III - Dhiata e Re

Ungjijtë

    Librat e parë të shkrimeve të Dhiatës së Re janë katër ungjijtë e Shën Mattheut, Shën Markut, Shën Llukës dhe Shën Joanit. Fjala ungjill fjalë për fjalë do të thotë lajm i mirë ose sihariq i gëzuar. Ungjijtë tregojnë për jetën dhe mësimin e Jisuit, por asnjëri prej tyre nuk është një biografi në kuptimin klasik të fjalës. Ungjijtë nuk u shkruan thjesht për të treguar historinë e Jisuit. Ato u shkruajtën nga nxënësit e Krishtit, të cilët u mbushën me Shpirtin e Shenjtë mbas ngjalljes së Zotit, për të dhënë dëshmi për faktin se Jisui i Nazaretit është me të vërtetë Krishti-Mesia i premtuar i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës. Në Kishën Orthodhokse, nuk është e gjithë Bibla, por vetëm libri i katër ungjijve ai që fronëzohet vazhdimisht në tryezën e altarin në ndërtesën e kishës. Kjo është një dëshmi e faktit se jeta e Kishës është e përqendruar në Krishtin, përmbushja e gjallë e ligjit dhe profetëve, që banon vazhdimisht në mes të Popullit të Tij, Kishës, me anë të pranisë së Shpirtit të Shenjtë. 

Leggi tutto: Ungjijtë

Veprat e Apostujve

    Libri i Veprave të Apostujve u shkrua nga Shën Lluka në fund të shekullit të parë, si pjesë e dytë e historisë për Teofilin, rreth Krishtit dhe Kishës së Tij. Libri fillon me një tregim të ngjitjes së Zotit dhe zgjedhjes së Matias për të marrë vendin e Judas, si një anëtar i dymbëdhjetë apostujve. Pastaj vazhdon me ngjarjet e ditës së Pentekostisë, kur Shpirti i Shenjtë i premtuar erdhi mbi nxënësit e Krishtit, duke i fuqizuar ata për të predikuar ungjillin e jetës së re në Shpëtimtarin e ngjallur, te populli i Jerusalemit. Kapitujt e parë të librit tregojnë historinë e ditëve të para të Kishës në Jerusalem dhe na japin një pikturë të gjallë të komunitetit të parë të krishterë, i ngritur nëpërmjet veprës së apostujve. Tregohet për njerëzit e pagëzuar dhe pajisur me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet pendimit dhe besimit në Krishtin, duke vazhduar me ngulm në përkushtimin e tyre ndaj “mësimit të apostujve dhe, në bashkësi, në thyrjen e bukës dhe në lutjet” (Veprat 2:42). 

Leggi tutto: Veprat e Apostujve

Letra e Shën Pavlit

    Katërmbëdhjetë letra, të quajtura gjithashtu epistola, të cilat i përcaktohen apostullit Pavël, përfshihen në shkrimet e shenjta të Kishës së Dhiatës së Re. Do t’i vërejmë këto sipas rendit në të cilën ato janë vendosur në Shkrimin e Shenjtë dhe lexuar në vitin liturgjik të Kishës. 

    Romanëve

    Letra e Romanëve u shkrua nga Shën Pavli prej Korinthit dikur rreth fundit të viteve pesëdhjetë të shekullit të parë. Ajo është një nga parashtrimet më zyrtare dhe më të detajuara që ne kemi të mësimit doktrinal të Shën Pavlit. Gjithashtu, ajo nuk është një nga pjesët më të lehta të shkrimit që mund të kuptohet pa një studim të vëmendshëm. Në këtë letër, apostulli Pavël shkruan rreth lidhjes së besimit të krishterë me mosbesimtarët, kryesisht me mosbesuesit judenj. Apostulli e pohon vlefshmërinë e Ligjit të Moisiut, megjithëse e mbron me pasion doktrinën se shpëtimi vjen vetëm në Krishtin, nga besimi dhe nga hiri. Ai diskuton fuqishëm rreth kuptimit të bashkimit me Krishtin, nëpërmjet pagëzimit dhe dhuratës së Shpirtit të Shenjtë. Ai nxit për përunjësi të madhe ndaj Izraelit nga të krishterët e kombeve, dhe thërret me fuqi dhe dashuri të madhe për rishartimin e judenjve mosbesues në komunitetin e vërtetë të Perëndisë, që është në Krishtin, i Cili është Vetë prej Izraelit “sipas mishit” (9:5) për hir të shpëtimit të tij dhe të gjithë botës.

Leggi tutto: Letra e Shën Pavlit

Letra e Shën Jakovit

    Sipas Traditës së Kishës, letra e Shën Jakovit nuk është shkruar nga asnjëri prej apostujve, por nga “vëllai i Zotit” i cili ishte peshkopi i parë i Kishës së Jerusalemit (Shih Veprat 15; Galatianët 1:19). Letra i drejtohet “dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë” që me sa duket kupton të krishterët jashtë Kishës së Jerusalemit. Qëllimi kryesor i letrës së Jakovit është të nxisë të krishterët që të jenë të qëndrueshëm në besim dhe të bëjnë ato vepra për të cilat janë thirrur nga “ligji i përsosur” i Krishtit që është “ligji i lirisë” (1:25, 2:12). Ajo synon të ndreqë opinionin e rremë, sipas të cilit, meqenëse të krishterët janë të liruar prej punëve rituale të ligjit të Moisiut nëpërmjet besimit në Krishtin, ata nuk kanë më nevojë të bëjnë ndonjë vepër të mirë dhe nuk janë të nënshtruar aspak ndaj ndonjë ligji. Kështu, autori shkruan shumë qartë kundër doktrinës së shpëtimit nga “besimi vetëm”pa vepra të mira, të cilat besimtari duhet t’i kryejë patjetër nëse besimi i tij është i vërtetë.

Leggi tutto: Letra e Shën Jakovit

Letra e Shën Pjetrit

    Shumica e studiuesve bashkëkohorë nuk mendojnë se Shën Pjetri vetë i ka shkruar këto dy letra që mbajnë emrin e tij. Ata e konsiderojnë letrën e parë sikur vjen nga fundi i shekullit të parë dhe letrën e dytë nga gjysma e parë e shekullit të dytë. Por Tradita e Kishës mban dëshminë e vetë letrave, duke ia atribuar ato korifeut të apostujve të Krishtit i cili shkruante nga “Babilonia”, që ishte në Kishën e hershme emri për Romën, pak para martirizimit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të parë (Shih 1 Pjetri 5:13; 2 Pjetri 1:14). Letra e parë e Shën Pjetrit është një thirrje plot pasion për të gjithë “Popullin e Perëndisë” që të bëhen të fortë në vuajtjet e tyre, duke imituar Krishtin dhe së bashku me Atë, duke mbajtur një “sjellje të mirë ndër kombet”, duke e nënshtruar veten pa ligësi dhe pa justifikime ndaj “çdo pushteti njerëzor për hir të Zotit” (2:11,13).

Leggi tutto: Letra e Shën Pjetrit

Letra e Shën Joanit

    Tre letrat e Shën Joanit u shkruan nga nxënësi i dashur i Zotit i cili shkroi edhe ungjillin e katërt. Ato u shkruan në mbarim të shekullit të parë dhe kanë si temë të përgjithshme një polemikë të zjarrtë kundër “antikrishtëve” heretikë, të cilët po ndryshonin mësimet e Krishtit dhe po mohonin ardhjen e tij të vërtetë “në mish” për shpëtimin e botës, duke i mohuar kështu të dy “Atin dhe Birin” (1 Joani 2:22, 4:3;  2 Joani 7). Letra e parë e Shën Joanit është shtjellimi më i thjeshtë dhe më i thellë që ekziston për besimin e krishterë. Qartësia e saj në lidhje me Trininë e Shenjtë dhe jetën e krishterë në të vërtetë dhe në dashuri në kungim me Perëndinë, e bën atë të kuptueshme pa vështirësi për këdo që e lexon. Është vendi më i mirë për të filluar një studim të besimit të krishterë në përgjithësi dhe të Biblës në veçanti. Letra e parë fillon në të njëjtën mënyrë si Ungjilli i Shën Joanit, me të cilin është më i ngjashmi në tërë përmbajtjen dhe stilin e saj.

Leggi tutto: Letra e Shën Joanit

Letra e Shën Judës

   Ka qenë vënë në dyshim nëse “Juda, shërbëtori i Jisu Krishtit dhe vëllai i Jakovit” që shkroi letrën e Shën Judës është “Juda, vëllai i Jakovit” (Lluka 6:16; Veprat 1:13), njëri prej dymbëdhjetë apostujve, “jo Iskarioti” (Joani 14:22). Në Traditën e Kishës, të dy janë identifikuar, zakonisht si i njëjti person. Letra e Shën Judës është një letër e përgjithshme për të cilën autori e “ndjen të nevojshme t’iu shkruaj atyre që janë thirrur,” duke iu kërkuar atyre “të luftojnë për besimin, që u qe përcjellë shenjtorëve njëherë e përgjithmonë” (1-3).

Leggi tutto: Letra e Shën Judës

Libri i Zbulesës

    Libri i Zbulesës, quajtur gjithashtu Apokalipsi, që do të thotë ajo që është zbuluar, i quajtur gjithashtu edhe Zbulesa e Shën Joanit, tradicionalisht mbahet të jetë vepra e nxënësit të Zotit, i cili, më vonë, shkroi ungjillin e katërt dhe letrat. Datohet në mes të gjysmës së dytë të shekullit të parë. Shën Joani e pati vizionin e tij “në ishullin Patmos”. Ai ishte “në Frymë ditën e Zotit” kur ai mori urdhërimin nga Perëndia që t’u shkruante letra “shtatë Kishave që janë në Azi” (1:4-10). Secili prej shtatë mesazheve përmban fjalët e Krishtit për kishën e veçantë (2-4). Pas shtatë letrave në librin e Zbulesës, apostulli tregon vizionin e tij të Perëndisë në fronin e Tij, në qiell, duke u himnuar pa pushim nga engjëjt, “krijesat e gjalla”, dhe “njëzet e katër pleqtë”: “I shenjt, i shenjt, i shenjt, është Zoti Perëndi i Tërëfuqishëm, që ishte, që është dhe që do të vijë” (4).

Leggi tutto: Libri i Zbulesës

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com