, dhe shumë të tjera, të cilat i shërbenin me ato që kishin.

4Edhe si u mblodh shumë popull, dhe vinin tek ai prej çdo qyteti, foli me paravoli.

5Doli mbjellësi të mbillte farën e tij; dhe ndërsa ai po mbillte, ca farë ra pranë udhës, edhe u shkel, edhe zogjtë e qiellit e hëngrën. 6Edhe tjetër ra mbi gur, edhe si mbiu u tha, sepse nuk kishte lagështirë. 7Edhe tjetër ra në mes të gjembave, edhe si mbinë gjembat bashkë me atë, e mbytën. 8Edhe tjetër ra në dhe të mirë, edhe si mbiu, dha fryt njëqind fish. Duke thënë këto, thërriste: Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

9Edhe nxënësit e tij e pyetnin, duke thënë: Ç’të jetë kjo paravoli? 10Edhe ai tha: Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; ndërsa të tjerëve me paravoli, që duke parë të mos shohin dhe duke dëgjuar të mos kuptojnë. 11Edhe kjo paravoli është:

Fara është fjala e Perëndisë. 12Ato pranë udhës janë ata që dëgjojnë; pastaj vjen djalli dhe ngre fjalën prej zemrës së tyre, që të mos besojnë e të shpëtojnë. 13Edhe ato mbi gur janë ata, të cilët, kur dëgjojnë, me gëzim e pranojnë fjalën; po këta s’kanë rrënjë; ata besojnë për ca kohë, po në kohë ngasjeje largohen. 14Edhe ajo që ra tek gjembat, këta janë ata që dëgjuan, po nga kujdesjet e nga pasuria dhe nga kënaqësitë e kësaj jete shkojnë e mbyten, e nuk japin fryte. 15Edhe ajo në dhe të mirë, këta janë ata që dëgjuan fjalën dhe e mbajnë në zemër të mirë e të pastër, dhe bëjnë fryte me durim.

16Edhe asnjë kur ndez kandil nuk e mbulon me enë, a e vë nën shtrat; po e vë mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë. 17Sepse nuk ka ndonjë të fshehtë që nuk do të shfaqet; as të fshehtë që nuk do të merret vesh, e të dalë në dukje. 18Shikoni pra si dëgjoni; sepse atij që ka, do t’i jepet; po atij që s’ka, edhe ajo që pandeh se ka do të merret prej tij.

19Edhe erdhën tek ai e ëma edhe vëllezërit e tij, dhe nuk mund ta takonin prej turmës. 20Edhe e lajmëruan, duke thënë: Nëna jote dhe vëllezërit e tu po rrinë jashtë dhe duan të të shohin. 21Po ai u përgjigj e u tha atyre: Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e bëjnë atë.

22Edhe ndodhi që një ditë hipi në lundër ai dhe nxënësit e tij, edhe u tha atyre: Le të hidhemi në anën e përtejme të liqenit. 23Edhe u nisën. Edhe ndërsa ata ishin duke lundruar, e zuri gjumi. Edhe zbriti një stuhi ere në liqen; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishin në rrezik. 24Edhe ata erdhën pranë atij dhe e zgjuan, duke thënë: Mjeshtër, mjeshtër, po humbim. Edhe ai u ngrit e qortoi erën dhe valën e ujit; edhe pushuan e u bë bunacë. 25Edhe u tha atyre: Ku është besimi juaj? Edhe ata u frikësuan e u çuditën, duke i thënë njëri-tjetrit: Vallë, cili është ky që urdhëron edhe erërat edhe ujin, edhe i binden?

26Edhe me lundrën arritën në vendin e gadarinëve, që është përtej Galilesë. 27Edhe kur doli në tokë, i doli përpara një njeri prej qytetit, që kishte demonë prej shumë vitesh, edhe rrobë nuk vishte, edhe në shtëpi nuk rrinte, po nëpër varre. 28Edhe kur pa Jisuin, bërtiti e i ra ndër këmbë, e me zë të madh tha: Ç’ke me mua, Jisu, bir i Perëndisë së Lartë? Të lutem, mos më mundo. 29Sepse ai urdhëroi frymën e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse prej shumë vitesh e kishte rrëmbyer, edhe lidhej me vargonj, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ai i këpuste prangat, edhe sillej prej demonit nëpër shkretëtira. 30Edhe Jisui e pyeti, duke thënë: Si e ke emrin? Edhe ai i tha: Legjion; sepse kishin hyrë tek ai shumë demonë. 31Edhe i luteshin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerën e pafund. 32Edhe atje ishte një tufë e madhe derrash duke kullotur në mal; edhe i luteshin t’i linte të hyjnë tek ata; dhe ai i la. 33Edhe demonët, si dolën prej njeriut, hynë te derrat; dhe tufa e derrave u hodh prej shkëmbit në liqen dhe u mbyt. 34Edhe kullotësit, kur panë se ç’u bë, ikën dhe lajmëruan në qytet e nëpër ara. 35Edhe dolën të shihnin se ç’u bë; edhe erdhën te Jisui, edhe e gjetën njeriun, prej të cilit kishin dalë demonët, duke ndenjur pranë këmbëve të Jisuit, të veshur e të urtësuar; dhe u frikësuan. 36U treguan dhe ata që e panë, si shpëtoi i demonizuari.

37Edhe gjithë turma e vendeve rreth Gadarinëve iu lutën të ikë nga ata, sepse i kishte zënë frikë e madhe; edhe ai hyri në lundër, e u kthye.

38Edhe njeriu, prej të cilit kishin dalë demonët, i lutej të jetë bashkë me të; po Jisui e lëshoi, duke thënë: 39Kthehu në shtëpinë tënde, dhe rrëfe sa të bëri Perëndia. Edhe ai shkoi duke shpallur nëpër gjithë qytetin sa i bëri Jisui.

40Edhe ndodhi që kur u kthye Jisui, turma e mirëpriti; pasi të gjithë ishin duke e pritur atë.

41Edhe ja tek erdhi një njeri që quhej Jair - dhe ky ishte i pari i sinagogës, - e ra ndër këmbët e Jisuit, e i lutej të hynte në shtëpinë e tij; 42sepse kishte një bijë të vetme, rreth dymbëdhjetë vjeç, edhe ajo po vdiste.

Edhe ndërsa ai ishte duke shkuar, turmat po e shtrëngonin. 43Edhe një grua, që kishte rrjedhje gjaku që prej dymbëdhjetë vitesh, e cila kishte prishur gjithë pasurinë nëpër mjekët, po nuk mundi të shërohej as prej ndonjërit, 44u afrua nga prapa dhe preku cepin e rrobës së tij; edhe menjëherë u ndal rrjedhja e gjakut të saj. 45Edhe Jisui tha: Kush qe ai që më preku? Edhe ndërsa po mohonin të gjithë, Pjetri dhe ata që ishin bashkë me të thanë: Mjeshtër, turmat të shtypin e shtrëngojnë, edhe thua: Kush qe ai që më preku? 46Po Jisui tha: Dikush më preku, sepse unë kuptova se një fuqi doli prej meje. 47Edhe gruaja kur pa se nuk u fsheh, erdhi duke u dridhur, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë popullit për çfarë shkaku e preku, edhe si u shërua përnjëherë. 48Edhe ai i tha asaj: Ki guxim, bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe.

49Edhe kur ai po fliste ende, vjen një njeri prej të parit të sinagogës e i thotë se jot bijë vdiq; mos e mundo mësuesin. 50Po Jisui kur dëgjoi, u përgjigj: Mos ki frikë; veç beso, edhe do të shpëtojë. 51Edhe si erdhi në shtëpi, nuk la asnjë të hynte brenda, përveç Pjetrit dhe Joanit dhe Jakovit, dhe të atit të vajzës dhe së ëmës. 52Edhe të gjithë po qanin e ulërinin për atë. Edhe ai tha: Mos qani; nuk vdiq, por po fle. 53Edhe e përqeshnin, duke ditur se vdiq. 54Po ai, si i nxori jashtë të gjithë, e kapi prej dore, dhe thirri duke thënë: O vashëz, ngrihu. 55Edhe asaj iu kthye fryma prapë, dhe u ngrit përnjëherë; edhe Jisui urdhëroi t’i jepnin asaj të hajë. 56Edhe prindërit e saj u habitën; po ai i porositi të mos i thonë njeriu se ç’u bë.

Kreu 9

dhe Jisui, si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë demonët, dhe të shëronin sëmundje. 2Edhe i dërgoi që të predikonin mbretërinë e Perëndisë e të shëronin të sëmurët. 3Edhe u tha atyre: Mos mbani gjë udhës, as shkopinj, as trastë, as bukë, as argjend, as të mos keni nga dy palë rroba. 4Edhe në atë shtëpi që të hyni, qëndroni atje, edhe prej andej dilni. 5Edhe sa vetave të mos ju presin, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja, për dëshmi kundër tyre. 6Edhe ata, si dolën, shkonin fshatrave, duke dhënë lajmin e mirë, e duke shëruar kudo.

7Edhe Herod tetrarku dëgjoi gjithë ato që bëheshin prej atij; edhe mahnitej, sepse disa thoshin se Joani është ngjallur prej së vdekurish. 8Edhe disa, se Ilia u shfaq; edhe të tjerë, se është ngjallur ndonjë prej profetëve të moçëm. 9Edhe Herodi tha: Joanit unë i preva kryet; po ky, për të cilin dëgjoj të këtilla punë, cili është? Edhe kërkonte ta shihte.

10Edhe apostujt si u kthyen, i treguan Jisuit gjithë sa bënë; edhe ai i mori me vete dhe u hoq veçan në një vend të shkretë të një qyteti që quhej Betsaida. 11Edhe turmat kur e morën vesh, i shkuan pas; edhe ai si i priti, u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe ata që kishin nevojë për shërim i shëroi.

12Edhe dita nisi të thyhej; edhe të dymbëdhjetët erdhën pranë e i thanë: Lësho turmën të shkojnë nëpër fshatrat e arat për rreth, edhe të rrinë e të gjejnë ushqime; sepse këtu jemi në vend të shkretë. 13Po ai u tha: Jepuni ju atyre të hanë. Edhe ata thanë: Tek ne nuk gjenden më tepër se pesë bukë e dy peshq; veç në shkofshim ne të blejmë ushqime për gjithë këtë popull. 14Sepse ishin rreth pesë mijë burra. Edhe ai u tha nxënësve të tij: Vërini ata të rrinë togje-togje nga pesëdhjetë. 15Edhe ata bënë kështu, edhe i vunë të gjithë të rrinë. 16Edhe ai si mori të pesë bukët e të dy peshqit, ngriti sytë në qiell dhe i bekoi, e i theu, edhe ua dha nxënësve t’i vënë përpara turmës. 17Edhe të gjithë hëngrën e u ngopën; edhe ngritën dymbëdhjetë kofinë me tepricën e copave.

18Edhe ndërsa ai lutej veças, nxënësit ishin bashkë me të; edhe i pyeti, duke thënë: Cili thonë turmat se jam unë? 19Edhe ata u përgjigjën e thanë: Joan pagëzori; edhe të tjerë: Ilia; edhe të tjerë, se është ngjallur ndonjë prej profetëve të moçëm. 20Edhe u tha atyre: Po ju cili thoni se jam? Edhe Pjetri u përgjigj e tha: Krishti i Perëndisë. 21Edhe ai i qortoi e i porositi të mos ia thonë njeriu këtë, 22duke thënë se Biri i njeriut duhet të pësojë shumë dhe nuk do të pranohet nga pleqtë dhe nga kryepriftërinjtë e nga shkruesit, dhe do të vritet, dhe të tretën ditë do të ngjallet.

23Edhe u thoshte të gjithëve: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij dhe le të ngrejë kryqin e tij përditë dhe le të vijë pas meje. 24Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën e tij, do ta humbë; edhe kush të humbë jetën e tij për mua, ky do ta shpëtojë. 25Sepse ç’dobi ka njeriu, në fitoftë gjithë botën e të humbë veten e tij a ta dëmtojë? 26Sepse kush të ketë turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe i Biri i njeriut do të ketë turp për këtë, kur të vijë në lavdinë e tij e të Atit e të engjëjve të shenjtë. 27Edhe me të vërtetë po ju them juve se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, të cilët nuk do të ngjërojnë vdekje, deri sa të shohin mbretërinë e Perëndisë.

28Edhe ndodhi që rreth tetë ditë pas këtyre fjalëve, ai mori me vete Pjetrin e Joanin e Jakovin, edhe u ngjit në mal të lutej. 29Edhe tek lutej ndërroi pamja e fytyrës së tij dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe vetëtinte. 30Edhe ja tek po flisnin bashkë me të dy burra, të cilët ishin Moisiu dhe Ilia. 31Këta u dukën me lavdi e thoshin për vdekjen e tij që kishte për ta përmbushur në Jerusalem. 32Po Pjetri dhe ata që ishin bashkë me të, ishin rënduar nga gjumi; edhe kur u zgjuan, panë lavdinë e tij dhe të dy burrat që rrinin bashkë me të.

33Edhe tek ndaheshin ata prej atij, Pjetri i tha Jisuit: Mjeshtër, është mirë të jemi këtu; dhe le të bëjmë tri tenda, një për ty e një për Moisiun e një për Ilian; pa ditur se ç’thoshte. 34Edhe ndërsa ai thoshte këto, erdhi një re e i mbuloi me hije; dhe ata u frikësuan, kur hynë në re. 35Edhe erdhi një zë nga reja, duke thënë: Ky është biri im i dashuri; dëgjojeni atë. 36Edhe si erdhi zëri, Jisui u gjend vetëm. Edhe ata s’bënë zë dhe asnjeriu nuk i thanë ato ditë për ndonjë gjë nga ato që panë.

37Edhe ndodhi që ditën tjetër, si zbritën ata nga mali, shumë popull i doli përpara. 38Edhe ja një njeri prej turmës tek bërtiti, duke thënë: Mësues, të lutem, hidh sytë mbi tim bir, se e kam të vetëm. 39Edhe ja tek e kap një frymë, edhe bërtet papandehur, edhe e përpëlit me shkumë, edhe mezi largohet prej tij duke e dërrmuar atë. 40Edhe iu luta nxënësve të tu, që t’ia nxjerrin, po nuk mundën. 41Edhe Jisui u përgjigj e tha: O brez i pabesë e i shtrembër, deri kur do të jem me ju dhe t’ju duroj ju? Sille tët bir këtu. 42Edhe ndërsa ai po vinte pranë, demoni e hodhi poshtë dhe e përpëliti. Edhe Jisui e qortoi frymën e ndyrë dhe e shëroi djalin, dhe ia dha prapë të atit. 43Edhe të gjithë mahniteshin për madhështinë e Perëndisë.

Edhe ndërsa të tërë çuditeshin për gjithë sa bëri Jisui u tha nxënësve të tij: 44Ju vini në veshët tuaj këto fjalë; sepse i Biri i njeriut do të jepet në duart e njerëzve. 45Po ata nuk e kuptonin këtë fjalë, dhe ishte e fshehur prej tyre që të mos e kuptonin; dhe kishin frikë ta pyetnin për këtë fjalë.

46Edhe hyri një mendim tek ata: Cili vallë nga ata ishte më i madh. 47Edhe Jisui, kur pa mendimin e zemrës së tyre, mori një fëmijë, edhe e vuri pranë vetes. 48Edhe u tha atyre: Ai që të presë këtë fëmijë në emrin tim, më pret mua; edhe ai që të presë mua, pret atë që më dërgoi mua; sepse ai që është më i vogël ndër gjithë ju, ky është i madh.

49Edhe Joani u përgjigj e tha: Mjeshtër, pamë një njeri që nxirrte demonë në emrin tënd; dhe e ndaluam, sepse nuk vjen pas bashkë me ne. 50Edhe Jisui i tha: Mos e ndaloni, sepse ai që s’është kundër nesh, është me ne.

51Edhe ndodhi që kur po mbusheshin ditët e ngjitjes së tij në qiejt atëherë ai vuri syrin për të shkuar në Jerusalem. 52Edhe dërgoi lajmëtarë përpara tij, të cilët si shkuan, hynë në një fshat të samaritanëve, për të bërë gati vend për të. 53Edhe nuk e pritën atë, sepse ai ishte duke shkuar në Jerusalem. 54Edhe nxënësit e tij Jakovi e Joani kur panë, thanë: Zot, a do të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i shfarosë, siç bëri edhe Ilia? 55Po ai u kthye e i qortoi dhe tha: Ju nuk e dini të çfarë fryme jeni. 56Biri i njeriut nuk erdhi të humbë shpirtra njerëzish, por të shpëtojë. Edhe shkuan në tjetër fshat.

57Edhe ndodhi që kur ata po ecnin udhës, dikush i tha: Zot, do të të vij pas kudo që të shkosh. 58Edhe Jisui i tha atij: Dhelprat kanë strofka, edhe zogjtë e qiellit çerdhe; po Biri i njeriut s’ka ku të mbështesë kryet.

59Edhe i tha një tjetri: Eja pas meje. Edhe ai i tha: Zot, lermë më përpara të shkoj e të varros tim atë. 60Po Jisui i tha: Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre; ndërsa ti shko, e lajmëro për mbretërinë e Perëndisë.

61Po edhe një tjetër tha: Zot, do të vij pas teje; po lermë më përpara të përshëndetem me ata të shtëpisë sime. 62Po Jisui i tha: Kush vë dorën e tij mbi parmendë dhe vështron prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë.

Kreu 10

dhe pastaj Zoti zgjodhi edhe shtatëdhjetë nxënës të tjerë dhe i dërgoi dy nga dy përpara tij në çdo qytet e vend, ku kishte për të shkuar ai.

2U thoshte atyre pra: Të korrat janë të shumta, po punëtorët të paktë; lutjuni pra të zotit të të korrave të nxjerrë punëtorë për të korrat e tij. 3Shkoni; ja unë tek po ju dërgoj ju si shqerra në mes të ujqërve. 4Mos mbani kuletë, as trastë, as sandale; edhe asnjë mos përshëndetni udhës.

5Edhe në atë shtëpi që të hyni, më përpara thoni: Paqe në këtë shtëpi. 6Edhe në qoftë atje bir paqeje, paqja juaj do të prehet në të; në mos, do të kthehet tek ju. 7Edhe qëndroni në atë shtëpi duke ngrënë e duke pirë nga ato që t’ju japin ata; sepse punëtori është i denjë për pagën e tij; mos shkoni prej shtëpie në shtëpi.

8Edhe në atë qytet që të hyni dhe t’ju presin, hani ato që t’ju vënë përpara, 9edhe shëroni të sëmurët që gjenden në të, dhe u thoni atyre: Mbretëria e Perëndisë u afrua tek ju. 10Por në atë qytet që të hyni, dhe të mos ju presin, kur të dilni nëpër rrugët e tij thoni: 11Jua shkundëm juve edhe pluhurin që u ngjit në këmbët tona prej qytetit tuaj; po këtë të dini, se mbretëria e Perëndisë u afrua tek ju. 12Edhe po ju them juve, se në atë ditë më i durueshëm do të jetë mundimi për Sodomën, se për atë qytet.

13Mjerë ti Horazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse po të ishin bërë në Tir e në Sidonë ato çudira që u bënë tek ju, me kohë do të ishin penduar duke ndenjur në thes e në hi. 14Po në Tir e në Sidonë më i durueshëm do të jetë mundimi në ditën e gjyqit se tek ju. 15Edhe ti Kapernaum, që u lartësove deri në qiell, do të zbresësh deri në had.

16Ai që ju dëgjon ju, më dëgjon mua; dhe ai që nuk ju përfill ju, nuk më përfill mua; edhe ai që nuk më përfill mua, nuk përfill atë që më ka dërguar mua.

17Edhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim, duke thënë: Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd. 18Edhe ai u tha atyre: Shikoja Satanain kur ra nga qielli si vetëtimë. 19Ja tek po ju jap juve pushtet që të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepë, dhe mbi gjithë fuqinë e armikut; dhe asgjë s’do t’ju dëmtojë juve. 20Po mos u gëzoni për këtë, se ju nënshtrohen juve frymët; por gëzohuni se emrat tuaj u shkruan në qiejt.

21Edhe në atë orë Jisui u gëzua në shpirt, edhe tha: Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i dheut, se i fshehe këto nga të diturit e nga të mençurit dhe ua zbulove fëmijëve. Po, o Atë, se kështu u pëlqye prej teje. 22Edhe si u kthye nga nxënësit tha: Të gjitha m’u dhanë në dorë prej Atit tim; edhe asnjë nuk di cili është Biri, veç Ati; edhe cili është Ati, veç Biri, edhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë.

23Edhe u kthye tek nxënësit, e u tha veçan: Lum sytë që shohin këto që shihni ju. 24Sepse po ju them juve, se shumë profetë e mbretër deshën të shihnin ato që shihni ju, po nuk i panë; edhe të dëgjonin ato që dëgjoni ju, po nuk i dëgjuan.

25Edhe ja tek u ngrit një mësues ligji, duke e ngarë atë, e duke thënë: Mësues, ç’të bëj, që të trashëgoj jetën e përjetshme? 26Edhe ai i tha, Ç’është shkruar në ligj; si lexon? 27Edhe ai u përgjigj e tha: “Të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë fuqinë tënde dhe me gjithë mendjen tënde dhe të afërmin tënd si veten”. 28Edhe ai i tha: U përgjigje drejt; bëj këtë, edhe do të rrosh. 29Po ai, duke dashur të nxjerrë veten e tij të drejtë, i tha Jisuit: E cili është i afërmi im?

30Edhe Jisui mori fjalën e tha: Një njeri zbriste nga Jerusalemi në Jeriko dhe ra në duar kusarësh, të cilët si e zhveshën dhe e bënë me plagë, ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. 31Edhe qëlloi të zbriste asaj udhe një prift; edhe kur e pa atë, shkoi nga ana tjetër. 32Kështu edhe një Levit, sa arriti në atë vend, erdhi e pa, dhe shkoi nga ana tjetër. 33Po një samaritan, duke udhëtuar, erdhi në këtë vend, edhe kur e pa, iu dhimbs, 34edhe erdhi pranë e i lidhi plagët, duke derdhur mbi to vaj e verë, edhe e hipi në kafshën e tij, dhe e solli në një bujtinë, e u kujdes për të. 35Edhe të nesërmen kur doli, nxori dy dinarë e ia dha bujtinarit, dhe i tha: Kujdesu për këtë njeri; dhe ç’të prishësh më tepër, unë, kur të kthehem, do të t’i jap. 36Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve? 37Edhe ai i tha: Ai që bëri përdëllim për të. Atëherë Jisuj i tha: Shko edhe ti bëj kështu.

38Edhe ndodhi që kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; edhe një grua me emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj. 39Edhe ajo kishte një motër që quhej Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij. 40Ndërsa Marta mundohej shumë duke shërbyer; edhe pastaj erdhi përpara tij, e tha: Zot, A nuk do të dish se ime motër më la vetëm të shërbej? Thuaji pra asaj të më ndihmojë. 41Edhe Jisui u përgjigj e i tha: Marta, Marta, kujdesesh e shqetësohesh për shumë punë. 42Po për një është nevojë, edhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, e cila nuk do të merret prej saj.

Kreu 11

dhe ndodhi që ndërsa ai po lutej në një vend, si pushoi, një nga nxënësit e tij i tha: Zot, mësona të lutemi, si dhe Joani mësoi nxënësit e tij.

2Edhe ai u tha atyre, kur të luteni, thoni:

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt; ardhtë mbretëria jote; u bëftë dëshira jote, si në qiell, ashtu edhe mbi dhe. 3Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; 4dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

5Dhe u tha atyre: Cili prej jush, në pastë një mik, dhe të shkojë tek ai në mes të natës, e t’i thotë: Mik, jepmë hua tri bukë, 6sepse erdhi një miku im prej udhe tek unë, dhe s’kam ç’t’i vë përpara. 7Edhe ai të përgjigjet që brenda e t’i thotë: Mos më vë në mundim. Dera tani është mbyllur dhe fëmijët e mi janë në shtrat bashkë me mua. S’mund të ngrihem e të t’i jap. 8Po ju them juve, edhe nëse nuk ngrihet e t’ia japë se është miku i tij, për paturpësinë e tij do të ngrihet e do t’i japë sa i duhen. 9Edhe unë po ju them: Lypni, edhe do t’ju jepet; kërkoni, edhe do të gjeni; trokitni, edhe do t’ju hapet. 10Sepse kushdo që lyp merr; edhe ai që kërkon gjen; edhe atij që troket do t’i hapet.

11Edhe nëse është atë ndonjë prej jush, edhe në i kërkoftë i biri bukë, mos do t’i japë gur? Apo në i kërkoftë peshk, mos do t’i japë gjarpër në vend të peshkut? 12Apo në i kërkoftë vezë, mos do t’i japë akrep? 13Nëse ju pra, që jeni të ligj, dini t’u jepni bijve tuaj gjëra të mira, sa më tepër Ati nga qielli do t’u japë Frymë të Shenjtë atyre që të lypin prej tij?

14Edhe Jisui ishte duke nxjerrë një demon, edhe ai ishte i shurdhër; edhe kur doli demoni, i shurdhri foli; edhe turmat u çuditën. 15Po disa nga ata thanë, se i nxjerr demonët me anë të Beelzebulit, të parit të demonëve. 16Edhe të tjerë duke e ngarë, kërkonin prej tij shenjë nga qielli. 17Po ai, si kuptoi mendimet e tyre, u tha: Çdo mbretëri që ndahet kundër vetes së saj, shkretohet; edhe një shtëpi kundër shtëpisë, bie. 18Edhe Satanai pra, në u ndaftë kundër vetes së tij, si do të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse thoni se unë i nxjerr demonët me anë të Beelzebulit. 19Edhe në i nxjerr unë demonët me anë të Beelzebulit, bijtë tuaj me anë të cilit do t’i nxjerrin? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj. 20Por nëse i nxjerr demonët me gishtin e Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë arriti tek ju. 21Kur i forti ruan i armatosur avllinë e tij, pasuria e tij është në paqe. 22Po kur vjen një më i fortë se ai, e mund, i merr gjithë armët e tij, në të cilat shpresonte, edhe ndan plaçkën e tij. 23Kush nuk është me mua, është kundër meje; dhe kush nuk mbledh bashkë me mua, shpërndan. 24Fryma e ndyrë, kur del prej njeriut, shkon nëpër vende pa ujë, dhe kërkon prehje; dhe duke mos gjetur, thotë: Do të kthehem në shtëpinë time nga dola. 25Edhe kur vjen, e gjen të fshirë e të stolisur. 26Atëherë shkon e merr me vete shtatë frymë të tjera më të liga se veten e saj, edhe hyjnë e banojnë atje; edhe gjendja e mëpasme e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.

27Edhe ndodhi që kur ai po thoshte këto, një grua prej turmës ngriti zërin e i tha atij: Lum barku që të ka mbajtur, edhe gjinjtë që ke thithur. 28Po ky tha: Por në të vërtetë, të lumur janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë.

29Edhe ndërsa po mblidheshin turmat, zuri të thotë: Ky brez është brez i lig; kërkon shenjë dhe shenjë nuk do t’i jepet përveç shenjës së profetit Jona. 30Sepse sikurse Jonai u bë shenjë në ninevitët, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë në këtë brez. 31Mbretëresha e Jugut do të ngrihet në gjykimin bashkë me njerëzit e këtij brezi, edhe do t’i dënojë; sepse erdhi nga anët e fundit të dheut që të dëgjojë urtësinë e Solomonit; edhe ja këtu ka më tepër se Solomon. 32Burrat e Ninevisë do të ngrihen gjykimin bashkë me këtë brez, edhe do ta dënojnë; sepse u penduan në predikimin e Jonait; edhe ja këtu ka më tepër se Jonà.

33Edhe asnjë, kur ndez kandil nuk e vë në vend të fshehur, as nën shinik, po mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë brenda. 34Kandili i trupit është syri; syri yt pra, kur është i pastër, edhe gjithë trupi yt është i ndritur; po kur është i lig, edhe trupi yt është i errët. 35Vështro pra, që drita që është tek ti të mos jetë errësirë. 36Në qoftë, pra, gjithë trupi yt i ndritur, pa pasur ndonjë anë të errët, do të jetë i tëri i ndritur, si kandili kur të ndrit me dritën e tij të fortë.

37Edhe si foli këto, një Farise i lutej atij të shkojë për drekë tek ai; edhe ai hyri e ndenji në tryezë.

38Edhe Fariseu u çudit, kur pa, se nuk u la përpara drekës. 39Edhe Zoti i tha: Tani ju Farisenjtë pastroni të jashtmen e gotës e të pjatës; ndërsa e brendshmja juaj është plot me grabitje e me ligësi. 40Të marrë, ai që bëri të jashtmen, a nuk bëri edhe të brendshmen? 41Por jepni lëmoshë ato që janë brenda, edhe ja të gjitha tek do të jenë të pastra tek ju. 42Po mjerë ju Farisenjtë! Sepse jepni të dhjetën e mendrës e të ryzës e të çdo barishteje, edhe lini mënjanë gjyqin dhe dashurinë e Perëndisë. Edhe këto duhej t’i bënit, edhe ato të mos i linit. 43Mjerë ju Farisenjtë! Sepse doni vendin e parë nëpër sinagogat dhe përshëndetjet nëpër tregjet. 44Mjerë ju shkrues e Farisenj, hipokritë, se jeni si varret që s’duken, edhe njerëzit që ecin përsipër nuk e dinë.

45Edhe një nga mësuesit e ligjit u përgjigj e i tha: Mësues, duke thënë këto na shan edhe ne. 46Edhe ai tha: Mjerë edhe ju mësuesit e ligjit! Sepse ngarkoni njerëzit me barrë që mezi mbahen, edhe ju as me njërin prej gishtave tuaj nuk i prekni barrët. 47Mjerë ju! Sepse ndërtoni varret e profetëve, ndërkohë që etërit tuaj i vranë. 48Kështu pra dëshmoni dhe miratoni punët e etërve tuaj; sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni varret e tyre. 49Prandaj edhe urtësia e Perëndisë tha: Do të dërgoj tek ata profetë e apostuj, edhe disa prej tyre do t’i vrasin e do t’i përndjekin, 50që të kërkohet prej këtij brezi gjaku i gjithë profetëve që derdhet qëkurse është themeluar bota, 51 që nga gjaku i Abelit deri në gjakun e Zaharisë, i cili u vra ndërmjet altarit e tempullit. Po, po ju them juve, do të kërkohet prej këtij brezi. 52Mjerë ju mësuesit e ligjit! Sepse ngritët çelësin e dijes. Ju nuk hytë, por dhe ata që po hynin i penguat.

53Edhe ndërsa ai u thoshte atyre këto, shkruesit e Farisenjtë zunë të nxeheshin tepër, edhe ta shtrëngonin të fliste për shumë gjëra. 54Sepse kishin ngritur lak për atë, edhe kërkonin të rrëmbenin ndonjë fjalë prej gojës së tij, që ta akuzojnë.

Kreu 12

dërkohë, si u mblodhën turma prej mijërash, kaq sa shkelnin njëri-tjetrin, Jisui zuri t’u thoshte nxënësve të tij së pari: ruani veten tuaj nga brumi i Farisenjve, që është hipokrizi. 2Po nuk ka gjë të mbuluar, që s’ka për t’u zbuluar, dhe të fshehur, që s’ka për t’u marrë vesh. 3Prandaj sa thatë në errësirë, do të dëgjohen në dritë; edhe ç’folët në vesh nëpër dhoma, do të shpallet mbi kulmet.

4Edhe po ju them ju miqve të mi: Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin dhe pastaj s’kanë se ç’të bëjnë gjë më tepër. 5Po do t’ju tregoj juve prej cilit të keni frikë; të keni frikë prej atij, i cili pasi të vrasë, ka pushtet të hedhë në gjehenë. Me të vërtetë po ju them juve, prej këtij të keni frikë. 6A nuk shiten pesë harabelë për dy monedha bakri? Edhe një nga ata nuk është i harruar përpara Perëndisë; 7Po dhe qimet e kokës suaj janë numëruar të gjitha. Mos kini frikë pra; ju ndryshoni prej shumë harabelësh.

8Edhe po ju them juve, kushdo që të më pohojë përpara njerëzve, edhe Biri i Perëndisë do ta pohojë përpara engjëjve të Perëndisë. 9Ndërsa kushdo që të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.

10Edhe kushdo që të thotë fjalë kundër Birit të njeriut, do t’i falet; po atij që të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do t’i falet.

11Edhe kur t’ju sjellin ju nëpër sinagogat, e nëpër kryesitë e pushtetet, mos mendoni si ose qysh të mbroheni, ose ç’të thoni. 12Sepse Fryma e Shenjtë do t’ju mësojë në atë orë ç’duhet të thoni.

13Edhe një prej turmës i tha: Mësues, thuaji tim vëllai të ndajë trashëgimin bashkë me mua. 14Po ai i tha: O njeri, kush më vuri gjykatës a ndarës mbi ju? 15Edhe u tha atyre, Vështroni e ruhuni nga çdo lakmi; sepse në pastë tepër ndonjë, jeta e dikujt nuk është në tepricën e pasurisë së tij.

16Edhe u tha atyre një paravoli, duke thënë: Toka e një njeriu të pasur dha shumë prodhim. 17Edhe ai mendohej me veten e tij, duke thënë: Ç’të bëj? Se s’kam ku të mbledh prodhimet e mia. 18Dhe tha: Këtë kam për të bërë, do të prish grunarët e mi dhe do t’i ndërtoj më të mëdhenj, edhe do të mbledh atje gjithë prodhimet e mia dhe të mirat e mia. 19Edhe do t’i them shpirtit tim: O shpirt, ke shumë të mira që gjenden për shumë vjet; prehu, ha, pi, edhe dëfre. 20Po Perëndia i tha: I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd. Dhe të kujt do të jenë sa bëre gati? 21Kështu do të jetë ai që mbledh thesarë për veten e tij dhe nuk bëhet i pasur në Perëndinë.

22Edhe u tha nxënësve të tij: Prandaj po ju them juve, mos u shqetësoni për jetën tuaj, ç’të hani; as për trupin tuaj, ç’të vishni. 23A nuk është jeta më tepër se ushqimi, edhe trupi se veshja? 24Vini re korbat, as nuk mbjellin, as nuk korrin; ata nuk kanë as qilar as grunar, edhe Perëndia i ushqen. Sa më tepër ndryshoni ju nga zogjtë? 25Edhe cili prej jush duke u shqetësuar mund të shtojë një kut në shtatin e tij? 26Nëse ju pra nuk mund të bëni as një gjë kaq të vogël, pse shqetësoheni për të tjerat? 27Vini re zambakët, si rriten; nuk mundohen, as nuk endin; edhe po ju them juve, as Solomoni me gjithë lavdinë e tij nuk ishte veshur si një nga këto. 28Po në qoftë se barin e arës, që sot është, edhe nesër hidhet në furrë, Perëndia e vesh kështu, sa më tepër ju, o besëpakë? 29Edhe ju mos kërkoni ç’të hani a ç’të pini; as mos e kini mendjen të trazuar. 30Sepse të gjitha këto i kërkojnë me ngulm kombet e botës; dhe Ati juaj e di se keni nevojë për këto. 31Po kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe këto të gjitha do t’ju shtohen juve.

32Mos ki frikë, o grigjë e vogël; sepse Atit tuaj i pëlqeu t’jua japë juve mbretërinë. 33Shitni pasuritë tuaja, edhe jepni lëmoshë. Bëni për veten tuaj kuleta që nuk vjetërohen, thesar në qiejt që nuk shterret, atje ku vjedhësi nuk afrohet, as krimbi nuk prish. 34Sepse ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj. 35Le të jenë meset tuaj ngjeshur, edhe kandilet ndezur. 36Edhe ju jini gati si njerëz që presin të zotin e tyre, kur do të kthehet nga dasma, që, kur të vijë e të trokasë, menjëherë t’ia hapin derën. 37Lum ata shërbëtorë, të cilët, kur të vijë i zoti, do t’i gjejë zgjuar. Vërtet po ju them juve, se do të ngjeshë brezin e do t’i vërë të rrinë në tryezë, dhe do të vijë pranë e do t’u shërbejë atyre. 38Edhe në ardhtë në rojen e dytë, edhe në të tretën roje në ardhtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumur janë ata shërbëtorë. 39Edhe këtë e dini, se, po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar, edhe nuk do të linte t’i shpohej shtëpia. 40Edhe ju pra bëhuni gati; sepse i Biri i njeriut vjen në atë orë që nuk e mendoni.

41Atëherë Pjetri i tha: Zot, për ne e thua këtë paravoli, apo për të gjithë? 42Edhe Zoti tha: Vallë, cili është ai kujdestar besnik e i mençur, të cilin do ta vërë i zoti mbi shërbëtorët e tij, që t’u japë në kohë masën e ushqimit? 43Lum ai shërbëtor, të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë duke bërë kështu. 44Vërtet po ju them juve, se ka për ta vënë mbi gjithë pasurinë e tij. 45Po në thëntë ai shërbëtor në zemrën e tij: Im zot vonon të vijë; dhe të zërë të rrahë shërbëtorët e shërbëtoret, e të hajë e të pijë e të dehet, 46i zoti i atij shërbëtori do të vijë atë ditë që s’e pret dhe atë orë që s’e di; edhe do ta ndajë më dysh dhe do ta vërë pjesën e atij bashkë me të pabesët. 47Edhe ai shërbëtor që e dinte dëshirën e të zotit dhe nuk qe gati as nuk bëri sipas dëshirës së tij, do të rrihet shumë. 48Po ai që nuk e diti dhe bëri punë për t’u rrahur, do të rrihet pak. Edhe gjithkujt që iu dha shumë, shumë do të kërkohet prej tij; edhe atij që iu besuan shumë, më shumë do të kërkojnë prej tij.

49Erdha të vë zjarr mbi dhe; edhe ç’dua , në qoftë se u ndez tani?

50Edhe kam një pagëzim me të cilin do të pagëzohem, edhe sa shtrëngim kam deri sa të mbarohet? 51Pandehni se kam ardhur të jap paqe mbi dhe? Jo, po ju them juve, po ndarje. 52Sepse që nga tani pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë, tre kundër dyve, edhe dy kundër treve. 53Do të ndahet i ati kundër të birit, edhe i biri kundër të atit; e ëma kundër së bijës, edhe e bija kundër së ëmës; vjehrra kundër nuses së saj, edhe nusja kundër së vjehrrës.

54I thoshte edhe turmës: Kur shihni renë se del prej perëndimit, menjëherë thoni: Po vjen shi; edhe kështu bëhet. 55Edhe kur shihni, se fryn erë jugu, thoni se do të bëjë vapë; edhe bën. 56Hipokritë, faqen e dheut e të qiellit dini ta dalloni; po këtë kohë si nuk e dalloni?

57Edhe pse nuk gjykoni edhe prej vetes suaj të drejtën? 58Sepse kur shkon pra tek sundimtari bashkë me ndërgjyqësin tënd, përpiqu udhës të shpëtosh prej tij, se mos të të heqë zvarrë tek gjykatësi, edhe gjykatësi të dorëzon te roja, edhe roja të hedh në burg. 59Po të them ty: Nuk ke për të dalë andej, deri sa të lash edhe qindarkën e fundit.

Kreu 13

dhe në atë kohë ishin atje pranë disa veta duke i treguar atij për galileasit, gjakun e të cilëve Pilati e përzjeu bashkë me therorët e tyre. 2Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Pandehni se këta galileas ishin më fajtorë se gjithë galileasit e tjerë, nga që pësuan gjëra të tilla? 3Jo, po ju them juve; po në mos u pendofshi, të gjithë kështu keni për të humbur. 4Apo ata të tetëmbëdhjetët, mbi të cilët ra pirgu në Siloam, edhe i vrau, pandehni, se këta ishin fajtorë më tepër se gjithë njerëzit që rrinë në Jerusalem? 5Jo, po ju them juve; po në mos u pendofshi, kështu të gjithë keni për të humbur.

6Edhe thoshte këtë paravoli: Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; edhe erdhi të kërkonte fryte në të, po nuk gjeti. 7Edhe i tha vreshtarit: Ja kam tre vjet që vij të kërkoj fryte në këtë fik dhe nuk gjej. Preje. Pse të zërë edhe vendin më kot? 8Po ai u përgjigj e i tha: Zot, lëre edhe këtë vit, deri sa të rrëmih rreth tij e t’i hedh pleh. 9Edhe në bëftë fryte, lëre; në mos, do ta presësh pastaj.

10Edhe një të shtunë ishte duke mësuar në një sinagogë. 11Edhe ja ishte një grua që kishte frymë sëmundjeje tetëmbëdhjetë vjet, edhe ishte e kërrusur e nuk mundej fare të ngrihej drejt. 12Edhe Jisui kur e pa, e thirri dhe i tha: Grua, je e çliruar je prej sëmundjes sate. 13Edhe vuri duart mbi të, edhe ajo menjëherë u drejtua, dhe lavdëronte Perëndinë.

14Po i pari i sinagogës u përgjigj me zemërim, sepse Jisui e shëroi të shtunën, edhe i thoshte turmës: Gjashtë ditë janë, në të cilat duhet të punoni; ndër këto, pra, ejani e shërohuni e jo ditën e shtunë. 15Zoti atëherë u përgjigj e i tha: Hipokrit, gjithësecili prej jush të shtunën a nuk e zgjidh kaun e tij a gomarin nga grazhdi, edhe e sjell e i jep ujë? 16Edhe kjo që është bijë e Abrahamit, të cilën ja tek e pati lidhur satanai tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej kësaj lidhjeje ditën e shtunë?

17Edhe ndërsa ai po thoshte këto, gjithë kundërshtarët e tij turpëroheshin; edhe gjithë turma gëzohej për tërë punët e lavdërueshme që bëheshin prej tij.

18Edhe ai thoshte: Me çfarë përngjan mbretëria e Perëndisë? Edhe me çfarë ta përngjaj? 19Përngjan me një kokërr sinapi, të cilën e mori një njeri dhe e hodhi në kopshtin e tij; edhe u rrit e u bë pemë e madhe, edhe zogjtë e qiellit erdhën e bënë çerdhe në degët e tij.

20Përsëri tha: Me se ta përngjaj mbretërinë e Perëndisë? 21Përngjan me brumë, të cilin e mori një grua dhe e mbuloi në tri masa mielli, deri sa u mbrujt i gjithë.

22Edhe shkonte nëpër qytete e nëpër fshatra duke mësuar dhe udhëtuar për në Jerusalem.

23Edhe një njeri i tha: Zot, vallë të pakët janë ata që shpëtojnë? 24Edhe ai u tha atyre: Mundohuni të hyni nëpër derën e ngushtë; sepse shumë vetë, po ju them juve, do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të mundin. 25Pasi të ngrihet i zoti i shtëpisë e të mbyllë derën, atëherë do të filloni të rrini jashtë, e të trokitni në derë, duke thënë: Zot, Zot, na e hap. Edhe ai do të përgjigjet e do t’ju thotë: Nuk e di se nga jeni ju. 26Atëherë do të zini të thoni: Hëngrëm e pimë përpara teje dhe mësove nëpër rrugët tona. 27Po ai do të thotë: Po ju them juve, nuk e di se nga jeni ju. Largohuni prej meje gjithë ju punëtorët e padrejtësisë. 28Atje do të jetë të qarët e kërcëllitja e dhëmbëve, kur të shihni Abrahamin e Isaakun e Jakovin dhe gjithë profetët në mbretërinë e Perëndisë, edhe veten tuaj të nxjerrë jashtë. 29Edhe do të vijnë nga lindja e nga perëndimi dhe nga veriu e nga jugu, edhe do të ulen në tryezën e mbretërisë së Perëndisë. 30Edhe ja tek janë të fundit që do të jenë të parë, edhe të parë që do të jenë të fundit.

31Atë ditë erdhën disa Farisenj, duke i thënë atij: Dil e ik së këtejmi, sepse Herodi do që të të vrasë. 32Edhe ai u tha atyre: Shkoni e i thoni kësaj dhelpre: Ja tek nxjerr demonë dhe bëj shërime sot e nesër, edhe të tretën ditë do të mbaroj. 33Por unë duhet të rri sot e nesër dhe ditën tjetër të shkoj; sepse nuk është e mundur që një profet të vritet jashtë Jerusalemit. 34Jerusalem, Jerusalem, që vret profetët dhe godet me gurë ata që janë dërguar tek ti, sa herë kam dashur të mbledh bijtë e tu, ashtu si klloçka zogjtë e saj nën krahë, edhe nuk deshët! 35Ja shtëpia juaj tek po ju lihet e shkretë. Edhe po ju them juve, se nuk do të më shihni deri sa të vijë koha, kur të thoni: I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.

Kreu 14

dhe një të shtunë, kur ai erdhi në shtëpinë e një prej të parëve të Farisenjve për të ngrënë bukë, ata ishin duke e vënë re atë.

2Edhe ja një njeri i sëmurë me hidropizi tek ishte përpara tij. 3Edhe Jisui u përgjigj e u tha mësuesve të ligjit dhe Farisenjve, duke thënë: A lejohet të shërojë njeriu të shtunën? 4Edhe ata heshtën. Edhe si e zuri, e shëroi, edhe e la të ikte. 5Pastaj u përgjigj e u tha atyre: Kujt prej jush, po t’i bjerë i biri a kau në pus, nuk e nxjerr menjëherë ditën e shtunë? 6Edhe ata nuk mundën t’i përgjigjeshin për këto.

7Edhe atyre që ishin ftuar u thoshte një paravoli, - sepse vinte re si zgjidhnin vendet e para,- duke u thënë atyre: 8Kur të ftohesh nga ndonjë në dasmë, mos u ul në krye të tryezës, se mos është ftuar prej atij ndonjë tjetër më i nderuar se ti, 9edhe vjen ai që të ka ftuar ty dhe atë, e të thotë: Lëri vendin këtij. Dhe atëherë me turp do të nisësh të rrish vendin e fundit. 10Po kur të ftohesh, shko e ulu në vendin e fundit, që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të të thotë: Mik, ngjitu më sipër. Atëherë do të jetë lavdim për ty përpara atyre që rrinë në tryezë bashkë me ty. 11Sepse kushdo që ngre lart veten e tij, do të përulet, dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart.

12I thoshte edhe atij që e kishte ftuar: Kur të bësh drekë a darkë, mos thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as njerëzit e tu, as fqinjë të pasur; se mos të thërresin edhe ata, edhe lahen me ty. 13Po kur të bësh gosti, thirr të varfër, të gjymtuar, të çalë, të verbër. 14Edhe do të jesh i lumtur, sepse ata nuk kanë të ta shpërblejnë; edhe do të të shpërblehet në ngjalljen e të drejtëve.

15Edhe një nga ata që kishin ndenjur bashkë në tryezë, kur dëgjoi këto fjalë, i tha: Lum ai që të hajë drekë në mbretërinë e Perëndisë. 16Edhe ai i tha atij:

Një njeri bëri një darkë të madhe dhe ftoi shumë. 17Edhe në kohën e darkës dërgoi shërbëtorin e tij që t’u thoshte të ftuarve. Ejani, se tani të gjitha janë gati. 18Edhe të gjithë si të ishin në një mendje nisën të hiqeshin mënjanë. I pari i tha: Bleva një arë dhe kam nevojë të dal e ta shoh; të lutem të më ndjesh. 19Edhe një tjetër tha: Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më ndjesh. 20Edhe një tjetër tha: Mora grua dhe prandaj nuk mund të vij. 21Edhe ai shërbëtori erdhi dhe ia tregoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërua, e i tha shërbëtorit të tij: Dil shpejt nëpër rrugët e nëpër udhët e qytetit, edhe fut këtu brenda të varfërit e të gjymtuarit, edhe të çalët e të verbërit. 22Edhe shërbëtori tha: Zot, u bë siç urdhërove, po ende ka vend. 23Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Dil nëpër udhët e nëpër gardhet dhe shtrëngoi të hyjnë, që të mbushet shtëpia ime. 24Sepse po ju them juve, se asnjë nga ata njerëzit që qenë ftuar nuk do të shijojë darkën time.

25Edhe turma të shumta shkonin bashkë me të; edhe ai u kthye e u tha atyre: 26Në ardhtë ndonjë tek unë dhe nuk urren të atin e të ëmën e gruan e djemtë e vëllezërit e motrat, po edhe jetën e tij, nuk mund të jetë nxënësi im. 27Edhe ai që nuk mban kryqin e tij e s’vjen pas meje nuk mund të jetë nxënësi im. 28Sepse, cili prej jush do që të ndërtojë një pirg, edhe nuk rri më përpara të llogarisë shpenzimin, nëse i ka ato që duhen për ta mbaruar? 29Se mos, si të hedhë themelin e të mos mundë ta mbarojë, gjithë ata që e shohin zënë të qeshin me të, 30duke thënë se: Ky njeri nisi të ndërtojë, edhe nuk mundi të mbarojë. 31Apo cili mbret, që shkon të luftojë me një mbret tjetër, nuk rri më parë dhe nuk mendohet në është i fortë me dhjetë mijë veta t’i dalë përpara atij që vjen kundër tij me njëzet mijë? 32Se përndryshe, ndërsa ai është ende larg, nis dërgatë e kërkon paqe. 33Kështu pra, gjithësecili prej jush që nuk mohon gjithë sa ka, nuk mund të jetë nxënësi im.

34Kripa është e mirë; po në u prishtë kripa, me se do të ndreqet? 35Nuk është e përshtatshme as për dhé as për pleh; por e hedhin jashtë. Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Kreu 15

dhe gjithë tagrambledhësit e mëkatarët i afroheshin, që ta dëgjonin. 2Edhe Farisenjtë e shkruesit murmurisnin, duke thënë se ky pret mëkatarë dhe ha bashkë me ta. 3Edhe ai u tha atyre këtë paravoli, duke thënë:

4Cili njeri prej jush, në pastë njëqind dhen, dhe të humbë një prej tyre, nuk lë të nëntëdhjetenëntat në shkretëtirë, dhe nuk shkon të kërkojë të humburën, deri sa ta gjejë? 5Edhe si ta gjejë, e vë mbi supet e tij duke u gëzuar. 6Edhe kur vjen në shtëpi, thërret miqtë dhe fqinjët, e u thotë atyre: Gëzohuni bashkë me mua, se gjeta delen time të humbur. 7Po ju them juve, se kështu do të jetë më tepër gëzim në qiell për një mëkatar që pendohet, se për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, të cilët s’kanë nevojë për pendim.

8Apo cila grua që ka dhjetë dhrahmi, në i humbtë një dhrahmi, nuk ndez kandilin dhe nuk fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes, deri sa ta gjejë? 9Edhe si ta gjejë, thërret mikeshat e fqinjat, duke thënë: Gëzohuni bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba. 10Kështu, po ju them juve, bëhet gëzim përpara engjëjve të Perëndisë për një mëkatar që pendohet.

11Përsëri tha:

Një njeri kishte dy bij. 12Edhe më i vogli nga ata i tha të atit: Atë, jepmë pjesën e pasurisë që më takon. Edhe ai ua ndau pasurinë. 13Edhe pas pak ditësh më i vogli i mblodhi të gjitha, e mërgoi në një vend të largët; edhe atje shpërndau pasurinë e tij duke shkuar jetë në shthurje. 14Edhe si i prishi ai të gjitha, u bë një zi e madhe në atë vend, edhe ai filloi të mos kishte. 15Atëherë shkoi e u ngjit pas një qytetari të atij vendi, dhe ky e dërgoi në arat e tij të kulloste derra. 16Edhe dëshironte të mbushte barkun e tij me lendet që hanin derrat; po askush nuk i jepte. 17Edhe si erdhi në vete, tha: Sa mëditësve të tim eti u tepron bukë, ndërsa unë po humbas nga uria! 18Do të ngrihem e do të shkoj tek im atë, dhe do t’i them: O atë, mëkatova në qiell dhe përpara teje, 19edhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt. Më bëj si një nga mëditësit e tu. 20Edhe u ngrit e erdhi tek i ati. Edhe kur ai ishte ende larg, i ati e pa edhe pati dhembshuri, edhe u sul dhe iu hodh në qafë atë, edhe e puthi fort. 21Edhe i biri i tha: O atë, mëkatova në qiell dhe përpara teje, dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt. 22Po i ati u tha shërbëtorëve të tij: Nxirrni stolinë e parë dhe vishjani, edhe i vini unazë në dorën e tij dhe sandale në këmbët. 23Edhe sillni viçin e ushqyer dhe thereni, edhe le të hamë e të dëfrehemi. 24Sepse ky biri im qe i vdekur, e u ngjall përsëri; edhe qe i humbur, e u gjet. Edhe zunë të dëfreheshin. 25Edhe djali më i madh ishte në arë; edhe si erdhi afër shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. 26Edhe thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeste: Ç’janë këto. 27Edhe ai i tha se ka ardhur yt vëlla, edhe yt atë theri viçin e ushqyer, sepse i erdhi shëndoshë. 28Edhe ai u zemërua dhe nuk donte të hynte brenda. I ati pra, doli e i lutej. 29Edhe ai u përgjigj e i tha të atit: Ja tek po të shërbej kaq vjet, edhe kurrë nuk e shpërfilla urdhërin tënd; edhe kurrë nuk më dhe një kec, që të dëfrej bashkë me miqtë e mi. 30Po kur erdhi ky yt bir që hëngri pasurinë bashkë me të përdalat, i there viçin e ushqyer. 31Edhe ai i tha: O djalë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miat janë të tuat. 32Dhe duhej të dëfreheshim e të ngazëlloheshim, sepse ky yt vëlla qe i vdekur, e u ngjall përsëri; edhe qe i humbur, e u gjet.

Kreu 16

thoshte edhe nxënësve të tij:

Ishte një njeri i pasur që kishte një kujdestar, edhe i folën keq për të, se shpërdoronte pasurinë e tij. 2Edhe ai e thirri e i tha: Ç’është kjo që dëgjoj për ty? Jep llogarinë e kujdestarisë sate; sepse nuk mund të jesh më kujdestari im. 3Atëherë kujdestari tha me veten e tij: Ç’të bëj, se im zot po më heq kujdestarinë? Të gërmoj nuk mundem, të lyp kam turp. 4E mendova çfarë të bëj, që të më presin nëpër shtëpitë e tyre, kur të largohem nga kujdestaria. 5Edhe thirri pranë një nga një huamarrësit e të zot, e i thoshte të parit: Sa i detyrohesh tim zoti? Edhe ai i tha: Njëqind bucela vaji. 6Edhe ai i tha: Merr shkresën tënde dhe rri e shkruaj shpejt pesëdhjetë. 7Pastaj i tha një tjetri: Po ti sa idetyrohesh? Edhe ai i tha: Njëqind masa gruri. Edhe i thotë atij: Merr shkresën tënde, dhe shkruaj tetëdhjetë. 8Edhe i zoti e lavdëroi kujdestarin e padrejtësisë, sepse punoi me mend; se bijtë e kësaj jete janë më të mençur në brezin e tyre, sesa bijtë e dritës.

9Edhe unë po ju them juve: Bëni miq për veten tuaj nga mamonai i padrejtësisë, që t’ju presin ju në tendat e përjetshme, kur të ikni së këtejmi. 10Ai që është besnik mbi të paktën, është besnik edhe mbi të shumtën. Edhe ai që është i padrejtë mbi të paktën është i padrejtë edhe mbi të shumtën. 11Në qoftë pra se s’u bëtë besnikë mbi mamonain e padrejtë, kush do t’ju besojë juve pasurinë e vërtetë? 12Edhe në qoftë se nuk u bëtë besnikë mbi gjënë e huaj, kush do t’ju japë juve tuajën? 13Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose njërin do ta urrejë dhe tjetrin do ta dojë, ose pas njërit do të ngjitet dhe tjetrin do ta shpërfillë. Nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonait.

14Edhe Farisenjtë që ishin argjenddashës, i dëgjonin të gjitha këto, dhe e përqeshnin.

15Edhe u tha atyre: Ju jeni ata që nxirrni veten tuaj të drejtë përpara njerëzve, po Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që është e lartë për njerëzit, neveri është përpara Perëndisë. 16Ligji dhe profetët kanë qenë deri te Joani; që nga atëherë jepet lajmi i mirë për mbretërinë e Perëndisë, dhe gjithësecili përpiqet të hyjë në të. 17Edhe më lehtë është qielli e dheu të shkojnë, se të bjerë një pikë nga ligji. 18Kushdo që lë gruan e tij dhe martohet me tjetër, shkel kurorën; edhe kushdo që martohet me grua të lënë prej burrit, shkel kurorën.

19Edhe ishte një njeri i pasur, edhe vishej me purpur e me li të çmueshëm, duke dëfryer përditë me ndriçim. 20Ishte dhe një i varfër që e kishte emrin Llazar, i cili dergjej pranë portës së atij plot me plagë, 21edhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e të pasurit; por edhe qentë vinin e lëpinin plagët e tij. 22Edhe ndodhi që i varfëri vdiq dhe u pru nga engjëjt në gjirin e Abrahamit. Dhe vdiq edhe i pasuri dhe u varros. 23Edhe në had, ku ishte në mundime, ngriti sytë e tij e sheh Abrahamin së largu, edhe Llazarin në gjirin e atij. 24Edhe ai thërriti e tha: O atë Abraham, përdëllemë, dhe dërgo Llazarin, që të lyejë majën e gishtit të tij në ujë, edhe të më ftohë gjuhën; sepse po mundohem në këtë flakë. 25Po Abrahami i tha: O djalë, kujtohu, se ti i more gjithë të mirat e tua në jetën tënde, edhe Llazari gjithashtu të këqijat; po tani ky ngushëllohet këtu, ndërsa ti mundohesh. 26Edhe mbi të gjitha këto, në mes nesh e jush është vendosur një hendek i madh, që kështu ata që duan të shkojnë së këtejmi tek ju, të mos mundin, as të andejmit të kalojnë tek ne. 27Edhe ai tha: Të lutem pra, o atë, ta dërgosh atë në shtëpinë e tim eti, 28sepse kam pesë vëllezër; që të japë dëshmi ndër ata, që të mos vijnë edhe ata në këtë vend të mundimit. 29Abrahami i thotë: Kanë Moisiun dhe profetët; le të dëgjojnë ata. 30Edhe ai tha: Jo, o atë Abraham; por në shkoftë ndonjë nga të vdekurit tek ata, do të pendohen. 31Edhe ai i tha: Në qoftë se nuk dëgjojnë Moisiun dhe profetët, as në u ngjalltë ndonjë nga të vdekurit, s’kanë për t’u bindur.

Kreu 17

dhe u thoshte nxënësve të tij: Eshtë e pamundur të mos vijnë skandalet; po mjerë ai, me anë të të cilit vijnë. 2Më mirë është për atë t’i varet një gur mulliri rreth qafës së tij dhe të hidhet në det, se të skandalizojë një nga këta të vegjlit. 3Vini re veten tuaj. Edhe në të bëftë mëkat yt vëlla, qortoje; edhe në u pendoftë, falja. 4Edhe në bëftë mëkat shtatë herë në ditë, edhe të kthehet shtatë herë në ditë tek ti e të thotë: Pendohem, t’ia falësh.

5Edhe apostujt i thanë Zotit: Na shto besimin. 6Edhe Zoti tha: Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoshit këtij mani: Shkulu, dhe mbillu në det, edhe do t’ju dëgjonte. 7Dhe cili prej jush, që ka një shërbëtor që lëron arat ose kullot dhentë, do t’i thotë këtij menjëherë, sapo të kthehet nga ara: Shko e ulu të hash? 8edhe nuk do t’i thotë: Bëj gati ç’të ha për darkë, edhe përvishu e shërbemë, deri sa të ha e të pi, edhe pastaj do të hash e do të pish ti? 9A mos ia njeh për nder atij shërbëtori, sepse bëri ato që e urdhëroi? Nuk më duket. 10Kështu edhe ju, kur të bëni gjithë sa ju janë urdhëruar, thoni se jemi shërbëtorë të pavlefshëm, sepse bëmë atë që kishim detyrë të bënim.

11Edhe ndodhi që kur ai po shkonte për në Jerusalem, kalonte përmes Samarisë e Galilesë. 12Edhe kur po hynte në një fshat, e takuan atë dhjetë burra lebrozë, të cilët qëndruan nga larg. 13Edhe ata ngritën zërin, duke thënë: Jisu, mjeshtër, përdëllena. 14Edhe kur i pa, u tha atyre: Shkoni e rrëfeni veten tuaj tek priftërinjtë. Edhe ata duke shkuar u pastruan. 15Edhe një nga ata, kur pa se u shërua, u kthye duke lavdëruar Perëndinë me zë të madh, 16edhe ra përmbys në këmbët e tij, dhe e falënderoi; edhe ai ishte samaritan. 17Edhe Jisui u përgjigj e tha: A nuk u pastruan që të dhjetë? Po nëntë ku janë? 18Si nuk u gjetën të tjerë të kthehen që t’i japin lavdi Perëndisë, veç këtij të huaji? 19Edhe i tha: Ngrihu, e shko; besimi yt të shpëtoi.

20Edhe kur u pyet nga Farisenjtë se kur vjen mbretëria e Perëndisë, iu përgjigj atyre e tha: Mbretëria e Perëndisë nuk vjen me të dukur. 21As nuk kanë për të thënë: Ja këtu, ose: Ja atje; sepse ja mbretëria e Perëndisë tek është në mes jush.

22Edhe u tha nxënësve: Do të vijnë ditë, kur do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut; edhe nuk do t’i shihni. 23Edhe do t’ju thonë juve: Ja këtu, ja atje; mos shkoni, as mos i ndiqni pas. 24Sepse si vetëtima që vetëtin prej njërës anë nën qiell, ndrit deri në anën tjetër nën qiell, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij. 25Po më përpara ai duhet të pësojë shumë, edhe të shpërfillet prej këtij brezi. 26Edhe siç u bë në ditët e Noes, kështu do të jetë në ditët e të Birit të njeriut. 27Hanin, pinin, martoheshin, martonin, deri në atë ditë që hyri Noeja në arkë. Dhe erdhi përmbytja dhe i humbi të gjithë. 28Kështu siç u bë edhe në ditët e Lotit; hanin, pinin, blinin, shisnin, mbillnin, ndërtonin. 29Edhe ditën që doli Loti nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i humbi të gjithë. 30Kështu do të jetë në ditën që do të shfaqet i Biri i njeriut. 31Në atë ditë kush të gjendet në dhomë, edhe enët e tij brenda në shtëpi le të mos zbresë t’i ngrerë; dhe ai që të gjendet në arë, gjithashtu le të mos kthehet prapa. 32Kujtoni gruan e Lotit. 33Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e tij, do ta humbë; edhe ai që ta humbë, do ta ruajë. 34Po ju them juve, atë natë do të jenë dy veta mbi një shtrat; njëri do të merret, e tjetri do të lihet. 35Dy gra do të jenë duke bluar bashkë; njëra do të merret, e tjetra do të lihet. 36Dy do të jenë në arë; njëri do të merret, e tjetri do të lihet.

37Edhe ata u përgjigjën e i thonë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyre: Ku është trupi, atje do të mblidhen shqiponjat.

Kreu 18

thoshte atyre edhe një paravoli, që t’u tregonte se duhet të luten gjithnjë dhe të mos lodhen, 2duke thënë:

Në një qytet ishte një gjykatës, i cili s’e kishte frikë Perëndinë dhe s’kishte turp nga njeri. 3Ishte edhe një e ve në atë qytet, dhe vinte tek ai, duke thënë: Jepmë të drejtën ndaj ndërgjyqësit tim. 4Edhe ai për njëfarë kohe nuk donte; po pastaj tha me vete: Ndonëse s’e kam frikë Perëndinë, dhe s’kam turp nga njeri, 5meqë kjo e ve më bëhet barrë, le t’ia jap të drejtën, që të mos vijë gjithnjë e të më shqetësojë.

6Edhe Zoti tha: Dëgjuat ç’thotë gjykatësi i padrejtësisë. 7Po Perëndia, a nuk do t’u japë të drejtën të zgjedhurve të tij që e thërresin atë ditë e natë, edhe pse vonon? 8 Ju them juve, se do t’ua japë atyre të drejtën për së shpejti. Po kur të vijë i Biri i njeriut, vallë, a do ta gjejë besimin mbi dhe?

9Edhe disave nga ata që besonin në veten e tyre se janë të drejtë, edhe përçmonin të tjerët, u tha këtë paravoli:

10Dy njerëz u ngjitën në tempull që të faleshin; njëri ishte Farise dhe tjetri tagrambledhës. 11Fariseu qëndroi e lutej me veten e tij, duke thënë: O Perëndi, të falënderoj, se nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, ose edhe si ky tagrambledhës. 12Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën nga gjithë ç’kam. 13Edhe tagrambledhësi kishte ndenjur larg e nuk donte as sytë të ngrinte përpjetë në qiell, po rrihte krahërorin e tij duke thënë: O Perëndi, mëshiromë mua mëkatarin. 14Ju them juve, ky zbriti në shtëpinë e tij i drejtësuar dhe jo ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij, do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart.

15Edhe i prunë atij edhe foshnjat që t’i prekte; edhe nxënësit kur i panë, i qortuan. 16Por Jisui, si i thirri pranë, tha: Lërini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni; sepse e të këtillëve është mbretëria e Perëndisë. 17Me të vërtetë po ju them juve, ai që nuk do të presë mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të.

18Edhe një i parë e pyeti, duke thënë: Mësues i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetë të përjetshme? 19Edhe Jisui i tha: Ç’më thua i mirë? Asnjë nuk është i mirë, përveçse një, Perëndia. 20Ti i di urdhërimet: “Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos jep dëshmi të rreme. Ndero atin tënd dhe nënën tënde”. 21Edhe ai tha: Të gjitha këto i kam ruajtur që në rininë time. 22Edhe Jisui, kur dëgjoi këto, i tha: Një gjë të mungon ende, shit gjithë ç’ke dhe ndajua të varfërve, edhe do të kesh thesar në qiell; edhe eja, e ndiqmë pas. 23Por ai, kur dëgjoi këto, u hidhërua; sepse ishte fort i pasur.

24Edhe Jisui, kur pa se u hidhërua, tha: Sa me vështirësi do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që kanë para! 25Sepse më lehtë është të hyjë gamilja nëpër vrimën e gjilpërës, se një i pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. 26Edhe ata që dëgjuan thanë: E kush mund të shpëtojë? 27Edhe ai tha: Të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë.

28Edhe Pjetri tha: Ja ne tek lamë gjithçka dhe të erdhëm pas. 29Edhe ai u tha atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se nuk ka asnjë që la shtëpi, a prindër, a vëllezër, a grua, a djem, për hir të mbretërisë së Perëndisë, 30i cili të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në jetën që vjen jetë të përjetshme.

31Edhe mori mënjanë të dymbëdhjetët e u tha atyre: Ja tek po ngjitemi në Jerusalem, edhe do të përmbushen gjithë sa janë shkruar me anë të profetëve për Birin e njeriut. 32Sepse do t’u dorëzohet kombeve e do të përqeshet e do të shahet e do të pështyhet, 33edhe si ta fshikullojnë, do ta vrasin; dhe të tretën ditë do të ngjallet. 34Po ata nuk morën vesh asgjë nga këto; edhe kjo fjalë ishte e fshehur nga ata, dhe nuk i merrnin vesh ato që thuheshin.

35Edhe ndodhi që kur ai po afrohej në Jeriko, një i verbër po rrinte pranë udhës duke lypur, 36edhe kur dëgjoi turmën që po kalonte, pyeste se ç’po ndodhte. 37Edhe i treguan se po shkon Jisu Nazaretasi. 38Edhe ai thirri duke thënë: Jisu, bir i Davidit, përdëllemë. 39Edhe ata që shkonin përpara e qortonin që të pushojë; po ai shumë më tepër thërriste: Bir i Davidit, përdëllemë.

40Edhe Jisui qëndroi, edhe urdhëroi ta sjellin tek ai; edhe ai, si u afrua, e pyeti, 41duke thënë: Ç’do që të të bëj? Edhe ai tha: Zot, të shoh përsëri. 42Edhe Jisui i tha: Shih përsëri; besimi yt të shpëtoi. 43Edhe menjëherë pa përsëri, edhe e ndiqte pas duke lavdëruar Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdi Perëndisë.

Kreu 19

dhe Jisui hyri e shkonte nëpër Jeriko.

2Edhe ja një njeri i quajtur me emrin Zakhe, i cili ishte kryetagrambledhës. Dhe ky ishte i pasur. 3Edhe kërkonte të shihte Jisuin se cili është; po nuk mundej nga turma, sepse ishte i vogël në shtat. 4Edhe u sul përpara e hipi mbi një man që ta shihte, sepse nga ajo udhë do të shkonte. 5Edhe Jisui, si erdhi në atë vend, ngriti sytë dhe e pa atë, edhe i tha: Zakhe, zbrit shpejt; sepse sot unë duhet të qëndroj në shtëpinë tënde. 6Edhe zbriti shpejt dhe e priti me gëzim.

7Edhe të gjithë, kur panë, murmurisnin, duke thënë se hyri të rrijë te një njeri mëkatar.

8Edhe Zakheu qëndroi e i tha Zotit: Ja, o Zot, gjysmën e pasurisë sime tek po ua jap të varfërve, edhe në i kam marrë gjë njeriu me mashtrim, ia kthej katërfish. 9Edhe Jisui i tha se sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit. 10Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë e të shpëtojë të humburën.

11Edhe kur ata dëgjonin këto, Jisui shtoi e tha një paravoli, sepse ishte afër Jerusalemit, edhe ata pandehnin se menjëherë do të shfaqej mbretëria e Perëndisë. 12Tha pra:

Një njeri i fisëm shkoi në një vend të largët për të marrë një mbretëri për veten e tij, e të kthehet. 13Edhe thirri dhjetë shërbëtorë të tij, e u dha dhjetë mna, edhe u tha: Bëni tregëti me këto deri sa të vij. 14Po qytetarët e tij e urrenin dhe nisën një dërgatë pas atij, duke thënë: Nuk e duam këtë të mbretërojë mbi ne. 15Edhe si mori mbretërinë u kthye prapë, edhe tha të thirren tek ai ata shërbëtorët, të cilëve u pati dhënë argjendin, për të marrë vesh ç’kishte fituar gjithësecili. 16Edhe erdhi i pari, duke thënë: Zot, mnaja jote fitoi dhjetë mna. 17Edhe ai i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë; meqenëse u bëre besnik në të paktën, ki pushtet përmbi dhjetë qytete. 18Edhe erdhi i dyti, duke thënë: Zot, mnaja jote bëri pesë mna. 19I tha edhe këtij: Edhe ti bëhu zot përmbi pesë qytete. 20Erdhi edhe tjetri, duke thënë: Zot, ja mnaja jote, të cilën e pata ruajtur në një shami, 21sepse të pata frikë se je njeri i rreptë; merr atë që s’ke vënë, edhe korr atë që s’ke mbjellë, edhe mbledh atje ku nuk ke shpërndarë. 22I thotë: Prej gojës tënde kam për të të gjykuar, shërbëtor i lig. Ti e dije se unë jam njeri i rreptë, dhe marr atë që s’kam vënë, edhe korr atë që s’kam mbjellë, edhe mbledh atje ku nuk kam shpërndarë. 23Përse pra nuk e dhe argjendin tim në bankë, që, kur të vija unë, ta merrja bashkë me kamatën? 24Atëherë u tha të pranishmëve: Merrni mnanë prej tij dhe jepjani atij që ka të dhjetë mnatë. 25 Edhe ata i thanë: Zot, ai ka dhjetë mna. 26Sepse po ju them juve, se kujtdo që ka do t’i jepet; edhe prej atij që s’ka, edhe ajo që ka do të merret prej tij. 27Por ata armiqtë e mi që s’më deshën të mbretëroj mbi ta, sillini këtu, edhe therini ata përpara meje.

28Edhe si tha këto, shkonte përpara, duke u ngjitur në Jerusalem.

29Edhe si u afrua në Betfagji e në Betani, pranë malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga nxënësit e tij, 30duke thënë: Shkoni në fshatin e përtejmë, në të cilin kur të hyni, do të gjeni një pulisht lidhur, mbi të cilin s’ka hipur asnjeri deri tani; zgjidheni dhe silleni. 31Edhe nëse ju pyet ju ndonjë: Përse e zgjidhni? Kështu t’i thoni, se Zoti ka nevojë për të.

32Edhe si shkuan të dërguarit, gjetën pulishtin që qëndronte siç u tha atyre. 33Edhe kur ata po zgjidhnin pulishtin, të zotët e tij u thanë atyre: Përse e zgjidhni pulishtin? 34Edhe ata u thanë se Zoti ka nevojë për të. 35Edhe e prunë te Jisui. Edhe si hodhën rrobat e tyre mbi pulishtin, hipën Jisuin mbi të. 36Edhe tek po shkonte, turmat shtronin rrobat e tyre udhës.

37Edhe kur u afrua ai tashmë në të zbritur të Malit të Ullinjve, gjithë grumbulli i nxënësve zunë të gëzoheshin e të lavdëronin Perëndinë me zë të madh për gjithë çuditë që panë, 38duke thënë: I bekuar mbreti që vjen në emrin e Zotit; paqe në qiell, edhe lavdi në më të lartat.

39Edhe disa Farisenj prej turmës i thanë: Mësues, qorto nxënësit e tu. 40Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: Po ju them juve, se në pushofshin këta, gurët do të thërresin.

41Edhe kur u afrua dhe pa qytetin, qau për atë, 42duke thënë se: Sikur të dije edhe ti, qoftë edhe në këtë ditë tënden, ato që janë për paqen tënde! Po tani u fsheh prej syve të tu, 43sepse kanë për të ardhur ditë për ty, edhe armiqtë e tu kanë për të bërë hendek rreth teje, edhe kanë për të të rrethuar, edhe kanë për të të shtrënguar nga të gjitha anët. 44Edhe kanë për të të përplasur përtokë ty dhe fëmijët e tu brenda teje, dhe nuk kanë për të lënë tek ti gur mbi gur; sepse nuk njohe kohën e ardhjes së Perëndisë tek ti.

45Edhe si hyri në tempull, zuri t’i nxirrte jashtë ata që shitnin e blinin në të, 46duke u thënë atyre: Eshtë shkruar se “Shtëpia ime është shtëpi lutjeje”; por ju e bëtë “shpellë kusarësh”.

47Edhe ishte duke mësuar përditë në tempull; edhe kryepriftërinjtë e shkruesit dhe të parët e popullit kërkonin ta vritnin; 48po nuk gjenin se ç’t’i bënin, sepse gjithë populli ishte varur pas tij duke e dëgjuar.

Kreu 20

dhe ndodhi që në një nga ato ditë, ndërsa ai mësonte popullin në tempull, edhe jepte lajmin e mirë, kryepriftërinjtë e shkruesit bashkë me pleqtë erdhën befas, 2e i folën, duke thënë, Na thuaj, me ç’pushtet i bën këto? Ose cili është ai që të ka dhënë këtë pushtet? 3Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: Edhe unë do t’ju pyes ju një fjalë, edhe më thoni: 4Pagëzimi i Joanit prej qielli ishte a prej njerëzish? 5Dhe ata mendoheshin me veten e tyre duke thënë se, në thënçim: Prej qielli, do të thotë: Pse s’i besuat pra? 6Po në thënçim: Prej njerëzish, gjithë populli do të na qëllojë me gurë, sepse është i bindur që Joani është profet. 7Edhe u përgjigjën se nuk e dinë nga është. 8Edhe Jisui u tha atyre: As unë nuk ju them me çfarë pushteti i bëj këto.

9Edhe zuri t’i thoshte popullit këtë paravoli: Një njeri mbolli një vresht, edhe e pajtoi ndër bujq, edhe mërgoi për shumë kohë. 10Edhe kur erdhi koha dërgoi një shërbëtor te bujqit, që t’i jepnin prej frytit të vreshtit; po bujqit si e rrahën, e dërguan duarbosh. 11Edhe përsëri u dërgoi një tjetër shërbëtor; po ata edhe atë si e rrahën dhe e poshtëruan, e dërguan duarbosh. 12Edhe përsëri dërgoi një të tretë; por ata edhe këtë, si e plagosën, e nxorën jashtë. 13Edhe i zoti i vreshtit tha: Ç’të bëj? Do të dërgoj birin tim të dashur; mbase kur të shohin këtë, do të kenë turp. 14Po bujqit kur e panë, mendoheshin me vete duke thënë: Ky është trashëgimtari. Ejani, le ta vrasim, që të na mbetet trashëgimi. 15Edhe si e nxorën jashtë vreshtit, e vranë. Ç’do t’u bëjë pra atyre i zoti i vreshtit? 16Do të vijë e do t’i shfarosë këta bujq, edhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.

17Po ata kur dëgjuan, thanë: Mos u bëftë! Edhe ai hodhi sytë mbi ata e tha: Ç’është pra kjo që është shkruar: “Guri, që flakën tej ndërtuesit, ky u bë Kreu i qoshes”? 18Edhe ai që të bjerë mbi këtë gur, do të copëtohet; edhe mbi atë që të bjerë do ta dërrmojë.

19Edhe kryepriftërinjtë e shkruesit kërkuan të vënë duart mbi të në atë orë; po patën frikë nga populli; sepse e morën vesh se për ata i tha paravolitë. 20Edhe duke e ruajtur atë për së afërmi, dërguan përgjues, të cilët shtiheshin se janë të drejtë, me qëllim që ta zinin prej fjale, që t’ia dorëzonin autoritetit dhe pushtetit të qeveritarit.

21Edhe e pyetën, duke thënë: Mësues, e dimë se flet e mëson drejt dhe nuk i mban anë njeriu, por me të vërtetë mëson udhën e Perëndisë. 22A lejohet t’i japim ne Cezarit taksë, apo jo? 21Edhe ai, si kuptoi dinakërinë e tyre, u tha: Përse më ngitni? 24Tregomëni një dinar. Të kujt e ka fytyrën e mbishkrimin? Edhe ata u përgjigjën e thanë: Të Cezarit. 25Edhe ai u tha atyre: Jepini pra Cezarit ato që janë të Cezarit, dhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë. 26Edhe nuk mundën ta zinin prej fjale përpara popullit; edhe u çuditën për përgjigjen e tij, edhe heshtën.

27U afruan edhe disa prej Saduqenjve, të cilët thonë se nuk ka ngjallje, edhe e pyetën, 28duke thënë: Moisiu na ka shkruar: Në i vdektë ndonjërit vëllai që ka grua, edhe ky të vdesë pa lënë fëmijë, i vëllai i tij të marrë gruan, edhe të ngjallë farë për të vëllain e tij. 29Ishin pra shtatë vëllezër; dhe i pari mori grua e vdiq pa fëmijë. 30Dhe i dyti mori gruan; dhe ky vdiq pa fëmijë. 31Edhe i treti gjithashtu e mori atë; edhe gjithashtu edhe të shtatët; edhe nuk lanë fëmijë, edhe vdiqën. 32Edhe pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 33Në ngjallje, pra, grua e kujt nga ata do të jetë? Sepse të shtatët e patën atë grua. 34Po Jisui u përgjigj e u tha atyre: Të bijtë e kësaj jete martohen e martojnë. 35Ndërsa ata që u bënë të denjë të arrijnë atë jetë dhe ngjalljen prej së vdekurish as martohen, as martojnë, 36sepse as të vdesin nuk mundin më; sepse janë të barabartë me engjëjt; dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ngjalljes. 37Dhe se ngjallen të vdekurit, edhe Moisiu e zbuloi tek ferra, kur thotë: Zotin Perëndinë e Abrahamit dhe Perëndinë e Isaakut dhe Perëndinë e Jakovit. 38Edhe Perëndia nuk është Perëndi të vdekurish, por të gjallësh; sepse të gjithë rrojnë në të. 39Edhe disa nga shkruesit u përgjigjën e thanë: 40Mësues, mirë the. Edhe nuk guxonin më ta pyetnin për asgjë.

41Edhe ai u tha atyre: Si thonë, se Krishti është bir i Davidit? 42Edhe Davidi vetë thotë në librin e Psalmeve: “I tha Zoti Zotit tim, rri në të djathtën time, 43deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbëse të këmbëve të tua”. 44Davidi pra e quan atë Zot, dhe si është i biri i tij? 45Edhe tek po dëgjonte gjithë populli, u tha nxënësve të tij: 46Ruhuni nga shkruesit që duan të ecin të stolisur, edhe duan përshëndetje nëpër tregjet, edhe vendet e para nëpër sinagogat, dhe vendet e para nëpër darkat; 47të cilët gllabërojnë shtëpitë e të vejave, me shkakun e rremë se luten gjatë; këta do të marrin më tepër dënim.

Kreu 21

dhe hodhi sytë e pa të pasurit që hidhnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit. 2Pa edhe një të ve të varfër duke hedhur atje dy të imëta. 3Edhe tha: Me të vërtetë po ju them juve, se kjo e ve e varfër, hodhi më shumë se të gjithë. 4Sepse gjithë këta hodhën në dhuratat e Perëndisë prej tepricës së tyre, ndërsa kjo prej të mangëtës së saj hodhi gjithë pasurinë e vet që pati.

5Edhe ndërsa disa po flisnin për tempullin se është i stolisur me gurë të bukur e me dhurata, tha: 6Këto që shikoni, do të vijnë ditë, në të cilat nuk do të mbetet gur mbi gur, që të mos rrëzohet.

7Edhe e pyetën, duke thënë: Mësues, kur pra do të bëhen këto? Edhe cila do të jetë shenja, kur do të bëhen këto?

8Edhe ai tha: Shikoni të mos gënjeheni; sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim, duke thënë se unë jam; edhe se koha u afrua. Mos shkoni, pra, prapa atyre. 9Edhe kur të dëgjoni luftra e trazira, mos u frikësoni; sepse këto duhet të bëhen më parë; po nuk do të jetë menjëherë fundi.

10Atëherë u thoshte atyre: Do të ngrihet komb kundër kombi, edhe mbretëri kundër mbretërie, 11edhe do të bëhen tërmete të mëdha në vende të ndryshme, edhe zi buke e murtaja, edhe do të ketë gjëra të frikshme e shenja të mëdha prej qiellit.

12Po para gjithë këtyre do të vënë duart e tyre mbi ju, edhe do t’ju përndjekin e do t’ju dorëzojnë nëpër sinagoga e nëpër burgje, duke ju prurë përpara mbretërve e qeveritarëve për shkak të emrit tim. 13Edhe kjo do t’ju kthehet juve për dëshmi. 14Vini pra në zemrat tuaja këtë, të mos mendoheni më parë si do të mbroheni, 15sepse unë do t’ju jap juve gojë e urtësi, së cilës nuk do të mund t’i kundërshtojnë, as t’i rrinë kundër gjithë armiqtë tuaj. 16Dhe do të dorëzoheni edhe nga prindër e vëllezër e farefis e miq; dhe do të vrasin disa prej jush. 17Edhe do të jeni të urryer nga të gjithë për emrin tim. 18Po asnjë fije floku prej kokës suaj s’do të humbë. 19Me durimin tuaj do të fitoni shpirtrat tuaj.

20Edhe kur të shihni Jerusalemin të rrethohet prej ushtrive, atëherë dijeni se u afrua shkretimi i tij. 21Atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin nëpër male; edhe ata që do të jenë brenda në të, le të dalin jashtë, edhe ata që të jenë nëpër krahina, le të mos hyjnë brenda në të. 22Sepse ditë shpagimi janë ato, që të përmbushen gjithë të shkruarat. 23Edhe mjerë ato gra që janë me barrë e me foshnjë në gji në ato ditë, sepse do të jetë shtrëngesë e madhe mbi dhé, edhe zemërim mbi këtë popull. 24Edhe do të bien prej goje thike, edhe do të robërohen nëpër gjithë kombet; edhe Jerusalemi do të shkelet prej kombesh, deri sa të plotësohen kohët e kombeve.

25Edhe do të ketë shenja në diell e në hënë e në yjet; edhe mbi dhe shtrëngim kombeshqë nuk dinë se ç’do të bëhet, edhe do të gjëmojë deti dhe shkulmi i valës, 26njerëzve do t’u dalë shpirti nga frika e nga pritja e atyre që po vijnë mbi botë; sepse fuqitë e qiellit do të tunden. 27Dhe atëherë do të shohin të Birin e njeriut duke ardhur në re me fuqi e me lavdi të madhe. 28Edhe kur të nisin të bëhen këto, shikoni lart dhe ngrini kryet tuaj; sepse po afrohet çlirimi juaj.

29Edhe u tha atyre një paravoli: Shihni fikun dhe gjithë pemët; 30tashmë kur të çelen, duke parë vetvetiu merrni vesh se tani vera është afër. 31Kështu edhe ju, kur të shihni të bëhen këto, dijeni se mbretëria e Perëndisë është afër. 32Me të vërtetë po ju them juve, se ky brez nuk do të shkojë, deri sa të bëhen të gjitha këto. 33Qielli edhe dheu do të shkojnë, po fjalët e mia nuk do të shkojnë.

34Edhe vini re veten tuaj, se mos ndonjëherë ju rëndohen zemrat tuaja prej dehjes e prej të pirit dhe prej kujdeseve të jetës, e të vijë përmbi ju papandehur ajo ditë. 35Sepse si lak do të vijë përmbi të tërë ata që rrinë mbi faqe të gjithë dheut. 36Rrini zgjuar pra, duke u lutur në çdo kohë, që të bëheni të denjë t’u shpëtoni gjithë këtyre që do të bëhen, edhe të rrini përpara Birit të njeriut.

37Edhe ditën mësonte në tempull, kurse natën pasi dilte jashtë, rrinte në malin që quhet i Ullinjve. 38Edhe gjithë populli vinte që menatë tek ai në tempull për të dëgjuar atë.

Kreu 22

dhe po afrohej e kremtja e të pabrumëtave, që quhet pashkë. 2Edhe kryepriftërinjtë e shkruesit kërkonin se si ta vrisnin, sepse kishin frikë popullin.

3Edhe Satanai hyri te Juda i mbiquajtur Iskariot, i cili ishte nga numri i të dymbëdhjetëve. 4Edhe Juda shkoi e foli me kryepriftërinjtë e me kryerojet e tempullit, se si t’ua dorëzonte. 5Edhe ata u gëzuan, dhe u morën vesh t’i japin argjend. 6Edhe ai u zotua e kërkonte rast që t’ua dorëzonte pa praninë e turmës.

7Edhe erdhi dita e të pabrumëtave, në të cilën duhej të therej pashka. 8Edhe Jisui dërgoi Pjetrin dhe Joanin, duke thënë: Shkoni dhe na bëni gati pashkën, që të hamë. 9Edhe ata i thanë: Ku do ta bëjmë gati? 10Edhe ai u tha atyre: Kur të hyni ju në qytet, ja tek do t’ju takojë një njeri që mban një shtambë uji. Shkoni pas tij në shtëpinë ku të hyjë, 11edhe do t’i thoni të zotit të shtëpisë: Mësuesi të thotë ty, ku është vendi, ku do të ha pashkën bashkë me nxënësit e mi? 12Edhe ai do t’ju tregojë juve një dhomë të sipërme të madhe, të shtruar; atje bëjeni gati. 13Edhe ata si shkuan, gjetën siç u tha; edhe bënë gati pashkën.

14Edhe kur erdhi ora ndenji në tryezë, dhe të dymbëdhjetë apostujt bashkë me të. 15Edhe u tha atyre: Me dëshirë desha të ha këtë pashkë me ju, para se të pësoj. 16Sepse po ju them juve, se s’kam për të ngrënë më prej saj, deri sa të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë. 17Edhe si mori potirin, falënderoi, e tha: Merreni këtë dhe ndajeni në mes tuaj. 18Sepse po ju them juve se s’kam për të pirë prej prodhimit të hardhisë deri sa të vijë mbretëria e Perëndisë.

19Edhe si mori bukë, falënderoi, edhe e theu e ua dha atyre, duke thënë: Ky është trupi im, që jepet për ju; këtë bëjeni për kujtimin tim. 20Kështu, pasi hëngrën darkë mori edhe potirin, duke thënë: Ky potir është dhiata e re në gjakun tim, që derdhet për ju. 21Por ja dora e atij që më tradhton është bashkë me mua mbi tryezë. 22Edhe i Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, po mjerë ai njeri, me anë të të cilit tradhtohet. 23Edhe ata zunë të bisedonin në mes tyre se, vallë, cili prej atyre do të jetë ai që do ta bëjë këtë.

24U bë edhe një grindje në mes tyre, Vallë, cili prej tyre duket se është më i madh. 25Edhe ai u tha atyre: Mbretërit e kombeve zotërojnë mbi ata, dhe ata që kanë pushtet mbi ta quhen mirëbërës. 26Por ju jo kështu; po më i madhi ndër ju le të bëhet si më i vogli, dhe ai që është i parë, si ai që shërben. 27Sepse, cili është më i madh, ai që ka ndenjur në tryezë, apo ai që shërben? A nuk është ai që ka ndenjur në tryezë? Po unë jam në mes tuaj si ai që shërben. 28Edhe ju jeni ata që keni qëndruar bashkë me mua në ngasjet e mia. 29Dhe unë ju jap juve një mbretëri, sikurse Ati im mua, 30që të hani e të pini në tryezën time në mbretërinë time, dhe të rrini mbi frone, duke gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

31Edhe Zoti tha: Simon, Simon, ja Satanai tek ju kërkoi ju, që t’ju shoshitë si grurë. 32Por unë u luta për ty, që të mos shteret besimi yt; edhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu. 33Po ai i tha: Zot, jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje. 34Po ai tha: Pjetër, po të them ty, nuk do të këndojë gjeli sot para se të më mohosh tri herë duke thënë se nuk më njeh.

35Dhe u tha atyre: Kur ju dërgova për të predikuar pa kuletë e pa trastë e pa sandale, mos ju mungoi gjë juve? Edhe ata thanë: Asgjë. 36U tha pra atyre: Por tani, ai që ka kuletë, le ta marrë me vete; po ashtu edhe ai që ka trastë; dhe ai që nuk ka, le të shesë rrobën e tij dhe le të blejë thikë. 37Sepse po ju them juve, se edhe kjo e shkruar duhet të përmbushet në mua, se “Edhe me të paudhët u numërua”, sepse të shkruarat për mua po përfundojnë. 38Edhe ata thanë: Zot, ja këtu dy thika. Edhe ai u tha atyre: Është mjaft.

39Dhe si doli shkoi, siç e kishte zakon, në Malin e Ullinjve; edhe i shkuan pas edhe nxënësit e tij. 40Edhe si erdhi tek vendi, u tha atyre: Lutuni për të mos hyrë në ngasje.

41Edhe ai u shkëput nga ata sa një të hedhur guri, edhe si ra në gjunjë lutej, 42duke thënë: O Atë, nëse do ta largosh, këtë potir prej meje, largoje; veç jo dëshira ime, po jotja le të bëhet. 43Edhe iu shfaq një engjëll prej qielli duke i dhënë fuqi atij. 44Edhe si erdhi në agoni lutej më tepër. Edhe djersa e tij u bë si pika të mpiksura gjaku, që binin mbi dhe.

45Edhe si u ngrit nga lutja, erdhi tek nxënësit e tij, e i gjeti duke fjetur nga hidhërimi, 46e u tha atyre: Pse flini? Ngrihuni e lutuni, që të mos hyni në ngasje.

47Edhe ndërsa ai po fliste, ja turma, dhe ai që quhej Juda, një nga të dymbëdhjetët, po u paraprinte, edhe u afrua tek Jisui, që ta puthte. Sepse këtë shenjë u kishte dhënë atyre: Atë që do të puth, ai është. 48Edhe Jisui i tha: Judë, me puthje e tradhton të Birin e njeriut?

49Edhe ata që ishin rreth tij kur panë se ç’do të bëhej, i thanë: Zot, t’u biem me thikë? 50Edhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit, dhe i preu veshin e djathtë. 51Po Jisui u përgjigj e tha: Lëreni deri këtu; edhe preku veshin e atij dhe e shëroi.

52Edhe Jisui u tha kryepriftërinjve e kryerojeve të tempullit e pleqve që kishin ardhur kundër tij: Si mbi kusar keni dalë me thikë e me dru? 53Unë përditë isha me ju në tempull, edhe nuk shtritë duart mbi mua. Po kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës.

54Edhe si e kapën, e çuan dhe e futën në shtëpinë e kryepriftit. Edhe Pjetri i vinte pas për së largu.

55Edhe si ndezën ata zjarr në mes të oborrit dhe ndenjën bashkë, rrinte edhe Pjetri në mes tyre. 56Edhe një shërbëtore, kur e pa atë duke ndenjur kundrejt dritës, e duke vështruar  mbi të, tha: Edhe ky ishte bashkë me atë. 57Po ai e mohoi, duke thënë: O grua, nuk e njoh. 58Edhe pas pak e pa atë një tjetër dhe tha: Edhe ti je prej atyre. Po Pjetri tha: O njeri, nuk jam. 59Edhe pasi shkoi rreth një orë, një tjetër ngulmonte, duke thënë: Me të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të; sepse është edhe galileas. 60Po Pjetri tha: O njeri, nuk di ç’thua. Edhe përnjëherë, ndërsa ai ishte ende duke folur, këndoi gjeli. 61Edhe Zoti u kthye e vështroi Pjetrin; dhe Pjetrit i ra ndër mend fjala e Zotit që i pati thënë se para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë. 62Edhe Pjetri doli jashtë dhe qau hidhur.

63Edhe ata burrat që mbanin Jisuin, e përqeshnin dhe e rrihnin. 64Edhe duke i mbuluar kryet, i binin faqes dhe e pyetnin duke thënë: Profetizo, cili është ai që të ra? 65Edhe shumë blasfemi të tjera i thoshin atij.

66Edhe si u bë ditë, u mblodh pleqësia e popullit dhe kryepriftërinjtë e shkruesit, edhe e prunë lart në Këshillin e tyre, duke thënë: 67Nëse je ti Krishti, na thuaj. Edhe ai u tha atyre: Nëse ju them juve, nuk do të besoni. 68Edhe nëse ju pyes, nuk do të më përgjigjeni, as nuk do të lëshoni. 69Që nga tani Biri i njeriut do të jetë duke ndenjur nga e djathta e fuqisë së Perëndisë. 70Atëherë të gjithë thanë: Ti pra je i Biri i Perëndisë? Edhe ai u tha atyre: Ju po thoni se unë jam. 71Edhe ata thanë: Ç’nevojë kemi më për dëshmi, sepse ne vetë e dëgjuam prej gojës së tij.

Kreu 23

tëherë gjithë turma e tyre u ngrit dhe e çuan tek Pilati.

2Edhe zunë ta akuzonin duke thënë se këtë e gjetëm duke trazuar kombin dhe duke e penguar t’i japë taksa Cezarit, duke thënë për veten e tij se është Krishti mbret. 3Edhe Pilati e pyeti, duke thënë: Ti je mbreti i Judenjve? Edhe ai u përgjigj e i tha: Ti po thua.

4Edhe Pilati u tha kryepriftërinjve e turmës se nuk gjej asnjë faj te ky njeri. 5Por ata më tepër ngulmonin me forcë duke thënë se trazon popullin, duke mësuar nëpër gjithë Judenë, duke nisur që nga Galilea e deri këtu. 6Edhe Pilati kur dëgjoi fjalën Galilea, pyeti në është ky njeri galileas. 7Edhe kur e mori vesh se ishte prej zotërimit të Herodit, e dërgoi tek Herodi, i cili edhe ai ishte në Jerusalem ato ditë.

8Edhe kur pa Jisuin, Herodi u gëzua shumë; se kishte mjaft kohë që donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të; dhe shpresonte të shihte të bëhej ndonjë shenjë prej tij. 9Edhe e pyeste me shumë fjalë, por ai nuk i përgjigjej fare. 10Edhe kryepriftërinjtë e shkruesit rrinin duke e akuzuar atë me ngulm. 11Edhe Herodi bashkë me ushtarët e tij e poshtëroi dhe e përqeshi, edhe i veshi një rrobë të ndritshme, edhe e dërgoi përsëri tek Pilati. 12Edhe atë ditë Pilati e Herodi u bënë miq njëri me tjetrin; sepse më përpara ishin në armiqësi në mes tyre.

13Edhe Pilati si thirri bashkë kryepriftërinjtë e të parët dhe popullin, 14u tha atyre: Më prutë këtë njeri, sikurtrazon popullin; dhe ja unë përpara jush e mora në pyetje dhe nuk gjeta te ky njeri ndonjë faj, nga sa e akuzoni atë. 15Por as Herodi. Sepse ju dërgova tek ai; dhe ja asgjë nuk ka bërë që të meritojë vdekje. 16Pasi ta mundoj pra, do ta liroj.

17Edhe ishte e nevojshme për të, t’u lironte atyre një të burgosur gjatë të kremtes. 18Po të gjithë bashkë bërtitën, duke thënë: Ngrije këtë, edhe na lësho Barabain, 19i cili ishte hedhur në burg për një kryengritje që ishte bërë në qytet dhe për vrasje.

20Përsëri pra Pilati u foli atyre se donte ta lironte Jisuin. 21Po ata thërritnin, duke thënë: Kryqëzoje, kryqëzoje. 22Edhe ai për të tretën herë u tha atyre: Pse, ç’të keqe ka bërë? Asgjë që të meritojë vdekje s’gjeta tek ai. Prandaj, pasi ta mundoj, do ta liroj. 23Po ata ngulmonin me zë të madh, duke kërkuar të kryqëzohet; edhe zërat e tyre e të kryepriftërinjve po mbizotëronin. 24Edhe Pilati vendosi të bëhet kërkesa e tyre. 25Edhe u liroi atyre Barabain që ishte hedhur në burg për kryengritje e për vrasje, të cilin e kërkonin, ndërsa Jisuin e dorëzoi në dëshirën e tyre.

26Edhe si e nxorën jashtë, zunë njëfarë Simon Cireneasi, që ishte duke ardhur nga ara, edhe vunë mbi të kryqin, që ta sillte prapa Jisuit.

27Edhe e ndiqte pas një turmë e madhe populli e grash, të cilat edhe çirreshin e vajtonin për të. 28Po Jisui u kthye e u tha atyre: Bija të Jerusalemit, mos qani për mua, po qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. 29Sepse ja tek po vijnë ditë, në të cilat do të thonë: Lum shterpat dhe barqet që nuk lindën dhe gjinjtë që nuk mëkuan. 30Atëherë do të zënë t’u thonë maleve: Bini mbi ne; edhe kodrave: Mbulonani. 31Sepse, nëse në drurin e njomë bëjnë këto, në të thatin ç’do të bëhet?

32Po silleshin edhe dy keqbërës të tjerë që të vriteshin bashkë me të.

33Edhe kur shkuan në vendin e quajtur Kafka, atje e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë, dhe tjetrin në të majtë. 34Edhe Jisui thoshte: O Atë, ndjei ata; sepse nuk dinë se ç’bëjnë.

Edhe duke ndarë rrobat e tij, hodhën short.

35Edhe populli rrinte duke e vështruar. Edhe të parët e përqeshnin bashkë me ata, duke thënë: Të tjerë shpëtoi; le të shpëtojë veten e tij, nëse është ky Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë. 36Edhe e tallnin atë edhe ushtarët, duke iu afruar e duke i dhënë atij uthull, 37dhe duke thënë: Nëse je ti mbreti i Judenjve, shpëto veten tënde.

38Edhe ishte shkruar mbi të edhe një mbishkrim me shkronja greke e latine e hebraike: Ky është mbreti i Judenjve.

39Edhe një nga ata keqbërësit e varur, e shante atë, duke thënë: Nëse je ti Krishti, shpëto veten tënde dhe ne. 40Po tjetri u përgjigj dhe e qortoi atë, duke thënë: As nga Perëndia s’ke frikë ti, edhe pse je në një dënim me të? 41Dhe ne me të drejtë jemi dënuar; sepse po marrim atë që meritojmë për sa bëmë; po ky asnjë të keqe nuk bëri. 42Pastaj i thoshte Jisuit: Kujtomë, o Zot, kur të vish në mbretërinë tënde. 43Edhe Jisui i tha: Me të vërtetë po të them, sot do të jesh bashkë me mua në parajsë.

44Edhe ishte afërsisht ora e gjashtë, dhe u bë errësirë mbi gjithë dhenë deri në orën e nëntë. 45Edhe dielli u err; dhe kurtina e tempullit u ça në mes.

46Edhe Jisui thirri me zë të madh, e tha: O Atë, në duart e tua dorëzoj shpirtin tim. Edhe si tha këto, dha shpirt.

47Edhe kryeqindësi, kur pa se çfarë u bë, lavdëroi Perëndinë, duke thënë: Me të vërtetë ky njeri paska qenë i drejtë.

48Edhe gjithë turmat që kishin ardhur bashkë për të shikuar, kur panë se çfarë u bë, ktheheshin duke rrahur krahërorët e tyre. 49Edhe rrinin për së largu gjithë të njohurit e tij, si dhe gratë që së bashku e kishin ndjekur pas nga Galilea, duke shikuar këto gjëra.

50Edhe ja një burrë që quhej Josif, i cili ishte anëtar i Këshillit, njeri i mirë e i drejtë, 51- ky nuk pati qenë në një mendje me vendimin e me veprimin e tyre, - nga Arimatea, qytet i Judenjve, i cili edhe vetë priste mbretërinë e Perëndisë. 52Ky erdhi pranë Pilatit, edhe kërkoi trupin e Jisuit. 53Edhe si e zbriti, e mbështolli me pëlhurë dhe e vuri në një varr të gdhendur në gur, ku asndonjë kurrë s’ishte vënë më parë. 54Edhe ishte ditë e premte dhe gdhihej e shtunë.

55Edhe i shkuan prapa edhe gra, të cilat kishin ardhur bashkë me të nga Galilea, edhe panë varrin dhe se si u vendos trupi i tij. 56Edhe u kthyen e bënë gati aroma dhe miro; edhe të shtunën pushuan sipas urdhërimit.

Kreu 24

dhe ditën e parë të javës, shumë herët që në agim, erdhën mbi varr, e prunë aromat, të cilat i kishin bërë gati; ishin edhe disa veta bashkë me ato. 2Edhe gjetën gurin të rrokullisur prej varrit. 3Edhe si hynë brenda, nuk e gjetën trupin e Zotit Jisu. 4Edhe ndërsa këto po vrisnin mendjen për këtë, ja tek qëndruan përpara tyre dy burra me rroba që vetëtinin. 5Edhe meqenëse ato u frikësuan, dhe ulën fytyrën në dhe, ata u thanë atyre: Pse kërkoni të gjallin ndër të vdekurit? 6Nuk është këtu, po u ngjall. Kujtohuni si ju foli juve, kur ende ishte në Galile, 7duke thënë se Biri i njeriut duhet të jepet në duar njerëzish mëkatarë dhe të kryqëzohet, dhe të tretën ditë të ngjallet. 8Edhe u ranë ndër mend atyre fjalët e tij.

9Edhe si u kthyen nga varri, lajmëruan për të gjitha këto të njëmbëdhjetët dhe gjithë të tjerët. 10Edhe ishin Maria Magdalena, dhe Joana, dhe Maria e Jakovit, dhe të tjerat bashkë me to, të cilat u thoshin apostujve këto. 11Dhe fjalët e tyre u dukën përpara atyre si fjalë pa kuptim, dhe nuk u besonin atyre.

12Edhe Pjetri u ngrit e shkoi me vrap në varr; dhe u ul e pa vetëm pëlhurat që ishin përdhe. Edhe iku duke u çuditur me veten e tij për këtë ngjarje.

13Edhe ja dy veta prej tyre ishin duke shkuar atë ditë në një fshat që quhej Emaus, që ishte gjashtëdhjetë stade larg nga Jerusalemi. 14Edhe ata flisnin në mes tyre për gjithë këto që kishin ngjarë. 15Edhe ndodhi që kur ata po flisnin e diskutonin, u afrua edhe vetë Jisui e ecte bashkë me ta. 16Po sytë e tyre mbaheshin për të mos e njohur atë.

17Edhe ai u tha atyre: Ç’janë këto fjalë që debatoni njëri me tjetrin duke ecur, dhe pse jeni të vrenjtur? 18Edhe njëri, që e kishte emrin Kleopa, u përgjigj e i tha atij: Vetëm ti qenke i huaj në Jerusalem, dhe s’paske marrë vesh se ç’janë bërë në të këto ditë? 19Edhe ai u tha atyre: Cilat? Edhe ata i thanë: Punët e Jisu Nazaretasit, i cili qe njeri profet, i fortë në punë e në fjalë përpara Perëndisë dhe gjithë popullit; 20edhe si kryepriftërinjtë e të parët tanë e dorëzuan për dënim me vdekje dhe e kryqëzuan. 21Dhe ne shpresonim se ishteai që kishtepër të çliruar Izraelin. Po me gjithë ato, sot është e treta ditë qëkurse u bënë këto. 22Por na habitën edhe disa gra prej nesh, të cilat shkuan shpejt që menatë në varr, 23edhe pasi nuk gjetën trupin e tij, erdhën duke thënë se kishin parë edhe një fanitje engjëjsh, të cilët thanë se ai rron. 24Edhe disa nga tanët shkuan në varr dhe e gjetën ashtu siç thanë edhe gratë; por atë nuk e panë. 25Atëherë ai u tha atyre: O të marrë dhe të vonuar në zemër për të besuar gjithë ato që folën profetët. 26A nuk duhej t’i pësonte këto Krishti, dhe të hynte në lavdinë e tij? 27Edhe duke zënë që nga Moisiu dhe që nga gjithë profetët, u shpjegonte atyre ato që ishin shkruar për të nëpër gjithë shkrimet.

28Edhe u afruan në fshatin ku po shkonin. Edhe ai bëri sikur kishte për të shkuar më tej. 29Po ata e shtrënguan tepër, duke thënë: Rri me ne, sepse është ndaj të ngrysur dhe dita u thye. Edhe ai hyri për të qëndruar bashkë me ta. 30Edhe si ndenji në tryezë bashkë me ata, mori bukën, e bekoi dhe e theu, edhe ua dha atyre. 31Atëherë u hapën sytë e tyre dhe e njohën; por ai humbi prej syve të atyre. 32Edhe ata i thanë njëri-tjetrit: A nuk digjej zemra jonë ndër ne, kur na fliste udhës dhe na zgjidhte shkrimet?

33Edhe u ngritën në atë orë dhe u kthyen në Jerusalem, dhe gjetën të mbledhur bashkë të njëmbëdhjetët, dhe ata që ishin tok me ata, 34të cilët thoshin se me të vërtetë Zoti u ngjall dhe iu shfaq Simonit. 35Edhe ata tregonin ç’u ngjau udhës, edhe si u njoh tek ata në thyerjen e bukës.

36Edhe ndërsa ata po flisnin këto, vetë Jisui qëndroi në mes tyre, dhe u thotë: Paqe mbi ju. 37Po ata u trembën e u frikësuan, sepse u dukej se po shihnin ndonjë frymë. 38Edhe ai u tha: Përse jeni të trazuar? Dhe përse ngrihen mendime në zemrat tuaja? 39Shihni duart e mia dhe këmbët e mia, se jam unë vetë; prekmëni dhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtra, siç më shihni mua të kem. 40Edhe si tha këtë, u tregoi duart dhe këmbët. 41Po ndërsa ata nuk besonin ende nga gëzimi dhe çuditeshin, u tha atyre: A keni gjë për të ngrënë këtu? 42Edhe ata i dhanë një copë peshk të pjekur dhe hoje mjalti. 43Edhe ai mori e hëngri përpara tyre.

44Pastaj u tha atyre: Këto janë fjalët, që ju fola juve, kur ende isha bashkë me ju, se duhet të përmbushen gjithë ato që janë shkruar në ligjin e Moisiut dhe në profetët dhe në Psalmet për mua. 45Atëherë u hapi mendjen atyre, që të kuptonin shkrimet. 46Edhe u tha atyre se kështu është shkruar, dhe kështu duhej të pësonte Krishti, edhe të ngjallej prej së vdekurish të tretën ditë, 47edhe të predikohej në emrin e tij pendim dhe ndjesë mëkatesh në gjithë kombet, duke nisur nga Jerusalemi. 48Dhe ju jeni dëshmitarë për këto. 49Edhe ja unë tek po dërgoj premtimin e Atit tim mbi ju; dhe ju rrini në qytetin e Jerusalemit, deri sa të visheni me fuqi prej së larti.

50Pastaj i nxori jashtë deri në Betani; dhe ngriti duart e tij e i bekoi. 51Edhe duke i bekuar ata ai u nda prej tyre, edhe u ngjit në qiell. 52Edhe ata si iu falën atij, u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh. 53Edhe ishin gjithnjë në tempull, duke himnuar e duke bekuar Perëndinë. Amin.

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com