Materiale Shpirterore

Fuqia e inkurajimit / afirmimit

Fuqia e inkurajimit / afirmimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Gjëja për të cilën fëmijët kanë më shumë nevojë është inkurajimi: inkurajimi i Perëndisë, të cilin ne e kemi; inkurajimi i Shkrimeve, të cilin ne e kemi; dhe inkurajimi i njerëzve të Perëndisë, veçanërisht i prindërve kundrejt fëmijëve të tyre, të cilin ne nuk e kemi gjithmonë, dhe për të cilin kemi shumë nevojë. Dikush tregonte se, kur ishte i vogël, nëna i pëshpëriste në vesh ndërsa e vinte në gjumë: “Ti je fëmijë shumë i veçantë, Perëndia të ka dërguar të bësh diçka të veçantë. Shpresoj që ti ta zbulosh këtë”. Ai u shpreh: “E dija se m’i thoshte vetëm mua këto. Shumë vite më vonë mësova se të njëjtat fjalë ajo ia pëshpëriste edhe motrës dhe vëllait tim më të vogël”. A nuk është kjo mënyra që Jisui trajtoi njerëzit, njerëz si Zakeu, si gruaja samaritane, si Petroja, i cili e mohoi Atë tri herë, dhe si shumë të tjerë? Nëpërmjet faljes së Tij, Jisui i inkurajoi njerëzit të rriten dhe të përmbushin potencialin e tyre si fëmijë të Perëndisë. Prandaj Zakeu, tagrambledhësi i pandershëm, eci përpara dhe u bë Zakeu bamirës, zemërgjerë; gruaja samaritane kurorë- shkelëse, e cila kishte shtatë të ashtuquajtur “burra”, u bë shën Fotinia, një nga ungjillëzueset e para; Petroja i lëkundur u bë Petroja shkëmb, kryetari i apostujve. Inkurajimi që mëkatarët morën nëpërmjet faljes së Jisuit i bëri ata persona të rinj.

Leggi tutto: Fuqia e inkurajimit / afirmimit

Bekimi prindëror

Bekimi prindëror

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një baba praktikon zakonin e Dhiatës së Vjetër për të bekuar çdo fëmijë në mbrëmje para se të shkojë për të fjetur. Secilit prej fëmijëve i bën shenjën e kryqit në ballë dhe thotë: “Bekimi i Perëndisë Atë qoftë me ty këtë natë, biri im; Shpirti i Shenjtë qoftë me ty, Joan/Jakov, këtë natë dhe përgjithmonë”. Pastaj i puth. Këtë mund ta bëjë edhe nëna çdo mëngjes, përpara se fëmijët të nisen për në shkollë. Edhe gjyshërit mund të marrin pjesë në këtë bekim. Lëri fëmijët të ulen në prehrin tënd, jepu një përqafim, lexoju ndonjë histori dhe jepu bekimin. Ju mund ta vini në gjumë fëmijën tuaj duke i kënduar me zë të ulët dhe me dashuri një lutje. Imagjino se çfarë bekimi i jep fëmijës, çfarë paqeje, çfarë dashurie! Sa të vërtetë e bën praninë dhe dashurinë e Perëndisë.

    Çdo të premte në darkë një baba jude mblidhte të gjithë familjen e tij si një kohë bekimi. Një person i krishterë e përshkruan atë që përjetoi në një familje judaike me këto fjalë:

    Në familjet judaike orthodhokse, bekimi i fëmijëve është i gërshetuar edhe me fjalë që të japin pamjen e një të ardhmeje plot shpresë. Unë e pashë këtë bekim në një shtëpi judaike, në të cilën isha i ftuar ditën e Falënderimit. Në kohën që arrita, pothuajse dyzet veta ishin përgatitur ose po prisnin me durim për një darkë të shijshme. Gjyshërit, prindërit dhe fëmijët e tyre, tre breza, ishin mbledhur për këtë rast të veçantë.

Leggi tutto: Bekimi prindëror

Roli i nënës para lindjes

Roli i nënës para lindjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Prej vitesh shkencëtarët kanë bërë të ditur se, para se fëmijët të lindin, ndikohen nga sjellja e nënës. Për shembull, ekziston lidhja midis duhanpirjes së nënës në shtatzëni dhe peshës së vogël të foshnjës që lind, ashtu si dhe nga përdorimi i alkoolit vjen dëmtimi neurologjik i fëmijës së palindur. Nëna, madje edhe para se të lindë, jo vetëm që i jep formë trupit të fëmijës, por në mënyrë të tërthortë ajo i jep formë gjithë personalitetit të fëmijës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që “Udhëzimet fetare duhet të fillojnë që në barkun e nënës”. Dashuria e nënës për Perëndinë, dashuria e saj për foshnjën, dashuria e saj për familjen, të gjitha i komunikohen fëmijës që në bark.

Leggi tutto: Roli i nënës para lindjes

Krijimi i një atmosfere besimi në shtëpi

Krijimi i një atmosfere
besimi në shtëpi

 

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Niveli i parë i besimit quhet “besim empirik (përmes përvojës)”. Ky është niveli i besimit të fëmijërisë, kur fëmijët e përjetojnë besimin nëpërmjet njerëzve që ndodhen përreth tyre. Fëmijët, në këtë fazë të jetës, nuk mund ta kuptojnë dot teologjinë, doktrinën apo katekizmin, por ata mund ta kuptojnë Perëndinë nëpërmjet përvojës së përditshme të besimit, veprimeve teleturgjike, simboleve dhe traditave të njerëzve të dashur që ndodhen pranë tyre. Çfarë bën familja në shtëpi? Për të krijuar në shtëpi një atmosferë të tillë “besimi”, prindërve do t’u duhet të punojnë shumë. Nëse kemi marrëdhënie personale me Perëndinë, atëherë Perëndia bëhet Perëndi i gjallë, ashtu siç shkruan edhe Niko Kazanxakis: “Aty ku ndodhet burri dhe gruaja, aty është edhe Perëndia; aty ku janë fëmijët, gatimi, diskutimi dhe pajtimi, aty ndodhet edhe Perëndia”. Ja çfarë na thotë një i krishterë orthodhoks nga Greqia rreth atmosferës së “besimit”, - rreth fazës empirike - ashtu siç ishte në fëmijërinë e tij:

    Ende ndiej mall për kishën e vogël të fshatit, për procesionin e gjatë të së Premtes së Madhe me qirinj të ndezur në duar dhe për kremtimin e Ngjalljes jashtë kishës (për “Anastasis”, siç i themi në greqisht), me llambadhet dhe tryezat e bollshme. Java e Madhe në Greqi ka një atmosferë më familjare. Gjatë javës kreshmohet dhe bëhen shumë përgatitje në shtëpi: piqen kuleçë, lyhen vezë të kuqe, bëhet një supë e veçantë, piqet qengj në hell për të kremten e Pashkës. Praktikisht, çdo pjesëtar i familjes jepet i tëri pas këtyre parapërgatitjeve, kështu që Pashka kremtohet brenda një atmosfere të gëzueshme familjare, ashtu siç kremtohet Krishtlindja në Amerikë, madje, edhe më shumë se ajo.

Leggi tutto: Krijimi i një atmosfere besimi në shtëpi

Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Studimet kanë treguar se fëmija mëson nga ai që i do. Nëse fëmijët të duan, me etje do ta pranojnë besimin dhe sistemin tënd të vlerave. Nëse nuk të duan, ata do të rebelohen. Prandaj, ka rëndësi krijimi i një atmosfere familjare ku mbizotëron dashuria. Kjo nuk mund të bëhet pa Perëndinë dhe pa lutjet familjare, pa dhënë kohë për të qenë plotësisht i pranishëm te Perëndia dhe te njëri-tjetri. Dikush ka thënë: “Atë që dëshiron ta ndry- shosh, së pari duhet ta duash”. Fëmija e njeh dashurinë e Perëndisë nga dashuria që ai përjeton prej prindërve të vet. Ikona e parë e fëmijës është ikona e nënës dhe e babait të përkulur mbi djepin e tij. Dashuria e prindërve nuk është thjesht një analogji e dashurisë së Perëndisë; ajo shfaq dashurinë e Perëndisë. Fëmija mëson të dojë, duke u rrethuar nga dashuria, së pari në shtëpi. Fëmijët mund të duan, ngaqë së pari janë dashur (1 Joani 4:10; 4:19). Dhe për këtë arsye, roli i prindërve është qendror. Kështu që, gjëja më e rëndësishme në një familje është DASHURIA, që prindërit të duan njëri-tjetrin. Vetëm kështu ata mund të krijojnë në shtëpi një atmosphere ku mbizotëron dashuria. “Tani këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga këto është dashuria”.

Leggi tutto: Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

Edukimi fetar i fëmijëve

EDUKIMI FETAR I FËMIJËVE

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Qëllimi që duhet të mbajnë në mendje prindërit dhe mësuesit e krishterë është: të frymëzojnë tek fëmijët dashurinë personale për Krishtin dhe Nënën e Perëndisë. Nëse fëmija rritet duke nderuar Krishtin dhe Nënën e Perëndisë si persona të dashur, kjo dashuri do të ndërtojë zemrën e tij në Perëndinë dhe nëse më vonë ai ka dyshime apo braktis dhe Kishën, të paktën nuk do të dalë kundër Krishtit në zemrën e tij dhe kjo gjë mund të ndihmojë për shpëtimin e tij.

    Edukimi fetar i fëmijëve bëhet i mundur kryesisht nga shembulli dhe atmosfera e dashurisë dhe lutjes në shtëpi. Zemra e fëmijës preket edhe pa shpjegim dhe ai e merr lutjen si një veprimtari të natyrshme dhe njeh praninë e Perëndisë pa pasur nevojë për prova logjike.

Në jetën e shenjtorëve shpesh dikush kupton se si jeta e shenjtorit ndikohet nga një person i shenjtë të cilin ai e sheh. Shën Nektari gjithmonë e kujtonte dashurinë e gjyshes dhe mënyrën se si ajo qëndronte në këmbë duke u lutur para ikonave.

Leggi tutto: Edukimi fetar i fëmijëve

Predikimet që japim ne si prindër

Predikimet që japim ne si prindër

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një ditë, shën Françesku i Azisit i tha një murgu në manastir: “Sot do të shkojmë të predikojmë në qytet”. Ata ecën rrugës së fshatit për në qytet, rrugëve të qytetit, rrethinave të tij dhe u kthyen përsëri në manastir.

    Murgu u kthye nga shën Françesku dhe i tha: “Unë mendova se do të predikonim sot...”.

    “Po këtë bëmë! Predikuam me të ecurën tonë”, u përgjigj shën Françesku.

    Çdo person thotë një predikim, ndërsa ecën përgjatë jetës. Predikimet përmes shembullit dhe ndikimit tonë janë shumë më tepër efektive se predikimet që vijnë nga kleri. Sipas këtij mendimi, jeta jonë ose shpërndan dritë vazhdimisht, ose rrjedh drejt së keqes. Këto janë gurgullimat e ndikimit që ne asnjëherë nuk mund t’i kontrollojmë ose t’i ndalojmë.

Leggi tutto: Predikimet që japim ne si prindër

Jeta liturgjike dhe shpirtërore

JETA LITURGJIKE DHE SHPIRTËRORE

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Fëmijët në Kishën tonë janë pjesëtarë të plotë të Trupit të Krishtit. Ne nuk kemi shërbesa të veçanta për fëmijët, sepse e kuptojmë që përvoja jonë e shërbesave të Kishës nuk është vetëm racionale. Edhe nëse një fëmijë nuk është në gjendje të kuptojë të gjithë atë që po ndodh, ai mund të shohë, të dëgjojë, të nuhatë, të shijojë dhe të prekë për veten e tij dhe të përjetojë praninë e Shpirtit të Shenjtë. Nuk duhet t’i pengojmë fëmijët tanë nga kjo eksperiencë; duhet t’i përgatisim ata ta vlerësojnë dhe të marrin pjesë në të me lutje në sa më shumë mënyra të jetë e mundur.

    Fëmijët nuk duhet të mbingarkohen me lutje shumë të gjata në shtëpi ose të shoqërojnë prindërit në çdo shërbesë fetare. Nuk do të dëshironim që fëmijët tanë të shkojnë pa dëshirë në kishë, se ndryshe do ta shohin Kishën si detyrim të mërzitshëm dhe do të revoltohen kundër saj.

Leggi tutto: Jeta liturgjike dhe shpirtërore

Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Shën Pavli na tregon se një nga karakteristikat e dashurisë është se ajo është e mirë (I Kor. 13:14). Nëse dashuria është e mirë, mirësia e saj duhet të shkëlqejë, para së gjithash, me gjithë bukurinë e saj, veçanërisht në shtëpi. Sepse ky është vendi ku ne jetojmë me personat më të dashur dhe më të afërt.

    Por sidoqoftë, është e kundërta ajo çfarë shpesh ndodh. Ne i trajtojmë vizitorët dhe miqtë tanë në shtëpi me mirësinë më të madhe. Nëse dikush prej tyre derdh kafe në tapet, shumë shpejt falet: “Mos u shqetëso! Mund t’i ndodhë çdokujt! Gjithsesi, ky është një tapet i vjetër. Dhe mbi të gjitha kafja nuk lë njollë.”

    Por nëse një nga fëmijët tanë bën të njëjtën gjë, shpeshherë i ofendojmë: “Ti je një idiot i ngathët! Nuk bën një gjë të saktë! As që e ke idenë se çfarë bën! A nuk mund të mbash diçka pa e derdhur?”

Leggi tutto: Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

Shembulli i prindërve të krishterë

SHEMBULLI I PRINDËRVE TË KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Shën Joan Gojarti, duke shkruar rreth mësimdhënies për fëmijët, thotë diçka që është shumë e rëndësishme për çdo aspekt për prindërit e krishterë: “Shembulli është gjithçka”. Për shembull, fjalët që prindërit përdorin dhe mënyra e të folurit, do të ndikojë në mënyrën e të folurit personal të fëmijës. Shën Joani thotë se nëse fëmijët do të dëgjojnë prindërit të flasin në mënyrë agresive apo përbuzëse, ata do të mësojnë të flasin në këtë mënyrë gjithashtu.

    Ndërsa fëmijët rriten, atyre duhet t’u mësohet bindja që në moshë të vogël, si një pjesë e natyrshme e jetës së tyre. Është shumë më e lehtë të trajnosh një fëmijë në bindje që nga fillimi i jetës së tij. Edhe këtu shembulli i prindërve është i një rëndësie supreme; nëse ata nuk tregojnë bindje ndaj vullnetit të njëri-tjetrit, fëmija nuk do ta mësojë bindjen. Bindja është shpirtërisht jetësore dhe fëmijët që nuk e përfitojnë atë kur janë të vegjël, do ta kenë më vështirë kur të rriten. (Është e vështirë për një të rritur egoist të ndryshojë nëse ka qenë i përkëdhelur gjatë jetës.) Fëmijët që gjithmonë veprojnë në mënyrën e tyre ose që lejohen të përdorin djallëzi për të marrë atë që duan dhe në çastin që e duan, nuk mund të mësojnë të duan - sepse bindja është shprehje e dashurisë. Bindja zhvillohet me maturi. Për një fëmijë ajo do të thotë: “Veproj ashtu si më është thënë”, por për një të rritur do të thotë: “Preferoj vullnetin e tjetrit për shkak të dashurisë”.

Leggi tutto: Shembulli i prindërve të krishterë

Ruani qiriun e Pagëzimit

Ruani qiriun e Pagëzimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Qirinjtë e përdorur gjatë Pagëzimit të një fëmije në Kishën Orthodhokse janë shumë domethënës dhe kuptimplotë. “Sot ne kemi dalë nga errësira, dhe jemi ndriçuar prej dritës së njohjes së Perëndisë”, - thotë lutja e Patriarkut Sofron. Pagëzimi na hapi sytë e shpirtit të shohim Krishtin, “Dritën e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë”, ne që dikur endeshim në kërkim të shpëtimit (Jn. 1:9).

    Qiriun e Pagëzimit e mbajnë prindërit dhe ia tregojnë fëmijës kur të rritet. Në këtë kohë prindërit mund të shpjegojnë se në Pagëzim fëmija merr dritën e Krishtit, i Cili tha: “Unë jam drita e botës. Ai që do të më ndjekë, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”. Drita e Tij ndriçon hapat tanë ndërsa ecim në jetë.

    Ajo na tregon se ku jemi si fëmijë të Perëndisë, të dashur prej Tij, nën kujdesin e Tij, të krijuar dhe të çliruar nga Ai. Ajo na kujton se Ai do të ecë me ne në jetë, për të ndriçuar udhën tonë. Ajo na tregon mënyrën e bashkimit me Të, tani dhe në përjetësi. Jisui është drita e vërtetë për ne të Krishterët dhe na drejton në qëllimin tonë.

Leggi tutto: Ruani qiriun e Pagëzimit

Atmosfera e shtëpisë së krishterë

ATMOSFERA E SHTËPISË SË KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    “Lutuni pa pushim” (1Thes. 5:17). Një shtëpi është e bekuar kur detyrat e çdo dite plotësohen me lutje. Kur ushqimi gatuhet me dashuri dhe lutje, ai kthehet në bekim për të gjithë ata që hanë nga ai. Kur veshim rrobat, mund të lutemi: “Më vish me drejtësi, o Zot”. Kur hyn apo del nga shtëpia, mund të lutesh: “Zot, beko ikjen time dhe kthimin tim”. Dikush tjetër mund edhe të thotë lutje të tjera për detyra të tjera. Një zakon tjetër është gjithashtu bërja e shenjës së kryqit dhe lutjes në fillim të çdo udhëtimi.

    Këtu është një pasazh tjetër nga shën Joani i Kronshtadit:

    Në çdo gjë dhe në çdo kohë përpiquni të kënaqni Perëndinë dhe të mendoni për shpëtimin e shpirtit tuaj nga mëkati, nga djalli, dhe të mendoni që shpirti juaj të pranohet nga Perëndia. Kur ngriheni nga shtrati, bëni shenjën e kryqit dhe thoni: “Në emër të Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”, dhe gjithashtu: “O Zot, na mbaj këtë ditë pa mëkat dhe na mëso të bëjmë vullnetin tënd”. Ndërsa lani gjërat e shtëpisë thoni: “O Zot, spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem; lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora”. Duke veshur të linjtat, mendo për pastërtinë e zemrës dhe kërkoi Zotit: “Krijo tek unë një zemër të pastër, o Zot!” Nëse ke blerë rroba të reja dhe do t’i veshësh, mendo rreth ripërtëritjes së shpirtit dhe thuaj: “Ripërtëri një shpirt të drejtë tek unë”; duke lënë mënjanë rrobat e vjetra, duke i përbuzur ato, mendo për një përbuzje më të madhe, duke lënë mënjanë njeriun e vjetër, mëkatarin, njeriun me pasione, njeriun mishor. Duke shijuar ëmbëlsinë e bukës, mendo për bukën e vërtetë, e cila jep jetë të përjetshme për shpirtin - Trupi dhe Gjaku i Krishtit - mendo për urinë pas kësaj buke - e cila është dëshira e madhe për t’u kunguar shpesh me atë. Duke pirë ujë, çaj, pije të ëmbla që mund të jenë prodhuar nga shumë gjëra apo çdo lloj pije tjetër, mendo për pijen e vërtetë e cila e shuan etjen e shpirtit të përflakur nga pasionet - nga Gjaku më i pastër dhe jetëdhënës i Shpëtimtarit. Kur pushon gjatë ditës, mendo rreth pushimit të përjetshëm, i përgatitur për ata që u ndeshën dhe luftuan kundër mëkatit, kundër shpirtrave të të ligut, kundër padrejtësisë njerëzore, pahijshmërisë dhe injorancës. Kur shtrihesh për të fjetur, mendo rreth gjumit të vdekjes, i cili shpejt a vonë do të vijë për çdonjërin nga ne; atë errësirë të përjetshme, natë të tmerrshme ku të gjithë mëkatarët e papenduar do të flaken atje. Kur fillon dita e re, mendo rreth ditës pa perëndim, ditës së përjetshme, ditës më të shkëlqyer - më me shkëlqim se dita më e ndritshme mbi tokë - dita e Mbretërisë së Perëndisë, në të cilën të gjithë ata që janë përpjekur për të kënaqur Perëndinë do të gëzohen, ose që janë penduar përpara Perëndisë gjatë gjithë kësaj jete të përkohshme. Kur shkon diku, mendo rreth ecjes me drejtësi shpirtërore, duke ecur para Perëndisë dhe thuaj: “Drejto hapat e mi në fjalët e Tua dhe mos lejo asnjë padrejtësi të më sundojë”. Çdo gjë që bën, bëje me mendjen e Perëndisë, Krijuesit, i Cili ka bërë çdo gjë nga urtësia e Tij e pafund, me hir dhe gjithfuqishmëri dhe që të ka krijuar sipas ikonës dhe shëmbëllimit të Tij. Kur ke pará ose thesare, mendo për Thesarin tonë të pashtershëm, nga ku të gjithë ne përfitojmë thesarin e shpirtit dhe të trupit, burimin që kurrë nuk shteron dhe nga i cili vjen çdo bekim - Perëndinë. Falënderoje Atë me gjithë shpirt dhe mos i mbaj thesaret vetëm për vete, që të mos mbyllet dera e zemrës sate ndaj të paçmuarit dhe thesarit jetëdhënës - Perëndisë; por shpërnda një pjesë të pasurisë sate tek ata që janë në nevojë, tek vëllezërit e tu të varfër, të cilët janë në këtë botë, në mënyrë që të vësh në provë dashurinë tënde. Ki mirënjohje ndaj Perëndisë dhe do të shpërblehesh nga Ai në jetën e përjetshme. Kur shikon vezullimin e arit, mos u tërhiq nga ai, por mendo se shpirti yt duhet të ndriçojë me virtytet e Krishtit. Kur shikon vezullimin e arit, mos u tërhiq nga ai, por kujto se shpirti yt duhet të bëhet i pastër si ari nga zjarri, dhe se Zoti dëshiron të të bëjë ty të ndritshëm si dielli, në mbretërinë e përjet-shme të Atit të Tij; sepse do të shohësh Diellin e Drejtësisë - Perëndinë, Trininë, të Përmbibekuarën Nënën e Zotit dhe të gjitha fuqitë qiellore dhe shenjtorët, të mbushur me dritën që nuk perëndon dhe që ndriçojnë me dritën që është derdhur mbi ata (Op. Cit., fq. 155).

Leggi tutto: Atmosfera e shtëpisë së krishterë

T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Dy sociologë, Thomas dhe Irene Strommen, të cilët kanë studiuar rininë amerikane për 25 vjet rresht, në librin e tyre Pesë Thirrjet e Prindërve, theksojnë rëndësinë e prindërve si komunikues të vlerave. Ata shkruajnë:

    A mund të bëjnë prindërit një ndryshim moral në botën e sotme? Të dhënat tona thonë po. Prindërit mund të vazhdojnë të mbeten transmetuesit parësorë të vlerave te fëmijët. Fëmijët mund të marrin ato që prindërit e tyre vlerësojnë dhe besojnë, kur ato janë vlera të vërteta e të pastra.

Leggi tutto: T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

Martesa dhe familja e krishterë

MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Fëmijët rriten në një familje të krishterë në kontekstin e martesës. Mund të duket se po i largohemi temës kur flasim rreth martesës, sepse kemi për të folur për fëmijët, por kur flasim për martesën, kemi parasysh hedhjen e sigurt të themeleve para se të vazhdojmë të ngremë ndërtesën, dhe ndërtesa janë fëmijët. Nëse kuptimi i prindërve për martesën është i shtrembëruar, ose nëse frymëzimi i tyre nuk është drejtuar tek jeta e familjes së tyre, fëmijët e tyre e vuajnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Së dyti, fëmijët duhet të shohin tek prindërit e tyre një shembull për martesën e tyre të mëvonshme.

    Në rrethet kishtare mund të ndeshemi shpesh me biseda ku bëhet krahasimi i jetës murgërore me atë martesore, dhe njeriu mund të krijojë përshtypjen, nga ajo që disa thonë, se njerëzit përçmojnë murgërinë ose martesën. Fëmijët vuajnë kur prindërit e tyre nuk janë me gjithë zemër për martesë ose për jetën familjare. Kështu që unë do të dëshiroja të theksoja se martesa është një mënyrë shpëtimi. Diskutimet që krahasojnë martesën me jetën monakale janë shumë rrallë përfituese. Çdo person duhet të gjejë udhën e tij të shpëtimit, duke i kërkuar Perëndisë t’i tregojë se cila udhë është më e mira për atë dhe “të përpiqet për shpëtimin e tij” (Filip. 2:12) në rrethanat që Perëndia i jep. Ne kompromentojmë shpëtimin tonë jo nga të zgjedhurit e njërës mënyrë jetese apo tjetrës, por nga të ikurit larg vullnetit të Perëndisë. Askush nuk lejohet të bëhet murg, sepse ai përbuz martesën; dhe askush nuk duhet të martohet dhe të përçmojë murgërinë (Kanoni 9 dhe 10 i Këshillit të Gangras).

Leggi tutto: Martesa dhe familja e krishterë

Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Është e rëndësishme që t’u mësojmë fëmijëve se gjithçka që kemi, për shembull, trupi, jeta, ato që zotë- rojmë, dhuntitë etj., nuk na përkasin neve, por i kemi marrë nga Perëndia. Ai pret që t’i përdorim për lavdi të Tij dhe në të mirë të të tjerëve.

    Secilit prej nesh Perëndia i ka dhënë të paktën një talent ose një aftësi të veçantë, të cilën pret që ta zhvi- llojmë. Lexo shëmbëlltyrën e talantave (Mtth. 25:14-30) dhe diskutoje me familjen tënde. Ja disa pyetje për të nxitur bisedën: Çfarë është talenti? Si ta zbuloj talentin tim? Si mund ta zhvilloj atë? Këtu mund të theksohet se çdo njeri ka të paktën një talent. Disa mund të kenë edhe më shumë, të tjerë më pak, por Perëndia nuk ka lënë askënd pa talent. Ata që e kanë zhvilluar talentin e tyre, shohin se rritet. Ata që nuk e zhvillojnë, e humbasin atë.

    Meqenëse fëmijët janë kureshtarë, ata do të kërkojnë të mësojnë se çfarë talenti ose talentesh u ka dhënë Perëndia. Atyre mund t’u shpjegohet se, ndërsa rriten, Perëndia do t’ua zbulojë çfarë talenti të veçantë u ka dhënë. Ai do të përdorë prindërit, mësuesit dhe njerëz të tjerë, që t’i ndihmojnë të dallojnë talentet dhe atë që ata bëjnë më mirë. Do të jetë dobiprurëse t’i mësoni fëmijët të luten që Perëndia t’i ndihmojë të zbulojnë dhe të zhvillojnë talentin e veçantë që u ka dhënë.

Leggi tutto: Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

Liria

LIRIA

Arkimandrit Justin Anthimiadhis

Kërkim nr. 7, Tiranë, 2011.

 

Liria është dhuratë Perëndie “Ja, kam dhënë përpara jush rrugën e jetës dhe të vdekjes”, na siguroi Savaothi me anë të shkrimeve të profetit Jeremia (Jer. 21:8). Në hapësirën midis jetës dhe vdekjes ndodhet njeriu, i destinuar të lëvizë lirisht, nga njëri skaj te tjetri. Perëndia e respekton lirinë me të cilën na ka pajisur. Liria e njeriut është një provë e fortë e ekzistencës së Perëndisë së tërëfuqishëm.

Disa besojnë se krijimi i njeriut “sipas ikonës së Perëndisë” (Gjen. 1:27), nënkupton pikërisht lirinë me të cilën e pajisi Perëndia dhe që, në mënyrë të vetëkuptueshme, ka si kusht parësor dhe sfond vetëndërgjegjësinë e njeriut. Liria e ka zanafillën nga qenia me të vërtetë i gjithëlirë, nga i Larti Perëndi, që të përdoret në mënyrë krijuese dhe të dobishme. Qëllimi final është që njeriu të mbërrijë në papasionshmëri, në përsosmërinë morale pas çlirimit nga pasionet, të ngjitet nga “i krijuar sipas ikonës së Perëndisë” në “ngjashmërinë” me Atë (Gjen. 1:26).

“Nëse do që të jesh i përsosur, shko shit pasurinë tënde dhe jepua të varfërve... dhe eja më ndiq” (Matth. 19:21). Në mënyrë të përsëritur në Ungjill dëgjohen fjalët “nëse do”. Zoti na fton në Kishë, nuk na detyron ta bëjmë një gjë të tillë. Pikërisht edhe vetë fjala Kishë, në greqisht eklisia dhe në arbërisht klisa, këtë do të thotë: “thirrje”. Fton njeriun dhe, duke respektuar lirinë e tij, e lë të pozicionohet lirisht ndaj Atij.

Leggi tutto: Liria

T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Kisha Orthodhokse përdor shumë simbole, nëpër- mjet të cilave shprehet besimi ynë. Një ndër ta është edhe bërja e shenjës së Kryqit. Shenja e Kryqit, ndoshta, është një nga veprimet më të thella që bëjmë. Është misteri i Ungjillit i shprehur në një çast të vetëm. Shenja e Kryqit është një simbol i thjeshtë, në thjeshtësinë e të cilit ndodhet një përmbajtje shumë e thellë. Është besimi ynë orthodhoks i përmbledhur në një gjest të vetëm. Kur bëjmë shenjën e Kryqit mbi veten tonë, rinovojmë besë- lidhjen që kemi bërë me Perëndinë ditën e pagëzimit.

    Le ta shqyrtojmë për pak çaste këtë veprim të bukur. Dy gishtat tregues dhe gishti i madh i dorës së djathtë mblidhen së bashku për të treguar se ne besojmë në Atin, i Cili na do; në Birin, i Cili na shpëton; dhe në Shpirtin e Shenjtë, i Cili banon ndër ne. Të tre gishtat mblidhen së bashku që të tregojnë se nuk besojmë në tre Perëndi, por në Një. Dy gishtat e tjerë tregojnë dy natyrat e Krishtit, domethënë natyrën hyjnore dhe natyrën njerëzore. Këta dy gishtërinj përkulen mbi pëllëmbën e dorës, për të treguar se Jisui “zbriti prej qiejve” për shpëtimin tonë. Kjo tregon Mishërimin: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne”. Veprimi i bërjes së Kryqit nuk na kujton vetëm kryqin dhe çmimin që Jisui pagoi për të na shpëtuar nga mëkati, por është edhe shprehje e urdhëresës më të madhe të krishterë, për shembull: “Ti do ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë mendjen tënde, zemrën tënde, shpirtin tënd dhe fuqinë tënde”. Kur prekim kokën tonë, themi: “Të dua, Zot, me gjithë mendjen time”. Kur prekim kraharorin tonë, themi: “Të dua, Zot, me gjithë zemrën dhe shpirtin tim”. Kur prekim shpatullat tona, themi: “Të dua, Zot, me gjithë fuqinë time”. Fjalë të tjera që përdorim kur bëjmë shenjën e Kryqit janë: “Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”. I krishteri orthodhoks lutet gjithmonë në emrin e Trinisë.

Leggi tutto: T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

Paraja

PARAJA

Arkimandrit Justin Anthimiadhis

Kërkim nr. 5, Tiranë, 2010.

 

Paraja përbën një temë shumë të rëndësishme në dinamikën njerëzore. Zakonisht të krijon iluzionin se vetëm ajo mbulon dhe shëron anën materiale, pra hyjnizohet. Ajo është si një shkëmb i rrezikshëm nënujor.

Paraja në vetvete nuk është as e mirë dhe as e keqe. Një proverb anglez e karakterizon zjarrin si shërbëtor të mirë, por edhe si zotëri të keq. Me të vërtetë, ndezja e zjarrit ka qenë një zbulim i jashtëzakonshëm, një hap i madh civilizues, edhe pse ne e harrojmë këtë gjë në epokën tonë të elektronikës. Zjarri është kthyer në një mjet të mirë në shërbim të njeriut. Por kur del jashtë kontrollit dhe kthehet në fatkeqësi, atëherë është katastrofik.

E njëjta gjë ndodh edhe me paranë. Për nga natyra ajo është asnjanëse. Varet nga ne nëse e kthejmë në diçka të mirë apo të keqe.

Të gjithë, pak a shumë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me paranë. Siraku i urtë, në Dhiatën e Vjetër, na thotë se “pasuria është e mirë tek ai njeri, në të cilin nuk ka mëkat” (Urtësia e Sirakut 13:24). Pra është faktori dhe rregullatori njerëzor, nëse është mëkatar ose jo, që e përcakton atë.

Leggi tutto: Paraja

Përdorimi i temjanit në shtëpi

Përdorimi i temjanit në shtëpi

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Kisha Orthodhokse ia përçon lajmin e mirë të Jisuit besimtarit në mënyrë të plotë. Ajo i drejtohet jo vetëm syrit dhe veshit, por edhe shqisës së të nuhaturit. Një person i verbër dhe shurdh që hyn në një kishë ortho- dhokse, nga era e mirë e temjanit, do ta kuptojë me- njëherë që ndodhet në një vend të shenjtë.

    Në librin e Zbulesës lexojmë: “Dhe pashë një engjëll që qëndronte tek altari, kishte një temjanicë të artë; dhe iu dha shumë temjan, dhe tymi i temjanit me lutjet e shenjtorëve u ngrit përpara Perëndisë prej dorës së engjëllit”.

    Retë e tymit erëmirë që burojnë prej temjanicës simbolizojnë lutjen tonë që ngjitet te Perëndia. “Era e mirë” e temjanit shpreh kënaqësinë që Perëndia merr nga lutjet tona.

    Të krishterëve të hershëm u kërkohej nga paganët romakë që çdo vit të digjnin publikisht pak temjan përpara statujës së Cezarit. Duke djegur temjan para statujës së Cezarit, ata do ta njihnin atë si hyjnor. Të krishterët refuzonin të kryenin këtë veprim, sepse e konsideronin si adhurim. Për ta ekzistonte vetëm një Zot, Jisu Krishti. Ngaqë refuzonin djegien e temjanit para Cezarit, ata i hidhnin te luanët. 

Leggi tutto: Përdorimi i temjanit në shtëpi

10 Porositë e Perëndisë

    Në botën e mrekullueshme që na rrethon, në botën ujore, bimore, shtazore dhe njerëzore, ka një plan të urtë, ku të gjitha lëvizin në mënyrë harmonike, në përputhje me ligjet e natyrës, që ka caktuar Perëndia.

    E mendoni vallë se çfarë do të ndodhte nëse disa nga këto ligje do të reshtnin së ekzistuari? P.sh. çfarë do të ndodhte nëse ligji i gravitacionit nuk do të funksiononte më? Njerëzit nuk do të mund të ecnin, as të punonin dhe madje as të merrnin frymë, sepse atmosfera do të shpërndahej tej në hapësirat qiellore. Jeta në planetin tonë do të ishte e pamundur. Edhe sikur ai të mos funksiononte vetëm për disa minuta (disa mendojnë se ky ligj na pengon të fluturojmë!!!), do të shkonim me siguri drejt një katastrofe.

    Harmonia që shikojmë në qiell, bukuria, jeta që mbretëron në botën bimore dhe atë shtazore bazohet pikërisht në faktin se të gjitha lëvizin dhe zhvillohen duke iu bindur ligjeve që ka vendosur Krijuesi.

    Përveç ligjeve të natyrës, Perëndia caktoi për krijesat e Tij të lira, njerëzit, edhe disa ligje të tjera, ligjet morale. Edhe këto janë ligje, që nuk na japin thjesht disa udhëzime apo këshilla.

    Nga ruajtja e tyre varet e gjithë jeta e njeriut. Moszbatimi i tyre e çon njeriun drejt një katastrofe të tmerrshme. Nga çasti i parë që Perëndia e krijoi njeriun, shkroi thellë këto ligje në ndërgjegjen e tij. Por meqë djalli i turbulloi njeriut mendjen dhe zemrën, shpesh Perëndia ua theksonte këtë njerëzve brez pas brezi. Ai ia dha kodin e ligjit hyjnor një kombi, kombit të Izraelit, që e përzgjodhi për një plan të madh, për t’ia transmetuar në vazhdim të gjithë njerëzimit.

Leggi tutto: 10 Porositë e Perëndisë

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një nga detyrat më të rëndësishme për prindërit e krishterë orthodhoksë është t’i mësojnë fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë. Shërbim i krishterë do të thotë se Krishterimi ka parimet e veta të ekonomisë. Për shembull, kapitalisti beson se individët duhet të fitojnë bollëkun e botës. Socialistët besojnë se të gjithë njerëzit duhet të fitojnë bollëkun e botës dhe të krijojnë një shtet. I krishteri beson se bota i përket Perëndisë dhe se njeriu është vetëm kujdestar, shërbëtor i të mirave të saj dhe se gjithçka i përket Perëndisë. “Toka dhe plotësia e saj janë të Zotit”. Kur i japim diçka Perëndisë, ngjajmë me djalin e vogël që i thotë të atit: “Babi, më jep ca lekë të të blej një dhuratë”.

    Judenjtë e hershëm i jepnin Perëndisë pjesën e parë dhe më të mirën e asaj që kishin, vajin më të mirë, verën më të mirë, të korrat e para etj. Kafshët më të shëndet- shme hiqeshin mënjanë për t’ia flijuar Perëndisë. Perëndia meriton më të mirën, jo atë që ka mbetur pasi të kemi shpenzuar çdo gjë për veten.

    Gjithçka që kemi, i përket Perëndisë, prandaj nuk mund t’i “japim” Perëndisë asgjë. Ne vetëm mund të ndajmë me Atë ato që janë më të mirat nga të Tijat. Ashtu si Dag Hammarskjold ka shkruar në librin e tij Shenjat (Markings): “... çfarë do të thotë fjala ‘sakrificë’ apo edhe fjala ‘dhuratë’? Ai që nuk ka asgjë, nuk mund të japë asgjë. Dhurata është nga ato të Perëndisë për Perëndinë”.

Leggi tutto: Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

Shenja e Kryqit - Fuqia, kuptimi dhe mrekullitë e tij


“Kryqi, ruajtësi i gjithë botës;
Kryqi, bukuria e Kishës;
Kryqi, fuqia e mbretërve;
Kryqi, mbështetja e besimtarëve;
Kryqi, lavdia e engjëjve dhe plaga e demonëve."
(Eksapostilarion)

    Para njëzet shekujsh Kryqi ishte mjet i dënimit poshtërues dhe i vdekjes së frikshme. Romakët dënonin me kryqëzim kriminelët më të mëdhenj. Sot, Kryqi mbizotëron në të gjithë jetën e besimtarëve të krishterë, në të gjithë jetën e Kishës sonë; si mjet flijimi, shpëtimi, gëzimi, shenjtërimi dhe hiri. Siç shkruan Shën Krisostomi (Gojarti), "ky simbol i mallkuar dhe i neveritshëm i dënimit më të rëndë, tani është bërë i dashur dhe i shtrenjtë. E sheh kudo: në Tryezën e Shenjtë, në hirotonitë e priftërinjve, në Liturgjinë Hyjnore; në shtëpitë, në tregjet, në shkretëtirat dhe në rrugët; në detet, në anijet dhe në ishujt; në krevatet dhe në veshjet; në martesat, në gostitë, në enët e arta dhe të argjendta; në stolitë dhe afresket... Kaq i shtrenjtë u bë për të gjithë kjo dhuratë e mrekullueshme, ky hir i papërshkruar".

    Dhe në fakt, ngado që të hedhësh vështrimin, brenda dhe jashtë kishës, do të shikosh shenjën e Kryqit. Si simbol skematik, i dukshëm, por edhe si gjest i shenjtë. Shenja e Kryqit mbizotëron në jetën e Kishës.

    Por, përse? Sepse, që atëherë, kur mbi Kryq u mbërthye dhe vdiq për shpëtimin e botës vet Perëndia, Zoti ynë Jisu Krisht, ky mjet i dënimit u bë mjet i shpëtimit. "...Nuk është më masë dënimi, por trofe i shpëtimit tonë u bë", thotë një tropar. Objekti i turpit u bë lavdia e Kishës. Simboli i mallkimit u bë "shpërblesë e mallkimit të lashtë". Druri i vuajtjes dhe i vdekjes, u bë "shenjë e gëzimit" dhe "thesarmbajtës i jetës".

Leggi tutto: Shenja e Kryqit - Fuqia, kuptimi dhe mrekullitë e tij

Ikona e familjes

Ikona e familjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një vajzë nga Japonia, që studionte në një kolegj amerikan, e ftuan të kalonte pushimet e Krishtlindjes te një shoqe e klasës. Pas disa ditësh e pyetën se si i kaloi pushimet. “Shumë mirë, - u përgjigj ajo, - por në atë shtëpi më mungoi Perëndia. Unë ju kam parë të adhuroni Perëndinë në kishën tuaj. Në vendin tim, ne kemi një kënd për Perëndinë, që të kemi mundësi t’i adhurojmë “perënditë” tona edhe në shtëpi. Po ameri- kanët, a e adhurojnë Perëndinë në shtëpi?”.

    Edhe për familjet orthodhokse ekziston një traditë që të kenë një kënd lutjeje, me ikona, kandil që digjet para ikonave, temjanicë dhe enën me ujë të bekuar. Kjo shërben si një kujtesë për praninë e Perëndisë në shtëpi dhe si një kënd për lutjen familjare. Në Rusinë e vjetër, për shembull, çdo shtëpi, duke filluar nga pallati mbretëror i Carit e deri te kasollja me kashtë e fshatarit të thjeshtë, kishte një ikonë të Krishtit ose të së Tërëshenjtës. Në atë kohë asnjë shtëpi ruse nuk quhej shtëpi, nëse nuk i kishte këto ikona.

    Helen Isvalsky shkruan në librin e saj Krishti në Rusi: “Në ditët e hershme... kur një rus hynte në shtëpinë e tij ose shkonte për vizitë te një mik, pikë së pari do të përkulej para ikonave dhe do të bënte shenjën e Kryqit, para se të përshëndeste të zotin e shtëpisë. Ikonat simbolizonin praninë e Perëndisë; ato ishin një kujtesë e vazhdueshme e jetës së mbinatyrshme dhe i drejtoheshin moralit dhe ndërgjegjes. Nuk mund të gënjesh, të bësh hile, ose të bëhesh i vrazhdë përpara një ikone”. 

Leggi tutto: Ikona e familjes

Dera për në mbretërinë e Perëndisë

    Shumica e njerëzve, kurdoherë, nisin të pyesin për kuptimin e jetës - duan të dinë nëse jeta ka një plan të fshehtë a një qëllim në vetvete. Për mua, ky kërkim për kuptimin dhe qëllimin e jetës zuri fill në Universitet. Aty nga fundi i vitit të parë, isha i gatshëm të ndryshoja rrënjësisht. E dija se Krishti kishte të drejta të ligjshme mbi jetën time. Dhe kisha filluar të kuptoja se jeta larg Tij - madje edhe çastet më të lumtura dhe më të suksesshme të saj - ishin të zbrazura nga domethënia dhe kënaqësia. Shikoja brenda vetes, kërkoja jashtë vetes, por gjithnjë i gatshëm për t'ia filluar nga e para. Atë pranverë, me vetëdije të plotë ia përkushtova jetën time Krishtit. Pranova që e kisha nxjerrë jashtë jetës sime dhe se më vinte vërtet keq që nuk e kisha ndjekur dhe se dëshiroja që Ai të merrte në dorë drejtimin e jetës sime. Pa e kuptuar shumë mirë se çfarë po merrja përsipër, i thashë "Që tani e tutje, jam i Yti".

Leggi tutto: Dera për në mbretërinë e Perëndisë

Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore: Dita e pagëzimit

Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore:

Dita e pagëzimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    I krishteri orthodhoks feston dy ditëlindje: ditëlindjen trupore dhe ditëlindjen shpirtërore. Pas lindjes trupore vjen lindja tjetër, lindja “përmes ujit dhe Shpirtit të Shenjtë”, ditëlindja shpirtërore.

    Në këtë ditë Jisui më birësoi si fëmijën e Tij. Ai më pastroi nga të gjitha mëkatet. Ai erdhi të banojë tek unë nëpërmjet Misterit të Kungimit të Shenjtë. Shpirti i Shenjtë erdhi të ngrejë tendën e Tij tek unë. Zëri i Pe- rëndisë Atë tha: “Ky është biri im i dashur, që e kam pëlqyer.”

    Cila ditë mund të jetë më e rëndësishme se kjo? Ajo është një ngjarje që duhet të kujtohet dhe të festohet çdo vit. Pse të mos e kthejmë atë në një ditëlindje të dytë për fëmijët tanë dhe ta kremtojmë me festë dhe me tortë? Nëna mund të përgatisë një “Tortë ditëlindjeje për Jisuin” dhe të gjithë mund të këndojnë “Gëzuar Ditë- lindjen”. Organizatorët (nuna dhe nuni) dhe pjesa tjetër e familjes mund të jenë të pranishëm për të dhënë dhurata ditëlindjeje, ashtu sikurse ata veprojnë në një ditëlindje të zakonshme. Ne mund të ndezim qiriun e pagëzimit, për të kuptuar dritën që morëm nga Jisui. Prindërit mund ta përdorin këtë rast si një mundësi për të diskutuar se çfarë do të thotë të jesh fëmijë i Jisuit, çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i vetë familjes së Pe- rëndisë dhe të mbash emrin e vetë Krishtit, i KRISHT- erë.

    Një festim i tillë familjar do të ndihmojë fëmijën të kujtojë cili është ai dhe kujt i përket. Kjo gjë do të ndihmojë të rifitojë atë çfarë tashmë është një ditë e harruar dhe ta kthejë në një ditë me të vërtetë të rëndësishme, ashtu sikurse është realisht.

    Pjesë e festimit të ditëlindjes së dytë duhet gjithashtu të jetë marrja e Kungatës së Shenjtë në të dielën më të afërt me të. Për këtë ngjarje, qiriu i pagëzimit duhet të merret në kishë dhe të ndizet teksa shkojmë të marrim Trupin dhe Gjakun e çmuar të Jisuit.

Leggi tutto: Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore: Dita e pagëzimit

E Diela - dita e Zotit

    Dita e Diel, në traditën e Kishës sonë është dita e Zotit, dita e Ngjalljes, dita e krijesës së re, Pashka e përjavshme. Është dita e parë e javës. Me këtë ditë fillon java e besimtarëve dhe rreth saj lëvizin, duke e pasur si qendër adhuruese dhe si qendër të kohës personale.

    Kuptimi i vërtetë i së Dielës - ditës së Zotit

    Ungjillorët dhe apostujt e shenjtë (Mattheu 28:1; Marku 16:2; Llukai 24:1; Joani 20:1,19), na treguan se Ngjallja e Zotit Jisu Krisht ndodhi “ditën e parë të javës”. Kështu të krishterët filluan ta nderojnë shumë këtë ditë, sepse me ngjalljen u shpartallua pushteti i djallit, u çliruan besimtarët nga vargonjtë e vdekjes dhe filloi një jetë e re për të gjithë njerëzimin, për tërë krijesën, si rrjedhojë kjo u bë ngjarja më e rëndësishme e Krishterimit.

    Këtë ditë të javës, paganët ia kishin përkushtuar diellit dhe njihej si “dita e diellit”. Ndërsa hebrenjtë, kishin si ditë adhurimi të Shtunën (Sabatin) (ditën e shtatë), që i ishte përkushtuar tërësisht Perëndisë dhe nuk bënin absolutisht asnjë punë, veç detyrave të tyre adhuruese.

Leggi tutto: E Diela - dita e Zotit

Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Në letrën drejtuar Romakëve, shën Pavli thotë: “Edhe Perëndia i durimit e i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni të njëjtën mendje ndërmjet jush sipas Jisu Krishtit” (Rom. 15:5). Madje, edhe në ditët e sotme, shtëpia, në greqisht, quhet “ekklesioula”, që do të thotë “kishëza”. Ajo themelohet përmes Misterit të Martesës së Shenjtë, kur burri dhe gruaja “kurorëzohen” nga Perëndia me autoritet dhe përgjegjësi për shtëpinë, dhe përmes Misterit të Mirosjes, nëpërmjet të cilit marrin “priftërinë mbretërore” të të qenit besimtarë, duke u bërë “priftërinj të “kishës së vogël”, shtëpisë. Pra, për të “dorëzuar” prindërit që të shërbejnë si “priftërinj” në shtëpitë e tyre, kemi dy mistere: Martesën dhe Mirosjen e shenjtë. “Martesa është bashkimi i burrit dhe gruas që krijojnë kishën e vogël”, - thotë shën Joan Gojarti. Qëllimi ynë si prindër është të krijojmë një miniaturë të Mbretërisë së dashurisë së Perëndisë në shtëpinë tonë.

   Në Bashkimin Sovjetik, kur çiftet e reja shkonin të kurorëzoheshin nga atë Jakovi, ai i pyeste: “A mund të lindni një shenjtor? Nëse jeni të përgatitur dhe mundeni, atëherë martohuni; nëse jo, unë nuk do t’ju bekoj!”. Në të vërtetë qëllimi i martesës, sipas shën Joan Gojartit, është të “nxjerrë atletë të Krishtit”. Në vazhdim, ky shenjtor e përshkruan familjen si një vend ku ushtrohemi në virtyt. Shën Theofani u fliste qartazi prindërve se do të fitonin përjetësinë vetëm duke rritur fëmijë të krishterë, por duke rritur të krishterë të shenjtë.

Leggi tutto: Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

Kisha dhe Shërbesat

    "Edhe një të shtunë [Jisui] ishte duke mësuar [njerëzit] në një sinagogë. Edhe ja, një grua që kishte frymë sëmundjeje tetëmbëdhjetë vjet, dhe ishte kërrusur e nuk mundej fare të ngrihej drejt. Edhe Jisui kur e pa, e thirri dhe i tha: Grua, u zgjidhe prej sëmundjes sate. Edhe vuri duart mbi të, dhe ajo menjëherë u drejtua, dhe lavdëronte Perëndinë. Por, i pari i sinagogës u përgjigj me zemërim, sepse Jisui [ditën] e shtunë e shëroi, dhe i thoshte turmës: Gjashtë ditë janë, në të cilat duhet të punoni; ndër këto, pra, ejani e shërohuni e jo ditën e shtunë. Zoti pra u përgjigj e i tha: Hipokrit, gjithsecili prej jush ditën e shtunë a nuk zgjidh kaun e tij a gomarin e tij nga grazhdi, edhe e sjell e i jep ujë? Edhe kjo që është bijë e Avraamit, të cilën ja tek e pati lidhur Satanai tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej kësaj lidhjeje ditën e shtunë? Edhe ndërsa ai po thoshte këto, gjithë ata që i dilnin kundër turpëroheshin; dhe gjithë turma gëzohej për gjithë punët e lavdërueshme që bëheshin prej tij" (Lluk.13:10-17).

    Tre janë protagonistët e ngjarjes që u përshkrua: i pari i sinagogës, gruaja e kërrusur, Jisui ynë. Sinagoga ishte dhe është vendi ku bëhet lutja e përbashkët judaike, kurse në kuptimin më të gjerë sinagoga ka qenë dhe është populli izraelit. Ne përdorim si term përkatës Kisha, që në kuptimin më të ngushtë është tempulli, ndërsa më gjerësisht organizata e perëndinjerishme, kreu i së cilës është Krishti (Kol.1:18) dhe anëtarë, të gjithë orthodhoksët (Rom.12:5).

Leggi tutto: Kisha dhe Shërbesat

Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Shenjtorët janë heronjtë e besimit tonë. Të rinjtë kanë nevojë për heronj, për njerëz që t’i shohin si shembuj, që të frymëzohen e të nxiten prej tyre. Shumica e të krishterëve orthodhoksë mbajnë emra shenjtorësh. Qëllimi i vendosjes së emrave të shenjtorëve është që t’u japim atyre një emër të rëndësishëm, që ta imitojnë në jetë. Kur Aleksandri i Madh mori vesh se ushtari që mbante emrin e tij kishte vepruar si frikacak në një betejë, e detyroi atë ose të ndryshonte emrin, ose sjelljen. Asnjë nga ata që quheshin Aleksandër nuk mund të vepronin si frikacakë.

    Prindërit orthodhoksë mund t’i njohin fëmijët e tyre me jetët e heronjve të mëdhenj të besimit tonë, duke ndjekur disiplinën e mëposhtme. Shikoni kalendarin kishtar, në të cilin gjenden emrat e shenjtorëve dhe ditët e kremtimit të tyre. Le të marrim shembullin e shën Nikollës, i cili festohet më 6 dhjetor.

    Në mbrëmjen e datës 5 shiko në librin: Jetë Shenjtorësh ose Sinaksari. Tregoju fëmijëve historinë e jetës së shenjtorit. Nëse një nga fëmijët e tu quhet Nikolla dhe është i rritur sa të kuptojë, ai mund të caktohet të lexojë jetën e shën Nikollës dhe t’ua tregojë pjesëtarëve të tjerë të familjes. Pas kësaj, familja mund të këndojë: “Vite të bekuara”. Gjithashtu mund të shërbehet një ëmbëlsirë e veçantë për ditën e emrit. I njëjti person, Nikolla, mund të ketë privilegjin të ndezë kandilin para ikonës së familjes atë mbrëmje. Sigurisht, personi që feston ditën e emrit, duhet të ndjekë liturgjinë në ditën e tij/saj të emrit (ose të dielën që vjen) dhe të marrë Zotin tonë nëpërmjet Kungimit të Shenjtë.

Leggi tutto: Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

Lutja e Jisuit

    Tha Zoti këtë paravoli:

    "Dy njerëz hipën në hijerore që të faleshin; njëri ishte farise dhe tjetri doganier. Fariseu ndenji e u fal: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, rrëmbyes i paudhë, kurvar ose si ky doganier. Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën për të gjitha ç'ka kam". Doganieri, që kishte qëndruar larg dhe nuk donte t'i hidhte sytë në qiell, rrihte kraharorin duke thënë: "O Perëndi, përdëllemë mua fajtorin!" Po ju them juve, se ky zbriti në shtëpinë e tij më i drejtësuar se ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart" (Lluk.18:9-14).

   Doganierët ishin nëpunës, të cilët merrnin me qira nga shteti romak me ankand doganat, që atëherë ishin të shumta, si p.sh kalimet në arteriet kryesore rrugore, në ngushtica, në porte etj., d.m.th kyçet e tregtisë së jashtme dhe të brendshme.

   Më pas, për të mbuluar pagesën dhe për të pasur fitim ata vinin arbitrarisht taksa doganore. Tregtarët e gjorë ishin të detyruar të paguanin, pasi i detyronte ligji. Kështu, doganierët ishin kusarë të ligjshëm. Për pasojë fjala "doganier" mori kuptimin e më të padrejtit, të urryerit dhe të pështirit së bashku, pasi bashkëpunonte me pushtuesit idhujtarë. Doganieri nga gjinia mashkullore dhe prostituta nga gjinia femërore, konsideroheshin njerëzit më mëkatarë.

   Megjithatë doganieri u shpall nga Krishti i drejtë.

    Përse? Si? E drejtësoi vetënjohja e tij në përulësi dhe kërkimi i përdëllimit hyjnor. "O Perëndi, falmë mua mëkatarin". Përkthimi më i saktë është: "Të të vijë keq për mua mëkatarin". Këto pak fjalë u bënë çelësi i përdëllimit hyjnor.

Leggi tutto: Lutja e Jisuit

Tryeza e familjes

Tryeza e familjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË
 

    Thuhet se pajisja më e rëndësishme e shtëpisë është tryeza e familjes. Edmund Barbotin e quan atë “... furnizimi social. Ajo është bashkimi i familjes. Duke u ulur rreth e rrotull saj, ajo na bashkon të gjithë. Pikërisht që nga tryeza, familja shpërndahet dhe bashkohet çdo ditë”. Sido që të jetë, e pasur ose e varfër, tryeza është thesari i shtëpisë. Të mbledhurit rreth tryezës për çdo vakt shihet si kungim përmes ndarjes së ushqimit, përmes bashkëbisedimeve dhe lutjeve tona. Të kremtet më të mëdha fetare të Dhiatës së Vjetër festoheshin, dhe vazhdojnë të festohen edhe sot nga judenjtë, rreth tryezës së familjes. Shpesh harrojmë se ne të krishterët orthodhoksë kemi dalë nga Dhiata e Vjetër. Rrënjët tona i kemi atje.

    Është e nevojshme të rivendosim praktikën e kremtimit të festave të mëdha kishtare rreth tryezës së familjes në shtëpitë tona. Në këtë mënyrë, ato përjetohen dhe bëhen të pazëvendësueshme për fëmijët tanë. Shën Joan Gojarti, në një predikim të tij, i udhëzon burrat për sa i përket vaktit të ngrënies në familje: “Pasi të kenë ngrënë, ata duhet të ngrihen me gratë e tyre dhe me fëmijët e të këndojnë himne së bashku. Gjithçka duhet të mbyllet me një lutje...”. Disa familje vendosin një ikonë të vogël të Jisuit në tryezën e darkës, me një kandil para saj. Fëmijët me radhë e ndezin kandilin. Ata i mbajnë duart të bashkuara ndërsa babai bën lutjen. Pas darkës kanë një kohë përkushtimi dhe diskutimi, ku flasin për besimin dhe tregojnë për vlerat e krishtera. Gjithashtu, ata lexojnë fjalën e Perëndisë së bashku dhe e mbyllin me lutje.

Leggi tutto: Tryeza e familjes

Kreshma

    Si "kreshmë" karakterizohen ditët dhe periudhat e vitit, gjatë të cilave nuk na lejohet të hamë disa lloje ushqimi. E quajmë "kreshmë" nga karakteristika e jashtme. Por, mjerë ne nëse me kreshmë do të kuptojmë vetëm kufizimin e gamës ushqimore. Kreshma është mjet, jo qëllim! Domethënë agjërimi na ndihmon, na krijon atmosferën për lartësim shpirtëror.

    Pse kreshmojmë?

    *  Kreshma është pasoja, "gjoba" e ngrënies së frytit të ndaluar në kopshtin e Edenit, në Parajsë, kur gjarpri mashtroi Evën. Dhe ajo mendoi se "ishte i mirë për t'u ngrënë fryti që më vrau", siç vajton një tropar (Makarismos i së dielës, Tingulli i rëndë). E hëngrën frytin etërit tanë të parë, duke shkelur kështu porosinë ndaluese, të parën dhe të vetmen gjer atëherë të Krijuesit (Gjen.3:1-7). Ah! Adam edhe Eva fillim të keq bëtë, shembull të keq na latë, trashëgimi mbarënjerëzore të keqe. Kënaqësinë e mëkatit tuaj, e të parëve tanë, që u bë paralindësi i mëkateve tona, e paguajmë me dhimbje. "Çdo mëkat bëhet për kënaqësi edhe çdo falje vjen nëpërmjet vuajtjeve, mundimit dhe trishtimit", konstaton me pikëllim Thallasi, një nga shkrimtarët e Fillokalisë (Peri agapis ke egratias .. .Ekatontas 2, 74).

    *  Kreshma është biblike. Tashmë e kemi parë. Model i saj janë tri kreshmët dyzetditëshe (agjërim i plotë, pa ngrënë e pa pirë). Këtu bëhet fjalë për kreshmën e Moisiut, të Ilias dhe të Jisuit; të Moisiut, kur merrte Ligjin në Malin Sina (Eks.34:28), të Ilias, kur ikte nga përndjekja e mbretëreshës idhujtare Jezavel dhe para se të "shihte" të Lartin (3 [sipas një emërtimi tjetër 1] Mbretërve 19:8) dhe Jisuit pas Pagëzimit dhe para daljes së Tij në veprimtarinë publike (Mat.4:2). Kreshmën jo thjesht e nënkuptojmë, por ka edhe porosi të qarta, të shpërndara kudo në Shkrimet e Shenjta për zbatimin e saj. Kreshmojmë "duke iu bindur traditës ungjillore", thekson himnografi (Vargësore mbrëmësore e së Dielës të të Lidhurave të djathit).

Leggi tutto: Kreshma

Bekoni shtëpinë e re

Bekoni shtëpinë e re

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Ekziston një praktikë shumë e bukur orthodhokse, ku prifti bekon apartamentin e ri ose shtëpinë e re. Kjo mund të bëhet para se të hyni në atë shtëpi ose më pas. Prifti kryen një lutje të shkurtër dhe më pas bekon çdo person të familjes dhe çdo dhomë të shtëpisë me ujë të bekuar.

    Te Zbulesa 3:20 lexojmë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe ma hap derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua”. Kjo është një pamje e bukur e asaj çka Krishti dëshiron të bëjmë kur hyjmë në një shtëpi ose në një apartament të ri. Ai dëshiron që ta hapim derën dhe ta lejojmë të hyjë brenda e të na bekojë. Ai dëshiron të qëndrojë në shoqërinë tonë, në një mënyrë tepër personale, sikurse e thotë Vetë, që të hajë e të pijë bashkë me ne.

    Kjo ndodh kur ftojmë priftin të na bekojë ne dhe shtëpinë tonë të re: ne hapim derën që të lejojmë Jisuin të hyjë brenda. Nëse kemi një ikonë të re për shtëpinë tonë, ia japim priftit në kishë për ta bekuar. Ai do ta sjellë me vete, do ta vendosë atë në vendin e duhur në shtëpinë tonë dhe do të ndezë kandilin para ikonës për herë të parë.

    Kështu, bekimi i marrë nga vizita e priftit në shtëpi, do t’ju ofrojë fëmijëve një mundësi të shkëlqyer që të njohin priftin e bashkësisë si një mik të dashur dhe personal në Krishtin. Ajo gjithashtu do t’ju mësojë se të krishterët orthodhoksë kërkojnë bekimin e Perëndisë para çdo gjëje në jetë.

Leggi tutto: Bekoni shtëpinë e re

Ndërrimi i jetës - Vdekja

    Vdekja! Torturoi filozofë. Stacioni më kryesor dhe i fundit i jetës sonë. Këndvështrimi i drejtë ose jo i saj është çështje jete dhe vdekjeje. Vdekja! Pritet filli i jetës; thyhet shtamba në burim; vyshket lulja dhe bie; peshku kapet papritur në rrjetë kriminale dhe zogu bie në grackë; jeta është hije dhe largohet. Kemi të bëjmë me imazhe të Dhiatës së Vjetër (Kishtari 12:6; Isaia 40:6-7; Kishtari 9:12; Jobi 14:2).

    Edhe poeti, Ati i madh Grigor Theologu filozofon mbi kufomën e vëllait të tij: "Jemi ëndërr që nuk qëndron, vizion që nuk mbahet, fluturim sendi që kalon, anije që nuk lë asnjë gjurmë në det, pluhur, avull, vesë e mëngjesit, lule që herë shpërthen e herë shpërbëhet" (Is Kesarion epitafios, 19). Jashtë nga lirizmi, me anë të vdekjes "do kthehet dheu te toka, siç ishte [para krijimit] dhe shpirti do kthehet te Perëndia, që e ka dhënë" (Kishtari 12:7). Ndarja e dheut nga shpirti është "misteri i vdekjes, vërtet i frikshëm, sepse shpirti prej trupit ndahet dhunshëm nga harmonia; dhe pritet me vullnet të perëndishëm lidhja e natyrshme e bashkëqenies" (Shërbesa e Varrimit, Idhiomeli, Ting. IV). Si njeriu yt, që pak më parë e kishe dhe e shikoje të gjallë, dhe i flisje e të fliste, tani është i vdekur?!

    Megjithatë, siç e thamë, gjë e vdekur është vetëm trupi i vdekur, sepse u nda më dysh bashkimi unik dhe i pandarë deri atëherë shpirti edhe trupi.
Vdiq trupi, por kjo është vetëm "lipsan" ajo që mbeti nga "harmonia" [e dy përbërësve të njeriut]; - më e rëndësishmja, shpirti i pavdekshëm, rron. Për këtë do flasim më poshtë.

Leggi tutto: Ndërrimi i jetës - Vdekja

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com