Katërmbëdhjetë letra, të quajtura gjithashtu epistola, të cilat i përcaktohen apostullit Pavël, përfshihen në shkrimet e shenjta të Kishës së Dhiatës së Re. Do t'i vërejmë këto sipas rendit në të cilën ato janë vendosur në Shkrimin e Shenjtë dhe lexuar në vitin liturgjik të Kishës. 

Letra drejtuar Efesianeve

Hyrje

 Letra e Shën Pavlit drejtuar Efesianëve, Filipianëve dhe Kolosianëve janë quajtur letrat e robërisë, meqenëse ato mbahen të jenë shkruar nga apostulli prej shtëpisë ku mbahej i arrestuar në Romë, rreth vitit gjashtëdhjetë mbas Krishtit. Në disa burime të hershme, letra e Efesianëve nuk i përmban fjalët "që janë në Efes", duke i bërë disa të mendojnë për letrën si një letër e përgjithshme për të gjitha kishat. Qëllimi i Shën Pavlit në letrën e Efesianëve është të bashkëndajë inteligjencien e tij "në misterin e Krishtit" (3:4) dhe "për t'u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i Cili i krijoi të gjitha gjërat. . ." (3:9). Në pjesën e parë të letrës, Apostulli përpiqet të përshkruajë misterin. Ai përdor shumë fjalë në fjali të gjata, të mbingarkuara me mbiemra, në orvajtjen për të kryer detyrën e tij. Edhe duke mos marrë në vlerësim një linjë të rregullt, pikat kryesore të mesazhit janë të qarta. Plani i Perëndisë për Krishtin, para themelimit të botës, është "ti përmbledhë të gjitha në Krishtin, edhe ato në qiejt edhe ato në tokë" (1:10). Plani është kryer nëpërmjet kryqëzimit, ngjalljes dhe lavdërimit të Krishtit në të djathtën e Perëndisë. Frutat e planit të Perëndisë janë dhënë falas tek të gjithë njerëzit, që besojnë te Zoti, nëpërmjet dhuratës së lirë të Perëndisë, si tek judenjtë ashtu edhe tek kombet. Ato janë dhënë në Një Shpirt të Shenjtë, në Një Kishë të Krishtit, "e cila është trupi i Tij, plotësia e Atij që mbush të gjitha në të gjitha" (1:23). Në Kishën e Krishtit, me çdo pjesë të trupit të ngjitur së bashku dhe që funksionon siç duhet në harmoni dhe unitet, njeriu rritet në të vërtetë dhe dashuri "në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit" (4:12-16). Ai fiton hyrjen te Perëndia Atë me anë të Krishtit nëpër një Frymë, duke u bërë kështu "një tempull i shenjtë në Zotin... një banesë e Perëndisë" (2:18-22), "mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë" (3:19). 

    Në pjesën e dytë të letrës, Shën Pavli sqaron ngatërresat e "misterit të madh ... Krishtit dhe Kishës" (5:32). Ai nxit për doktrinë të shëndoshë dhe për dashuri, për një ndryshim të vërtetë të jetës, për një ndalim të plotë të çdo papastërtie dhe imoraliteti dhe për një përkushtim tërësor në luftën shpirtërore. Ai i drejtohet Kishës si të tërë: burrave dhe grave, prindërve dhe fëmijëve, zotërinjëve dhe shërbëtorëve. Ai i thërret të gjithë që "të vishen me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës" (4:24). Letra e Efesianëve gjendet në leximet liturgjike të Kishës me vargjet e njohura nga kapitulli i pestë, që lexohen në apostullin e kremtimit të misterit të Martesës (5:21-33).

Kr.1

avli, apostull i Jisu Krishtit me vullnetin e Perëndisë, shenjtëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Krishtin Jisu, 2 hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jisu Krisht.

3 I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që na bekoi me çdo bekim shpirtëror nëvendet qiellore me anë të Krishtit, 4 siç edhe na zgjodhi ne me anë të tij para se të themelohet bota, që të jemi shenjtorë dhe të paqortueshëm përpara tij në dashuri, 5 duke na paracaktuar për birësim tek vetë ai me anë të Jisu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të tij, 6 për mburrje të lavdisë së hirit të tij, të cilin na e dhuroi me anë të të Dashurit të tij, 7 tek i cili kemi shpërblimin me anë të gjakut të tij, ndjesën e fajeve, sipas pasurisë së hirit të tij, 8 të cilin na e dha me të tepërt me çdo urtësi e mençuri, 9 duke na njohur misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që e pati paracaktuar në vetvete, 10 me synimin që kur të mbushen kohët, t'i përmbledhë të gjitha në Krishtin, edhe ato që janë në qiej edhe ato që janë mbi dhe; në atë, 11 tek i cili edhe morëm trashëgim, siç qe paracaktuar sipas qëllimit të atij që i bën të gjitha sipas pëlqimit të vullnetit të tij, 12 që ne shpresuam më përpara tek Krishti të jemi për mburrje të lavdisë së tij; 13 tek i cili shpresuat edhe ju, pasi dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj; dhe tek i cili, pasi besuat u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, 14 që është paradhënia e trashëgimit tonë, deri në shpërblimin e atyre që u fituan për lëvdim të lavdisë së tij.

15 Prandaj edhe unë, si dëgjova për besimin tuaj në Zotin Jisu dhe për dashurinë që keni për të gjithë shenjtorët, 16 nuk pushoj duke falënderuar Perëndinë për ju, e duke ju përmendur ju në lutjet e mia, 17 që t'ju japë juve Perëndia i Zotit tonë Jisu Krisht, Ati i lavdisë, frymë diturie e zbulese, që ta njihni atë; 18 që sytë e mendjes tuaj të jenë të ndriçuar, që të njihni cila është shpresa e thirrjes së tij, edhe cila është pasuria e lavdisë së trashëgimit të tij për shenjtorët; 19 edhe cila është madhëria e pafund e fuqisë së tij tek ne që besojmë sipas veprimit të pushtetit të fuqisë së tij, 20 të cilën e veproi në Krishtin, kur e ngjalli atë prej së vdekurish, edhe e vuri të rrijë në të djathtë të tij në vendet qiellore, 21 përmbi çdo kryesi e pushtet e fuqi e zotërim e çdo emëri që është quajtur jo vetëm në këtë jetë, po edhe në atë që vjen. 22 Edhe të gjitha i vuri nën këmbët e tij, edhe e vuri krye përmbi të gjitha në kishë, 23 e cila është trupi i atij, plotësimi i atij që i plotëson të gjitha në të gjitha.

Kr.2

dhe ju dha jetë juve, që ishit të vdekur në fajet e mëkatet, 2 në të cilat ecët dikur, sipas jetës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, tëfrymës që vepron tani tek bijtë e mosbindjes, 3 ndërmjet të cilëve edhe ne të gjithë jetuam dikur sipas lakmive të mishit tonë, duke bërë dëshirat e mishit e të mendimeve tona; edhe ishim prej natyre djem të zemërimit, si dhe të tjerët. 4 Por Perëndia, që është i pasur në përdëllim, për dashurinë e tij të shumtë me të cilën na deshi, 5 edhe duke qenë të vdekur për fajet, na dha neve jetë bashkë me Krishtin; - nga hiri jeni të shpëtuar. - 6 Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë në vendet qiellore me anë të Krishtit Jisu, 7 që të tregojë në jetët që vijnë pasurinë e tepërt të hirit të tij me anë të mirësisë që ka për ne me anë të Krishtit Jisu. 8 Sepse nga hiri jeni të shpëtuar me anë të besimit; edhe kjo jo prej jush, po është dhurata e Perëndisë, 9 jo prej veprash, që të mos mburret ndonjë. 10 Sepse jemi krijesë e tij, të krijuar në Krishtin Jisu për vepra të mira, të cilat i parapërgatiti Perëndia, që të ecim në to.

11 Prandaj sillni ndër mend se dikur ju kombet sipas mishit, të quajtur të parrethprerë prej të quajturve të rrethprerë prej rrethprerjes së bërë me dorë në mish, 12 se në atë kohë ishit pa Krisht, të përjashtuar nga qytetaria e Izraelit, edhe të huaj në dhiatat e premtimit, pa pasur shpresë, edhe të paperëndi në botë. 13 Por tani me anë të Jisu Krishtit ju që ishit dikur larg u afruat me anë të gjakut të Krishtit. 14 Sepse ai është paqja jonë, ai që i bëri të dyja një, edhe rrëzoi murin ndërmjetës të ndarjes, 15 duke shfuqizuar në trupin e tij armiqësinë, domethenë ligjin e porosive urdhëruese, që të ndërtojë në veten e tij nga të dy një njeri të ri, duke bërë paqe, 16 dhe të dy në një trup t'i pajtojë me Perëndinë me anë të kryqit, pasi vrau nëpërmjet tij armiqësinë. 17 Edhe si erdhi ju predikoi ungjillin e paqes tek juve që ishit larg, edhe tek ata që ishin afër, 18 sepse me anë të tij që të dy afrohemi në një Frymë tek Ati.

19 Prandaj nuk jeni më të huaj e të jashtëm, por bashkëqytetarë të shenjtëve dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë; 20 sepse u ndërtuat mbi themelin e apostujve e të profetëve, ku gur qosheje është vetë Jisu Krishti, 21 në të cilin e gjithë ndërtesa e lidhur bashkë rritet në një tempull të shenjtë në Zotin, 22 në të cilin edhe ju jeni ndërtuar së bashku për të qenë banesë e Perëndisë me anë të Frymës.

Kr.3

randaj unë, Pavli, i burgosuri i Krishtit Jisu për ju kombet - 2 edhe nëse dëgjuat ekonominë e hirit të Perëndisë që m'u dha për ju, 3 se si me zbulesë ma bëri të njohur misterin, - siç ju shkrova përpara me pak fjalë, 4 prej të cilave duke i lexuar mund të kuptoni mëndjen time në misterin e Krishtit, - 5 mister i cili në brezat e tjerë nuk iu bë i njohur bijve të njerëzve, siç iu zbulua tani apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve me anë të Frymës, 6 që të jenë kombet bashkëtrashëgimtarë e një trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin me anë të ungjillit, 7 të cilit unë iu bëra shërbëtor sipas dhuratës së hirit të Perëndisë, që m'u dha sipas veprimit të fuqisë së tij. 8 Mua më të voglit nga të gjithë shenjtët m'u dha ky hir t'u ungjillëzoj kombeve pasurinë e pagjurmueshme të Krishtit, 9 edhe t'i ndriçoj të gjithë, që të dinë ç'është pjesëmarrja në misterin e fshehur që prej jetëve tek Perëndia që i krijoi të gjitha me anë të Jisu Krishtit, 10 që t'u bëhet e njohur tani me anë të kishës dituria e shumanshme e Perëndisë kryesive e pushteteve në vendet qiellore, 11 sipas qëllimit të përjetshëm që bëri në Krishtin Jisu, Zotin tonë, 12 në të cilin kemi guximin dhe qasjen tek Perëndia me bindje me anë të besimit në të. 13 Prandaj ju lutem të mos ligështoheni për shkak të mundimeve të mia për ju, gjë që është lavdia juaj.

14 Prandaj ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jisu Krisht, 15 prej të cilit quhet çdo familje në qiejt e mbi dhe, 16 që t'ju japë juve sipas pasurisë së lavdisë së tij të forcoheni në fuqi me anë të Frymës së tij në njeriun e brendshëm; 17 që të banojë Krishti në zemrat tuaja me anë të besimit, 18 që të rrënjosur e të themelosur në dashuri të mund të kuptoni bashkë me gjithë shenjtorët, ç'është gjerësia dhe gjatësia dhe thellësia e lartësia, 19 edhe të njihni dashurinë e Krishtit, e cila kapërcen çdo dituri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.

20 Edhe atij që sipas fuqisë që veprohet tek ne mund të bëjë shumë më tepër nga gjithë sa kërkojmë ose mendojmë, 21 atij i qoftë lavdia në kishë me anë të Krishtit Jisu në gjithë brezat në jetë të jetëve. Amin.

Kr.4

u lutem pra juve unë i burgosuri në Zotin, të ecni denjësisht në thirrjen që u thirrët, 2 me çdo përulësi e butësi, me zemërgjerësi, duke duruar njëri-tjetrin me dashuri, 3 duke u kujdesur të ruani bashkimin e Frymës me anë të lidhjes së paqes. 4 Një trup e një Frymë ka, sikurse edhe u thirrët me një shpresë të thirrjes suaj; 5 një Zot, një besim, një pagëzim, 6 një Perëndi dhe Atë të të gjithëve, i cili është përmbi të gjithë, edhe me anë të të gjithëve, edhe në të gjithë ju.

7 Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri sipas masës së dhuratës së Krishtit. 8 Prandaj thotë: "Si u ngjit lart, skllavëroi skllavëri, edhe u dha dhurata njerëzve". 9 Edhe se "ai u ngjit", ç'është tjetër, veçse edhe zbriti më parë në pjesët më të poshtme të dheut? 10 Ai që zbriti, është ai që edhe u ngjit sipër gjithë qiejve, që t'i plotësojë të gjitha. 11 Edhe ai dha disa të jenë apostuj, e disa profetë, e disa ungjilltarë, edhe disa barinj e mësues, 12 për përgatitjen e shenjtëve, për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit, 13 deri sa të arrijmë të gjithë në bashkimin e besimit, edhe të njohjes së Birit të Perëndisë, në një njeri të përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit, 14 që të mos jemi më foshnje, që lëkunden e merren andej-këtej nga çdo erë mësimi, nga gënjeshtra e njerëzve, nga dinakëria e mjeshtërisë së mashtrimit; 15 po duke thënë të vërtetën me dashuri të rritemi në të gjitha në atë, i cili është kreu, Krishti, 16 prej të cilit tërë trupi i përbashkuar e i bashkëlidhur nëpërmjet ndihmës së çdo nyjeje, sipas veprimit me masë të secilës pjesë, bën rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes me dashuri.

17 Them pra këtë, edhe dëshmoj në Zotin, të mos ecni më siç ecin edhe pjesa tjetër e kombeve në kotësinë e mendjes së tyre, 18 me mendje të errësuar, duke qenë të tjetërsuar nga jeta e Perëndisë, prej padijes që është në ta, për shkak të ashpërsisë së zemrës së tyre. 19 Këta duke u bërë të pandjeshëm e dhanë veten e tyre në fëlliqësi, që të bëjnë çdo papastërti me lakmi. 20 Por ju nuk e keni mësuar kështu Krishtin. 21 Në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe jeni mësuar në të, siç është e vërteta në Jisuin, 22 hidhni tej njeriun e vjetër që është sipas jetesës së mëparshme, i cili  prishet sipas dëshirimeve të mashtrimit, 23 edhe përtërihuni në frymën e mendjes suaj, 24 edhe vishni njeriun e ri, që është ndërtuar sipas Perëndisë me drejtësi e me shenjtëri të së vërtetës.

25 Prandaj, duke hedhur tej gënjeshtrën, "flisni të vërtetën secili me të afërmin e tij", sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit. 26 - "Zemërohuni e mos mëkatoni"; dielli le të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj; 27 as mos i bëni vend djallit. - 28 Ai që vjedh, le të mos vjedhë më, po më tepër le të mundohet të bëjë të mirën me duart e tij, që të ketë t'i japë atij që ka nevojë. 29 - Le të mos dalë prej gojës suaj asnjë fjalë e keqe, por ajo që është e mirë për ndërtim kur është e nevojshme, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.

30 Edhe mos hidhëroni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpërblimit.

31 Çdo hidhërim e mëri e zemërim e britmë e sharje, u largoftë prej jush bashkë me çdo ligësi. 32 Edhe bëhuni për njëri-tjetrin të mirë, të mëshirshëm, duke ndjerë njëri-tjetrin, siç ju ndjeu edhe Perëndia ju me anë të Krishtit.

Kr.5

ëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij të dashur. 2 Edhe ecni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi, edhe dha veten e tij për ne blatim e theror tek Perëndia, për aromë erëmirë.

3 Po për kurvëri e çdo papastërti, ose lakmi, as të mos bëhet fjalë ndër ju, siç u ka hije shenjtëve, 4 edhe as për turpëri e të folur pa mend, ose përqeshje, të cilat s'kanë hije; po më tepër të ketë falënderim. 5 Sepse këtë e dini, se asnjë i përdalë, ose i papastër, ose lakmitar, i cili është idhujtar, s'ka trashëgim në mbretërinë e Krishtit e të Perëndisë. 6 Asnjeri le të mos ju mashtrojë me fjalë të kota; sepse për këto vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e pabindjes. 7 Mos u bëni pra bashkëpjesëmarrës me ata. 8 Sepse dikur ishit errësirë, po tani jeni dritë në Zotin. Ecni si bij drite, - 9 sepse fryti i Frymës është në çdo mirësi, e drejtësi, e të vërtetë; - 10 duke provuar ç'është e pëlqyeshme për Zotin. 11 Edhe mos u shoqëroni në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni. 12 Sepse ato që bëhen fshehurazi nga ata, është turp edhe të thuhen. 13 Po gjithë sa qortohen nga drita bëhen të dukshme; sepse çdo gjë që bëhet e dukshme është dritë. 14 Prandaj thotë: Ngrihu ti që fle, edhe ngjallu prej së vdekurish, edhe Krishti do të të ndriçojë. 

15 Shikoni pra si të ecni me kujdes; jo si të marrë, po si të urtë, 16 duke shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të këqija. 17 Prandaj mos u bëni të pamend, po nga ata që kuptojnë ç'është dëshira e Zotit. 18 Edhe mos u dehni me verë, në të cilën ka plangprishje; por mbushuni me Frymë të Shenjtë, 19 duke folur midis jush me psalme e me himne dhe me këngë shpirtërore, duke i kënduar e duke i psalur Zotit me zemrën tuaj, 20 duke falënderuar përherë për të gjitha Perëndinë dhe Atin, në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, 21 duke iu nënshtruar njëri-tjetrit me frikë Perëndie.

22 Ju gratë bindjuni burrave tuaj, si Zotit; 23 sepse burri është kryet e gruas, siç është edhe Krishti kryet e kishës, edhe ai është shpëtimtari i trupit. 24 Po siç i bindet kisha Krishtit, kështu edhe gratë le t'u binden burrave të tyre për gjithçka.

25 Ju burrat duajini gratë tuaja, siç deshi edhe Krishti kishën, edhe dha veten e tij për të, 26 që ta shenjtërojë, duke e pastruar atë me larjen e ujit, me anë të fjalës; 27 që ta nxjerrë atë përpara vetes kishë të lavdishme, pa pasur njollë, ose rrudhë, a ndonjë të tillë, por që të jetë e shenjtë e patëmetë. 28 Kështu e kanë për detyrë burrat të duan gratë e tyre, si trupat e tyre. Ai që do gruan e tij, do veten e tij. 29 Sepse askush ndonjëherë s'e urreu trupin e tij, po e ushqen dhe e ngroh, sikurse edhe Zoti kishën. 30 Sepse jemi pjesë të trupit të tij, prej mishit të tij dhe prej eshtrave të tij. 31 "Prandaj njeriu do të lerë të atin e të ëmën dhe do të ngjitet pas gruas së tij, edhe do të jenë të dy një mish." 32 Ky mister është i madh; por unë e them për Krishtin dhe për kishën. 

33 Po edhe ju, secili veç e veç kështu le ta dojë gruan e tij si veten e tij; edhe gruaja le t'i druhet burrit.

Kr.6

u djemtë bindjuni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. 2 "Ndero atin tënd dhe nënën tënde", - i cili është urdhërimi i parë me premtim, - 3 "që të të bëhet mirë ty, e të jesh jetëgjatë mbi dhe".

4 Edhe ju etërit mos zemëroni bijtë tuaj, por rritini ata me mësim e me këshillë të Zotit.

5 Ju shërbëtorët bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me frikë e dridhje, me thjeshtësi të zemrës suaj, si Krishtit, 6 jo si shërbëtorë për sy e faqe, që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë me frymë dëshirën e Perëndisë, 7 duke u shërbyer me mirëdashje si Zotit, edhe josi njerëzve; 8 sepse e dini që çfarëdo të mirë të bëjë secili, këtë edhe do të marrë prej Zotit, qoftë shërbëtor, qoftë i lirë.

9 Edhe ju zotërinjtë, po ato bëni për ata, duke lënë kërcënimet; sepse e dini, se edhe ju vetë keni Zot në qiejt, edhe ai s'ka anësi.

10 Pra, o vëllezër të mi, forcohuni në Zotin edhe në pushtetin e fuqisë së tij. 11 Vishni gjithë armët e Perëndisë, që të mundeni t'u qëndroni kundër mjeshtërive të djallit; 12 sepse lufta jonë nuk është kundër gjaku dhe mishi, po kundër kryesive, kundër pushteteve, kundër sunduesve të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. 13 Prandaj merrni me vete gjithë armët e Perëndisë, që të mund të qëndroni kundër në ditën e keqe, edhe si t'i keni bërë gati të gjitha, të qëndroni ngritur. 14 Qëndroni pra ngritur të ngjeshur në  brezin tuaj me të vërtetën, edhe të veshur me parzmoren e drejtësisë, 15 edhe me këmbë të mbathura me gatishmërinë për ungjillin e paqes, 16 duke marrë mbi të gjitha mburojën e besimit, me të cilin do të mund të shuani gjithë shigjetat e zjarrta të të ligut. 17 Edhe merrni përkrenaren e shpëtimit, edhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, 18 duke u falur në Frymë në çdo kohë me çdo lloj faljeje e lutjeje, edhe mbi gjithë këtë duke ndenjur zgjuar me çdo durim e lutje për gjithë shenjtorët, 19 edhe për mua, që të më jepet fjalë për të hapur gojën time, që me guxim të bëj të njohur misterin e ungjillit, 20 për të cilin unë jam lajmëtar në vargonjtë, që të flas për atë me guxim, siç më duhet të flas.

21 Po që t'i dini edhe ju të miat, çfarë bëj, të gjitha do t'jua tregojë juve Tihiku, vëllai i dashur dhe shërbëtor besnik në Zotin, 22 të cilin për këtë e dërgova tek ju, që të mësoni punët tona, edhe që të ngushëllojë zemrat tuaja.

23 Paqe mbi vëllezërit, edhe dashuri me besë nga Perëndia Atë, edhe nga Zoti Jisu Krisht. 24 Hiri qoftë bashkë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jisu Krisht me zemër të kthjellët. Amin.

Letra drejtuar Filipianeve

Hyrje

Siç e kemi përmendur, letra e Shën Pavlit drejtuar Filipianëve u shkrua gjatë kohës së burgimit të tij në Romë. Ajo është një nga letrat më intime të apostullit drejtuar atyre që i donte sinqerisht në Zotin, atyre që ishin bashkëpunëtorë besnikë në ungjillin "që nga dita e parë e deri tani" (1:5). Në këtë letër, Shën Pavli tregon ndjenjat më vetjake të mendjes dhe zemrës së tij, duke parë afrimin e mbarimit të jetës së tij. Ai lavdëron, gjithashtu, Kishën e Filipianëve si një komunitet i krishterë model në çdo pikëpamje, duke nxitur dhe frymëzuar anëtarët e dashur të saj, të cilët ai i quan "gëzimi dhe kurora ime" (4:1) me lutjet "që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim" që "të dalloni gjërat më të mira dhe që të mund të jeni të pastër dhe të panjollë për ditën e Krishtit, të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jisu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë" (1:10-11). 

       E një rëndësie të veçantë në letrën e Filipianëve, përveç përmendjes së "peshkopëve dhe dhjakonëve" (1:1), që tregon zhvillimin e strukturës së Kishës, është pjesa e famshme e Shën Pavlit rreth vetë-zbrazjes (kenosis) së Krishtit, që është pjesa e apostullit për festat e Lindjes dhe Fjetjes së Hyjlindëses në Kishën Orthodhokse, dhe që e ka ndikuar aq shumë jetën e krishterë shpirtërore, veçanërisht në Rusi.

     Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jisu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër… (2:4-8). 

       Ashtu si të gjitha letrat e tjera Pavliane, letra e Filipianëve ka vendin e saj në leximet normale të Kishës.

Kr.1

avli dhe Timotheu, shërbëtorë të Jisu Krishtit, të gjithë shenjtorëve në Krishtin Jisu, që janë në Filipë, bashkë me episkopë e me dhiakonë; 2 hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.

3 Falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj ju, 4 - gjithnjë në çdo lutje timen lutem me gëzim për të gjithë ju, - 5 për pjesëmarrjen tuaj në ungjill që prej ditës së parë deri tani, 6 duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi të bëjë punë të mirë tek ju, do ta mbarojë deri në ditën e Jisu Krishtit. 7 Siç është e drejtë për mua të mendoj këtë për të gjithë ju, sepse ju kam në zemër, se edhe në vargonjtë e mi, edhe në mbrojtjen, edhe në vërtetimin e ungjillit, ju të gjithë keni qenë pjesëtarë të hirit bashkë me mua. 8 Sepse dëshmitari im është Perëndia, se kam shumë mall për të gjithë ju me dhembshurinë e Jisu Krishtit. 9 Edhe për këtë lutem, që të teprojë dashuria juaj edhe shumë e më shumë në njohuri e në çdo kuptim, 10 që të dalloni më të rëndësishmet, që të jeni të çiltër e të papenguar deri në ditën e Krishtit, 11 plot me fryte drejtësie, që janë me anë të Jisu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.

12 Edhe dua ta dini, o vëllezër, se sa më ndodhën mua ndihmuan më tepër për përparimin e ungjillit; 13 aq sa vargonjtë e mi për Krishtin u bënë të dukshme në gjithë pretoren e në gjithë të tjerët; 14 edhe më të shumtët e vëllezërve në Zotin, duke marrë zemër nga vargonjtë e mi, guxonin më tepër për të thënë pa frikë fjalën. 15 Disa me të vërtetë edhe e predikojnë Krishtin nga smira dhe nga grindja, por disa nga dëshirë e mirë. 16 Ata e predikojnë Krishtin nga smira, jo me çiltërsi, duke pandehur se sjellin shtrëngim në vargonjtë e mi; 17 po këta nga dashuria, duke e ditur se jam vënë për të mbrojtur ungjillin. 18 Ç'del pra? Veçse me çdo lloj mënyre, qoftë me shtirje, qoftë me të vërtetë, Krishti predikohet, edhe për këtë unë gëzohem, po do të gëzohem akoma. 19 Sepse e di se kjo do të më dalë për shpëtim, me anë të lutjeve tuaja dhe të ndihmës së Frymës së Jisu Krishtit, 20 sipas të priturit me padurim edhe sipas shpresës sime se nuk do të turpërohem në asgjë, po me çdo guxim, si gjithmonë, edhe tani do të madhërohet Krishti në trupin tim, ose me anë jete, ose me anë vdekjeje. 21 Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit është fitim.

22 Po në qoftë se të jetuarit në mishin tim është që të sjellë fryt puna ime, atëherë nuk di ç'të zgjedh. 23 Sepse shtrëngohem nga të dyja, duke pasur nga një anë dëshirën të iki e të jem bashkë me Krishtin; sepse kështu është shumë më mirë; 24 po nga ana tjetër qëndrimi im në mish është më i nevojshëm për ju. 25 Edhe këtë me siguri e di se do të mbetem dhe do të qëndroj bashkë me të gjithë ju, për mbarësinë tuaj e për gëzimin tuaj në besim, 26 që të teprojë nëpërmjet meje mburrja juaj në Krishtin Jisu, me ardhjen time përsëri tek ju. 27 Vetëm silluni jetoni denjësisht në ungjillin e Krishtit, që të dëgjoj për ju, a kur të vij e t'ju shoh, a për së largu kur s'jam aty, se qëndroni në një frymë, duke u përpjekur së bashku me një shpirt për besimin e ungjillit; 28 edhe pa u trembur në asgjë nga kundërshtarët, gjë që për ata do të jetë dëftesë humbjeje, po për ju shpëtimi, edhe kjo nga Perëndia. 29 Se juve ju është dhënë për hir të Krishtit, jo vetëm t'i besoni atij, por edhe të pësoni për të, 30 duke patur po atë luftë që patë tek unë dhe tani e dëgjoni të jetë tek unë. 

Kr.2

ë ka pra ndonjë ngushëllim në Krishtin, a ndonjë ngushëllim dashurie, a ndonjë shoqëri Fryme, a dhembshuri e përdëllime, 2 bëjeni të plotë gëzimin tim, që të jeni në një mendje, duke pasur po atë dashuri, një shpirt të përbashkët e një mendje. 3 Mos bëni asgjë nga smira a për lavdi të kotë, por me përulësi, duke i vlerësuar të tjerët më të lartë se veten. 4 Mos u mendoni secili për të vetat, por secili edhe për punët e të tjerëve.

5 Edhe le të jetë tek ju po ajo mendje që ishte edhe në Krishtin Jisu, 6 i cili, duke qenë në formë Perëndie, nuk e quajti për rrëmbim të qenët i barabartë me Perëndinë, 7 por zbrazi veten e tij duke marrë formë shërbëtori, duke u bërë i ngjashëm me njerëzit, 8 edhe duke u gjendur me pamje si njeri, e përuli veten e tij, duke u bërë i bindur deri në vdekje, edhe vdekje kryqi. 9 Prandaj edhe Perëndia e mbilartësoi dhe i fali atij emër që është mbi çdo emër, 10 që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiejt e mbi dhe e nën dhe, 11 edhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë. 12 Prandaj, o të dashurit e mi, sikundër u bindët përherë, jo vetëm si në praninë time, por shumë më tepër tani në mungesën time, punoni për shpëtimin e vetes suaj me frikë e me dridhje, 13 sepse Perëndia është ai që vepron tek ju edhe dashjen edhe veprimin, për mirëpëlqimin e tij. 14 Bëni gjithçka pa murmuritje e pa kundërshtime, 15 që të jeni faqebardhë e të pastër, bij Perëndie patëmetë, në mes të një brezi dredharak e të shtrembër, në mes të të cilëve ndriçoni si yje në botë, 16 duke mbajtur fjalën e jetës, për mburrjen time në ditën e Krishtit, se nuk brodha më kot, as u nuk u mundova më kot. 17 Po edhe në qoftë se bëhem spërkatje mbi flijimin dhe shërbesën e besimit tuaj, gëzohem e ngazëllohem bashkë me të gjithë ju; 18 po ashtu edhe ju gëzohuni e ngazëllohuni bashkë me mua.

19 Edhe shpresoj në Zotin Jisu, të dërgoj së shpejti tek ju Timotheun, që të marrë zemër edhe unë, kur të mësoj punët tuaja. 20 Sepse s'kam asnjë me të njëjtën mendje, që të kujdeset me çiltërsi për punët tuaja. 21 Sepse të gjithë kërkojnë të vetat, jo ato të Krishtit Jisu. 22 Edhe e njihni provën e tij, se, si bir me të atin, punoi bashkë me mua për ungjillin. 23 Këtë pra shpresoj të dërgoj menjëherë, sa të marr vesh si do të shkojnë punët e mia. 24 Edhe kam besim në Zotin se edhe vetë do të vij së shpejti. 

25 Por mendova se është e nevojshme të dërgoj tek ju Epafroditin, vëllain dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma dërguat ju dhe më shërbeu në nevojë, 26 sepse kishte shumë mall për ju të gjithë, edhe i vinte keq sepse dëgjuat se u sëmurë. 27 Edhe vërtet u sëmur gati për vdekje; po Perëndia e përdëlleu, edhe jo vetëm atë, por edhe mua, që të mos kem hidhërim mbi hidhërim. 28 Prandaj jua dërgova atë juve më me nxitim, që të gëzoheni kur ta shihni përsëri, edhe unë të kem më pak hidhërim. 29 Prandaj priteni atë në Zotin me çdo gëzim, edhe për të këtillët të keni nderim, 30 sepse për punën e Krishtit u afrua deri në vdekje, duke rrezikuar jetën e tij, që të plotësojë mungesën e shërbimit tuaj për mua.

Kr.3

ë në fund, o vëllezër të mi, gëzohuni në Zotin. T'ju shkruaj juve këto, për mua nuk është e lodhshme, po për ju është siguri.

2 Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e ligj, ruhuni nga prerja; 3 sepse rrethprerja jemi ne që adhurojmë Perëndinë me frymë, edhe që mburremi në Krishtin Jisu, edhe nuk besojmë në mish; 4 ndonëse dhe unë kam besim edhe në mish. Nëse pandeh ndonjë tjetër se ka besim në mish, unë më tepër. 5 I rrethprerë tetë ditësh, prej kombit të Izraelit, prej fisit të Beniaminit, Hebre prej Hebrenjsh, sipas ligjit Farise, 6 nga zelli përndjekës i kishës, nga drejtësia që është sipas ligjit i paqortueshëm. 7 Po ato që ishin për mua fitim, këto i pashë si dëm për Krishtin. 8 Po, me të vërtetë mendoj se të gjitha janë dëm për epërsinë e njohjes së Krishtit Jisu, Zotit tim; për të cilin u dëmtova në të gjitha, edhe i shikoj si plehra, që të fitoj Krishtin, 9 edhe të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është prej ligjit, po atë që është me anë të besimit në Krishtin, drejtësinë që është prej Perëndisë mbi besimin; 10 që të njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij, edhe shoqërinë e pësimeve të tij, duke u bërë në një formë me vdekjen e tij; 11 se mbase kështu arrij ngjalljen e të vdekurve.

12 Jo se unë tashmë e kam marrë çmimin, apo se jam bërë i përsosur, por e ndjek se mbase edhe e kap, gjë për të cilën edhe u kapa prej Krishtit Jisu. 13 Vëllezër, unë s'e numëroj veten time se e mora atë. 14 Po një gjë bëj, duke harruar ato që janëprapa, edhe duke u shtrirë në ato që janë përpara, sulem drejt qëllimit për çmimin e thirrjes së Perëndisë prej së larti në Krishtin Jisu. 

15 Gjithë sa jemi të përsosur, pra, këtë le të kemi ndër mend; edhe nëse e mendoni diçka ndryshe, Perëndia do t'jua zbulojë edhe këtë. 16 Po në atë që arritëm, le të ecim me po atë rregull, le të mendojmë po atë gjë.

17 O vëllezër, bëhuni bashkëshëmbëllyes të mi, edhe vini re ata që ecin kështu, siç na keni neve një shembull. 18 Sepse shumë, për të cilët ju thosha shumë herë, edhe po ju them edhe tani duke qarë, ecin si armiqtë e kryqit të Krishtit, 19 fundi i të cilëve është humbje, edhe Perëndia i të cilëve është barku, edhe lavdia e atyre është në turpërinë e tyre, të cilët mendojnë punët e dheut. 20 Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga ku edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jisu Krisht, 21 i cili do të shndërrojë trupin e përuljes sonë, që të bëhet në një formë me trupin e lavdisë së tij, sipas veprimit me të cilin ai mund edhe t'ia nënshtrojë të gjitha vetvetes.

Kr.4

randaj, o vëllezërit e mi të dashur e të përmalluar, gëzimi edhe kurora ime, kështu qëndroni në Zotin, o të dashur.

2 I lutem Evodisë, i lutem edhe Sintikës, të kenë të njëjtën mendje në Zotin. 3 Edhe të lutem edhe ty, o shok i thjeshtë, ndihmoi ato të cilat u munduan për ungjillin bashkë me mua edhe me Klementin edhe me bashkëpunëtorët e tjerë të mi, emrat e të cilëve janë në librin e jetës.

4 Gëzohuni përherë në Zotin; përsëri do të them: Gëzohuni. 5 Butësia juaj le të njihet në të gjithë njerëzit. Zoti është afër. 6 Mos u shqetësoni për asgjë; po në çdo gjë kërkesat tuaja le t'i bëhen të njohura Perëndisë me falënderime me anë të faljes e të lutjes. 7 Edhe paqja e Perëndisë që kapërcen çdo mendje do të ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja me anë të Jisu Krishtit.

8 Prandaj, o vëllezër, sa janë të vërteta, sa janë të hijshme, sa janë të drejta, sa janë të pastra, sa janë të dashura, sa janë me emër të mirë, nëse ka ndonjë virtyt, edhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. 9 Ato që edhe mësuat edhe morët edhe dëgjuat e patë tek unë, këto bëni; edhe Perëndia i paqes do të jetë bashkë me ju.

10 Edhe u gëzova shumë në Zotin, se tashmë më së fundi e lulëzuat kujdesin që keni për mua, gjë që edhe e kishit në mendje, po s'kishit kohën e duhur. 11 Nuk e them këtë se jam në nevojë; sepse unë jam mësuar të jem i kënaqur me ato që kam. 12 Di të përulem, di edhe të rroj me të tepërta; kudo dhe në të gjitha jam mësuar edhe të ngopem edhe të kem uri, edhe të rroj me të tepërta edhe të kaloj me skamje. 13 Të gjitha mund t'i bëj me anë të Krishtit që më jep fuqi.

14 Por bëtë mirë që m'u bëtë shokë në shtrëngimin tim. 15 Edhe ju, Filipianë, e dini se në fillim të ungjillit, kur dola nga Maqedonia, asnjë kishë nuk më shoqëroi për dhënie e për marrje veç ju vetëm; 16 sepse edhe në Selanik një herë e dy herë në nevojë më dërguat ndihmë. 17 Jo se kërkoj dhuratë; po kërkoj frytin që shumohet për llogarinë tuaj. 18 Por të gjitha i kam dhe më teprojnë; jam plot, se prita prej Epafroditit ato që më dërguat ju, aromë me erë të mirë, theror të pranueshëm, të pëlqyer nga Perëndia. 19 Edhe Perëndia im ka për të plotësuar gjithë nevojën tuaj sipas pasjes së tij në lavdi, me anë të Krishtit Jisu.

20 Edhe Perëndisë dhe Atin tonë i qoftë lavdia në jetë të jetëvet. Amin.

21 Përshëndetni çdo shenjt në Jisu Krishtin; ju përshëndesin vëllezërit që janë bashkë me mua. 22 Ju përshëndesin gjithë shenjtët, po më fort ata që janë nga shtëpia e Qezarit.

23 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amin.

Letra drejtuar Kolosianeve

Hyrje

  Besohet se kjo letër e Shën Pavlit drejtuar Kolosianëve, shkruar, siç kemi thënë, nga Roma, kishte për qëllim të udhëzonte në ungjillin e vërtetë të krishterë, besnikët në Kolos, përballë disa mësimeve heretike që po kërcënonin komunitetin atje. Duket se ndonjë formë gnosticizmi dhe adhurimi engjëjsh ishte futur në Kishën e Kolosit. Gnosticizmi ishte një herezi e hershme e krishterë, i cili, në të gjitha format e tij të ndryshme, mohonte mirësinë e materies,  realitetit trupor dhe, si pasojë: mishërimin, kryqëzimin dhe ngjalljen e vërtetë të Krishtit në trup njerëzor. Ai shpiku prej besimit të krishterë një tip filozofie dualiste dhe spiritualiste, e cila pretendonte të jepte një njohuri të fshehtë rreth hyjnores nëpërmjet misticizmit intelektual. Gnosa, si fjalë, do të thotë njohje. Në letrën e Tij, Shën Pavli thekson se ai me të vërtetë dëshiron që kolosianët

"të mbushen me njohjen e vullnetit të tij (Perëndisë) me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore" (1:9), dhe që është e vërtetë se në Krishtin "janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes" (2:3).

       Por, kuptimi i vërtetë i ungjillit të krishterë është se në Krishtin, nëpërmjet të cilit dhe për të cilin të gjitha gjërat janë krijuar (1:16), "banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë" (2:9). Vetëm nëpërmjet mishërimit të Krishtit dhe vdekjes së Tij në kryq dhe ngjalljes së Tij, në mënyrën më të vërtetë, iu dha shpëtimi njerëzve. Ai jepet në Kishë, nëpërmjet pagëzimit; Kishës e cila është vetë "trupi" i Krishtit (1:24, 2:19). Kështu, apostulli iu thekson kolosianëve se Krishti është më i lartë se të gjithë engjëjt, mbasi "i zhveshi kryesitë dhe pushtetet (d.m.th. engjëjt)... duke triumfuar mbi ata" në kryqin (2:15). Prandaj, ai paralajmëron të tregojnë kujdes "se mos ndokush u gënjen me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit" (2:8). Ai paralajmëron gjithashtu, që "askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me preteks përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore" (2:18).  Përmbajtja dhe stili i letrës së Kolosianëve është i ngjashëm me atë të Efesianëve. Duke ndjekur mësimet doktrinale të letrës, përzjerjet shpirtërore të tyre për besimtarët shpjegohen me nxitje morale për një jetë të jetuar sipas Krishtit dhe në shërbim të plotë ndaj Atij. Ashtu si letrat e tjera të Shën Pavlit, letra e Kolosianëve lexohet në radhën e saj në shërbesat liturgjike të Kishës.

Kr.1

avli, apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, edhe vëllai Timothe, 2 shenjtëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin që janë në Kolosë; hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

3 Falënderoj Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jisu Krisht, duke u lutur përherë për ju, 4 pasi dëgjuam për besimin tuaj në Krishtin Jisu dhe për dashurinë që keni në gjithë shenjtët, 5 për shpresën që ruhet për ju në qiejt, të cilën e keni dëgjuar që përpara në fjalën e së vërtetës së ungjillit, 6 që arriti tek ju, si edhe në gjithë botën; edhe sjell fryte, sikundër edhe në ju, që atë ditë që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë me të vërtetë; 7 siç e mësuat dhe nga Epafrai, bashkëshërbyesi ynë i dashur, i cili është për ju shërbëtor besnik i Krishtit; 8 i cili edhe na tregoi dashurinë tuaj në Frymën.

9 Prandaj edhe ne, që atë ditë që dëgjuam, nuk pushojmë duke u lutur për ju, edhe duke kërkuar që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo dituri e urtësi shpirtërore; 10 që të ecni siç është e denjë për Zotin, për t'i pëlqyer atij në të gjitha, duke sjellë fryte në çdo punë të mirë, edhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë; 11 duke u forcuar me çdo lloj fuqie, sipas pushtetit të lavdisë së tij për çdo durim dhe zemërgjerësi me gëzim; 12 duke falënderuar Atin, i cili na bëri të denjë të kemi pjesë në trashëgimin e shenjtëve në dritë; 13 i cili na shpëtoi nga pushteti i errësirës edhe na pruri në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij, 14 në të cilin kemi shpërblimin me anë të gjakut të tij, ndjesën e mëkateve; 15 i cili është shembëllesë e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i gjithë krijimit; 16 sepse me anë të tij u krijuan të gjitha, sa janë në qiejt e sa janë mbi dhe, të dukshmet e të padukshmet, qoftë frone, qoftë zotërime, qoftë kryesi, qoftë pushtete, të gjitha janë krijuar me anë të atij dhe për atë. 17 Edhe ai është përpara të gjithave, edhe të gjitha me anë të atij qëndrojnë. 18 Dhe ai është kreu i trupit, i kishës; ai është nisja, i parëlinduri prej të vdekurve, që të bëhet ai i parë në të gjitha.

19 Sepse në atë i pëlqeu Atit të rrijë gjithë plotësia, 20 edhe me anë të tij t'i pajtojë të gjitha me veten, duke paqtuar me anë të gjakut të kryqit të tij, me anë të atij, edhe ato që janë mbi dhe, edhe ato që janë në qiejt.

21 Edhe ju, që ishit dikur të huaj dhe armiq nga mendja me punët e liga, tani ju pajtoi me Perëndinë 22 në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë përpara vetes së tij shenjtorë e të patëmetë e të pafajshëm, 23 në qëndrofshi në besim të themeluar e të patundur, e të mos luani nga shpresa e ungjillit që dëgjuat, i cili u predikua në gjithë krijimin që është nën qiell, ungjill të cilit unë Pavli iu bëra shërbëtor.

24 Tani gëzohem në pësimet e mia për ju, edhe mbush mungesat e shtrëngimeve të Krishtit në mishin tim për trupin e atij, që është kisha, 25 së cilës unë iu bëra shërbëtor sipas kujdestarisë së Perëndisë që m'u dha për ju, që të përmbush fjalën e Perëndisë, 26 misterin që ishte fshehur nga jetët e nga brezat edhe tani u shfaq në shenjtët e tij; 27 në të cilët Perëndia deshi të tregojë cila është pasuria e lavdisë së këtij misteri në kombet, i cili është Krishti në ju, shpresa e lavdisë, 28 të cilin ne e predikojmë duke këshilluar çdo njeri dhe duke mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta nxjerrim çdo njeri të përsosur në Krishtin Jisu. 29 Për këtë punë edhe mundohem, duke u përpjekur sipas veprimit të atij që vepron tek unë me fuqi.

Kr.2

epse dua ta dini ç'përpjekje të madhe bëj për ju edhe për ata që janë në Laodiki, edhe për gjithë ata që s'kanë parë fytyrën time në mish, 2 që të ngushëllohen zemrat e tyre, duke u bashkuar në dashuri dhe në çdo lloj pasurie të kuptimit të urtësisë, që të njohin misterin e Perëndisë dhe Atit e të Krishtit, 3 tek i cili janë fshehur gjithë thesarët e urtësisë e të diturisë. 4 Edhe e them këtë që të mos ju gënjejë ju ndonjë me fjalë bindëse. 5 Sepse ndonëse me trupin nuk jam aty, po me shpirtin jam bashkë me ju, duke u gëzuar e duke parë rregullin tuaj edhe qëndresën e besimit tuaj në Krishtin. 6 Sikurse pra e keni marrë Zotin Jisu Krisht, në atë ecni, 7 duke u rrënjosur e duke u ndërtuar tek ai, edhe duke u forcuar në besim, sikundër u mësuat, duke tepruar në të me falënderim.

8 Shikoni se mos ju gënjejë ndonjë me anë të filozofisë e të mashtrimit të kotë, sipas traditave të njerëzve, sipas elementëve të botës dhe jo sipas Krishtit. 9 Sepse tek ai rri trupërisht gjithë plotësia e hyjnisë. 10 Edhe jeni të plotë tek ai, i cili është kreu i çdo kryesie e pushteti, 11 në të cilin edhe u rrethpretë me rrethprerje që s'bëhet me dorë, duke zhveshur trupin e mëkateve të mishit me anë të rrethprerjes së Krishtit, 12 duke u varrosur bashkë me atë në pagëzim, në të cilin edhe u ngjallët së bashku me anë të besimit të veprimit të Perëndisë, i cili e ngjalli atë prej të vdekurve. 13 Edhe ju, duke qenë të vdekur në faje e në parrethprerjen e mishit tuaj, ju bëri të gjallë bashkë me atë, duke ju falur gjithë fajet; 14 edhe duke shuar dorëshkrimin e porosive që ishte kundër nesh, edhe këtë e hoqi nga mesi, duke e mbërthyer atë në kryq. 15 Edhe pasi i zhveshi kryesitë dhe pushtetet, i bëri shembull faqe të gjithëve, duke triumfuar mbi ata nëpërmjet tij.

16 Le të mos ju gjykojë pra askush për ngrënie a për pirje, ose për gjëra që kanë të bëjnë me festa a me hënë të re, a me të shtuna, 17 të cilat janë hije të gjërave që kanë për të ardhur, po trupi është i Krishtit. 18 Askush le të mos jua heqë juve çmimin duke u shtirë sikur do përulësinë dhe adhurimin e engjëjve, duke hyrë në punë që s'i ka parë, duke u fryrë më kot prej mendjes së mishit të tij, 19 edhe nuk mban kreun, Krishtin, prej të cilit gjithë trupi, duke u mbajtur e duke u lidhur bashkë me anë të nyjeve e të bashkëlidhjeve, rritet sipas rritjes që do Perëndia.

20 Në qoftë pra se vdiqët bashkë me Krishtin nga elementët e botës, përse duke jetuar në botë jeni nën urdhra, - 21 Mos kap, mos shijo, mos prek , 22 të cilat të gjitha prishen nga përdorimi; - sipas urdhërimeve e sipas mësimeve të njerëzve? 23 të cilat duken se kanë dituri në fedashje, në përulësi e në moskursim të trupit, por nuk kanë ndonjë farë vlere veç për të kënaqur mishin.

Kr.3

ë qoftë se u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është i ulur në të djathtë të Perëndisë. 2 Kini ndër mend ato që janë lart, jo ato që janë mbi dhe. 3 Sepse vdiqët edhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin tek Perëndia. 4 Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju bashkë me të do të shfaqeni në lavdi.

5 Bëni pra të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi dhe, kurvërinë, papastërtinë, dëshirimin, dëshirën e keqe dhe lakmimin, që është idhujtari, 6 për të cilat vjen zemërata e Perëndisë përmbi bijtë e pabindjes. 7 Në këto edhe ju ecët dikur, kur rronit në to. 8 Po tani hidhini tej edhe ju të gjitha këto, zemëratën, mërinë, ligësinë, blasfeminë, fjalët e ndyra prej gojës suaj. 9 Mos gënjeni njëri-tjetrit, pasi zhveshët njeriun e vjetër bashkë me punët e tij, 10 edhe veshët të riun që përtërihet në njohje sipas shembëllesës së atij që e ka krijuar; 11 ku s'ka Grek e Jude, rrethprerje e parrethprerje, barbar, Skit, shërbëtor, të lirë, por të gjitha e mbi të gjitha është Krishti.

12 Vishni pra, si shenjtë të zgjedhur e të dashur të Perëndisë, përdëllim të dhembshur, mirësi, përulësi, butësi, zemërgjerësi, 13 duke duruar njëri-tjetrin dhe duke ndjerë njëri-tjetrin, në pastë ndonjë ankesë kundër ndonjërit; ashtu si edhe Krishti ju ndjeu ju, kështu bëni edhe ju. 14 Edhe përmbi gjithë këto vishni dashurinë, e cila është bashkëlidhja e përsosmërisë. 15 Edhe paqja e Perëndisë le të mbretërojë në zemrat tuaja, në të cilën edhe u thirrët në një trup dhe bëhuni  mirënjohës.

16 Fjala e Krishtit le të rrijë tek ju pasurisht me çdo lloj diturie; mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me psalme edhe me himne e me këngë shpirtërore, duke i kënduar Zotit me hir në zemrën tuaj. 17 Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t'i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij.

18 Ju gratë ulini kryet burrave tuaj, siç i ka hie në Zotin.

19 Ju burrat duajini gratë tuaja dhe mos i hidhëroni ato.

20 Ju bijtë bindjuni prindërve tuaj për të gjitha, sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotin.

21 Ju etërit mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos u ligështohet zemra.

22 Ju shërbëtorët, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj sipas mishit, jo duke u shërbyer vetëm përpara syve, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, po me thjeshtësi zemre, duke pasur frikë nga Perëndia. 23 Edhe çdo gjë që bëni, me shpirt bëjeni, si Zotit, e jo njerëzve, 24 duke ditur se prej Zotit keni për të marrë shpërblimin e trashëgimit; sepse Zotit Krisht i shërbeni. 25 Po ai që punon padrejtësi, do të marrë shpërblimin e padrejtësisë së tij, sepse s'ka mbajtje ane.

Kr.4

u zotërinjtë jepuni shërbëtorëve tuaj të drejtën dhe sa u takon, duke ditur se edhe ju keni Zot në qiej.

2 Qëndroni në lutje, duke ndenjur zgjuar në të me falënderime; 3 duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që të na hapë Perëndia derën e fjalës, që të themi misterin e Krishtit, për të cilin edhe jam burgosur; 4 që ta shfaq atë, sikurse më duhet të flas.

5 Ecni me urtësi para atyre që janë jashtë, duke fituar kohën. 6 Fjala juaj le të jetë përherë me hir, e ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithësecilit.

7 Gjithë punët e mia do t'jua tregojë Tihiku, vëllai i dashur, edhe punëtor besnik e shërbëtor bashkë me mua në Zotin, 8 të cilin e dërgova tek ju pikërisht për këtë, që të marrë vesh punët tuaja dhe të ngushëllojë zemrat tuaja; 9 bashkë me Onisimin, vëllain besnik e të dashur, i cili është prej jush. Ata do t'ju rrëfejnë të gjitha të këtushmet.

10 Ju përshëndet Aristarku, shoku im i burgut, edhe Marku, i nipi i Barnabës, - për të cilin morët porosi; në ardhtë tek ju, mirëpriteni; - 11 edhe Jisui i quajtur Just, të cilët janë nga rrethprerja. Vetëm këta janë bashkëpunëtorë të mi në mbretërinë e Perëndisë, të cilët u bënë tek unë ngushëllim. 12 Ju përshëndet Epafrai që është prej jush, shërbëtor i Krishtit, i cili përpiqet për ju gjithnjë në lutje, që të qëndroni të përsosur dhe të plotësuar në çdo dëshirë të Perëndisë. 13 Sepse unë dëshmoj për atë, se ka shumë zell për ju edhe për ata që janë në Laodiki, edhe për ata që janë në Hierapol. 14 Ju përshëndet Llukai, mjeku i dashur, edhe Dhimai.

15 Përshëndetni vëllezërit që janë në Laodiki, edhe Nimfain dhe kishën që është në shtëpinë e tij. 16 Edhe si të lexohet letra tek ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikeasve, që të lexoni edhe ju atë që do t'ju dërgohet nga Laodikia. 17 Edhe thuajini Arkipit: Ki kujdes në shërbesën që more në Zotin, që ta përmbushësh atë.

18 Përshëndetja u shkrua me dorën time, të Pavlit. Kujtoni vargonjtë e mi. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.

Letra e parë drejtuar Selanikasve

Hyrje

 Në përgjithësi pranohet se dy letrat e Shën Pavlit drejtuar Thesalonikasve janë letrat e para të apostullit, dhe janë gjithashtu, dokumentat e shkruara më të hershme të shkrimeve të Dhiatës së Re. Ka mundësi të jenë dërguar nga Korinthi, nga fundi i viteve dyzet, në përgjigje të raportit të sjellë nga Timotheu se kishin filluar disa vështirësi në Kishën e Selanikut rreth ardhjes së dytë të Krishtit dhe ngjalljes së të vdekurve.  Në të dyja letrat e Thesalonikasve, Shën Pavli përsërit të njëjtën doktrinë. Ai nxit një palëkundshmëri plot durim të besimit dhe dashuri dhe shërbim të vazhdueshëm ndaj Zotit dhe vëllezërve përballë shumë mundimeve dhe persekutimeve që po hasnin besnikët. Ai siguron se Zoti do të vijë "si një vjedhës natën" (1 Thesalonikasve 5:2) kur të plotësohen të gjitha sulmet satanike kundër besimit. Por, ndërkohë të krishterët duhet të vazhdojnë "duke punuar shtruar" (2 Thesalonikasve 3:12) pa panik apo frikë, dhe pa përtesë ose plogështi në të cilën disa kanë rënë për shkak të besimit të tyre në ardhjen e shpejtë të Zotit. Në lidhje me ngjalljen e të vdekurve, apostulli mëson se ashtu si Jisui u ngjall me të vërtetë, po ashtu do të ngjallen të gjithë "ata që kanë fjetur" (1 Thesalonikasve 4:14). 

    Sepse Zoti Vetë do të zbresë nga qielli... dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ngjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata ndër retë, për të dalë para Zotit në ajër, dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin (1 Thesalonikasve 4:16-17).

       E tërë kjo pjesë (1 Thesalonikasve 4:16-17) është apostulli që lexohet në shërbesën e të vdekurit në Kishën Orthodhokse. Të dyja letrat drejtuar Thesalonikasve përfshihen në leximet liturgjike gjatë vitit kishtar. 

Kr.1

avli dhe Siluani edhe Timotheu, kishës së Selanikasve që është në Perëndinë, Atin, edhe në Zotin Jisu Krisht; hir në ju dhe paqe prej Perëndisë dhe Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

2 Falënderoj Perëndinë përherë për të gjithë ju, edhe ju kujtojmë në lutjet tona, 3 duke kujtuar pa pushim punën e besimit tuaj, edhe mundimin e dashurisë, edhe durimin e shpresës në Zotin tonë Jisu Krisht, përpara Perëndisë edhe Atit tonë. 4 Sepse e dimë, o vëllezër të dashur prej Perëndisë, zgjedhjen tuaj. 5 Sepse ungjilli ynë nuk u bë tek ju vetëm me fjalë, po edhe me fuqi, edhe me Frymë të Shenjtë, edhe me shumë besueshmëri, sikundër e dini se cilët u bëmë në mes tuaj për ju. 6 Edhe ju bëtë sikundër bëmë ne edhe Zoti, sepse e pritët fjalën në shtrëngim të madh, po me gëzim të Frymës së Shenjtë; 7 aq sa u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni e në Akai. 8 Sepse prej jush jehoi fjala e Zotit, jo vetëm në Maqedoni e në Akai, po edhe në çdo vend arriti besimi juaj në Perëndinë, kaq sa ne s'kemi nevojë të flasim gjë; 9 sepse vetë ata tregojnë për ne, çfarë hyrjeje patëm ndër ju, edhe si u kthyet nga idhujt tek Perëndia, që t'i shërbeni Perëndisë së gjallë e të vërtetë, 10 edhe të prisni Birin e tij nga qiejt, të cilin e ngjalli prej së vdekurish, Jisuin, që na shpëton nga zemërimi që vjen.

Kr.2

epse vetë ju e dini, o vëllezër, se hyrja jonë tek ju nuk u bë më kot; 2 por si vuajtëm më përpara dhe u shamë, sikundër e dini, në Filipë, morëm guxim në Perëndinë tonë të flasim ndër ju ungjillin e Perëndisë me shumë përpjekje. 3 Sepse mësimi ynë nuk qe prej gënjeshtre, as prej papastërtie, as me mashtrim; 4 por sikundër u provuam prej Perëndisë të na besojë ungjillin, kështu flasim, jo si t'u pëlqejmë njerëzve, po Perëndisë që provon zemrat tona. 5 Sepse as fjalë lajkash nuk përdorëm ndonjëherë, sikundër e dini, as për shkak lakmimi; Perëndia është dëshmitar. 6 As kërkuam lavdi prej njerëzish, as prej jush, as prej të tjerësh, ndonëse mund t'ju bëheshim juve barrë, si apostuj të Krishtit që jemi. 7 Por qemë të butë ndërmjet jush, si mëndesha ngroh në gji bijtë e saj. 8 Kështu duke pasur dashuri të nxehtë për ju, na ka ënda t'ju japim juve jo vetëm ungjillin e Perëndisë, po edhe jetët tona, sepse jeni bërë të dashur për ne. 9 Sepse e mbani mend, o vëllezër, lodhjen dhe mundimin tonë; sepse duke punuar natë e ditë, që të mos i bëhemi barrë ndonjërit prej jush, predikuam ungjillin e Perëndisë tek ju. 10 Ju jeni dëshmitarë edhe Perëndia, se me shenjtëri e me drejtësi e patëmetë kemi qenë tek ju që besoni; 11 sikundër e dini, se gjithësecilin prej jush e nxitnim dhe e ngushëllonim, si një atë bijtë e tij, 12, që të ecni siç është denjë për Perëndinë, që ju thirri në mbretërinë e në lavdinë e tij.

13 Prandaj edhe ne falënderojmë Perëndinë pa pushim, se kur morët fjalën e Perëndisë që dëgjuat prej nesh, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, po siç është me të vërtetë, fjalë Perëndie, e cila vihet në veprim ndër ju që besoni. 14 Sepse ju, o vëllezër, bëtë sikundër bënë kishat e Perëndisë, që janë në Jude në Krishtin Jisu, se edhe ju pësuat po ato prej bashkëkombasve tuaj, sikurse edhe ata prej Judenjve, 15 të cilët edhe Zotin Jisu e vranë edhe profetët e tyre, edhe ne na ndoqën, edhe Perëndisë s'i pëlqejnë, edhe gjithë njerëzve u janë kundër; 16 të cilët na ndalojnë t'u flasim kombeve që të shpëtojnë, për të mbushur përherë mëkatet e tyre; por zemërimi arriti mbi ata përfundimisht.

17 Po ne, o vëllezër, të mbetur pa ju për pak kohë larg syve, po jo zemrës, më tepër u përpoqëm me shumë mall të shohim fytyrën tuaj. 18 Prandaj deshëm të vijmë tek ju, më fort unë Pavli, edhe një edhe dy herë, po na ndaloi satanai. 19 Sepse cila është shpresa jonë, a gëzimi, a kurora e mburrjes përpara Zotit tonë Jisu Krisht në ardhjen e tij në mos qofshi edhe ju? 20 Sepse ju jeni lavdia jonë dhe gëzimi.

Kr.3

randaj, pasi nuk mundëm të durojmë më, e gjetëm për mirë të mbetemi të vetëm në Athinë, 2 edhe dërguam Timotheun, vëllanë tonë, edhe shërbëtor të Perëndisë, edhe bashkëpunëtorin tonë në punën e ungjillin të Krishtit, që t'ju forcojë e t'ju ngushëllojë për besimin tuaj; 3 që të mos tundet asnjë në këto shtrëngime; sepse ju vetë e dini se për këtë jemi vënë. 4 Sepse, kur ishim pranë jush, ju thoshim më përpara se kemi për të hequr shtrëngime, sikurse edhe u bë, edhe e dini. 5 Prandaj edhe unë, pasi s'duroja dot më, dërgova që të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju ngau ai që nget, edhe shkon më kot mundimi ynë.

6 Po tani që erdhi Timotheu nga ju tek ne, edhe na pruri lajmin e mirë për besimin e për dashurinë tuaj, edhe se na kujtoni gjithnjë për të mirë, edhe se keni mall të na shihni, sikurse edhe ne ju, 7 prandaj, o vëllezër, me gjithë shtrëngimin e nevojën tonë, u ngushëlluam për ju, prej besimit tuaj; 8 sepse tani rrojmë, në qëndrofshi ju në Zotin. 9 Sepse çfarë falënderimi mund t'i japim Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin, me të cilin gëzohemi për ju përpara Perëndisë sonë, 10 natë e ditë duke u lutur shumë që të shohim fytyrën tuaj, edhe të plotësojmë të metat e besimit tuaj?

11 Po vetë Perëndia dhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krisht, na drejtoftë udhën tek ju. 12 Edhe Zoti shtoftë dhe teproftë dashurinë tuaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, sikurse edhe ne kemi për ju; 13 për të forcuar zemrat tuaja të paqortueshme në shenjtëri, përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij.

Kr.4

ë fundi pra, o vëllezër, ju lutemi dhe ju nxisim me anë të Zotit Jisu, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni dhe t'i pëlqeni Perëndisë, kështu të teproni shumë e më shumë. 2 Sepse e dini çfarë porosish ju lamë me anë të Zotit Jisu. 3 Sepse kjo është dëshira e Perëndisë, shenjtërimi juaj: të hiqni dorë nga kurvëria; 4 të dijë gjithësecili prej jush të mbajë enën e tij me shenjtërim e me nder; 5 jo në pësim dëshirimi, ashtu si edhe kombet që s'njohin Perëndinë. 6 Të mos kapërcejë ndonjë e t'i bëjë keq të vëllait në këtë punë; sepse Zoti është shpagimtar për gjithë këto; sikurse edhe jua thamë juve më përpara, edhe me dëshmi jua vërtetuam. 7 Sepse Perëndia nuk na thirri në papastërti, po në shenjtërim. 8 Prandaj ai që hedh tej këto, nuk hedh tej njeri, po Perëndinë, që na dha neve Frymën e tij të Shenjtë.

9 Edhe për dashurinë vëllazërore s'keni nevojë t'ju shkruajmë, se ju vetë jeni të mësuar prej Perëndisë që të doni njëri-tjetrin; 10 sepse edhe e bëni këtë për të gjithë vëllezërit që janë në gjithë Maqedoninë. Po ju lutemi, o vëllezër, të teproni në këtë shumë e më shumë. 11 Edhe ta keni për nder të rrini urtë e të shikoni punët tuaja, edhe të punoni me duart tuaja, siç ju porositëm, 12 që të ecni para atyre që janë jashtë siç ka hije, edhe të mos keni nevojë për asgjë.

13 Edhe nuk dua që ju të mos dini, o vëllezër, për ata që kanë fjetur, që të mos ju vijë keq, si edhe të tjerëve që s'kanë shpresë. 14 Sepse nëse besojmë që Jisui vdiq dhe u ngjall, kështu edhe Perëndia ata që kanë fjetur me anë të Jisuit do t'i sjellë bashkë me atë. 15 Sepse këtë jua themi juve me fjalë të Zotit, se ne të gjallët që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit nuk do t'ua arrijmë atyre që kanë fjetur; 16 sepse Zoti vetë do të zbresë nga qielli me urdhër, me zë kryeengjëlli, edhe me trumbetë Perëndie, edhe të vdekurit në Krishtin do të ngjallen më përpara; 17 pastaj ne të gjallët që do të kemi mbetur do të rrëmbehemi bashkë me ata në retë, për të takuar Zotin në ajër; edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. 18 Ngushëlloni pra me këto fjalë njëri-tjetrin.

Kr.5

dhe për vitet e për kohët, o vëllezër, nuk keni nevojë t'ju shkruaj; 2 sepse ju e dini mirë, se dita e Zotit, posi vjedhësi natën, kështu vjen. 3 Sepse kur thonë: Paqe edhe siguri, atëherë vjen mbi ata shkatërrim i papandehur, posi dhimbjet e gruas me barrë; edhe nuk do të shpëtojnë. 4 Po ju, o vëllezër, nuk jeni në errësirë, që t'ju arrijë ajo ditë si vjedhës. 5 Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nuk jemi të natës, as të errësirës. 6 Le të mos flemë pra sikurse edhe të tjerët, po le të rrimë zgjuar dhe le të jemi të përmbajtur. 7 Sepse ata që flenë, natën flenë; edhe ata që dehen, natën dehen; 8 Por ne, pasi jemi të ditës, le të përmbajmë veten, duke veshur parzmoren e besimit e të dashurisë, edhe për përkrenare shpresën e shpëtimit. 9 Sepse Perëndia nuk na ka urdhëruar për zemërim, po për trashëgim shpëtimi, me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, 10 që vdiq për ne, që, qoftë zgjuar, qoftë fjetur, të rrojmë bashkë me atë. 11 Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin, edhe ndërtoni njëri-tjetrin, sikurse edhe bëni.

12 Edhe ju lutemi, o vëllezër, t'i njihni ata që mundohen ndër ju, e janë mbi ju në Zotin, edhe ju këshillojnë; 13 edhe t'i nderoni me dashuri fort tepër për punën e tyre. Kini paqtim në mes tuaj.

14 Edhe ju lutemi, o vëllezër, këshilloni të prapët, ngushëlloni zemërlëshuarit, ndihmoni të dobëtit, jini zemërgjerë për të gjithë.

15 Vështroni se mos ia ktheni njëri-tjetrt të keqen me të keqe; po kërkoni përherë të mirën edhe te njëri-tjetri, edhe tek të gjithë.

16 Përherë gëzohuni.

17 Pa pushim lutuni.

18 Për çdo gjë falënderoni, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju në Krishtin Jisu.

19 Mos shuani Frymën.

20 Mos hidhni poshtë profecitë.

21 Të gjitha provojini, të mirën mbani.

22 Hiqni dorë prej çdo lloj ligësie.

23 Edhe vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ju të tërë; edhe gjithë fryma, shpirti dhe trupi juaj u ruajttë pa qortim në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht. 24 Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

25 O vëllezër, lutuni për ne. 26 Përshëndetni gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. 27 Ju vë në be në Zotin, t'u lexohet letra gjithë vëllezërve të shenjtë.

28 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. Amin.

Letra e dytë drejtuar Selanikasve

Hyrje

 Letrat e Shën Pavlit drejtuar Timotheut dhe Titit quhen letrat pastorale. Ndonëse disa studiues bashkëkohorë i konsiderojnë këto letra si dokumente të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të dytë, kryesisht, për shkak se ato paraqesin një pamje të zhvilluar të Kishës, Tradita e Kishës Orthodhokse i shikon këto si letra autentike të Shën Pavlit, shkruar gjatë arrestimit shtëpiak në Romë, gjatë fillimit të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të parë. Të dyja letrat e Timotheut janë të ngjashme në përmbajtje, duke patur të njëjtin qëllim për të mësuar "sesi duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e të vërtetës" (1 Timotheut 3:15). 

    Në letrën e tij të parë të Timotheut, Shën Pavli nxit "birin e vërtetë në besim" (1:2), i cili ishte në Efes, për të bërë "luftimin e mirë, duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë" (1:18-19). Ai thekson që të bëhen lutje në Kishë "për të gjithë njerëzit" (2:1) dhe që  të ruhet dhe të përhapet "doktrina e mirë", sidomos në kohët e vështirësive dhe të rënies nga besimi i vërtetë (4:6, 6:3). Në letrën, apostulli i këshillon të gjithë për besimin dhe sjelljen e përshtatshme të krishterë, duke i dhënë këshillë të veçantë, si profesionale ashtu edhe vetjake, bashkëpunëtorit të tij Timothe, të cilin e këshillon që të mos e lëjë pas dore dhuratën që ka marrë "me vënien e duarve nga ana e pleqësisë" mbi atë (4:14).

    Pjesa më e madhe e letrës së parë drejtuar Timotheut përshkruan me imtësi kërkesat për shërbesat pastorale të peshkopit, dhjakonit dhe presviterit (priftit apo plakut), dhe jep udhëzime të veçanta në lidhje me të vejat dhe skllevërit. Rregullat që kanë të bëjnë me shërbesat pastorale kanë mbetur në Kishën Orthodhokse dhe janë përfshirë në rregullat e saj kanonike. I një rëndësie të veçantë në letrën e parë të Timotheut është pohimi i Shën Pavlit për mëkatshmërinë që është bërë pjesë e lutjeve parakungimore të Kishës Orthodhokse.

 Kjo fjalë është e sigurtë e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari (1 Timotheut 1:15).

       Në letrën e tij të dytë te Timotheu, Shën Pavli përsëri e nxit "birin e dashur" për të "ngjallur dhuratën e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia" (2 Timotheut 1:2,6). Ai thekson nevojën absolute për "doktrinë të mirë" në Kishë, duke thirrur për një luftë të vendosur kundër "të ndyrave fjalë të kota" dhe që "të mos hahen kot me fjalë" (2:14,16), sidomos, gjatë "kohëve të vështira" kur ungjilli është sulmuar nga njerëz "mendjeprishur dhe të paprovuar në besë", të cilët janë vetëm "besëmirë në dukje, por mohues të fuqisë së saj" (3:1-8). Ashtu si në letrën e tij të parë, apostulli përmend në mënyrë të veçantë nevojën për një besnikëri të palëkundur ndaj shkrimeve (3:15). Shprehja e Shën Pavlit në këtë letër, që udhëheqësit e Kishës të jenë "shpjegues të drejtë të së vërtetës" (2:15), është bërë lutja liturgjike zyrtare e Kishës Orthodhokse për peshkopët e saj.

Kr.1

avli dhe Siluani e Timotheu, kishës së Selanikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, edhe në Zotin Jisu Krisht; 2 hir në ju edhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.

3 Kemi detyrë të falënderojmë përherë Perëndinë për ju, o vëllezër, siç i ka hie, sepse po shtohet fort besimi juaj, edhe dashuria e kujtdo prej jush për njëri-tjetrin po tepron; 4 aq sa ne vetë mburremi për ju në kishat e Perëndisë, për durimin tuaj dhe për besimin në gjithë përndjekjet tuaja e në shtrëngimet që hiqni; 5 tregues ky i gjyqit të drejtë të Perëndisë, që të bëheni të denjë për mbretërinë e Perëndisë, për të cilën edhe vuani. 6 Sepse është e drejtë përpara Perëndisë t'u shpaguaj shtrëngim atyre që ju shtrëngojnë. 7 Por ju që shtrëngoheni, do të keni prehje bashkë me ne, kur të zbulohet Zoti Jisu Krisht prej qielli bashkë me engjëjt e fuqisë së tij, 8 në flakë zjarri, duke u dhënë shpagim atyre që nuk njohën Perëndi, edhe atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jisu Krisht; 9 të cilët do të mundohen me shkatërrim të përjetshëm nga faqja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqisë së tij, 10 në atë ditë, kur të vijë të lavdërohet ndër shenjtorët e tij, edhe të jetë i mrekullueshëm ndër të gjithë ata që besojnë, - sepse ju i besuat dëshmisë sonë.

11 Prandaj edhe lutemi përherë për ju, që t'ju bëjë Perëndia ynë të denjë për thirrjen e tij, edhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së tij, edhe vepër besimi me fuqi; 12 që të lavdërohet emri i Zotit tonë Jisu Krisht tek ju, edhe ju tek ai, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe Zotit Jisu Krisht.

Kr.2

dhe sa për ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht, edhe për mbledhjen tonë me atë, ju lutemi, o vëllezër, 2 të mos tundeni shpejt nga mendja, as të mos turbulloheni as prej fryme, as prej fjale, as prej letre si të shkruar prej nesh, se sikur u afrua dita e Krishtit. 3 Le të mos ju gënjejë askush në asnjë mënyrë; sepse s'ka për të ardhur ajo ditë, pa ardhur më përpara mohimi i besimit, edhe të zbulohet njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, 4 ai që rri kundër e ngrihet lart mbi çdo gjëqë quhet Perëndi ose që adhurohet, kaq sa të rrijë në tempull të Perëndisë si Perëndi, duke treguar veten e tij se është Perëndi.

5 Nuk mbani mend se, edhe kur isha pranë jush, jua thosha këto? 6 Edhe tani e dini çfarë e pengon atë, që të zbulohet në kohën e tij. 7 Sepse misteri i paudhësisë tani vihet në veprim; vetëm deri sa të hiqet nga mesi ai që e pengon tani; 8 edhe atëherë do të zbulohet i paudhi, të cilin Zoti do ta humbasë me frymën e gojës së tij, edhe do ta prishë me shfaqjen e ardhjes së tij. 9 Ky i paudhë do të vijë pas veprimit të satanait me çdo fuqi e me shenja e me çudira gënjeshtre, 10 edhe me çdo mashtrim të padrejtësisë, në mes të atyre që humben; sepse nuk pritën dashurinë e së vërtetës që të shpëtojnë. 11 Edhe prandaj Perëndia do t'u dërgojë atyre veprim mashtrimi, që t'i besojnë gënjeshtrës, 12 që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, po pëlqyen padrejtësinë.

13 Por ne kemi detyrë të falënderojmë Perëndinë përherë për ju, o vëllezër të dashur prej Zotit, se Perëndia ju zgjodhi ju që në fillim për shpëtim me anë të shenjtërimit të Frymës dhe me anë të besimit në të vërtetën, 14 në të cilën ju thirri me anë të ungjillit tonë, për të fituar lavdinë e Zotit tonë Jisu Krisht.

15 Prandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që mësuat, qoftë me anë fjale, qoftë me anë letre prej nesh. 16 Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krisht, e Perëndia dhe Ati ynë, i cili na deshi e na dha ngushëllim të përjetshëm edhe shpresë të mirë me anë të hirit, 17 ngushëlloftë zemrat tuaja e ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.

Kr.3

ë fundi, o vëllezër, lutuni për ne që të përhapet me të shpejtë dhe të lavdërohet fjala e Zotit, sikurse edhe ndër ju, 2 edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e kotë e të ligj; sepse besimi nuk është tek të gjithë. 3 Por Zoti është besnik, i cili do t'ju forcojë e do t'ju ruajë prej të ligut, 4 edhe kemi besim tek ju me anë të Zotit, se ato që ju porositëm, edhe i bëni, edhe do t'i bëni. 5 Edhe Zoti drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Perëndisë, edhe në durimin e Krishtit.

6 Edhe ju porositim ju, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jisu Krisht, të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt, e jo sipas porosisë që mori prej nesh. 7 Sepse ju e dini se si duhet të na shëmbëlleni; sepse nuk u sollëm si të çrregullt ndër ju, 8 as hëngrëm bukë falas prej ndonjërit, por me lodhje e me mundim, duke punuar natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë ndonjërit prej jush; 9 jo se s'kemi pushtet, po që t'ju japim juve veten tonë si shembull, që të bëni siç bëjmë ne. 10 Sepse edhe kur ishim tek ju këtë ju porositnim, se nëse nuk do ndonjëri të punojë, as të mos hajë. 11 Sepse dëgjojmë se disa ndër ju ecin të çrregullt, edhe se s'punojnë fare, po sillen andej e këtej pa ndonjë punë, duke u marrë me punët e të tjerëve. 12 Të këtillët i porositim e i nxisim me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, që, duke punuar me qetësi, të hanë bukën e tyre.

13 Por ju, o vëllezër, mos u lodhni duke bërë mirë. 14 Edhe në qoftë se ndonjë nuk i bindet fjalës sonë me anë të kësaj letre, shënojeni atë; edhe mos u shoqëroni me atë, që të turpërohet. 15 Po mos e shikoni atë si armik, por këshillojeni si vëlla.

16 Edhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë juve paqen kurdoherë me çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.

17 Përshëndetja u shkrua me dorën time, të Pavlit, që është shenjë në çdo letër; kështu shkruaj. 18 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.

Letra e parë drejtuar Timotheut

Hyrje

 Letrat e Shën Pavlit drejtuar Timotheut dhe Titit quhen letrat pastorale. Ndonëse disa studiues bashkëkohorë i konsiderojnë këto letra si dokumente të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të dytë, kryesisht, për shkak se ato paraqesin një pamje të zhvilluar të Kishës, Tradita e Kishës Orthodhokse i shikon këto si letra autentike të Shën Pavlit, shkruar gjatë arrestimit shtëpiak në Romë, gjatë fillimit të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të parë. Të dyja letrat e Timotheut janë të ngjashme në përmbajtje, duke patur të njëjtin qëllim për të mësuar "sesi duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e të vërtetës" (1 Timotheut 3:15). 

    Në letrën e tij të parë të Timotheut, Shën Pavli nxit "birin e vërtetë në besim" (1:2), i cili ishte në Efes, për të bërë "luftimin e mirë, duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë" (1:18-19). Ai thekson që të bëhen lutje në Kishë "për të gjithë njerëzit" (2:1) dhe që  të ruhet dhe të përhapet "doktrina e mirë", sidomos në kohët e vështirësive dhe të rënies nga besimi i vërtetë (4:6, 6:3). Në letrën, apostulli i këshillon të gjithë për besimin dhe sjelljen e përshtatshme të krishterë, duke i dhënë këshillë të veçantë, si profesionale ashtu edhe vetjake, bashkëpunëtorit të tij Timothe, të cilin e këshillon që të mos e lëjë pas dore dhuratën që ka marrë "me vënien e duarve nga ana e pleqësisë" mbi atë (4:14).

    Pjesa më e madhe e letrës së parë drejtuar Timotheut përshkruan me imtësi kërkesat për shërbesat pastorale të peshkopit, dhjakonit dhe presviterit (priftit apo plakut), dhe jep udhëzime të veçanta në lidhje me të vejat dhe skllevërit. Rregullat që kanë të bëjnë me shërbesat pastorale kanë mbetur në Kishën Orthodhokse dhe janë përfshirë në rregullat e saj kanonike. I një rëndësie të veçantë në letrën e parë të Timotheut është pohimi i Shën Pavlit për mëkatshmërinë që është bërë pjesë e lutjeve parakungimore të Kishës Orthodhokse.

 Kjo fjalë është e sigurtë e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari (1 Timotheut 1:15).

Kr.1

avli, apostull i Jisu Krishtit, sipas urdhrit të Perëndisë, shpëtimtarit tonë, edhe të Zotit Jisu Krisht, shpresës sonë, 2 Timotheut, birit të vërtetë në besim, i qoftë hir, përdëllim, paqe, prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Krishtit Jisu, Zotit tonë.

3 Sikundër t'u luta të presësh në Efes, kur udhëtoja për në Maqedoni, që të porositësh disa veta të mos mësojnë mësime të tjera, 4 as të mos u vënë vesh përrallave e gjenealogjive të pa fund, të cilat sjellin më shumë grindje se sa ndërtim në besimin e Perëndisë.  

5 Edhe fundi i porosisë është dashuri prej zemre të kthjellët, edhe prej ndërgjegjeje të mirë e prej besimi pa hipokrizi, 6 prej të cilave disanuk ia dolën mbanëe u kthyen në fjalë të kota, 7 duke dashur të jenë mësues ligji, ndonëse s'kuptojnë as ato që thonë, as ato që i bëjnë për të vërteta. 8 Edhe e dimë, se ligji është i mirë, në qoftë se e përdor atë njeriu me ligjshmëri, 9 duke ditur këtë, se ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të paudhët e për të pabindurit, për ata që s'kanë frikë Perëndinë e për mëkatarët, për të pafetë e për përdhosësit, për atëvrasësit e nënëvrasësit, për njerivrasësit, 10 për të përdalët, për ata që shkojnë me meshkuj, për ata që shesin njerëz, për gënjeshtarët, për ata që shkelin betimin, edhe për çdo gjë tjetër që del kundër mësimit të shëndoshë, 11 sipas ungjillit të lavdisë së të lumurit Perëndi, që m'u besua mua.

12 Edhe falënderoj Krishtin Jisu, Zotin tonë, që më dha fuqi, se më numëroi për besnik e më vuri në shërbim mua, 13 që më përpara isha blasfemues, e përndjekës e sharës; por u përdëlleva, sepse pa ditur i bëra në pabesi. 14 Dhe hiri i Zotit tonë teproi mbi mua me besim e me dashuri që është në Krishtin Jisu. 15 E besueshme është fjala edhe e denjë për t'u pranuar, se Krishti Jisu erdhi në botë që të shpëtojë mëkatarë, prej të cilëve i pari jam unë. 16 Po prandaj u përdëlleva, që të tregojë Jisu Krishti më përpara tek unë gjithë zemërgjerësinë, si shembull në ata që kanë për t'i besuar atij për jetë të përjetshme. 17 Edhe mbretit të jetëve, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi që është i ditur, i qoftë nder edhe lavdi në jetë të jetëve. Amin.

18 Këtë porosi po të lë në dorë ty, o bir Timothe, sipas profecive që u folën më përpara për ty, që të luftosh sipas tyre luftën e mirë, 19 duke pasur besim edhe ndërgjegje të mirë, të cilën disa duke e hedhur tej ranë e u mbytën. 20 Prej këtyre është Imeneu dhe Aleksandri, të cilët i kam dhënë në dorë të satanait, që të mësohen të mos blasfemojnë.

Kr.2

utem, pra, para së gjithash të bëhen falje, lutje, ndërmjetime, falënderime, për të gjithë njerëzit, 2 për mbretër, për gjithë sa janë në shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të qetë e të sigurt me çdo shpresëtari e thjeshtësi. 3 Sepse kjo është e mirë dhe e pranueshme përpara Perëndisë, shpëtimtarit tonë, 4 i cili do që të shpëtojnë gjithë njerëzit, edhe të vijnë në njohjen e së vërtetës. 5 Sepse një është Perëndia, një është edhe ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jisu Krisht, 6 që dha veten e tij shpërblim për të gjithë, për dëshmi në kohën e duhur, 7 dëshmi për të cilën u vura unë predikues dhe apostull, - të vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, - mësues i kombeve në besim edhe në të vërtetë.

8 Dua pra që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa zemërim e pa dyshim. 9 Gjithashtu edhe gratë le të stolisin veten e tyre me rrobë të hijshme, me turp e me urtësi, jo me gërsheta, ose me ar, ose me margaritarë, ose me rroba shumë të shtrenjta; 10 por me çfarë u ka hije grave që tregohen perëndidruajtura, me punë të mira. - 11 Gruaja le të mësohet në heshtje e me çdo lloj bindjeje; 12 sepse gruas nuk i jap leje të mësojë të tjerë, as të jetë zot mbi burrin, po të heshtë. 13 Sepse përpara u gatua Adami, pastaj Eva. 14 Edhe Adami nuk u gënjye, po gruaja u gënjye e doli jashtë udhës; 15 por do të shpëtojë me anë të lindjes së fëmijëve, në qoftë se qëndrojnë në besim dhe në dashuri e në shenjtërim me urtësi.

Kr.3

besueshme është fjala; në dëshiron ndonjë të bëhet episkop, punë të mirë dëshiron. 2 Episkopi pra duhet të jetë i paqortueshëm, burrë i një gruaje, i përmbajtur, i urtë, i sjellshëm, mikpritës, mësues i aftë; 3 jo verëpirës, jo grindës, jo lakmitar për fitim të pandershëm, por i butë, paqësor, jo argjenddashës; 4 njeri që drejton mirë shtëpinë e tij, që ka fëmijë të bindur me çdo lloj urtësie. - 5 Sepse në qoftë se ndonjë nuk di të drejtojë shtëpinë e tij, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë? - 6 Të mos jetë rishtar në besim, që të mos fryhet me madhështi e të bjerë në dënim të djallit. 7 Edhe duhet të ketë dëshmi të mirë dhe nga të jashtmit që të mos bjerë në turp e në lak të djallit.

8 Dhiakonët gjithashtu, duhet të jenë të hijshëm, jo me dy faqe në fjalë, jo të dhënë pas verës së shumtë, jo lakmitar për fitim të pandershëm; 9 të kenë misterin e besimit me ndërgjegje të kthjellët. 10 Edhe këta le të provohen më parë, pastaj le të bëhen dhiakonë, pasi të gjenden të paqortueshëm. 11 Gratë e tyre gjithashtu të jenë të hijshme, jo shpifëse, të përmbajtura, besnike në të gjitha. 12 Dhiakonët le të jenë burra të një gruaje, që drejtojnë mirë fëmijët dhe shtëpitë e tyre. 13 Sepse ata që kanë shërbyer mirë, fitojnë shkallë të mirë për veten e tyre, edhe shumë guxim në besimin që është në Krishtin Jisu.

14 Këto po të shkruaj, duke shpresuar të vij për së shpejti tek ti, 15 dhe në u vonofsha, që të dish si duhet të sillesh në shtëpi të Perëndisë, e cila është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla edhe mbështetja e së vërtetës.

16 Dhe pa asnjë kundërshtim i madh është misteri i besimit. Perëndia u shfaq në mish, u drejtësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër kombe, u besua në botë, u ngrit lart me lavdi.

Kr.4

dhe Fryma thotë qartë se në kohët e mëpasme disa do të mohojnë besimin, e do t'u mbajnë vesh frymëve mashtruese, edhe mësimeve të demonëve, 2 që flasin gënjeshtra me hipokrizi, që e kanë ndërgjegjen e tyre të djegur, 3 të cilët ndalojnë martesën dhe urdhërojnë të largohen besimtarët nga ushqimet, të cilat Perëndia i ka krijuar, që t'i marrin me falënderime besimtarët edhe ata që kanë njohur të vërtetën. 4 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe nuk ka gjë për të hedhur tej, po të merret me falënderime; 5 sepse shenjtërohet me fjalën e Perëndisë e me lutje.

6 Nëse ua kujton vëllezërve këto, do të jesh shërbëtor i mirë i Jisu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit edhe me mësimin e mirë, të cilin e ke ndjekur. 7 Edhe prej përrallave të ndyra plakash hiq dorë, edhe stërvit veten tënde në besimin e mirë. 8 Sepse stërvitja e trupit është e dobishme për pak kohë; po besimi i mirë është i dobishëm për të gjitha, sepse ka premtimin për jetën e tanishme dhe për atë që do të vijë. 9 E besueshme është fjala dhe e denjë për t'u pranuar. 10 Sepse për këtë edhe mundohemi edhe përbuzemi, se shpresuam në Perëndinë e gjallë, i cili është shpëtimtari i gjithë njerëzve, po më fort i besimtarëve. 11 Këto porosit edhe mëso.

12 Askush le të mos të të përbuzë për rininë tënde, po bëhu shembull i besimtarëve në fjalë, në shoqëri, në dashuri, në frymë, në besim, në dëlirësi. 13 Deri sa të vij unë, jepu pas leximit, pas këshillimit, pas mësimit. 14 Mos ji i pakujdesshëm për dhuntinë që është tek ti, e cila t'u dha me anë profecie, me vënien e duarve të pleqësisë. 15 Për këto kujdesu, në këto qëndro, që të shfaqet mbarësia jote tek të gjithë. 16 Ruaj veten tënde dhe mësimin; qëndro në ato. Sepse nëse bën këtë, edhe veten tënde do të shpëtosh, edhe ata që të dëgjojnë ty.

Kr.5

lakun mos e qorto, po këshilloje si një atë; të rinjtë, si vëllezër; 2 plakat, si nëna; të rejat, si motra, me çdo dëlirësi.

3 Të vejat nderoi, ato që janë me të vërtetë të veja. 4 Edhe nëse ndonjë e ve ka djem a nipa, le të mësojnë më parë të kenë shprestari për shtëpinë e tyre, edhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre; sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyeshme para Perëndisë. 5 Edhe ajo që është me të vërtetë e ve dhe ka mbetur e vetme, e ka vënë shpresën tek Perëndia, edhe qëndron në lutje e në falje natë e ditë. 6 Por ajo që prish shumë për dëfrime, ndonëse rron, ka vdekur. 7 Edhe këto porositi, që të jenë të paqortueshme. 8 Po në qoftë se ndonjë nuk mendohet më përpara për të tijtë, edhe më fort për ata të shtëpisë së tij, ky ka mohuar besimin dhe është më i lig se i pabesi.

9 E ve më pak se gjashtëdhjetë vjeç le të mos vihet në numrin e të vejave, edhe  të ketë qenë grua e një burri, 10 edhe të ketë dëshmi për punë të mira: në ka rritur fëmijë, në ka pritur të huaj, në ka larë këmbë shenjtësh, në u ka ndihmuar atyre që kanë qenë në shtrëngim, në i ka rënë pas çdo pune të mirë. 11 Por hiq dorë nga të vejat më të reja; sepse si të mërziten nga Krishti, duan të martohen; 12 duke u bërë mëkatare, sepse shkelën besimin e parë. 13 Edhe në të njëjtën kohë mësohen të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi; edhe jo vetëm përtace, po edhe fjalëshumta e kureshtare, duke folur ato që s'duhen. 14 Dua pra të rejat të martohen, të bëjnë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie, të mos i japin asnjë shkak armikut për të folur keq. 15 Sepse disa nga ato tani janë kthyer pas satanait. 16 Në qoftë se ndonjë besimtar a besimtare ka të veja, le t'u japë atyre të nevojshmet, edhe le të mos ngarkohet kisha, që të mundë t'u ndihmojë atyre që janë me të vërtetë të veja.

17 Pleqtë e kishës që drejtojnë mirë punën, le të nderohen dy herë më tepër, më fort ata që mundohen me fjalë e me mësim. 18 Sepse shkrimi thotë: "Nuk do të mbyllësh gojën e kaut që shin", dhe "I denjë është punëtori për pagën e tij". 19 Mos prano kallëzim kundër plaku, veç përpara dy a tre dëshmitarëve. 20 Ata që mëkatojnë qortoi përpara të gjithëve, që të kenë frikë dhe të tjerët. 21 Të urdhëroj përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, edhe engjëjve të zgjedhur, t'i ruash këto pa bërë dallim në mes njerëzve, e asgjë të mos bësh duke mbajtur anë.

22 Mos vër duar shpejt mbi asnjeri, as mos u bëj pjesëtar në mëkate të huaja; ruaj veten tënde të pastër. 23 Mos pi më ujë, po përdor pakëz verë për stomakun tënd e për sëmundjet e tua të shpeshta.

24 Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe shkojnë përpara atyre në gjyq; po disa të tjerëve u shkojnë prapa. 25 Gjithashtu edhe punët e mira janë të dukshme; edhe ato që janë ndryshe nuk mund të fshihen.

Kr.6

a janë robër nën zgjedhë, le t'i quajnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos blasfemohet emri dhe mësimi i Perëndisë. 2 Edhe ata që kanë zotërinj besimtarë, le të mos i përçmojnë, sepse janë vëllezër; po më shumë le të punojnë për ta, sepse janë besimtarë dhe të dashur ata që shohin dobi nga puna e tyre e mirë. 3 Këto mëso edhe këshillo.

Edhe nëse jep ndonjëri mësime të tjera edhe nuk shkon pas fjalëve të shëndosha të Zotit tonë Jisu Krisht, edhe pas mësimit që është sipas besimit të mirë, 4 ky është mendjemadh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundje grindjesh e ngrëniesh me fjalë, prej të cilave del smirë, përçarje, sharje, mendime të liga, 5 fjalime të kota njerëzish të prishur nga mendja, edhe të zhveshur nga e vërteta, sepse pandehin se besimi i mirë është për fitim. Largohu nga të tillët. 6 Po besimi i mirë me vetmjaftim është fitim i madh. 7 Sepse asgjë s'kemi prurë në botë dhe është e qartë se edhe të nxjerrim gjë nuk mundim. 8 Po kur kemi ushqime e mbulesa, le të na mjaftojnë këto. 9 Dhe ata që duan të bëhen të pasur, bien në ngasje dhe në lak, edhe në shumë dëshirime të marra e të dëmshme, të cilat i kredhin njerëzit në shkatërrim e në humbje. 10 Sepse rrënja e gjithë të ligave është argjenddashja, të cilën disa duke e dëshiruar u larguan nga besimi, edhe e lënduan veten e tyre me dhimbje të shumta.

11 Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtësi, shpresëtari, besim, dashuri, durim, butësi. 12 Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre edhe rrëfeve rrëfimin e mirë përpara shumë dëshmitarëve. 13 Të porosis përpara Perëndisë që u jep jetë të gjithave, edhe përpara Krishtit Jisu që dëshmoi në ditët e Pont Pilatit rrëfimin e mirë: 14 Ruaje porosinë të papërlyer, të paqortueshme, deri në shfaqjen e Zotit tonë Jisu Krisht, 15 të cilën në kohën e caktuar do ta tregojë i lumuri dhe i vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve edhe Zot i zotërve, 16 i vetmi që ka pavdekësi dhe që rri në dritë të paafrueshme, të cilin asnjë nga njerëzit nuk e pa, as mund ta shohë; të cilit i qoftë nder e pushtet i përjetshëm. Amin.

17 Të pasurit në këtë jetë porositi të mos mbahen me të madh, as të mos shpresojnë në pasurinë që s'qëndron, po në Perëndinë e gjallë, i cili na i jep të gjitha dorëhapur që t'i gëzojmë; 18 të bëjnë të mirën, të pasurohen në punë të mira, të jenë dorëdhënës, të shoqërueshëm, 19 duke mledhur për vete si thesar një themel të mirë për të ardhmen, që të arrijnë jetën e përjetshme.

20 O Timothe, ruaj atë që të është besuar, duke u larguar nga fjalët e kota përdhosëse, edhe nga kundërvëniet e diturisë që në të rremë quhet kështu, 21 nga shkaku i së cilës disa, duke e pasur për mjeshtëri, u larguan nga besimi. Hiri qoftë me ty. Amin.

Letra e dytë drejtuar Timotheut

Hyrje

Në letrën e tij të dytë te Timotheu, Shën Pavli përsëri e nxit "birin e dashur" për të "ngjallur dhuratën e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia" (2 Timotheut 1:2,6). Ai thekson nevojën absolute për "doktrinë të mirë" në Kishë, duke thirrur për një luftë të vendosur kundër "të ndyrave fjalë të kota" dhe që "të mos hahen kot me fjalë" (2:14,16), sidomos, gjatë "kohëve të vështira" kur ungjilli është sulmuar nga njerëz "mendjeprishur dhe të paprovuar në besë", të cilët janë vetëm "besëmirë në dukje, por mohues të fuqisë së saj" (3:1-8). Ashtu si në letrën e tij të parë, apostulli përmend në mënyrë të veçantë nevojën për një besnikëri të palëkundur ndaj shkrimeve (3:15). Shprehja e Shën Pavlit në këtë letër, që udhëheqësit e Kishës të jenë "shpjegues të drejtë të së vërtetës" (2:15), është bërë lutja liturgjike zyrtare e Kishës Orthodhokse për peshkopët e saj.

Kr.1

avli, apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jisu, 2 Timotheut, birit të dashur, i qoftë hir, përdëllim, paqe prej Perëndisë Atë, edhe prej Krishtit Jisu, Zotit tonë.

3 Falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej, sikurse edhe të parët e mi, me ndërgjegje të kthjellët, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia natë e ditë, 4 edhe se, kur kujtoj lotët e tu, kam mall të të shoh, që të mbushem me gëzim; 5 sepse sjell ndër mend besimin tënd pa hipokrizi që është tek ti, i cili qëndroi më parë te gjyshja jote Loida, edhe tek nëna jote Eunika; edhe jam i bindur seedhe tek ti.

6 Për këtë shkak të kujtoj ty të gjallërosh përsëri dhuratën e Perëndisë, e cila është tek ti me anë të vënies së duarve të mia mbi ty. 7 Sepse Perëndia s'na ka dhënë frymë frike, po fuqie edhe dashurie e urtësie.

8 Mos kij turp pra për dëshminë e Zotit tonë, edhe për mua të burgosurin e tij; por vuaj bashkë me mua për ungjillin sipas fuqisë së Perëndisë; 9 i cili na shpëtoi dhe na thirri me thirrje të shenjtë, jo sipas punëve tona, po sipas vendimit dhe hirit të tij që na u dha në Krishtin Jisu që përpara kohëve të përjetshme, 10 edhe që u zbulua tani me anë të shfaqjes së shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, i cili prishi vdekjen, edhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit. 11 Për këtë u vura unë predikues dhe apostull e mësues i kombeve; 12 shkak për të cilin edhe i pësoj këto; por nuk kam turp; sepse e di kujt i kam besuar, edhe jam i bindur se ai mund të ruajë deri në atë ditë atë që mua më është besuar. 

13 Ruaj formën e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje, me besim e me dashuri që është në Krishtin Jisu. 14 Të mirën që t'u besua ruaje me anë të Frymës së Shenjtë që rri ndër ne.

15 Ti e di këtë, se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, prej të cilëve është Figjeli dhe Hermogjeni. 16 Zoti i dhëntë përdëllim shtëpisë së Onisiforit, sepse shumë herë më dha zemër dhe s'pati turp prej hekurave të mi, 17 po kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë ngulm dhe më gjeti. 18 Zoti i dhëntë atij të gjejë përdëllim nga Zoti në atë ditë. Edhe sa më shërbeu në Efes, ti i di më mirë.

Kr.2

i pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jisu; 2 edhe sa dëgjove prej meje me shumë dëshmitarë, jepua njerëzve besimtarë, të cilët do të jenë të zotë të mësojnë edhe të tjerë. 3 Ti pra vuaj si ushtar i mirë i Jisu Krishtit. 4 Sepse asnjë që shkon ushtar nuk ngatërrohet me punët e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar. 5 Po edhe nëse dikush ndeshet, nuk kurorëzohet, nëse nuk ndeshet sipas ligjit. 6 Bujku që mundohet, duhet i pari të marrë pjesë nga frytet. 7 Kupto ato që them; edhe Zoti të dhëntë mend për të gjitha. 8 Ki ndër mend Jisu Krishtin nga fara e Davidit që është ngjallur prej së vdekurish, sipas ungjillit tim, 9 për të cilin vuaj deri në vargonj si keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet. 10 Prandaj të gjitha i duroj për të zgjedhurit, që të gjejnë edhe ata shpëtimin që është në Krishtin Jisu bashkë me lavdi të përjetshme. 11 E besueshme është kjo fjalë; sepse në vdiqëm bashkë me Krishtin, kemi edhe për të jetuar bashkë me të; 12 në durofshim, kemi edhe për të mbretëruar bashkë me të; në e mohofshim, edhe ai do të na mohojë; 13 në dalshim të pabesë, ai mbetet besnik; nuk mund të mohojë veten e tij.

14 Këto kujtojua, duke i porositur ata përpara Zotit, të mos hahen me fjalë, se s'ka asnjë dobi, veçse për shkatërrim të atyre që dëgjojnë. 15 Kujdesu ta nxjerrësh veten tënde të provuar përpara Perëndisë, punëtor faqebardhë dhe shpjegues të drejtë të fjalës të së vërtetës.

16 Edhe largohu nga fjalët e kota përdhosëse, sepse shtojnë më shumë pabesi; 17 edhe fjala e tyre do të brejë si gangrenë; nga këta është Himenei dhe Filiti, 18 të cilët dolën jashtë udhës së të vërtetës, duke thënë se tashmë ngjallja u bë; edhe përmbysin besimin e disave.

19 Por themeli i Perëndisë qëndron i fortë dhe ka këtë vulë: Zoti njeh ata që janë të tijtë; edhe: Le të largohet nga padrejtësia kushdo që zë në gojë emrin e Krishtit.

20 Dhe në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë të arta e të argjendta, po edhe të drunjta e prej balte; edhe disa duhen për punë të nderuar, e disa për punë të panderuar. 21 Në pastroftë pra ndonjë veten e tij nga këto, do të jetë enë për punë të nderuar, e shenjtëruar, edhe e vlefshme për të zotin, e bërë gati për çdo punë të mirë.

22 Edhe largohu nga dëshirat e djalërisë edhe bjeri pas drejtësisë, besimit, dashurisë, paqes bashkë me ata që thërresin në Zotin me zemër të pastër. 23 Edhe hiq dorë nga debatet e marra e të trasha, duke ditur se ato lindin grindje. 24 Edhe shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, po të jetë i butë me të gjithë, i zoti të mësojë të tjerët, që duron të ligën, 25 që ndreq me butësi ata që kanë mendime të kundërta, se mbase u jep atyre Perëndia pendim, që të njohin të vërtetën, 26 edhe të shpëtojnë nga laku i djallit, prej të cilit janë zënë robër në dëshirën e tij.

Kr.3

dhe dije këtë, se në ditët e fundit kanë për të ardhur kohë të këqija; 2 sepse njerëzit do të jenë vetëdashës, argjenddashës, kryelartë, mendjemëdhenj, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, 3 të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, të egër, jo mirëdashës, 4 tradhtarë, të vrazhdë, të fryrë nga krenaria, kënaqësidashës më tepër se perëndidashës, 5 që në dukje janë të përkushtuar, po fuqinë e tij e kanë mohuar; edhe nga këta largohu. 6 Sepse prej këtyre janë ata që hyjnë nëpër shtëpi, edhe  robërojnë gratë mendjelehta që janë ngarkuar me mëkate, e tërhiqen prej çdo lloj dëshirimesh, 7 të cilat gjithnjë mësohen, e kurrë s'mund të vijnë në njohjen e së vërtetës. 8 Edhe ashtu si Janiu e Jambriu i dolën kundër Moisiut, kështu edhe këta i dalin kundër së vërtetës, njerëz të prishur nga mendja, të paprovuar në besim. 9 Por s'kanë për të përparuar më tepër; sepse marrëzia e tyre do t'u shfaqet të gjithëve, siç u bë edhe me atë të Janiut e Jambriut.

10 Po ti i re prapa mësimin tim, sjelljet, qëllimin, besimin, zemërgjerësinë, dashurinë, durimin, 11 përndjekjet, pësimet, që më ndodhën në Antioki, në Ikoni, në Listër. Çfarë përndjekjesh pësova! Dhe Zoti më shpëtoi nga të gjitha. 12 Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me shprestari në Krishtin Jisu do të përndiqen. 13 Po njerëzit e ligj e gënjeshtarë do të shkojnë mbarë në më të ligën, duke gënjyer dhe duke u gënjyer.

14 Po ti qëndro në ato që mësove e u vërtetove, duke ditur prej cilit i ke mësuar; 15 edhe se që nga foshnjëria i di shkronjat e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtim me anë të besimit që është në Krishtin Jisu. 16 Gjithë Shkrimi është i perëndifrymëzuar, edhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreqje, për arsim që është me drejtësi; 17 që të jetë i përsosur njeriu i Perëndisë, i përgatitur për çdo punë të mirë.

Kr.4

ë urdhëroj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur në shfaqjen e tij dhe në mbretërinë e tij: 2 Prediko fjalën, ngulmo me kohë e pa kohë, qorto, këshillo, nxit me çdo zemërgjerësi edhe mësim. 3 Sepse ka për të ardhur koha kur nuk do të durojnë mësimin e shëndoshë, por do të mbledhin grumbull pranë vetes së tyre mësues sipas dëshirave të tyre, për të gudulisur veshët. 4 Edhe prej së vërtetës do të largojnë dëgjimin, edhe do të kthehen pas përrallave. 5 Po ti rri zgjuar në të gjitha, vuaj, bëj punë ungjillëtari, shërbesën tënde permbushe.

6 Sepse unë tani jam duke derdhur gjakun, edhe koha e ikjes sime arriti. 7 Luftën e mirë luftova, udhën e mbarova, besimin e ruajta. 8 Pastaj më mbetet kurora e drejtësisë, të cilën do të ma japë në atë ditë Zoti, gjykatësi i drejtë; edhe jo vetëm mua, por dhe gjithë atyre që duan shfaqjen e tij.

9 Përpiqu të vish shpejt tek unë. 10 Sepse Dhimai më la, se deshi këtë botë, edhe shkoi në Selanik; Krisku në Galati; Titoja në Dalmaci. 11 Vetëm Llukai është bashkë me mua. Markun merre me dhe sille me vete; sepse më është i vlefshëm në shërbesë. 12 Edhe Tihikun e dërgova në Efes.

13 Kur të vish, sill gunën që lashë në Troadë pranë Karpit, edhe librat, po më fort pergamenat.

14 Aleksandër bakërpunuesi shumë të liga më bëri; Zoti ia shpagoftë sipas punëve të tij. 15 Prej tij edhe ti ruhu, sepse iu kundërvu fort  fjalëve tona.

16 Në mbrojtjen time të parë asnjë nuk qëndroi bashkë me mua, po të gjithë më lanë, - mos iu numëroftë atyre për mëkat. - 17 Por Zoti më ndenji pranë e më dha fuqi që me anën time të përmbushet predikimi, edhe të dëgjojnë gjithë kombet; edhe shpëtova nga goja e luanit. 18 Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, edhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.

19 Përshëndet Priskën dhe Akilën, edhe shtëpinë e Onisiforit. 20 Erasti mbeti në Korint; edhe Trofimin e lashë të sëmurë në Militë. 21 Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndet Euvuli dhe Pudi dhe Lini dhe Klaudia, edhe gjithë vëllezërit.

22 Zoti Jisu Krisht qoftë bashkë me frymën tënde.

Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.

Letra drejtuar Titos

Hyrje

 Letra e Shën Pavlit drejtuar Titit është një version më i shkurtër i dy letrave të tij drejtuar Timotheut. Autori skicon kërkesat morale për peshkopët në Kishë dhe e nxit bariun që gjithmonë "të mësojë ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë" (1:9, 2:1). Aty tregohet sesi duhet të sillen udhëheqësit dhe anëtarët besnikë të Kishës. Pjesë nga letra e Titit rreth shfaqjes së "hirit të Perëndisë… që sjell shpëtim për të gjithë njerëzit... me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me dorë të hapët mbi ne, me anë të Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tonë" (2:11-3:7) përbën leximin e apostullit në Kishën Orthodhokse për festën e Epifanisë. Duke folur në përgjithësi, secila nga letrat pastorale është e përfshirë në leximin e vazhdueshëm të apostullit në Kishë. Ato lexohen gjatë vitit kishtar para fillimit të Kreshmës së Madhe.

Kr.1

avli, shërbëtor i Perëndisë, edhe apostull i Jisu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë, edhe sipas njohjes së të vërtetës që është sipas besëtarisë, 2 me shpresë për jetën e përjetshme, të cilën e premtoi Perëndia që s'gënjen, përpara kohëve të përjetshme, 3 edhe shfaqi në kohë të caktuara fjalën e tij me anë të predikimit që m'u besua mua sipas urdhrit të Shpëtimtarit tonë Perëndi; 4 Titos, birit të vërtetë sipas besimit tonë të përbashkët, i qoftë hir, përdëllim, paqe prej Perëndisë Atë, edhe prej Zotit tonë Jisu Krisht, Shpëtimtarit tonë.

5 Prandaj të lashë në Kretë, që të ndreqësh të metat, edhe të vendosësh në çdo qytet pleq siç të urdhërova unë: 6 kush të jetë i paqortueshëm, burrë i një gruaje, që ka bij besimtarë që s'përfliten për plangprishës ose për të pabindur. 7 Sepse episkopi duhet të jetë i paqortueshëm, si kujdestar i Perëndisë; jo i vrazhdë, jo zemërak, jo verëpirës, jo grindës, jo lakmitar për fitim të pandershëm, 8 por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, shenjt, i përmbajtur; 9 i ngjitur pas fjalës së vërtetë sipas mësimit që mori, që të mundë edhe të nxisë të tjerë me anë të mësimit të shëndoshë, edhe të qortojë ata që flasin kundër.

10 Sepse janë shumë të pabindurit që flasin fjalë të kota e që mashtrojnë, më fort ata që janë nga rrethprerja, 11 të cilëve duhet t'u mbyllim gojën; që përmbysin shtëpi të tëra, duke mësuar sa nuk duhen, për fitim të pandershëm. 12 Një nga ata, profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, bisha të këqia, barqe përtace".

13 Kjo dëshmi është e vërtetë. Për këtë shkak qortoi ata ashpër, që të shëndoshen në besim; 14 edhe të mos u vënë vesh përrallave të Judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që i kthejnë krahët së vërtetës. 15 Për të pastrit të gjitha janë të pastra; po për të ndyrët e të pabesët asgjë s'është e pastër, por edhe mendja edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndyra. 16 Pohojnë me gojë se njohin Perëndi, po me veprat e mohojnë, sepse janë të ndyrë dhe të pabindur, edhe në çdo punë të mirë të paprovuar.

Kr.2

o ti fol ato që duhet për mësimin e shëndoshë. 2 Pleqtë të jenë të përmbajtur, të hijshëm, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim. 3 Gjithashtu edhe plakat të kenë sjellje siç u ka hije shenjtëve; jo shpifëse, jo të dhëna shumë pas verës, mësuese të mira, 4 që të mësojnë të rejat të duan burrat e djemtë e tyre, 5 të urta, të pastra, shtëpiake, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që të mos blasfemohet fjala e Perëndisë. 6 Të rinjtë gjithashtu nxiti të jenë të urtë. 7 Në të gjitha tregoje veten tënde shembull punësh të mira, duke treguar në mësim paprishje, nder, 8 fjalë të shëndoshë e të padënueshme, që të turpërohet ai që është kundër, e të mos ketë të flasë për ju asgjë të ligë. 9 Shërbëtorët t'u binden zotërve të tyre, në të gjitha punët të jenë të pëlqyeshëm, të mos kthejnë fjalë; 10 të mos e bëjnë të tyren gjënë e huaj, po të tregojnë çdo ndershmëri, që të stolisin në gjithçka mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.

11 Sepse u shfaq hiri i Perëndisë që sjell shpëtim në gjithë njerëzit, 12 i cili na mëson të mohojmë pabesinë dhe dëshirat e botës, e të rrojmë me urtësi e me drejtësi e me shprestari në këtë jetë, 13 duke pritur shpresën e lumur dhe shfaqjen e lavdisë së të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht; 14 i cili dha veten e tij për ne, që të na shpërblejë prej çdo paudhësie, edhe të pastrojë për veten e tij një popull të zgjedhur, të zellshëm për punë të mira.

15 Këto fol dhe porosit dhe qorto me çdo pushtet; asnjëri le mos të të përçmojë.

Kr.3

ujtoju atyre t'u nënshtrohen kryesive e pushteteve, t'u binden atyre, të jenë gati për çdo punë të mirë. 2 Asnjërin të mos shajnë, të mos zihen, të jenë të butë, duke treguar çdo embëlsi për gjithë njerëzit. 3 Sepse edhe ne ishim dikur të marrë, të pabindur, të gënjyer, duke u shërbyer dëshirimeve e kënaqësive të ndryshme, duke shkuar jetën në ligësi e në smirë, të urryer e duke urryer njëri-tjetrin.

4 Po kur u shfaq për njerëzit mirësia dhe dashuria e Shpëtimtarit tonë Perëndi, 5 jo prej veprash drejtësie që kryem ne, po sipas përdëllimit të tij na shpëtoi, me anë të larjes së rilindjes, edhe me anë të përtëritjes së Frymës së Shenjtë, 6 që e derdhi me dorë të hapët mbi ne me anë të Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tonë; 7 që, pasi të dalim të drejtë me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë sipas shpresës së jetës së përjetshme. 

8 E besueshme është fjala; edhe këto dua t'i vërtetosh, që të kujdesen ata që i kanë besuar Perëndisë të jenë të parë për punë të mira. Këto janë të mirat e të dobishmet për njerëzit. 9 Po nga debate të marra, e gjenealogji njerëzish, e grindje, edhe luftra ligji largohu, sepse janë të padobishme e të kota.

10 Nga njeriu përçarës, si ta mësosh një herë e dy herë, hiq dorë, 11 duke ditur se i tilli është i prishur, edhe mëkaton, sepse e ka dënuar veten.

12 Kur të dërgoj Artemain ose Tihikun tek ti, shpejto të vish tek unë në Nikopojë, sepse atje vendosa të dimëroj. 13 Ligjtarin Zina dhe Apolloin përcilli me kujdes, që të mos u mungojë atyre asgjë.

14 Edhe le të mësojnë edhe tanët të jenë të parë për punë të mira për nevojat e domosdoshme, që të mos jenë të pafrytshëm.

15 Të përshëndesin të gjithë ata që janë bashkë me mua. Përshëndeti ata që na duan në besim.

Hiri qoftë bashkë me të gjithë ju. Amin.

Letra drejtuar Filimonit

Hyrje

Në letrën e tij drejtuar Filimonit, shkruar gjatë burgimit të tij në Romë, Shën Pavli i kërkon "bashkëpunëtorit të tij të dashur" (1:1) që ta pranojë skllavin e arratisur Onesim, i cili është bërë i krishterë, "jo më si skllav, por si një vëlla të dashur... sipas mishit dhe në Zotin" (16). Ai i kërkon Filimonit ta presë atë "si të isha vetë" (17) dhe është gati të paguaj çfarëdo borxhi që mund të kishte pasur ai ndaj të zotit të tij. 

Kr.1

avli, i burgosur i Jisu Krishtit, edhe vëllai Timothe, Filimonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë, 2 edhe Afias së dashur, edhe Arkipit, bashkëluftëtarit tonë, edhe kishës në shtëpinë tënde; 3 hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

4 Falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar ty përherë në lutjet e mia, 5 sepse dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke në Zotin Jisu, edhe në gjithë shenjtët; 6 që të bëhet pjesëmarrja e besimit tënd e frytshme me anë të njohjes së çdo të mire që është ndër ju në Krishtin Jisu. 7 Sepse kemi shumë gëzim dhe ngushëllim për dashurinë tënde, sepse zemrat e shenjtorëve janë prehur me anën tënde, o vëlla.

8 Prandaj, ndonëse kam shumë guxim në Krishtin të të urdhëroj ty atë që duhet, 9 po për dashurinë më tepër të lutem, duke qenë i tillë, si plaku Pavël, po tani edhe i burgosur i Jisu Krishtit, 10 të lutem për birin tim, Onisimin, që e linda në vargonjtë e mi; 11 i cili dikur qe i padobishëm për ty, po tani është i dobishëm për ty dhe për mua, të cilin e dërgova përsëri. 12 Edhe ti prite atë, që është vetë zemra ime. 13 Unë desha ta mbaj atë pranë vetes që të më shërbejë në vendin tënd, në vargonjtë e ungjillit. 14 Por pa mendimin tënd nuk desha të bëj asgjë, që të mos jetë e mira jote nga nevoja, po me dashje. 15 Sepse mbase prandaj u nda prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përjetë, 16 jo më si shërbëtor, po më tepër se shërbëtor, vëlla të dashur, veçanërisht për mua, po sa më tepër për ty, edhe në mish, edhe në Zotin. 17 Nëse më ke pra pjesëtar, prite atë si mua. 18 Edhe në qoftë se të ka bërë ndonjë paudhësi, ose të ka detyrim, këtë ma ngarko mua. 19 Unë Pavli shkrova me dorën time, unë do të paguaj; që mos të të them se edhe veten tënde ma detyron. 20 Po, o vëlla, le të marr unë prej teje këtë të mirë në Zotin; prehe zemrën time në Zotin. 21 Duke pasur shpresë se do të dëgjosh të shkrova, sepse e di se edhe më tepër se ç'të them do të bësh.

22 Njëkohësisht bëmë gati edhe vend për të ndenjur, sepse shpresoj se me anë të lutjeve tuaja do t'ju dhurohem juve.

23 Të përshëndet Epafrai, shoku im i burgut në Krishtin Jisu, 24 Marku, Aristarku, Dhimai, Llukai, bashkëpunëtorët e mi.

25 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me frymën tuaj. Amin.

Letra drejtuar Hebrenjve

Hyrje

 Pothuaj asnjë nga studiuesit bashkëkohorë të Shkrimit të Shenjtë nuk mendon se Shën Pavli është autori i letrës së Hebrenjve. Çështja e autorësisë së vërtetë të letrës ishte në diskutim qysh herët në Traditën e Kishës me konsensusin e përgjithshëm se frymëzimi dhe doktrina e letrës është pa dyshim e Shën Pavlit, por ndoshta shkruesi i letrës ishte ndonjë nga nxënësit e Shën Pavlit. Letra datohet në gjysmën e dytë të shekullit të parë dhe zakonisht në Kishë lexohet si letra e "apostullit të shënjtë Pavël". Letra e Hebrenjve fillon me një mësim të qartë rreth  hyjnisë së Krishtit, duke cilësuar se Perëndia, i Cili "shumë herë dhe në shumë mënyra... u foli etërve" dhe së fundi "na ka folur këto ditë me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë" (1:1-2).

   Ai, (Biri i Perëndisë) duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij (ose personit) dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij (1:3).

   Krishti, Biri hyjnor i Perëndisë, u bë njeri si "apostull dhe kryeprift i rrëfimit tonë" (3:1), "Bariu i madh i dhënve" (13:20), "kreu dhe plotësonjësi i besimit" (12:2), të cilin Perëndia e dërgoi "të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit" (2:9).

 ... Ai u bë pjesëtar në po ato gjëra (në mishin dhe gjakun njerëzor), që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën... t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit. Sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t'u vijë në ndihmë atyre që tundohen (2:14-18).

       Tema kryesore e letrës së Hebrenjve është krahasimi i flijimit të Krishtit me flijimet e priftërinjve të Dhiatës së Vjetër. Priftërinjtë e Dhiatës së Vjetër bënin vazhdimisht flijime kafshësh për vete dhe për mëkatet e popullit, duke hyrë në shenjtëroren e Tempullit të Jerusalemit. Krishti bën flijimin e përsosur dhe të përjetshëm të Vetvetes mbi kryq, një herë e përgjithmonë, për mëkatet e popullit dhe jo për Vetveten, duke hyrë në shenjtëroren qiellore, jo të bërë me dorë, "për të dalë tani përpara Perëndisë për ne" (9:24). Ky është flijimi i përkryer dhe përmbushës i kryepriftit të përkryer të Perëndisë, i Cili ishte parafiguruar në personin e mistershëm të Melkisedekut, në Dhiatën e Vjetër, si edhe priftërinë rituale të Levitëve nën ligjin e vjetër, i cili ishte "hije e të mirave që kishin për të ardhur" dhe akoma jo "figurën vetë të gjërave" (10:1; shih Zanafilla 14; Eksodi 29; Levitiku 16; Psalmi 110).

    Nëpërmjet flijimit të përkryer të Krishtit, besimtarët marrin ndjesën e mëkateve dhe "bëhen të përsosur" (11:40), duke u udhëhequr dhe drejtuar nga Vetë Perëndia, i Cili jep Shpirtin e Tij të Shenjtë që nëpërmjet vuajtjeve të tyre në imitimin e Krishtit, Populli i Tij "të bëhet pjesëtarë në shenjtërinë e Tij" (12:10). Kjo kryhet, edhe një herë akoma, jo nga veprat rituale të ligjit i cili "nuk mbaroi asnjë lloj pune" (7:19), por me anë të besimit në Perëndinë, pa të cilin "është e pamundur t'i pëlqesh Atij" (11:6).  Letra e Hebrenjve, e cila lexohet në Kishën Orthodhokse në Meshën hyjnore gjatë Kreshmës së Madhe, mbaron me thirrjen e autorit ndaj të gjithëve që të jemi mirënjohës, sepse kemi "marrë mbretërinë e patundur" dhe t'i "shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim dhe me frikë; sepse Perëndia ynë është një zjarr që të përpin" (12:28-29). Ai thërret, gjithashtu për dashuri, besim, pastërti, bujari, fuqi, bindje dhe gëzim ndër të gjithë ata që besojnë në "Jisu Krishtin (që) është i njëjtë dje, sot e përjetë" (13:8).

Kr.1

Perëndia foli me anë të Birit të tij

erëndia, pasi u foli qëmoti etërve tanë me anë të profetëve shumë herë e me shumë mënyra, 2 në këto ditë të fundit na foli neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjithave, me anë të të cilit bëri edhe jetët; 3 i cili, duke qenë ndriçimi i lavdisë dhe karakter i qenies së atij, edhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, pasi me anë të vetes së tij pastroi mëkatet tona, ndenji në të djathtë të madhërisë në të lartat;

Biri është më i madh se engjëjt

4 edhe u bë kaq më i mirë nga engjëjt, sa emër më të shquar se ata ka trashëguar. 5 Sepse cilit prej engjëjve i tha ndonjëherë: "Ti je Biri im; unë sot të kam lindur?". 6 Edhe përsëri: "Unë do t'i jem atij Atë, dhe ai do të më jetë Bir?". Edhe kur përsëri të shtjerë të parëlindurin në botë, thotë: "Edhe le t'i falen atij gjithë engjëjt e Perëndisë". 7 Edhe për engjëjt thotë: "Ai që i bën engjëjt e tij frymëra, edhe shërbyesit e tij flakë zjarri". 8 Po për Birin thotë: "Froni yt, o Perëndi, është në jetë të jetës; shkop drejtësie është shkopi i mbretërisë sate. 9 Deshe drejtësinë dhe urreve paudhësinë; prandaj të leu, o Perëndi, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepër se bashkëpjesëtarët e tu". 10 Edhe: "Ti në fillim, o Zot, themelove dhenë, edhe punë të duarve të tua janë qiejt. 11 Ata do të prishen, po ti mbetesh; edhe të gjithë si rrobë do të vjetërohen, 12 edhe si të veshur do t'i mbështjellësh ata, edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, edhe vitet e tua nuk do të shterrojnë". 13 Edhe cilit prej engjëjve i tha ndonjëherë: "Rri në të djathtën time, deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbje të këmbëve të tua"? 14 A nuk janë të gjithë frymëra shërbyese, që dërgohen për shërbesë për ata që kanë për të trashëguar shpëtim?

Kr.2

Rëndësia e shpëtimit

randaj duhet ne më tepër t'ua vëmë veshin atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjëherë. 2 Sepse nëse doli e vërtetë fjala që u fol me anë të engjëjve, edhe çdo shkelje e mosdëgjim mori shpagim të drejtë, 3 atëherë si do të shpëtojmë ne, në e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? i cili, pasi zuri të flitet prej Zotit, u vërtetua ndër ne prej atyre që e dëgjuan. 4 Edhe Perëndia dëshmonte me shenja e me çudira, e me çdo lloj fuqish, edhe me ndarje dhuratash të Frymës së Shenjtë, sipas vullnetit të tij.

Jisui është ai që çon në shpëtim

5 Sepse nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilën po flasim. 6 Edhe dikush dëshmoi diku, duke thënë: "Ç'është njeriu, që ta kujtosh? Apo i biri i njeriut që ta vështrosh? 7 E bëre pakgjë më të ulët nga engjëjt; me lavdi e me nder e kurorëzove atë, dhe e vure përmbi punët e duarve të tua. 8 Të gjitha i vure nën këmbët e tij", sepse pasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa vënë nën pushtetin e tij. Po tani nuk i shohim ende të gjitha të jenë vënë nën pushtetin e tij. 9 Por e shohim Jisuin që qe bërë pakgjë më i ulët nga engjëjt, për shkak të pësimit të vdekjes, të kurorëzuar me lavdi e me nder, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për çdo njeri.

10 Sepse i duhej atij, për të cilin janë të gjitha dhe me anë të të cilitjanë të gjitha, duke prurë shumë bij në lavdi, të bëjë të përsosur me anë të pësimeve kryetarin e shpëtimit të tyre. 11 Meqenëse edhe ai që shenjtëron edhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej njërit, shkak për të cilin nuk turpërohet t'i quajë ata vëllezër, 12 duke thënë: "Do t'u rrëfej emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të kishës do të të lavdëroj". 13 Edhe prapë: "Unë do të kem shpresën time në atë"; dhe përsëri: "Ja unë, dhe djemtë që më dha Perëndia". 14 Edhe meqenëse djemtë kanë marrë pjesë prej mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, 15 edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët nga frika e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre mbajtur në skllavëri. 16 Sepse me të vërtetë nuk u ndihmon engjëjve, po farës së Abrahamit i ndihmon. 17 Prandaj duhej t'u ngjante në gjithçka vëllezërve, që të bëhej kryeprift i dhembshur dhe besnik në punët që kanë të bëjnë me Perëndinë, për shlyerjen e mëkateve të popullit. 18 Sepse me atë që pësoi vetë kur u nga, mund t'u ndihmojë atyre që ngiten.

Kr.3

Jisui është më i madh se Moisiu

randaj, vëllezër shenjtorë, pjesëtarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit tonë, Jisu Krishtin; 2 i cili është besnik tek ai që e bëri, sikurse dhe Moisiu qe besnik në gjithë shtëpinë e tij. 3 Sepse ky u denjësua me më tepër lavdi se Moisiu, meqenëse ka më shumë nder ai që ndërton shtëpinë se sa shtëpia. 4 Sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt; po ai që i ndërtoi të gjitha është Perëndia. 5 Edhe Moisiu qe besnik në gjithë shtëpinë e atij si shërbëtor, për dëshmi të atyre gjërave që do të fliteshin, 6 por Krishti, si bir mbi shtëpinë e tij, shtëpia e të cilit jemi ne, nëse mbajmë fort guximin dhe mburrjen e shpresës deri në fund.

Premtimi i Perëndisë dhe pabesia e popullit të tij

7 Prandaj, siç thotë Fryma e Shenjtë: "Sot në dëgjofsh zërin e atij, 8 mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në hidhërimin, në ditën e ngasjes në shkretëtirë, 9 ku etërit tuaj më nganë dhe më vunë në provë, edhe panë punët e mia dyzet vjet. 10 Prandaj u zemërova me atë brez, edhe thashë: Përherë gënjehen në zemrën e tyre; edhe ata nuk i njohën udhët e mia. 11 Prandaj u betova në zemërimin tim: S'kanë për të hyrë në prehjen time".

12 Vështroni, vëllezër, që të mos ketë asnjë prej jush zemër të ligë pabesie, që të ngrerë krye kundër Perëndisë së gjallë. 13 Po nxitni njëri-tjetrin përditë, deri sa quhet "Sot"; që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush me gënjeshtrën e mëkatit. 14 Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, nëse mbajmë fort deri në fund besimin e fillimit, 15 kur thuhet: "Sot, në dëgjofsh zërin e tij, mos i ashpërsoni zemrat tuaja si në hidhërimin". 16 Sepse, cilët, pasi dëgjuan, ngritën krye?  A nuk ishin të gjithë ata që dolën prej Egjiptit me anë të Moisiut? 17 Edhe me cilët u zemërua dyzet vjet? Vallë jo me ata që mëkatuan, të cilëve u ranë eshtrat në shkretëtirë? 18 Edhe për cilët u betua se nuk do të hynin në prehjen e atij, veç se për ata që s'bindeshin? 19 Edhe shohim se për pabesinë nuk mundën të hyjnë.

Kr.4

Premtimi i Perëndisë vlen për ata që besojnë

randaj, deri sa mbetet ndër ne një premtim për të hyrë në prehjen e atij, le të kemi pra frikë se mos ndonjë prej jush duket se mbeti jashtë. 2 Sepse edhe ne jemi ungjillëzuar, sikurse dhe ata; por atyre nuk u bëri dobi fjala që dëgjuan, sepse s'qe bashkuar me anë të besimit me ata që e dëgjuan. 3 Sepse hymë në prehje ne që besuam, siç ka thënë: "Prandaj u betova në zemërimin tim: S'kanë për të hyrë në prehjen time", ndonëse punët e tij u mbaruan qëkurse u themelua bota. 4 Sepse ka thënë në një vend për të shtatën ditë kështu: "Edhe u preh Perëndia në të shtatën ditë nga gjithë punët e tij". 5 Edhe në këtë vend përsëri: "S'kanë për të hyrë në prehjen time". 6 Pasi ka mbetur pra të hyjnë disa veta në atë, edhe ata që u ungjillëzuan më përpara nuk hynë prej mosbindjes së tyre, 7 përsëri cakton një ditë: "Sot", duke thënë me anë të Davidit, pas kaq kohe, siç është thënë: "Sot në dëgjofshi zërin e atij, mos i ashpërsoni zemrat tuaja". 8 Sepse po t'i kishte prehur ata Jisui i Naviut, nuk do të kishte folur pastaj për një tjetër ditë. 9 Mbetet pra, prehje për popullin e Perëndisë. 10 Sepse ai që hyri në prehjen e tij, edhe ai u preh nga punët e tij, sikurse Perëndia nga të tijat. 11 Le të përpiqemi pra të hyjmë në atë prehje, që të mos bjerë ndonjë në atë shembull të mosbindjes.

12 Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, edhe më e mprehtë se çdo thikë me dy tehe, edhe depërton deri në ndarjen e frymës dhe të shpirtit, të nyjeve e të palcave, edhe gjykon mendimet dhe synimet e zemrës. 13 Edhe përpara tij s'ka asnjë krijesë të padukshme, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara në sytë e atij, të cilit ne kemi për t'i dhënë llogari. 

Jisui është kryeprifti i madh

14 Duke pasur pra një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jisuin, të Birin e Perëndisë, le të mbajmë rrëfimin tonë. 15 Sepse s'kemi kryeprift që të mos mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u nga në të gjitha si ne, por pa mëkatuar. 16 Le t'i afrohemi pra me guxim fronit të hirit, që të marrim përdëllim dhe të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.

Kr.5

epse çdo kryeprift që merret prej njerëzve, vihet për njerëzit në gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të blatuar dhurata dhe flijime për mëkatet; 2 të cilit mund t'i vijë keq për ata që janë të paditur e të gënjyer; sepse edhe ai vetë është veshur me dobësi. 3 Edhe prandaj ka detyrë, si për popullin, kështu dhe për veten e tij, të blatoj theror për mëkatet. 4 Edhe asnjë nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, si Aroni.

5 Kështu edhe Krishti nuk e lavdëroi veten e tij që të bëhet kryeprift, po ai që i foli: "Ti je Biri im, unë sot të kam lindur". 6 Sikurse edhe në tjetër vend thotë: "Ti je prift për gjithë jetën sipas urdhërit të Melkisedekut". 7 I cili në ditët e mishit të tij, pasi iu fal e iu lut me klithmë të fortë e me lot atij që mundej ta shpëtonte atë nga vdekja, edhe u dëgjua për shpresëtarinë e tij, 8 ndonëse ishte bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi. 9 Edhe si u bë i përsosur, u bë shkak për shpëtim të përjetshëm për të gjithë ata që e dëgjojnë atë, 10 duke qenë i quajtur nga Perëndia kryeprift sipas urdhërit të Melkisedekut,

Këshilla për këmbëngulje në besim

11 për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, edhe të vështira për t'u shpjeguar, meqenëse jeni bërë të plogësht në dëgjim. 12 Sepse, ndonëse pas kaq kohësh duhej të ishit mësues, përsëri keni nevojë që ndonjë t'ju mësojë juve  parimet elementare të thënieve të Perëndisë; edhe keni arritur të keni nevojë për qumësht e jo për ushqim të fortë. 13 Sepse kushdo që ushqehet me qumësht, është i papërvojë në fjalët e drejtësisë, sepse është një foshnje. 14 Po ushqimi i fortë është për të rritur, të cilët meqenëse janë mësuar kështu, i kanë ndjenjat e tyre të stërvitura për të dalluar të mirën e të ligën.

Kr. 6

randaj si të lëmë mësimin fillestar të Krishtit, le t'i drejtohemi përsosmërisë, pa vënë përsëri themel pendimi nga punë të vdekura dhe të besimit tek Perëndia, 2 të mësimit për pagëzime, e për vënien e duarve, e ngjalljen e të vdekurve, e për gjyqin e përjetshëm. 3 Edhe këtë do ta bëjmë, në lejoftë Perëndia. 4 Sepse është e pamundur për ata që u ndriçuan një herë dhe ndjenë shijen e dhuratës qiellore, edhe u bënë pjesëtarë të Frymës së Shenjtë, 5 edhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë, edhe të fuqive të jetës së ardhme, 6 edhe pastaj u rrëzuan, të përtërihen përsëri në pendim; sepse kryqëzojnë përsëri në veten e tyre të Birin e Perëndisë, edhe e turpërojnë. 7 Sepse toka që pi shiun që bie shumë herë mbi të, edhe prodhon barëra të dobishme për ata, për të cilët edhe punohet, merr bekim nga Perëndia. 8 Po në nxjerrtë driza e gjemba, është e pavlefshme dhe afër mallkimit, fundi i së cilës është të digjet.

9 Po për ju, të dashur, ndonëse flasim kështu, jemi të bindur , se keni gjërat më të mira, që i përkasin shpëtimit. 10 Sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë punën tuaj dhe mundin e dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbimin që u bëtë e po u bëni shenjtëve. 11 Edhe dëshirojmë që gjithësecili prej jush të tregojë po atë zell për vërtetimin e plotë të shpresës deri në fund; 12 që të mos bëheni të plogësht, po të bëni si ata që trashëgojnë premtimin me anë të besimit e të durimit.

Premtimi i pakthyeshëm i Perëndisë

13 Sepse Perëndia, kur i premtoi Abrahamit pasi s'kishte asnjë më të madh, mbi të cilin të betohej, u betua mbi veten e tij, 14 duke thënë: "Vërtet duke bekuar do të të bekoj, edhe duke shumuar do të të shumoj". 15 Edhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin. 16 Sepse njerëzit betohen mbi më të madhin, edhe për ata betimi për të vërtetuar është fundi i çdo kundërshtimi. 17 Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë më tepër trashëgimtarëve të premtimit pakthyeshmërinë e vullnetit të tij, vuri ndërmjetës betimin, 18 që me anë dy gjërash të pakthyeshme, në të cilat është e pamundur të gënjejë Perëndia, të mund të kemi ngushëllim të fortë, ne që kemi kërkuar një strehë, të mbajmë fort shpresën që kemi përpara, 19 të cilën e kemi si spirancë të shpirtit të sigurt e të vërtetë, edhe që hyn në të brendshmen e kurtinës; 20 atje ku një pararendës hyri për ne, Jisui, duke u bërë kryeprift në përjetësi sipas urdhërit të Melkisedekut.

Kr. 7

Priftëria e Melkisedekut

epse ky Melkisedeku, ishte mbreti i Salemit, prift i fort të lartit Perëndi, i cili u takua me Abrahamin kur ky kthehej nga shpartallimi i mbretërve, edhe e bekoi. 2 Atij Abrahami i ndau edhe të dhjetën e të nga gjithave, - i cili së pari përkthehet mbret i drejtësisë, edhe pastaj edhe mbret i Salemit, që do me thënë mbret i paqes, - 3 pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh, as fund jete, por bërë i ngjashëm me Birin e Perëndisë, mbetet prift përgjithnjë.

4 Pa mendoni sa i madh ishte ky, të cilit Abrahami, kryeati, i dha edhe të dhjetën e plaçkës. 5 Edhe nga të bijtë e Levit ata që marrin priftërinë, kanë urdhërimin të marrin sipas ligjit të dhjetën nga populli, domethënë nga vëllezërit e tyre, ndonëse kanë dalë nga mesi i Abrahamit. 6 Po ai që nuk e kishte gjenealogjinë nga ata mori të dhjetën nga Abrahami, edhe bekoi atë që kishte premtimin. 7 Edhe pa asnjë kundërshtim më i vogli bekohet nga më i madhi. 8 Edhe këtu njerëz të vdekshëm marrin të dhjeta; po atje merr të dhjeta ai që dëshmohet se rron. 9 Edhe që të them kështu, me anë të Abrahamit edhe Leviu, që merr të dhjeta, dha të dhjeta. 10 Sepse ishte ende në mesin e të atit, kur e takoi Melkisedeku atë.

11 Po të ishte pra përsosmëria me anë të priftërisë Levitike, - sepse populli mbi atë mori ligjin, - ç'nevojë ishte pra të ngrihet tjetër prift sipas urdhërit të Melkisedekut, e të mos thuhet sipas urdhërit të Aronit? 12 Sepse kur ndërrohet priftëria, nga nevoja bëhet edhe ndërrim ligji. 13 Sepse ai, për të cilin thuhen këto, ishte prej tjetër fisi, prej të cilit asnjë s'i qe afruar therores. 14 Sepse është e ditur që Zoti ynë lindi nga Juda, fis për të cilën Moisiu nuk foli asgjë për priftëri.

Jisui është Melkisedeku i dytë

15 Por është edhe shumë më tepër e qartë, nëse sipas shembëllimit të Melkisedekut ngrihet tjetër prift, 16 i cili nuk u bë sipas ligjit të urdhërimit të mishit, por sipas fuqisë të jetës pambarim. 17 Sepse ai dëshmon, duke thënë: "Se ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut". 18 Sepse urdhërimi i parë bie poshtë, kur është i dobët dhe i padobishëm; 19 - sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, - po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë.

20 Edhe meqenëse nuk u bë prift pa betim, - 21 Sepse ata qenë bërë priftërinj pa betim, po ky me betim, me anë të atij që i tha atij: "Zoti u betua, edhe nuk do të pendohet. Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut", - 22 i një dhiate më të lartë u bë dorëzanë Jisui. 23 Edhe ata qenë bërë priftërinj më shumë se një, sepse ndaloheshin prej vdekjes të mbeten përgjithnjë. 24 Por ky, pasi mbetet për gjithë jetën, e ka priftërinë të pandërrueshme. 25 Prandaj edhe mund t'i shpëtojë krejtësisht ata që afrohen pranë Perëndisë me anë të atij, sepse gjithnjë rron që të ndërmjetojë për ata.

26 Sepse i tillë kryeprift na duhej, i shenjtë, i pafajshëm, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt; 27 i cili nuk ka përditë nevojë, si ata kryepriftërinjtë, të blatoj therorë më përpara për mëkatet e tij, dhe pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur pruri theror veten e tij. 28 Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi; po fjala e betimit që u bë pas ligjit vuri Birin, i cili është i përsosur për gjithë jetën. 

Kr. 8

Jisui është kryeprifti më i madh

dhe përmbledhja e atyre që themi është kjo: Kemi një kryeprift të tillë, i cili ndenji në të djathtë të fronit të madhërisë në qiejt, 2 edhe një shërbyes i shenjtërores dhe i tendës së vërtetë, të cilën e ngriti Zoti, e jo njeri. 3 Sepse çdo kryeprift vihet që të blatojë dhurata e therorë; prandaj është e nevojshme të ketë edhe ky diçka për të blatuar therore. 4 Sepse po të ishte mbi dhe, nuk do të ishte prift, sepse janë priftërinjtë që sjellin dhuratat sipas ligjit; 5 të cilët shërbejnë sipas shembullit dhe sipas hijes së qielloreve, siç i qe thënë Moisiut, kur kishte për të ndërtuar tendën, sepse "Shiko", thotë ai, "t'i bësh të gjitha sipas formës që t'u tregua ty në mal". 6 Po tani Krishti mori një shërbesë aq të shquar, sa është edhe ndërmjetës i një dhiate më të mirë, e cila u bë ligj mbi premtime më të mira.

7 Sepse po të ishte pa të metë ajo e para, nuk do të kërkohej vend për të dytën. 8 Sepse Perëndia duke qortuar ata thotë: "Ja tek po vijnë ditë, thotë Zoti, edhe do të bëj një dhiatë të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës, 9 jo sipas dhiatës që bëra me etërit e tyre atë ditë që i mora ata prej dore, që t'i nxirrja jashtë prej dheut të Egjiptit; sepse ata nuk qëndruan në dhiatën time, edhe unë s'u kujdesa për ata, thotë Zoti. 10 Sepse kjo është dhiata që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti, do të vë ligjet e mia në mendjet e tyre, edhe do t'i shkruaj ata mbi zemrat e tyre, edhe do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im. 11 Edhe asnjë prej tyre nuk do të mësojë të afërmin e tij dhe asnjë të vëllain e tij, duke thënë: Njih Zotin; sepse të gjithë do të më njohin, që prej të voglit të tyre e deri në më të madhin e tyre. 12 Sepse do të jem i mëshirshëm në paudhësitë e tyre, edhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe paligjësitë e tyre". 13 Duke thënë "një dhiatë e re" e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetërohet e plaket është afër prishjes.

Kr. 9

Flijimi i Krishtit përbën dhiatën e re të Perëndisë

ishte pra edhe dhiata e parë rregulla adhurimi dhe shenjtëroren tokësore. 2 Sepse u ndërtua tenda e parë, në të cilën ishte edhe kandileri, edhe tryeza, edhe paravënia e bukëve, tendë e cila quhet Shenjtërore. 3 Edhe pas kurtinës së dytë ishte tenda që quhet Shenjtërore e Shenjtëroreve, 4 e cila kishte një temianicë të artë, edhe arkën e dhiatës të mbuluar përreth nga të gjitha anët me ar, në të cilën ishte shtamba e artë që kishte mannën, edhe shkopi i Aronit që çeli sythe, edhe pllakat e dhiatës. 5 Edhe përsipër asaj ishin Kerubimet e lavdisë që i bënin hije shlyesit; për të cilat nuk është tani nevoja të flasim hollësisht.

6 Edhe duke qenë këto të ndërtuara kështu, në tendën e parë gjithnjë hyjnë priftërinjtë që bëjnë lutjet. 7 Po në të dytën një herë në vit hyn vetëm kryeprifti, jo pa gjak, të cilin e blaton theror për veten e tij dhe për fajet e popullit, që i bëjnë nga padija. 8 Edhe këtë e tregonte Fryma e Shenjtë, se ende nuk ishte shfaqur rruga për në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, deri sa ende po qëndronte tenda e parë, 9 e cila ishte simbol për kohën e tanishme, sipas të cilit dhuratat e therorët e ofruar nuk mund ta bënin të përsosur nga ndërgjegja atë që lutej, 10 sepse ishin caktuar vetëm me ushqime, pije dhe për larje të ndryshme, e për rregulla mishi, deri në kohën e ndreqjes.

11 Por si erdhi Krishti, kryeprifti i të mirave të ardhshme me anë të tendës më të madhe e më të përsosur, që s'është bërë me dorë, domethënë, që s'është prej këtij krijimi. 12 As me anë gjaku cjepësh e viçash, po me anë të gjakut të tij hyri një herë e përgjithmonë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, edhe fitoi shpërblim të përjetshëm. 13 Sepse në qoftë se gjaku i demave e i cjepëve, edhe hiri i mëshqerrës që spërkat të ndoturit, shenjtëron për pastrimin e mishit, 14 sa më tepër gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshme i blatoi veten e tij pa njollë Perëndisë, do të pastrojë ndërgjegjen tuaj nga punë të vdekura, që t'i shërbeni Perëndisë së gjallë?

15 Edhe prandaj ai është ndërmjetësi i një dhiate të re, që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve në kohën e dhiatës së parë, të marrin ata që janë thirrur premtimin e trashëgimit të përjetshëm. 16 Sepse atje ku ka dhiatë është e nevojshme të ketë vdekje të atij që bëri dhiatën. 17 Sepse dhiata ka fuqi mbasi ata kanë vdekur; sepse kurrë s'ka fuqi deri sa rron ai që bëri dhiatën. 18 Prandaj as e para nuk qe vërtetuar pa gjak; 19 sepse pasi iu tha prej Moisiut gjithë popullit çdo porosi sipas ligjit, ai mori gjakun e viçave e të cjepëve, bashkë me ujë e me lesh të kuq e me hisop, edhe spërkati edhe vetë librin e gjithë popullin, 20 duke thënë: "Ky është gjaku i dhiatës që urdhëroi Perëndia për ju". 21 Edhe gjithashtu spërkati me gjak edhe tendën dhe gjithë enët e shërbesës. 22 Edhe sipas ligjit pothuajse të gjitha gjërat pastrohen me gjak, edhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.

Flijimi i Krishtit është më i madhi dhe unik

23 Ishte e nevojshme pra që format e qielloreve të pastrohen me këto, po qielloret me therorë më të mirë se këto. 24 Sepse Krishti nuk hyri në shenjtërore të bëra me dorë, që janë kopje të të vërtetave, po në qiell vetë, që të paraqitet tani përpara Perëndisë për ne; 25 as të ofrojë veten e tij shumë herë, siç hyn kryeprifti në shenjtërore vit për vit me gjak jo të vetin; - 26 sepse atëherë duhej shumë herë të pësonte qëkurse u fillua bota; - por tani një herë në fund të jetëve ai u shfaq, që të prishë mëkatin me anë të flijimit të vetes së tij. 27 Edhe siç është urdhëruar për njerëzit një herë të vdesin, edhe pastaj është gjyqi, 28 kështu edhe Krishti, pasi një herë u pru theror që të ngrerë mëkatet e shumë vetave, do të duket për së dyti pa mëkat tek ata që e presin atë për shpëtim.

Kr.10

Flijimi i Krishtit anulloi flijimet judaike

epse ligji, duke pasur një hije të të mirave të ardhshme e jo vetë figurën e gjërave, s'mundet kurrë me anë të po atyre therorëve, që sjellin përherë vit për vit, të bëjë të përsosur ata që afrohen. 2 Sepse atëherë do të kishin pushuar së pruri therorë, sepse adhuruesit, si të pastroheshin një herë, nuk do të kishin më asnjë ndërgjegje mëkatesh. 3 Po në ato therorë ka një kujtesë mëkatesh vit për vit. 4 Sepse është e pamundur gjak demash e cjepësh të heqë mëkate.

5 Prandaj, ai duke hyrë në botë, thotë: "Theror e dhuratë nuk deshe, po bëre gati për mua një trup. 6 Therorë me djegie të plotë dhe flijime për mëkat nuk pëlqeve. 7 Atëherë thashë: Ja tek po vij, - në rrotullin e librit është shkruar për mua, - për të bërë, o Perëndi, dëshirën tënde".

8 Pasi tha më sipër: "Se theror dhe dhuratë, edhe therore me djegie të plotë dhe flijime për mëkat nuk deshe, as nuk i pëlqeve", - të cilat sillen sipas ligjit, - 9 atëherë tha: "Ja tek po vij, për të bërë, o Perëndi, dëshirën tënde". Hedh tej të parën, që të mbështesë të dytën. 10 Prej kësaj dëshire jemi shenjtëruar me anë të flijimit të trupit të Jisu Krishtit që u bë theror një herë për të gjithë.

11 Edhe çdo prift rri përditë duke shërbyer, edhe ofron shumë herë po ata therorë, të cilët kurrë nuk mund të heqin mëkate. 12 Po ai, pasi ofroi një theror për mëkate, ndenji përgjithnjë në të djathtë të Perëndisë, 13 duke pritur pastaj deri sa të vihen armiqtë e tij nënkëmbje e këmbëve të tij, 14 sepse me një dhuratë bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.

15 Po edhe Fryma e Shenjtë dëshmon tek ne; sepse pasi pati thënë më përpara: 16 "Kjo është dhiata që do të bëj për ata pas atyre ditëve, thotë Zoti, do të vë ligjet e mia në zemrat e tyre, edhe do t'i shkruaj ato në mendjet e tyre". 17 Shtoi: "edhe mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre nuk do t'i kujtoj më". 18 Edhe kur ka ndjesë të këtyre, nuk ka më dhuratë për mëkat.

Nxitje dhe paralajmërime

19 Duke pasur pra, vëllezër, guxim të hyjmë në shenjtërore me anë të gjakut të Jisuit, 20 me anë të një udhe të re e të gjallë, të cilën e hapi për ne me anë të kurtinës, domethënë, të mishit të tij, 21 edhe duke pasur një prift të madh mbi shtëpinë e Perëndisë, 22 le të afrohemi me zemër të vërtetë e me besim të plotë, duke pasur zemrat tona të pastruara prej ndërgjegjeje të ligë; 23 edhe, duke pasur trupin të larë me ujë të kulluar, le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës; sepse ai që premtoi është besnik. 24 Edhe le të kujdesemi për njëri tjetrin, duke e nxitur në dashuri e në punë të mira. 25 Edhe le të mos lëmë mbledhjen tonë të përbashkët, siç e kanë zakon disa, po të nxisim njëri-tjetrin; edhe aq më tepër sa e shihni ditën që po afrohet.

26 Sepse në mëkatofshim ne me dashje, pasi morëm njohjen e së vërtetës, nuk mbetet më theror për mëkate, 27 por një pritje gjyqi të frikshëm, edhe një afsh zjarri, i cili ka për të përpirë ata që janë kundër. 28 Në shkeltë ndonjë ligjin e Moisiut, vritet pa mëshirë përpara dy a tre dëshmitarëve. 29 Sa mundim më të keq ju duket juve se do të heqë ai që ka shkelur me këmbë të Birin e Perëndisë, edhe e ka numëruar si të ndyrë gjakun e dhiatës, me të cilin u shenjtërua, edhe ka fyer Frymën e hirit? 30 Sepse e dimë atë që ka thënë: "Shpagimi është imi, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti." Edhe përsëri: "Zoti do të gjykojë popullin e tij". 31 Gjë e frikshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.

32 Sillni ndërmend ditët e para, në të cilat, pasi u ndriçuat, duruat luftë të madhe mundimesh; 33 herë duke u bërë lojë nga bota me të shara e me shtrëngime; herë duke u bërë pjesëtarë të atyre që pësojnë të tilla. 34 Sepse treguat dhimbje për mua në vargonjtët e mi, edhe e pritët me gëzim rrëmbimin e kamjes suaj, duke ditur se keni për veten tuaj në qiejt një pasje më të mirë e të qëndrueshme. 35 Mos e humbni pra guximin tuaj që do të ketë shpërblim të madh. 36 Sepse ju keni nevojë për durim, që të bëni vullnetin e Perëndisë dhe të merrni premtimin. 37 "Sepse edhe fort pak kohë, edhe do të vijë ai që vjen, edhe nuk do të vonojë". 38 "Edhe i drejti do të rrojë prej besimit"; edhe "në u tërheqtë ndonjë prapa, shpirti im nuk do ta pëlqejë atë". 39 Po ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë për shpëtimin e shpirtit.

Kr.11

Heronjtë e besimit

dhe besimi është të qenurit e gjërave që shpresohen, dëftimi i punëve që nuk shihen. 2 Sepse me anë të këtij morën dëshmi të mirë të moçmit.

3 Me anë të besimit kuptojmë se jetët u ndërtuan me fjalën e Perëndisë, aq sa ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që duken.

4 Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë therore më të mirë se Kaini, me anë të së cilës mori dëshmi se është i drejtë, sepse Perëndia dëshmoi për dhuratat e tij; edhe me anë të saj, ndonëse vdiq, ende flet. 5 Me anë të besimit Enoku u zhvendos, që të mos shohë vdekje, "edhe nuk gjendej, sepse Perëndia e zhvendosi"; sepse më parë se të zhvendosej kishte dëshmi se i kishte pëlqyer Perëndisë. 6 Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeriu atij; sepse ai që afrohet tek Perëndia duhet të besojë, se është edhe se bëhet shpërblyes për ata që e kërkojnë atë. 7 Me anë të besimit iu tregua Noes nga Perëndia për ato që ende nuk shiheshin, edhe si pati frikë Perëndie, ndërtoi një arkë për shpëtim të shtëpisë së tij; me anë të së cilës dënoi botën, edhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.

8 Me anë të besimit u bind Abrahami, kur u thirr të dalë në vendin që do të merrte për trashëgim, edhe doli pa ditur se ku shkon. 9 Me anë të besimit shkoi e banoi në tokën e premtuar si tokë të huaj, edhe banoi në tenda, bashkë me Isakun e me Jakovin bashkëtrashëgimtarët e po atij premtimi; 10 sepse priste qytetin që kishte themele, mjeshtër edhe krijues i të cilit është Perëndia. 11 Me anë të besimit edhe ajo, Sara, mori fuqi të bëhet me barrë, dhe, ndonëse i kishte shkuar koha e moshës, lindi, sepse e quajti të besës atë që i premtoi. 12 Prandaj edhe prej një njeriu, edhe ky gati për të vdekur, lindën me shumicë njerëz si yjet e qiellit, edhe si rëra e panumërueshme buzë detit.

13 Këta të gjithë vdiqën me besim, pa marrë premtimet, po për së largu i panë dhe i përshëndetën ato, edhe rrëfyen se janë të huaj e të ardhur mbi dhe. 14 Sepse ata që flasin të këtilla, tregojnë se kërkojnë atdhe. 15 Edhe po ta mbanin mend atë atdhe, prej të cilit patën dalë, do të gjenin kohë të ktheheshin atje. 16 Po tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre; sepse bëri gati për ata një qytet.

17 Me anë të besimit Abrahami, kur provohej, pruri Isakun për theror; dhe ai që pati pritur premtimet pruri për theror birin e tij të vetëmlindur, 18 për të cilin qe folur: "Se në Isakun do të quhet fara jote"; 19 duke menduar se Perëndia mund të ngjallë edhe prej së vdekurish, prej të cilëve edhe e mori atë prapë simbolikisht. 20 Me anë të besimit Isaku bekoi Jakovin dhe Esaun për punët që do të vinin. 21 Me anë të besimit Jakovi duke vdekur bekoi secilin prej bijve të Josifit, "edhe u fal duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij". 22 Me anë të besimit Josifi duke vdekur përmendi për daljen e bijve të Izraelit nga Egjipti, edhe porositi për eshtrat e tij.

23 Me anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh tre muaj prej prindërve të tij, sepse panë se djali ishte i bukur; edhe nuk u trembën nga urdhri i mbretit. 24 Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, mohoi të quhej i biri i së bijës së Faraonit; 25 sepse zgjodhi më tepër të heqë keq bashkë me popullin e Perëndisë, se të ketë kënaqësi mëkati për pak kohë; 26 duke numëruar poshtërimin e Krishtit për pasuri më të madhe se thesarët në Egjipt; sepse shikonte në shpërblimin. 27 Me anë të besimit la Egjiptin pa pasur frikë për zemërimin e mbretit; sepse qëndroi si duke parë atë që është i padukshëm. 28 Me anë të besimit bëri pashkën dhe spërkatjen e gjakut, që të mos i prekte ata ai që vriste të parëlindurit. 29 Me anë të besimit shkuan nëpër Detin e Kuq si nëpër tokë, veprim të cilin kur e provuan Egjiptianët, u mbytën. 30 Me anë të besimit ranë muret e Jerikosë, si u qerthëlluan shtatë ditë. 31 Me anë të besimit lavira Rahab nuk humbi bashkë me ata që s'bindeshin, pasi priti zbuluesit me paqe.

32 Edhe ç'të them më? Sepse nuk do të më arrijë koha të tregoj për Gedeonin, për Barakun e Samsonin, edhe Jeftaenë, për Davidin e Samuilin dhe profetët, 33 të cilët me anë të besimit mundën mbretëri, punuan drejtësi, fituan premtime, mbyllën gojë luanësh, 34 shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i thikës, morën fuqi nga dobësitë, u bënë të fortë në luftë, thyen ushtritë e të huajve. 35 Gra morën të vdekurit e tyre të ngjallur; edhe të tjerë u munduan, sepse nuk pranuan shpëtimin, që të fitonin një ngjallje më të mirë. 36 Edhe të tjerë u provuan me të përqeshura e me të rrahura, po edhe me të lidhura e me burgime. 37 U vranë me gurë, u sharruan më dysh, u nganë, vdiqën të vrarë prej shpate; endeshin lart e poshtë veshur me lëkurë dhensh, e me lëkurë dhish, në nevojë, në shtrëngime, në keqtrajtime, - 38 ata për të cilët bota nuk ishte e denjë; - duke u endur nëpër shkretëtira e nëpër male e nëpër shpella e nëpër vrimat e dheut.

39 Edhe këta të gjithë, ndonëse morën dëshmi të mirë me anë të besimit, nuk morën premtimin, 40 sepse Perëndia pati urdhëruar që përpara një gjë më të mirë për ne, që të mos bëhen të përsosur pa ne.

Kr.12

Zoti na edukon

randaj dhe ne, të rrethuar prej një reje kaq të madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pushton lehtë, edhe me durim le të vrapojmë në rrugën që është përpara nesh, 2 duke shikuar tek Jisui që është kryet dhe fundi i besimit, i cili për gëzimin që ishte përpara tij duroi kryqin, duke përbuzur turpin, edhe ndenji në të djathtë të fronit të Perëndisë. 3 Sepse kujtoni atë që duroi prej mëkatarëve një kundërshtim të tillë mbi veten e tij, që të mos lodheni duke u ligështuar në shpirtrat tuaj.

4 Ju ende s'keni rezistuar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit. 5 Edhe keni harruar këshillën, që posi bijve u flet juve: "Biri im, mos e shpërfill ndëshkimin e Zotit; mos e humb zemrën, kur qortohesh prej atij. 6 Sepse atë që do Zoti e ndëshkon, edhe rreh çdo bir që pret pranë vetes". 7 Në durofshi ndëshkimin, Perëndia sillet me ju si me bij; sepse cili është ai bir që s'e ndëshkon i ati? 8 Po të jeni pa ndëshkim, në të cilin u bënë pjesëtarë të gjithë, atëherë jeni fëmijë të paligjshëm dhe jo bij. 9 Për më tepër ne kemi patur etërit tanë sipas mishit që na ndëshkonin edhe ne i nderonim ata; a nuk do t'i ulim kryet shumë më tepër Atit të shpirtrave, edhe të rrojmë? 10 Sepse ata na ndëshkonin për pak ditë, siç e mendonin ata; ndërsa ai për të mirën tonë, që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij. 11 Edhe çdo ndëshkim tani nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por pastaj u jep fryte paqeje prej drejtësie atyre që janë stërvitur me anë të atij.

12 "Prandaj forconi duart e dobësuara dhe gjunjët e këputur", 13 Edhe "bëjuni këmbëve tuaja udhë të drejta", që të mos dalë jashtë udhës ajo që është e çalë, por më tepër të shërohet.

Nxitje dhe sugjerime

14 Kërkoni paqe me të gjithë, edhe shenjtërimin, pa të cilin asnjë nuk ka për të parë Zotin; 15 duke vënë re se mos mbetet ndonjë mangët nga hiri i Perëndisë; "se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur, e ju turbullon", edhe me anë të saj ndyhen shumë veta; 16 Se mos ndodhet ndonjë i përdalë e përdhosës si Esau, që shiti të drejtat e parëlindjes së tij për një pjatë gjellë. 17 Sepse e dini, se edhe pastaj, kur deshi të trashëgojë bekimin, u hodh tej; sepse nuk gjeti vend për pendim, ndonëse e kërkoi me lot.

Epërsia e pakrahasueshme e Jerusalemit qiellor

18 Sepse nuk jeni afruar në mal që preket me dorë, e që digjet me zjarr, edhe në vranësirë, e në errësirë, e në shtrëngatë, 19 e në zë trumbete, e në zë fjalësh, të cilin ata që e dëgjuan u lutën të mos u flitej më fjala atyre; - 20 sepse nuk mundeshin të duronin urdhrin, që "Edhe shtazë në e prektë malin, do të vritet me gurë ose do goditet me shigjetë". 21 Edhe kaq e frikshme ishte pamja, sa Moisiu tha: Jam fort i frikësuar dhe i tmerruar. -

22 Por ju u afruat në malin Sion, edhe në qytetin e Perëndisë së gjallë, në Jerusalemin qiellor, edhe në mijëra engjëj, 23 në mbledhjen festive e në kishën e të parëlindurve, të cilët janë shkruar në qiejt, edhe tek Perëndia, gjykatësi i të gjithëve, edhe tek shpirtrat e të drejtëve që janë bërë të përsosur, 24 edhe te ndërmjetësi i dhiatës së re Jisu, edhe në gjakun e spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit.

25 Shikoni se mos e hidhni poshtë atë që flet; sepse nëse nuk shpëtuan ata që e hodhën poshë atë që u fliste atyre mbi dhe, shumë më tepër nuk do të shpëtojmë ne, në i kthefshim krahët atij që flet prej qiejve; 26 zëri i të cilit atëherë tundi dhenë; po tani premtoi, duke thënë: "Unë edhe një herë do të tund jo vetëm dhenë, po edhe qiellin". 27 Edhe kjo fjalë "Edhe një herë" tregon vendndërrimin e atyre që tunden, si të bëra me dorë, që të mbeten ato që nuk tunden. 28 Prandaj pasi marrim një mbretëri të patundur, le të mbajmë hirin, me anë të të cilit ne mund ti shërbejmë Perëndisë në mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e shprestari. 29 Sepse "Perëndia ynë është zjarr që të përpin".

Kr.13

Porosi morale

ashuria vëllazërore le të mbesë. 2 Mos harroni mikpritjen, sepse me anë të kësaj disa pa e ditur pritën engjëj. 3 Kujtoni të burgosurit, si të burgosur bashkë me ata; ata që heqin keq, si të jeni edhe vetë në trupin e tyre. 4 Martesa le të jetë e ndershme për të gjithë, edhe shtrati i panjollosur, sepse të përdalët edhe kurorëshkelësit do t'i gjykojë Perëndia. 5 Sjelljet tuaja le të jenë pa lakmi argjendi; le t'u jenë mjaft ato që keni tani; sepse ai ka thënë: "Nuk kam për të të lënë, as nuk kam për të hequr dorë prej teje". 6 Prandaj ne me guxim le të themi: "Zoti është ndihmësi im, edhe nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?".

7 Kujtoni ata që ju drejtojnë, të cilët ju folën juve fjalën e Perëndisë; besimin e tyre ta keni për shembull, duke pasur përpara syve frytin e sjelljeve të tyre. 8 Krishti është po ai dje dhe sot dhe në jetë të jetëve. 9 Mos u rrëmbeni prej mësimesh të ndryshme e të huaja; sepse është mirë të forcohet zemra juaj me hir, jo me të ngrëna, ndër të cilat ata që ecën nuk panë dobi. 10 Kemi një therore, prej së cilës ata që shërbejnë në tendë s'kanë pushtet të hanë. 11 Sepse trupat e atyre kafshëve, gjaku i të cilave sillet brenda në shenjtërore prej kryepriftit për mëkat, digjen jashtë vendfushimit. 12 Prandaj edhe Jisui, që të shenjtërojë popullin me anë të gjakut të tij, pësoi jashtë portës. 13 Le të dalim pra tek ai jashtë vendfushimit, duke mbajtur poshtërimin e tij. 14 Sepse nuk kemi këtu qytet që mbetet përherë, po kërkojmë atë që ka për të ardhur. 15 Me anë të atij pra le të sjellim gjithnjë tek Perëndia theror lavdie, domethënë fryt buzësh që rrëfejnë emrin e tij. 16 Edhe mos harroni të bëni mirë e të ndani gjithçka me të tjerët, sepse therore të tilla pëlqen Perëndia.

17 Bindjuni të parëve tuaj, edhe dëgjoini; sepse ata rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj, sepse ata do të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim, e jo duke psherëtirë; sepse kjo nuk ju bën dobi juve.

18 Lutuni për ne, sepse jemi të bindur që kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në gjithçka. 19 Por më tepër ju lutem ta bëni këtë, që të kthehem tek ju më shpejt.

Bekim dhe përshëndetje

20 Edhe Perëndia i paqes, i cili ngriti prej së vdekurish bariun e madh të dhenve me anë të gjakut të dhiatës së përjetshme, Zotin tonë Jisu Krisht, 21 ju bëftë të përsosur në çdo punë të mirë, që të bëni vullnetin e tij, duke punuar ndër ju atë që është e pëlqyeshme përpara tij, me anë të Jisu Krishtit; të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.

22 Edhe ju lutem juve, o vëllezër, duroni fjalën e këshillës; sepse me pak fjalë ju shkrova juve. 23 E dini se vëllai Timothe u lëshua nga burgu, me të cilin, në ardhtë më shpejt, do t'ju shoh juve.

24 Përshëndetni gjithë të parët tuaj dhe të gjithë shenjtorët. Ju përshëndesin ata që janë nga Italia.

25 Hiri qoftë me ju të gjithë. Amin.


* Zoti ynë vjen. 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com