Këndvështrimi Orthodhoks

DRITA E KRISHTIT DHE EVROPA

DRITA E KRISHTIT DHE EVROPA

 

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi

Profesor Emeritus i Universitetit të Athinës Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës,

 

Revista Kërkim, Tiranë, 2009

 

Në fillimet e shekullit të kaluar, Oswald Spengler1 mbështeste tezën se qytetërimi ka një evolucion historik të natyrshëm: lindje, zhvillim, dhënia e fryteve dhe rënia, që pasohet nga vdekja. Kjo pikëpamje mbronte mendimin se qytetërimi perëndimor i ishte afruar etapës së fundit. Megjithatë Arnold Toynbee2 theksoi diferencën midis zhvillimit teknologjik në njërën anë dhe në anën tjetër të progresit të pastër, që ai e quan “shpirtëzim”. Ai i shikonte rrënjët e krizës në botën perëndimore në të bërit e saj të huaj ndaj eksperiencës fetare dhe në përshtatjen e saj me kultin e teknologjisë, me nacionalizmin dhe militarizmin. Kundër modelit të degradimit biologjik ai kundërvuri pozicionimin volitiv, që është i bazuar në forcën dhe në vitalitetin e minorancave krijuese dhe të personaliteteve të jashtëzakonshëm.

Në fillim të mijëvjeçarit të tretë, ne jemi mbledhur këtu në Asamblenë e Tretë Ekumenike në sigurinë se këtu ka shpresë për një lulëzim të ri të qytetërimit në Evropë. Për këtë arsye kjo shpresë jeton dhe vepron brenda dritës së Krishtit. Gjithashtu edhe ne të krishterët “si bij të dritës”, (Efes. 5:8), qoftë në shumicë apo në pakicë në shoqëritë tona, duhet të jemi faktorë kreativiteti në një Evropë me të vërtetë të ndriçuar.

Leggi tutto: DRITA E KRISHTIT DHE EVROPA

PROJEKTIMI I NJË QËNDRIMI THEOLOGJIK ORTHODHOKS NË KUPTIMIN THEOLOGJIK TË FEVE TË TJERA

PROJEKTIMI I NJË QËNDRIMI THEOLOGJIK ORTHODHOKS NË KUPTIMIN THEOLOGJIK TË FEVE TË TJERA

 

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.

 

Në botën Perëndimore, diskutimi rreth vlerësimit theologjik të feve të tjera, gjithnjë përqendrohet tek Kristologjia. Mendimi theologjik i Perëndimit lidhur me këtë çështje është përcaktuar kryesisht nga trashëgimia augustiniane dhe kalviniste dhe, në radhë të dytë, nga ndikimet që vijnë nga Lutheri dhe Ueslei. Por, në traditën orthodhokse, shqyrtimi i problemeve përkatëse, veçanërisht i problemit antropologjik, bëhet nën dritën e Triadologjisë.


“Një Perëndi, At' i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, edhe me anë të të gjithëve, dhe ndër të gjithë."

1.            Brenda kësaj perspektive, do të desha t'u referohesha tri pikave-kyçe: rrezatimit mbarëbotëror të lavdisë së Perëndisë,

Leggi tutto: PROJEKTIMI I NJË QËNDRIMI THEOLOGJIK ORTHODHOKS NË KUPTIMIN THEOLOGJIK TË FEVE TË TJERA

KRIZA FINANCIARE - ROLI QË MUND TË LUAJË KISHA

KRIZA FINANCIARE -
ROLI QË MUND TË LUAJË KISHA*

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi

Kërkim nr. 10, Tiranë, 2013.

 

1) Kriza ekonomike që jetojmë në shumë vende të botës, veçanërisht ne në jug të Evropës, ka çuar miliona njerëz drejt depresionit dhe shpesh në dëshpërim. Sot gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohemi se kjo krizë ekonomike është pasojë e një krize më të gjerë shoqërore, një krize vlerash. Përbën pasojë të një koncepti teorik në lidhje me njeriun dhe natyrën, koncept i cili në epokën e kënaqjes nga bollëku i gjërave materiale, lëvizi në një drejtim krejtësisht të ndryshëm me atë të krishterë. Duke larguar nga ndërgjegjja e njerëzve dhe shoqërisë besimin te Perëndia, te Perëndia I së vërtetës, i drejtësisë dhe i dashurisë, njeriu bashkëkohor doli në përfundimin se meqenëse nuk ekziston Perëndia, të gjitha gjërat janë të lejueshme.

Respekti ndaj personit njerëzor u zëvendësua nga sundimi i institucioneve dhe forcave apersonale. Theksimi i lirisë së njeriut u zbeh, duke i lënë vendin theksimit të lirisë absolute të tregut. Kështu, nga një shoqëri personash të lirë mbërritëm në pikën kur popuj të tërë bëhen kandidatë për skllevër të grupimeve personale, të tregtarëve anonimë të parasë që rregullojnë në mënyrë thelbësore ekonomitë e popujve, të cilët janë të njohur si “tregje”. Këto vetëqeverisin paranë si një vlerë “kontable” të papërcaktuar dhe e tregtojnë atë. Nëpër labirintet shumë kompleksë të globalizimit janë krijuar struktura të reja të sistemit kredidhënës të “një ekonomie ikonike” e cila nuk kontrollohet nga asnjë institucion shtetëror apo politik. Përkundrazi vendimet e këtyre faktorëve të panjohur, që veprojnë me fytyra të mbuluara, mund të hedhin në erë shtete dhe të dënojnë miliona njerëz në papunësi dhe shoqërinë ta flakin në mjerim. Kështu, mbarë ekonomia globale jeton tashmë një krizë të fortë strukturore të sistemit të kreditimit, që përbën provën më bindëse të krizës së vlerave të shoqërisë.

Leggi tutto: KRIZA FINANCIARE - ROLI QË MUND TË LUAJË KISHA

DINAMIKA E NJË NDRYSHIMI TË PËRGJITHSHËM DHE TË VAZHDUESHËM

DINAMIKA E NJË NDRYSHIMI TË PËRGJITHSHËM DHE TË VAZHDUESHËM

ose

Dëshmia e Tre Hierarkëve për "ndryshimin e mirë"

 

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.

    Ndërmjet pikëpamjeve fetare dhe filozofike, të cilat ndikojnë mbi jetën e njerëzve, disa e pranojnë botën, disa përpiqen t'i shmangen, kurse disa të tjera kërkojnë ta transformojnë. Pikëpamjet e krishtera bëjnë pjesë në ato më dinamiket të grupit të fundit.
    Natyrisht, brenda hapësirës së krishterë janë zhvilluar tendenca dhe forma të ndryshme spiritualiteti. Por, përcaktues për idealin orthodhoks mbeti ai vizion që trajton të tërën, qëndrimi dhe dëshmia që përqafon të gjitha, tërë jetën, në të gjitha përmasat dhe kuptimin e saj. Këtë vizion të përgjithshëm e kanë përpunuar fuqishëm dhe në mënyrë origjinale Mësuesit Ekumenikë : Vasili i Madh (330?-379), Grigor Theologu (329-390), Joan Gojarti (354-407).

Leggi tutto: DINAMIKA E NJË NDRYSHIMI TË PËRGJITHSHËM DHE TË VAZHDUESHËM

VLERAT MBARËNJERËZORE TË FEVE

 

VLERAT MBARËNJERËZORE TË FEVE

 

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi

 

Profesor Emeritus i Universitetit të Athinës Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës, Kërkim nr. 2, Tiranë, 2009.

 

A. KUADRI DHE VËSHTIRËSITË

 

1. Fetë e ndryshme1, aty ku mbizotëruan, kanë ndikuar më së shumti në mbarë jetën e njeriut. Dhe është e logjikshme të lidhen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me të gjitha aspektet e vlerave të ndryshme logjike, estetike, etike dhe ato metafizike2. Kjo, sepse fetë nuk vihen në lëvizje thjesht si njësi të pavarura. Ato janë në ndikimin dhe varësinë e ndërsjellë të shumë faktorëve të tjerë: etnikë, politikë, kulturorë, ekonomikë. Ndikojnë dhe ndikohen.

Çdo fe e zhvilluar ka: a) një orientim transhendental, që drejtohet drejt një të vërtete absolute, drejt një qëllimi sublim dhe b) një sistem tezash dogmatike e aksiomatike të shpjegimit të botës. Këto përcaktojnë edhe vlerat metafizike e logjike, të cilat i mbështet feja.

Leggi tutto: VLERAT MBARËNJERËZORE TË FEVE

GLOBALIZIMI DHE BIOMA FETARE

GLOBALIZIMI DHE BIOMA FETARE



Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.



    Afrimi, njohja dhe bashkekzistenca krijuese e njerëzve dhe e popujve të rruzullit tokësor, dikur ka qenë një vizion tërheqës. Gjatë shekullit tonë u bë synim i ndërgjegjshëm. Kohët e fundit rrezikon të zhvillohet në një makth specifik. Por, sido që të cilësohet, ky proces përshpejtohet përditë; me kontributin e shumë faktorëve dhe me rezultat përfundimtar ende të papërcaktuar.Fjala globalizim (globalization, mondialisation) ka marrë një kuptim të veçantë dhe përmbledh zhvillimet dhe tendencat dinamike që karakterizojnë çerekun e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Në veçanti, në fushën e ekonomisë, ky term tregon procedurën, sipas së cilës ekonomitë e vendeve të ndryshme inkuadrohen totalisht në një sistem ekonomik mbarëbotëror, me përqendrimin e prodhimit botëror,

Leggi tutto: GLOBALIZIMI DHE BIOMA FETARE

MARTESA, VLERAT E SAJ UNIKALE DHE UNIVERSALE

MARTESA, VLERAT E SAJ UNIKALE DHE UNIVERSALE

Dhjak Anastas Bendo,

Kërkim nr. 2, Tiranë, 2009.

 

Institucioni i martesës haset në të gjitha shoqëritë njerëzore të botës së hershme dhe asaj moderne, përbën një nga shtyllat mbi të cilat këto shoqëri kanë ngritur tërë ngrehinën e tyre dhe ka qenë objekti i studimit dhe i përkufizimit nga shumë shkolla fetare, filozofike, sociologjike, psikologjike, kulturore etj. Në shumë kultura është parë si një kusht i domosdoshëm për përjetësimin e gjinisë njerëzore, si një vatër e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e njeriut si individ dhe person dhe në këtë kuadër edhe si bërthama e shumë shoqërive në anë të ndryshme të globit. Në mjaft fe që mbizotërojnë në planetin tonë përbën një nga çështjet më kryesore dhe të shenjta, shpeshherë tabu dhe është mbrojtur nga ana e tyre me tërë arsenalin e argumenteve teologjike dhe filozofike, në mënyrë që të ruajë tërë rëndësinë dhe shenjtërinë e saj, duke u prezervuar edhe nga legjislacionet përkatëse në ato vende, ku këto fe kanë predominuar gjatë përhapjes së tyre.

Martesa në shumë përkufizime që mund të hasen në fjalorë të ndryshëm filozofikë ose sociologjikë modernë përkufizohet si një institucion në të cilin marrëdhëniet ndërpersonale midis burrit dhe gruas janë të njohura nga shteti, nga autoriteti fetar, ose nga të dy së bashku. Në disa shkolla është parë madje edhe si një kontratë. Në shkencën juridike martesa civile mbrohet nga shteti, në përputhje me Kodin e Familjes, që është pjesë e rëndësishme e legjislacionit të një vendi të caktuar. Akti i martesës që njihet nga shteti ose nga feja, i atyre personave që lidhin martesë, ndryshon tërë statusin personal dhe shoqëror të tyre.

Leggi tutto: MARTESA, VLERAT E SAJ UNIKALE DHE UNIVERSALE

BESIMI

 

BESIMI


Panajotis N. Trempela Përkthyer në shqip nga Dhimitër Beduli Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Tiranë, 1994


Është i denjë besimi për logjikën e njeriut?   

 

Kur njeriu drejton sytë e tij nga bota e jashtme, prej rregullit dhe harmonisë së admirueshme që zotëron në të, arrin te ideja e Perëndisë, krijuesit të të gjithave. Dhe kur përqendron pastaj tërë mendimet e veta në brendshmërinë e tij, ndjen se dëshirat e tij më të thella dhe rrahjet më të gjalla të zemrës së vet drejtohen ndaj një bote tjetër, krejt të panjohur dhe të padukshme për të, por që ekzistencën dhe jetën e lumtur të së cilës e parandjen. Para kësaj bote shpirtërore, bota që ndiejmë dhe shohim, s'është veç një përfytyrim i dobët, pasqyrë e mangët, në të cilën mezi dallojmë një hije të vogël të asaj madhështie qiellore. Të ngjashëm me ata shëtitës të natës, që kalojnë ngadalë anës së një liqeni të qetë dhe të paqshëm, shohim, si ata, pasqyrimin e dobët dhe tërheqës të maleve të përjetshme të botës së përmbindijshme që ngrihen madhërisht larg nesh, afrohemi te ajo me anë të kërkimeve të logjikës sonë, por nuk mund ta kapim dhe ta vëzhgojmë drejtpërsëdrejti.

Leggi tutto: BESIMI

LIRIA FETARE ËSHTË PAZGJIDHSHMËRISHT E LIDHUR ME KTHIMIN E VENDEVE TË SHENJTA TË KULTIT

Nish, 6 tetor 2013, me rastin
e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos

LIRIA FETARE
ËSHTË PAZGJIDHSHMËRISHT E LIDHUR
ME KTHIMIN E VENDEVE TË SHENJTA TË KULTIT

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi

 

Kur sjellim ndërmend persekutimet e frikshme, martirizimet e mëdha që kaluan të krishterët gjatë tre shekujve të parë nga sundimtarë të ndryshëm të Perandorisë Romake, thjesht dhe vetëm sepse besonin dhe pohonin Krishtin, kuptojmë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka Edikti i Milanos për rrugëtimin e Kishës dhe në përgjithësi për historinë botërore. Një tekst që u dekretua nga dy bashkëperandorët e asaj epoke, Konstandini dhe Liciniusi. Bëhet fjalë për shpalljen për herë të parë të lirisë fetare në Evropë.

Me rastin e kremtimit të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos në Nish, në Naison antike, ku lindi Konstandini i Madh, përshëndesnim në radhë të parë dhe përgëzojmë nxehtësisht organizatorët e këtij kremtimi. Me këtë rast do të donim të theksonim dy pika: E para ka lidhje me rivendikimin e drejtë të disa Kishave Orthodhokse, të cilat para shumë vitesh duruan persekutime të rënda ateiste. Dhe pika e dytë, ka të bëjë me përgjegjësinë e atyre që kanë një pozitë me rëndësi në Kishë për të fuqizuar lirinë fetare, si edhe, të bëjmë të ditur qëndrimin tonë në kushtet mbarëbotërore që janë krijuar sot.

1. Tema kryesore e Ediktit është që të krishterët dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Perandorisë Romake mund të ushtrojnë lirisht fenë e tyre dhe se, të gjitha ligjet e nxjerra më parë, si edhe dekretet e tjera kundër Krishterimit shfuqizohen.

Duke studiuar tekstin e Ediktit, na bëri përshtypje të veçantë lidhja direkte e lirisë fetare me kthimin e vendeve të adhurimit tek të krishterët, pa detyrimin e riblerjes. Karakteristike është referimi i detajuar dhe këmbëngulja për zbatimin e këtij vendimi. Një e treta e tekstit ka lidhje me këtë çështje. Gjuha e tij emfatike është mjaft zbuluese në vetvete.

Leggi tutto: LIRIA FETARE ËSHTË PAZGJIDHSHMËRISHT E LIDHUR ME KTHIMIN E VENDEVE TË SHENJTA TË KULTIT

DEGJENERIMI MORAL

DEGJENERIMI MORAL

Shkruar nga Grigor S. Petrov, përkthyer në shqip nga Dhimitër Bedulit, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1994.


"Atij që ka, do t'i jepet e do t'i teprojë.
Atij që s'ka, do t'i merret edhe ajo që ka"
(Mattheu 25, 29)


    Nëse sipas fjalëve të psallmistit David vetëm të çmendurit mund të thonë në zemrën e tyre që s'ka Perëndi, s'mund të jenë më të urtë as ata, të cilët shpresojnë se, me argumenta logjike, mund të bindin ata që s'besojnë. Të sjellurit e argumentave për çështje që i përkasin besës dhe fesë, është punë e kotë dhe pa ndonjë fryt. Është sikur t'i flasim një të verbëri për bukurinë artistike të Shën- Mërisë së Rafaelit, ose një të shurdhëri për meloditë madhështore të Rosinit dhe të Mozartit. Mundet, që edhe i verbëri edhe i shurdhëri t'i besojnë fjalët tona dhe të bashkohen me mendimin tonë, po në brendësinë e tyre s'kanë për të hyrë ato valët e kënaqësisë, të cilat na mallëngjyen dhe na prekën ne. Kështu është dhe me parimet fetare.

Leggi tutto: DEGJENERIMI MORAL

NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK RRETH DEBATIT MBI FILOQUE.

NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK RRETH DEBATIT MBI FILOQUE.

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Tempulli nr. 10, Korçë, 2005.

 

Sot jetojmë në një kohë ku shumë nga diskutimet, debatet dhe kundërshtitë teologjike, dogmatike, doktrinale apo eklesiologjike e kanë humbur interesin nga masa e madhe e komuniteteve të ndryshme të krishtera dhe fatkeqësisht, këto diskutime teologjike kanë mbetur çështje vetëm e një rrethi shumë të ngushtë teologësh. Kjo ka ndodhur, jo për arsyen se këto debate kanë gjetur një zgjidhje apo mirëkuptim, por sepse tani për këto probleme ka një indiferentizëm dhe mosinteresim. Kjo në fakt nuk është as zgjidhje dhe as mirëkuptim. Duke mos u jetuar, doktrina bëhet jo e rëndësishme dhe debati teologjik nuk paraqet më interes. Edhe nëse do të diskutohet, kjo bëhet vetëm thjesht nga interesa inlelektuale.

Madje edhe në rrethe që e konsiderojnë veten si fetare, shihet një divorc ndërmjet doktrinës dhe përjetimit të saj. Nëse doktrina nuk shërben për të formuar qëllimin dhe mënyrën e jetës së përditshme, ajo do të humbasë dobinë dhe interesimi për të do të ishte vetëm nga shkollarët. Ajo nuk do të ketë kuptim nëse nuk përjetohet dhe duke humbur kuptimin ajo fillon edhe harrohet. Doktrina ka shërbyer gjatë gjithë kohës për të ruajtur besimin. Etërit e Kishës e mbrojtën me forcë doktrinën, pikërisht se e dinin se çdo shtrembërim i saj do të kishte pasoja në jetën shpirtërore. Sepse neglizhimi, harrimi ose deformimi i doktrinës ka sjellë gjithmonë edhe ndryshimin dhe deformimin e jetës shpirtërore dhe si pasojë edhe atë të jetës shoqërore dhe kulturore. Ashtu si ajo nuk mund të mbahet gjallë dhe do të kthehej në disa koncepte dhe shpjegime të thata doktrinale nëse nuk do të ushqehet nga përvoja e përditshme e miliona njerëzve, ashtu edhe përvoja e këtyre mund të shtrembërohej pa sigurinë e doktrinës së përbashkët.

Gjithashtu brenda komuniteteve të ndryshme kanë mbetur paragjykime dhe shpjegime, të cilat nuk kanë patur fare lidhje me të vertetat teologjike. Disa prej këtyre polemikave kanë lindur nga veçoritë e ndryshme historiko-kulturore të popujve dhe zonave të ndryshme. Por edhe çështje të rëndësishme doktrinale, shpesh herë janë mbingarkuar me arsyetime dhe shpjegime jodoktrinale. Në këtë periudhë dialogu ndërmjet shumë besimeve të ndryshme, ndoshta do të ishte me interes, siç edhe po ndodh, rishqyrtimi me seriozitet i shumë debateve të së kaluarës dhe ndarja e “të vërtetave teologjike” nga “polemika teologjike”.

Leggi tutto: NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK RRETH DEBATIT MBI FILOQUE.

KISHA ORTODOKSE DHE KONFLIKTET ETNIKE

KISHA ORTODOKSE DHE KONFLIKTET ETNIKE

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani Tempulli nr. 9, Korçë, 2004.


I



    Shekulli 21 me globalizimin, teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor, në përgjithësi dhe nga këto sfida, pa dyshim, nuk mund të përjashtohet edhe Kisha Ortodokse. Asaj i duhet që të përballohet me këto sfida jo vetëm thjesht për t'u mbrojtur, siç fatkeqësisht ka ndodhur shpesh, por edhe të gjejë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë së saj globale. Në përgjithësi, Kisha Ortodokse, shpesh herë edhe nga vetë anëtarët e saj, është vlerësuar duke u mbështetur kryesisht vetëm në historinë e dy shekujve të fundit të saj, si një Kishë e lidhur ngushtë me një kulturë të vetme, në një vend të caktuar gjeografik dhe të interesuar vetëm për të shkuarën.

Leggi tutto: KISHA ORTODOKSE DHE KONFLIKTET ETNIKE

TEOLOGJIA NË KISHËN ORTODOKSE

TEOLOGJIA NË KISHËN ORTODOKSE

 

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Tempulli nr. 4, Korçë, 2001.

 

Çfarë është teologjia? Kuptimi literal i termit teologji është nga Theos - Perëndi dhe logos - fjalë. Pra, do të thotë fjalë rreth Perëndisë. Por, për të kuptuar më mirë një term, është e rëndësishme të njihet "historia" e këtij termi, mënyra dhe kuptimi i tij në perioda të ndryshme historike dhe veçanërisht kuptimi i tij aktual. Është e rëndësishme për studentët e teologjisë që ta kenë të qartë se çfarë është teologjia dhe se çfarë kuptonin Etërit e Kishës me fjalën teologji apo teolog.

Në asnjë vend të Shkrimit të Shenjtë nuk përmendet fjala teologji, teologjizoj apo teolog. Është e qartë se kjo fjalë nuk vjen nga Shkrimi i Shenjtë dhe Apostujt nuk kishin studiuar në ndonjë shkollë teologjike. Kjo fjalë hyri gradualisht në përdorimin e krishterë. Të krishterët e parë e shikonin këtë term me dyshim, sepse ajo përdorej nga filozofët paganë në spekulimet e tyre rreth fesë dhe Perëndisë. I pari që e ka përdorur këtë fjalë në kuptimin e krishterë është një nga apologjistët e shekullit II-të, Athinagora i Athinës.Ai e përdori për të treguar besimin në Trininë e Shenjtë. Por, ata që e përdorën më shumë këtë fjalë, ishin mendimtarët dhe teologët e shquar aleksandrinas, Klementi dhe sidomos Origjeni. Këtij të fundit i takon merita e përdorimit të termit teologji në kuptimin e krishterë. Gjithashtu, ishin aleksandrinët, ata që ngritën shkollën e parë teologjike të krishterë.

Leggi tutto: TEOLOGJIA NË KISHËN ORTODOKSE

MBRETËRIA E PERËNDISË

MBRETËRIA E PERËNDISË
Shkruar nga Grigor S. Petrov, përkthyer në shqip nga Dhimitër Bedulit, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1994.


"Ardhtë mbretëria jote" (Mattheu 6, 10)


    Mendja e njeriut është ngarkuar zakonisht me shumë parafytyrime që s'i përgjigjen aspak realitetit. Në krahasim me origjinalin, këto parafytyrime na dalin jo si shfaqja e vërtetë e tij, po si një ikonë fiktive që, sipas shprehjes së filozofit anglez Bakon, gjendet vetëm në fantazinë tonë si himerë, si idol. Një prej këtyre idoleve që si një dritë e shtrembër mund ta largojnë kërkuesin e së vërtetës nga udha e drejtë, është edhe besimi ose bindja e gabuar që kanë formuar shumë njerëz se gjoja i njohin plotësisht të gjitha gjërat, kurse në të vërtetë as që janë thelluar ndonjëherë në to. Kujtojnë se, meqë dinë ca shenja dalluese të gjërave, i njohin këto dhe në vetvete. Mirëpo, ato shenja janë vetëm emra e fjalë me të cilat formojmë një ide rreth një gjëje, para se të njohim natyrën e vërtetë të saj dhe me anën e të cilave njerëzit i shfaqin njëri-tjetrit parafytyrimet që kanë për to.

Leggi tutto: MBRETËRIA E PERËNDISË

DREJT NJË SHOQËRIE DASHURIE. VIZIONI DHE PËRPJEKJA E KRISHTERË

DREJT NJË SHOQËRIE DASHURIE. VIZIONI DHE PËRPJEKJA E KRISHTERË


Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.


    Në kushtet e sotme të qytetërimit teknologjik botëror, shfaqet një krizë e tmerrshme lidhur me autenticitetin e njeriut, një krizë identiteti. Fetë, me qëllim që të ofrojnë fjalën thelbësore në këtë çështje, kanë për detyrë që t'i japin përgjigje pyetjes "ç'është njeriu?", që në njëfarë mënyre e tejkalon përshkrimin biologjik dhe mekanik. Kontributi vendimtar i Krishtërimit në këtë pikë kryesore është se ai zbulon personin dhe nevojën e integrimit të tij në një shoqëri dashurie.

Leggi tutto: DREJT NJË SHOQËRIE DASHURIE. VIZIONI DHE PËRPJEKJA E KRISHTERË

ORTHODHOKSIA, KUPTIMI YNË PËR JETËN

ORTHODHOKSIA, KUPTIMI YNË PËR JETËN


N.Crainic, Profesor i Universitetit të Bukureshtit Përkthyer në shqip nga Dhimitër Beduli Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Tiranë, 1994


    Të paturit e një kuptimi për jetën, është një e drejtë, një cilësi e shpirtit njerëzor. Mineralet ekzistojnë pa e patur. Bimët ekzistojnë dhe rrojnë pa e pandehur. Kafshët ekzistojnë, rrojnë dhe kanë një shpirt të paaftë për ta prekur. Të gjitha këto mbretëri të natyrës së krijuar, ekzistojnë në bazë të disa ligjeve, të cilat i qeverisin, pa u kërkuar atyre pëlqimin ose mundimin për t'i kuptuar. Bima dhe kafsha zhvillohen brenda disa formave idealisht të paracaktuara, të cilat i mbushin pa ndonjë arsyetim, si një dorë që mbush gishtërinjtë e një doreze. Asgjë nga ajo që ne e quajmë veprim arsyeje ose vullnet personal, nuk ndërhyn të ndryshojë e të largojë këto qenie nga rregulli i tyre natyral.
    Të kuptuarit e jetës është pra një cilësi e shpirtit njerëzor, dhe kjo cilësi nënkupton njëkohësisht dhe mundësinë për ta ndryshuar jetën sipas mënyrës me të cilën është kuptuar. Duke e kuptuar jetën, shpirti njerëzor ka edhe lirinë për ta ndryshuar në krahasim me fuqitë e natyrës sonë.

Leggi tutto: ORTHODHOKSIA, KUPTIMI YNË PËR JETËN

PYETJE KRITIKE QË KANË TË BËJNË ME BASHKËSINË MBARËBOTËRORE

PYETJE KRITIKE QË KANË TË BËJNË ME BASHKËSINË MBARËBOTËRORE


Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.


    Me analizën e mësipërme, ne u përpoqëm që të japim, kryesisht, një vështrim koherent, si e shohim brenda traditës orthodhokse, që të përcaktojë mundësinë, forcën dhe përgjegjësinë e të krishterëve për të ecur drejt një bashkësie mbarëbotërore. Megjithatë, nuk harrojmë se njëkohësisht shtrohen shumë pyetje konkrete lidhur me problemin tonë, të cilat kërkojnë përgjigje sa më të drejtpërdrejta.


Shoqëri dashurie me Krijimin.


1.    Si përballohen nga ana e bashkësive të krishtera futja e teknologjisë, rritja e vrullshme e popullsisë së qyteteve, marrëdhëniet e njerëzve me natyrën?

Leggi tutto: PYETJE KRITIKE QË KANË TË BËJNË ME BASHKËSINË MBARËBOTËRORE

PARIMET THEMELORE TË QYTETËRIMIT

PARIMET THEMELORE TË QYTETËRIMIT
Shkruar nga Grigor S. Petrov, përkthyer në shqip nga Dhimitër Bedulit, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1994.


"Kërkoni më përpara mbretërinë e Perëndisë

dhe drejtësinë e Tij dhe të gjitha të tjerat do t'ju shtohen" (Mattheu 6, 33)


    Qytetërimi evropian i kohës sonë, i këqyrur në karakteristikat e tij, pohohet prej të gjithëve se është i krishterë. Doktrina e Iisu Krishtit shpallet si e vërteta morale më e lartë, si ligj themelor për zhvillimin shpirtëror të njerëzimit. Feja Ungjillore paraqitet si kusht i domosdoshëm për formimin e përsosur të jetës individuale, familjare dhe shoqërore. Shkurt, një vështrim, qoftë dhe i përciptë, mbi gjendjen shpirtërore dhe morale të shoqërisë njerëzore, na bën të kujtojmë, se direktivat që janë ndjekur e po ndiqen janë porositë ungjillore për një dashuri dhe një drejtësi ideale, na bën të kujtojmë se në veprimet tona, udhëhiqemi së pari prej shkaqesh morale-fetare.

Leggi tutto: PARIMET THEMELORE TË QYTETËRIMIT

Edukimi i vullnetit sipas frymës së krishterë

"Mbretëria e Perëndisë është ndër ju"
(Lluka 17:21)

    Njeriu është qenie tepër e komplikuar. Lindet dhe rron me një shumicë prirjesh dhe nevojash, të ndryshme jo vetëm nga pikëpamja e cilësisë, por edhe e fuqisë së shfaqjes së tyre. Kemi nevoja shpirtërore dhe konkretisht: intelektuale, estetike dhe morale. Po kemi dhe shumë nevoja a prirje fizike, trupore. Kënaqja vetëm e këtyre të fundit i siguron njeriut një jetë vegjetale, shtazore, pa ideal, pa çështje shpirtërore, pa tendenca të larta, me pak fjalë jo jetë, po qëndrueshmëri. Përkundrazi; përmbushja e nevojave shpirtërore i jep atij mundësinë për të ditur si të udhëhiqet në jetë.

    Njeriu, me ndihmën e shkencës dhe të mendjes së tij vëzhguese, për çdo brez që kalon, e njeh më tepër botën, këtë fushë të veprimtarisë së tij, mëson të përcaktojë më mirë aftësitë e tij dhe bëhet më i zoti në qeverimin e fuqive të natyrës. Po nuk duhet të kënaqet me aq. Ai nuk është vetëm spektator i thjeshtë i dramës që zhvillohet para syve të tij, po person që bashkëpunon, që merr pjesë aktive në zhvillimin e kësaj drame të botës. Puna është pra, si do t'i përdorë njeriu fuqitë që ka zbuluar në vetvete, ç'rol d.m.th. do të zgjedhë; rolin e ndonjë heroi fisnik, i cili punon me vetëmohim për të mirën e përgjithshme, apo rolin e ndonjë egoisti të keq e mendjengrehur? Çështje kjo vërtet me rëndësi.

    Njohja e detyrës nuk sjell me vete dhe fuqinë e zbatimit të saj. Burimi i të gjitha veprimeve të njeriut është vullneti.

Leggi tutto: Edukimi i vullnetit sipas frymës së krishterë

TEMPULLI DHE ARTI

TEMPULLI DHE ARTI


Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani Tempulli nr. 5, Korçë, 2002.


    Arti ka lindur në Tempull dhe për Tempullin. Në këtë artikull, me tempull nuk duhet kuptuar, siç kuptohet shpesh sot, vetëm thjesht një ndërtesë fetare, por çdo gjë ku njeriu krijon takimin me realitetin mbinjerëzor. Ndonëse ndërtesa e Tempullit është vendi par excellence i këtij takimi, ai nuk mund të kufizohet vetëm në këtë. Çdo objekt potencialisht mund të bëhet një pikë takimi transhendental. Jo vetëm shpirti, por edhe trupi i njeriut është një tempull, madje edhe emocionet dhe ndijimet e tij. Në Tempull njeriu përpiqej të realizonte ekzistencën e tij, në kuptimin më të thellë të ekzistencës, jo thjesht të gjallesës.

Leggi tutto: TEMPULLI DHE ARTI

PARIMET BAZË TË ANTROPOLOGJISË ORTHODHOKSE LIDHUR ME TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT

PARIMET BAZË TË ANTROPOLOGJISË ORTHODHOKSE LIDHUR ME TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT


Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.


    Që të bëhet më i qartë imazhi rreth njeriut, që përbën bazën e mendimit orthodhoks, do t'i referohemi në mënyrë përmbledhëse pikëpamjes së krishterë orthodhokse rreth njeriut. Sigurisht, një referim i tillë nuk do të thotë dëshirë për të imponuar këto pikëpamje në dokumentet ndërkombëtare. Thjesht është fjala për një analizë më të kujdesshme të bindjeve themelore të krishtera, që automatikisht ndikojnë në qëndrimin dhe mendimin tonë për sa u përket të drejtave të njeriut.


Një përmbledhje e antropologjisë orthodhokse


1.    a) Guri themeltar i antropologjisë së krishterë mbetet bindja se Perëndia e krijoi Adhamin "sipas ikonës së Perëndisë" (Gjen. 5:1).

Leggi tutto: PARIMET BAZË TË ANTROPOLOGJISË ORTHODHOKSE LIDHUR ME TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS


Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani Tempulli nr. 12, Korçë, 2007.

    Cili është qëllimi i ekzistencës individuale, apo cila është arsyeja që ekziston gjithësia, janë pyetje që duhet të ngrihen në çdo shpirt e mendje njerëzore, sepse kjo është pyetja kryesore e jetës. Një jetë që të jetë e plotë duhet të ketë patjetër një qëllim, sepse pa të jeta humbet vetë jetën, duke u kthyer në një jetë të kotë. Është njësoj si një udhëtim, që nëse nuk ka një destinacion përfundimtar, ai fillon e bëhet i lodhshëm, i mërzitshëm dhe i kotë. Jeta e njeriut është me të vërtetë një udhëtim dhe udhëtimi presupozon se ka një destinacion përfundimtar. Vlerat universale të njerëzimit janë formuar pikërisht nga ideja e destinacionit të tij përfundimtar dhe nga përmbushja e këtij destinacioni.

Leggi tutto: TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS

NDËRGJEGJJA ORTHODHOKSE PËRBALLË TË DREJTAVE BAZË TË NJERIUT

NDËRGJEGJJA ORTHODHOKSE PËRBALLË TË DREJTAVE BAZË TË NJERIUT


Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.


    Sado që shumë nga ata që merren me të drejtat e njeriut duan që t'i shmangen preokupimit fetar, kur mbërrijmë tek pyetja për thelbin e qenies njerëzore, jemi të detyruar që të mbajmë një qëndrim "metafizik". Madje edhe ata që e mohojnë vetë problemin, në analizë të fundit mbajnë një qëndrim të tillë, qoftë dhe mohues.


Rëndësia e nocioneve “person ", “personalitet njerëzor".


1.    Në deklaratat përkatëse dhe, në veçanti, në Deklaratën Universale, ka referenca për "vlerën e personalitetit njerëzor" (parathënie), "zhvillimin e lirë dhe të plotë të personalitetit" (neni 29).

Leggi tutto: NDËRGJEGJJA ORTHODHOKSE PËRBALLË TË DREJTAVE BAZË TË NJERIUT

TEMPULLI DHE QYTETI

TEMPULLI DHE QYTETI

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani Tempulli nr. 1, Korçë, 2000.


    Fjalët e Plutarkut, se nuk ka patur dhe as nuk do të ketë ndonjëherë qytet pa tempull, tregojnë se është pikërisht tempulli ai që e lind dhe që e mban qytetin.
    Tempulli ka qenë dhe mbetet gjithmonë qendra, shpirti dhe zemra e çdo qyteti, qytetërimi, feje, kulture dhe i çdo aktiviteti tjetër jetësor, shpirtëror dhe mendor që ka patur dhe do të ketë njerëzimi. Është tempulli ai që krijon komunitetin, që e bën njeriun të mendojë dhe të ndiejë se ai merr pjesë në fatet e përbashkëta të gjithë racës njerëzore, ai që i jep njerëzimit vlera universale. Ndërsa qyteti rritej rreth tempullit fizikisht, ai rritej gjithashtu rreth dhe nëpërmjet tij në mendim, kulturë dhe qytetërim.

Leggi tutto: TEMPULLI DHE QYTETI

KULTURA DHE UNGJILLI

KULTURA DHE UNGJILLI
- Vështrim theologjik, bazuar në traditën dhe përvojën orthodhokse -


Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.


    Dukuria kulturore në vazhdën e shekujve paraqet një shumanshmëri mahnitëse dhe, ashtu si çdo arritje dinamike njerëzore, me vështirësi përfshihet në përkufizime. Nga ana tjetër, Ungjilli, shpesh shtrembërohet nga formulimet e ndryshme dhe format aktuale të Krishterimit. Ndaj, para çdo studimi të marrëdhënieve dhe të ndikimit të ndërsjelltë të tyre, është e vlefshme që të përcaktohet shtrirja e kuptimit të këtyrë dy termave.

Leggi tutto: KULTURA DHE UNGJILLI

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com