Materiale Shpirtërore

Mbledhja Adhuruese

    Një nga aspektet themelore të jetës shpirtërore të besimtarëve është kishërimi ose e thënë ndryshe “pjesëmarrja në mbledhjen adhuruese”. Me anë të adhurimit njeriu shfaq besimin e tij dhe hyn në marrëdhënie dhe komunikim me Perëndinë. Adhurimi është manifestimi, me fjalë dhe me vepra, i shpresëtarisë që ndien njeriu ndaj Hyjnores, jo vetëm si individ, por dhe si komunitet fetar. Adhurimi është zëri i bashkuar i komunitetit fetar, që dëshiron me një ngritje shpirtërore të komunikojë me Krijuesin e tij.

    Që nga Veprat e Apostujve e në vazhdim të Dhiatës së Re flitet shumë për mbledhjet adhuruese, pra, për kishërimin e të krishterëve të parë dhe të komuniteteve të para. Aty thuhet se të krishterët mblidhen së bashku në një vend dhe në një orë të caktuar që të kryejnë mbledhjen e popullit të Perëndisë, d.m.th. Kishën.

Leggi tutto: Mbledhja Adhuruese

Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Shenjtorët janë heronjtë e besimit tonë. Të rinjtë kanë nevojë për heronj, për njerëz që t’i shohin si shembuj, që të frymëzohen e të nxiten prej tyre. Shumica e të krishterëve orthodhoksë mbajnë emra shenjtorësh. Qëllimi i vendosjes së emrave të shenjtorëve është që t’u japim atyre një emër të rëndësishëm, që ta imitojnë në jetë.

Leggi tutto: Folu fëmijëve rreth jetëve të shenjtorëve dhe të kremteve të mëdha

Lutja

“Do të bekoj Zotin në çdo kohë;
lavdërimi i Tij do të jetë gjithnjë në gojën time.” (Psalmi 33:1)

 

    Çfarë është lutja? Lutja është një dhoksologji, një lavdërim, një falënderim, një rrëfim dhe një ndërmjetim. Një teolog i madh i Krishterimit të hershëm ka shkruar: “Kur u luta, u ripërtëriva, por kur pushova së luturi, u plaka”. Lutja është rruga e rinimit dhe e jetës shpirtërore.

Leggi tutto: Lutja

Tryeza e familjes

Tryeza e familjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË
 

    Thuhet se pajisja më e rëndësishme e shtëpisë është tryeza e familjes. Edmund Barbotin e quan atë “... furnizimi social. Ajo është bashkimi i familjes. Duke u ulur rreth e rrotull saj, ajo na bashkon të gjithë.

Leggi tutto: Tryeza e familjes

“Liturgjia pas Liturgjisë”

    Kur spiritualiteti i adhurimit të krishterë, lihet mënjanë, ekziston gjithnjë rreziku i dobësimit dhe i degradimit të adhurimit në formalizëm.

    Spiritualiteti orthodhoks ka si karakteristikë bazë karakterin liturgjik. Megjithatë, problem themelor mbetet mënyra se si do të përcillet karakteri i tij liturgjik në jetën e përditshme të besimtarëve; se si do të ngrihet ura lidhëse midis përjetimit adhurues dhe jetës shoqërore.

Leggi tutto: “Liturgjia pas Liturgjisë”

Bekoni shtëpinë e re

Bekoni shtëpinë e re

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Ekziston një praktikë shumë e bukur orthodhokse, ku prifti bekon apartamentin e ri ose shtëpinë e re.

Leggi tutto: Bekoni shtëpinë e re

Liturgjia Hyjnore

    Liturgjia Hyjnore është akti i mbledhjes së pjesëtarëve të komunitetit të krishterë orthodhoks dhe veprimi i përbashkët i tyre, për adhurim, për t’u lutur, për të kënduar dhe për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë, për të blatuar dhuratat me falënderime në Krishtin e për të pasur përvojën e gjallë të mbretërisë së përjetshme të Perëndisë, nëpërmjet Kungimit me Krishtin. Liturgjia Hyjnore quhet edhe Meshë Hyjnore, por fjala Liturgji, që do të thotë veprim i përbashkët, e shpreh më të plotë kuptimin.

    Liturgjia gjithmonë është rishfaqje e Krishtit të Ngjallur tek besimtarët, zbritje e Shpirtit jetëbërës si dhe Eukaristi (Falënderim).

Leggi tutto: Liturgjia Hyjnore

Bekimi prindëror

Bekimi prindëror

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një baba praktikon zakonin e Dhiatës së Vjetër për të bekuar çdo fëmijë në mbrëmje para se të shkojë për të fjetur. Secilit prej fëmijëve i bën shenjën e kryqit në ballë dhe thotë: “Bekimi i Perëndisë Atë qoftë me ty këtë natë, biri im; Shpirti i Shenjtë qoftë me ty, Joan/Jakov, këtë natë dhe përgjithmonë”.

Leggi tutto: Bekimi prindëror

Martesa

    Martesa është një nga misteret e shenjta të Kishës Orthodhokse, në të cilin burri dhe gruaja bashkohen solemnisht në Kishë përpara Krishtit, priftit dhe komunitetit. Bashkimi i tyre bashkëshortor bekohet nga Krishti nëpërmjet Kishës. Hiri i Perëndisë u jepet për të jetuar së bashku në dashurinë e Tij, duke plotësuar dhe duke përsosur në mënyrë reciproke njëri-tjetrin.

    Martesa është e shenjtë.

Një i krishterë i devotshëm nuk mund ta përjashtojë Krishtin nga një pjesë kaq e rëndësishme e jetës, siç është martesa, sepse “Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, më kot mundohen ata që ndërtojnë” (Psalmi 127:1).

Leggi tutto: Martesa

Krijimi i një atmosfere besimi në shtëpi

Krijimi i një atmosfere
besimi në shtëpi

 

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Niveli i parë i besimit quhet “besim empirik (përmes përvojës)”. Ky është niveli i besimit të fëmijërisë, kur fëmijët e përjetojnë besimin nëpërmjet njerëzve që ndodhen përreth tyre.

Leggi tutto: Krijimi i një atmosfere besimi në shtëpi

Kalendari kremtues i krishterë

    Kisha, e udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë, transformoi kalendarin e përditshëm në një kalendar kremtues. Katalogu i ditëve shndërrohet në katalog festash. Të gjitha ditët e vitit vishen me një përmbajtje të shenjtë, kështu që rrjedha e tyre bëhet vazhdimësi festash, të kremtesh. Pra, e gjithë jeta e besimtarit bëhet një festë e vazhdueshme, siç na e theksojnë qartë edhe etërit: "Jeton në tokë, por qytetërohet në qiell". Kështu koha e kësaj bote bëhet model i përjetësisë që pritet të vijë, dhe parashikim i jetës së ardhshme. Besimtari jeton në tokë duke e transformuar jetën e tij në një jetë me Krishtin.

Leggi tutto: Kalendari kremtues i krishterë

Edukimi fetar i fëmijëve

EDUKIMI FETAR I FËMIJËVE

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Qëllimi që duhet të mbajnë në mendje prindërit dhe mësuesit e krishterë është: të frymëzojnë tek fëmijët dashurinë personale për Krishtin dhe Nënën e Perëndisë.

Leggi tutto: Edukimi fetar i fëmijëve

Fuqia e inkurajimit / afirmimit

Fuqia e inkurajimit / afirmimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Gjëja për të cilën fëmijët kanë më shumë nevojë është inkurajimi: inkurajimi i Perëndisë, të cilin ne e kemi; inkurajimi i Shkrimeve, të cilin ne e kemi; dhe inkurajimi i njerëzve të Perëndisë, veçanërisht i prindërve kundrejt fëmijëve të tyre, të cilin ne nuk e kemi gjithmonë, dhe për të cilin kemi shumë nevojë. Dikush tregonte se, kur ishte i vogël, nëna i pëshpëriste në vesh ndërsa e vinte në gjumë: “Ti je fëmijë shumë i veçantë, Perëndia të ka dërguar të bësh diçka të veçantë. Shpresoj që ti ta zbulosh këtë”. Ai u shpreh: “E dija se m’i thoshte vetëm mua këto. Shumë vite më vonë mësova se të njëjtat fjalë ajo ia pëshpëriste edhe motrës dhe vëllait tim më të vogël”.

Leggi tutto: Fuqia e inkurajimit / afirmimit

Jeta liturgjike dhe shpirtërore

JETA LITURGJIKE DHE SHPIRTËRORE

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Fëmijët në Kishën tonë janë pjesëtarë të plotë të Trupit të Krishtit. Ne nuk kemi shërbesa të veçanta për fëmijët, sepse e kuptojmë që përvoja jonë e shërbesave të Kishës nuk është vetëm racionale. Edhe nëse një fëmijë nuk është në gjendje të kuptojë të gjithë atë që po ndodh, ai mund të shohë, të dëgjojë, të nuhatë, të shijojë dhe të prekë për veten e tij dhe të përjetojë praninë e Shpirtit të Shenjtë. Nuk duhet t’i pengojmë fëmijët tanë nga kjo eksperiencë; duhet t’i përgatisim ata ta vlerësojnë dhe të marrin pjesë në të me lutje në sa më shumë mënyra të jetë e mundur.

Leggi tutto: Jeta liturgjike dhe shpirtërore

Roli i nënës para lindjes

Roli i nënës para lindjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Prej vitesh shkencëtarët kanë bërë të ditur se, para se fëmijët të lindin, ndikohen nga sjellja e nënës. Për shembull, ekziston lidhja midis duhanpirjes së nënës në shtatzëni dhe peshës së vogël të foshnjës që lind, ashtu si dhe nga përdorimi i alkoolit vjen dëmtimi neurologjik i fëmijës së palindur. Nëna, madje edhe para se të lindë, jo vetëm që i jep formë trupit të fëmijës, por në mënyrë të tërthortë ajo i jep formë gjithë personalitetit të fëmijës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që “Udhëzimet fetare duhet të fillojnë që në barkun e nënës”. Dashuria e nënës për Perëndinë, dashuria e saj për foshnjën, dashuria e saj për familjen, të gjitha i komunikohen fëmijës që në bark.

Leggi tutto: Roli i nënës para lindjes

Shembulli i prindërve të krishterë

SHEMBULLI I PRINDËRVE TË KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Shën Joan Gojarti, duke shkruar rreth mësimdhënies për fëmijët, thotë diçka që është shumë e rëndësishme për çdo aspekt për prindërit e krishterë: “Shembulli është gjithçka”. Për shembull, fjalët që prindërit përdorin dhe mënyra e të folurit, do të ndikojë në mënyrën e të folurit personal të fëmijës. Shën Joani thotë se nëse fëmijët do të dëgjojnë prindërit të flasin në mënyrë agresive apo përbuzëse, ata do të mësojnë të flasin në këtë mënyrë gjithashtu.

    Ndërsa fëmijët rriten, atyre duhet t’u mësohet bindja që në moshë të vogël, si një pjesë e natyrshme e jetës së tyre. Është shumë më e lehtë të trajnosh një fëmijë në bindje që nga fillimi i jetës së tij.

Leggi tutto: Shembulli i prindërve të krishterë

Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Studimet kanë treguar se fëmija mëson nga ai që i do. Nëse fëmijët të duan, me etje do ta pranojnë besimin dhe sistemin tënd të vlerave. Nëse nuk të duan, ata do të rebelohen. Prandaj, ka rëndësi krijimi i një atmosfere familjare ku mbizotëron dashuria. Kjo nuk mund të bëhet pa Perëndinë dhe pa lutjet familjare, pa dhënë kohë për të qenë plotësisht i pranishëm te Perëndia dhe te njëri-tjetri. Dikush ka thënë: “Atë që dëshiron ta ndry- shosh, së pari duhet ta duash”.

Leggi tutto: Përjetimi i besimit nëpërmjet dashurisë

Atmosfera e shtëpisë së krishterë

ATMOSFERA E SHTËPISË SË KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    “Lutuni pa pushim” (1Thes. 5:17). Një shtëpi është e bekuar kur detyrat e çdo dite plotësohen me lutje. Kur ushqimi gatuhet me dashuri dhe lutje, ai kthehet në bekim për të gjithë ata që hanë nga ai. Kur veshim rrobat, mund të lutemi: “Më vish me drejtësi, o Zot”. Kur hyn apo del nga shtëpia, mund të lutesh: “Zot, beko ikjen time dhe kthimin tim”. Dikush tjetër mund edhe të thotë lutje të tjera për detyra të tjera.

Leggi tutto: Atmosfera e shtëpisë së krishterë

Predikimet që japim ne si prindër

Predikimet që japim ne si prindër

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një ditë, shën Françesku i Azisit i tha një murgu në manastir: “Sot do të shkojmë të predikojmë në qytet”. Ata ecën rrugës së fshatit për në qytet, rrugëve të qytetit, rrethinave të tij dhe u kthyen përsëri në manastir.

    Murgu u kthye nga shën Françesku dhe i tha: “Unë mendova se do të predikonim sot...”.

    “Po këtë bëmë! Predikuam me të ecurën tonë”, u përgjigj shën Françesku.

Leggi tutto: Predikimet që japim ne si prindër

Martesa dhe familja e krishterë

MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË

Motra Magdalen

Reflektime mbi Fëmijët Në Kishë Sot

 

    Fëmijët rriten në një familje të krishterë në kontekstin e martesës. Mund të duket se po i largohemi temës kur flasim rreth martesës, sepse kemi për të folur për fëmijët, por kur flasim për martesën, kemi parasysh hedhjen e sigurt të themeleve para se të vazhdojmë të ngremë ndërtesën, dhe ndërtesa janë fëmijët. Nëse kuptimi i prindërve për martesën është i shtrembëruar, ose nëse frymëzimi i tyre nuk është drejtuar tek jeta e familjes së tyre, fëmijët e tyre e vuajnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Së dyti, fëmijët duhet të shohin tek prindërit e tyre një shembull për martesën e tyre të mëvonshme.

Leggi tutto: Martesa dhe familja e krishterë

Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Shën Pavli na tregon se një nga karakteristikat e dashurisë është se ajo është e mirë (I Kor. 13:14). Nëse dashuria është e mirë, mirësia e saj duhet të shkëlqejë, para së gjithash, me gjithë bukurinë e saj, veçanërisht në shtëpi. Sepse ky është vendi ku ne jetojmë me personat më të dashur dhe më të afërt.

    Por sidoqoftë, është e kundërta ajo çfarë shpesh ndodh. Ne i trajtojmë vizitorët dhe miqtë tanë në shtëpi me mirësinë më të madhe. Nëse dikush prej tyre derdh kafe në tapet, shumë shpejt falet: “Mos u shqetëso! Mund t’i ndodhë çdokujt! Gjithsesi, ky është një tapet i vjetër. Dhe mbi të gjitha kafja nuk lë njollë.”

Leggi tutto: Dashuria është e mirë veçanërisht në shtëpi

Liria

LIRIA

Arkimandrit Justin Anthimiadhis

Kërkim nr. 7, Tiranë, 2011.

 

Liria është dhuratë Perëndie “Ja, kam dhënë përpara jush rrugën e jetës dhe të vdekjes”, na siguroi Savaothi me anë të shkrimeve të profetit Jeremia (Jer. 21:8). Në hapësirën midis jetës dhe vdekjes ndodhet njeriu, i destinuar të lëvizë lirisht, nga njëri skaj te tjetri. Perëndia e respekton lirinë me të cilën na ka pajisur. Liria e njeriut është një provë e fortë e ekzistencës së Perëndisë së tërëfuqishëm.

Disa besojnë se krijimi i njeriut “sipas ikonës së Perëndisë” (Gjen. 1:27), nënkupton pikërisht lirinë me të cilën e pajisi Perëndia dhe që, në mënyrë të vetëkuptueshme, ka si kusht parësor dhe sfond vetëndërgjegjësinë e njeriut. Liria e ka zanafillën nga qenia me të vërtetë i gjithëlirë, nga i Larti Perëndi, që të përdoret në mënyrë krijuese dhe të dobishme.

Leggi tutto: Liria

Ruani qiriun e Pagëzimit

Ruani qiriun e Pagëzimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Qirinjtë e përdorur gjatë Pagëzimit të një fëmije në Kishën Orthodhokse janë shumë domethënës dhe kuptimplotë. “Sot ne kemi dalë nga errësira, dhe jemi ndriçuar prej dritës së njohjes së Perëndisë”, - thotë lutja e Patriarkut Sofron. Pagëzimi na hapi sytë e shpirtit të shohim Krishtin, “Dritën e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë”, ne që dikur endeshim në kërkim të shpëtimit (Jn. 1:9).

Leggi tutto: Ruani qiriun e Pagëzimit

Paraja

PARAJA

Arkimandrit Justin Anthimiadhis

Kërkim nr. 5, Tiranë, 2010.

 

Paraja përbën një temë shumë të rëndësishme në dinamikën njerëzore. Zakonisht të krijon iluzionin se vetëm ajo mbulon dhe shëron anën materiale, pra hyjnizohet. Ajo është si një shkëmb i rrezikshëm nënujor.

Paraja në vetvete nuk është as e mirë dhe as e keqe. Një proverb anglez e karakterizon zjarrin si shërbëtor të mirë, por edhe si zotëri të keq. Me të vërtetë, ndezja e zjarrit ka qenë një zbulim i jashtëzakonshëm, një hap i madh civilizues, edhe pse ne e harrojmë këtë gjë në epokën tonë të elektronikës.

Leggi tutto: Paraja

T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Dy sociologë, Thomas dhe Irene Strommen, të cilët kanë studiuar rininë amerikane për 25 vjet rresht, në librin e tyre Pesë Thirrjet e Prindërve, theksojnë rëndësinë e prindërve si komunikues të vlerave. Ata shkruajnë:

    A mund të bëjnë prindërit një ndryshim moral në botën e sotme? Të dhënat tona thonë po. Prindërit mund të vazhdojnë të mbeten transmetuesit parësorë të vlerave te fëmijët. Fëmijët mund të marrin ato që prindërit e tyre vlerësojnë dhe besojnë, kur ato janë vlera të vërteta e të pastra.

Leggi tutto: T’u mësojmë vlerat fëmijëve tanë

10 Porositë e Perëndisë

    Në botën e mrekullueshme që na rrethon, në botën ujore, bimore, shtazore dhe njerëzore, ka një plan të urtë, ku të gjitha lëvizin në mënyrë harmonike, në përputhje me ligjet e natyrës, që ka caktuar Perëndia.

    E mendoni vallë se çfarë do të ndodhte nëse disa nga këto ligje do të reshtnin së ekzistuari? P.sh. çfarë do të ndodhte nëse ligji i gravitacionit nuk do të funksiononte më? Njerëzit nuk do të mund të ecnin, as të punonin dhe madje as të merrnin frymë, sepse atmosfera do të shpërndahej tej në hapësirat qiellore. Jeta në planetin tonë do të ishte e pamundur.

Edhe sikur ai të mos funksiononte vetëm për disa minuta (disa mendojnë se ky ligj na pengon të fluturojmë!!!), do të shkonim me siguri drejt një katastrofe.

Leggi tutto: 10 Porositë e Perëndisë

Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Është e rëndësishme që t’u mësojmë fëmijëve se gjithçka që kemi, për shembull, trupi, jeta, ato që zotë- rojmë, dhuntitë etj., nuk na përkasin neve, por i kemi marrë nga Perëndia. Ai pret që t’i përdorim për lavdi të Tij dhe në të mirë të të tjerëve.

Leggi tutto: Zbulimi i dhuntive (talantave) që vijnë nga Perëndia

Shenja e Kryqit - Fuqia, kuptimi dhe mrekullitë e tij


“Kryqi, ruajtësi i gjithë botës;
Kryqi, bukuria e Kishës;
Kryqi, fuqia e mbretërve;
Kryqi, mbështetja e besimtarëve;
Kryqi, lavdia e engjëjve dhe plaga e demonëve."
(Eksapostilarion)

    Para njëzet shekujsh Kryqi ishte mjet i dënimit poshtërues dhe i vdekjes së frikshme. Romakët dënonin me kryqëzim kriminelët më të mëdhenj.

Leggi tutto: Shenja e Kryqit - Fuqia, kuptimi dhe mrekullitë e tij

T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Kisha Orthodhokse përdor shumë simbole, nëpër- mjet të cilave shprehet besimi ynë. Një ndër ta është edhe bërja e shenjës së Kryqit. Shenja e Kryqit, ndoshta, është një nga veprimet më të thella që bëjmë. Është misteri i Ungjillit i shprehur në një çast të vetëm. Shenja e Kryqit është një simbol i thjeshtë, në thjeshtësinë e të cilit ndodhet një përmbajtje shumë e thellë. Është besimi ynë orthodhoks i përmbledhur në një gjest të vetëm. Kur bëjmë shenjën e Kryqit mbi veten tonë, rinovojmë besë- lidhjen që kemi bërë me Perëndinë ditën e pagëzimit.

Leggi tutto: T’i mësojmë fëmijët të bëjnë shenjën e Kryqit

Dera për në mbretërinë e Perëndisë

    Shumica e njerëzve, kurdoherë, nisin të pyesin për kuptimin e jetës - duan të dinë nëse jeta ka një plan të fshehtë a një qëllim në vetvete. Për mua, ky kërkim për kuptimin dhe qëllimin e jetës zuri fill në Universitet. Aty nga fundi i vitit të parë, isha i gatshëm të ndryshoja rrënjësisht. E dija se Krishti kishte të drejta të ligjshme mbi jetën time. Dhe kisha filluar të kuptoja se jeta larg Tij - madje edhe çastet më të lumtura dhe më të suksesshme të saj - ishin të zbrazura nga domethënia dhe kënaqësia. Shikoja brenda vetes, kërkoja jashtë vetes, por gjithnjë i gatshëm për t'ia filluar nga e para. Atë pranverë, me vetëdije të plotë ia përkushtova jetën time Krishtit. Pranova që e kisha nxjerrë jashtë jetës sime dhe se më vinte vërtet keq që nuk e kisha ndjekur dhe se dëshiroja që Ai të merrte në dorë drejtimin e jetës sime.

Leggi tutto: Dera për në mbretërinë e Perëndisë

Përdorimi i temjanit në shtëpi

Përdorimi i temjanit në shtëpi

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Kisha Orthodhokse ia përçon lajmin e mirë të Jisuit besimtarit në mënyrë të plotë. Ajo i drejtohet jo vetëm syrit dhe veshit, por edhe shqisës së të nuhaturit. Një person i verbër dhe shurdh që hyn në një kishë ortho- dhokse, nga era e mirë e temjanit, do ta kuptojë me- njëherë që ndodhet në një vend të shenjtë.

    Në librin e Zbulesës lexojmë: “Dhe pashë një engjëll që qëndronte tek altari, kishte një temjanicë të artë; dhe iu dha shumë temjan, dhe tymi i temjanit me lutjet e shenjtorëve u ngrit përpara Perëndisë prej dorës së engjëllit”.

Leggi tutto: Përdorimi i temjanit në shtëpi

E Diela - dita e Zotit

    Dita e Diel, në traditën e Kishës sonë është dita e Zotit, dita e Ngjalljes, dita e krijesës së re, Pashka e përjavshme. Është dita e parë e javës. Me këtë ditë fillon java e besimtarëve dhe rreth saj lëvizin, duke e pasur si qendër adhuruese dhe si qendër të kohës personale.

    Kuptimi i vërtetë i së Dielës - ditës së Zotit

    Ungjillorët dhe apostujt e shenjtë (Mattheu 28:1; Marku 16:2; Llukai 24:1; Joani 20:1,19), na treguan se Ngjallja e Zotit Jisu Krisht ndodhi “ditën e parë të javës”. Kështu të krishterët filluan ta nderojnë shumë këtë ditë, sepse me ngjalljen u shpartallua pushteti i djallit, u çliruan besimtarët nga vargonjtë e vdekjes dhe filloi një jetë e re për të gjithë njerëzimin, për tërë krijesën, si rrjedhojë kjo u bë ngjarja më e rëndësishme e Krishterimit.

    Këtë ditë të javës, paganët ia kishin përkushtuar diellit dhe njihej si “dita e diellit”.

Leggi tutto: E Diela - dita e Zotit

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një nga detyrat më të rëndësishme për prindërit e krishterë orthodhoksë është t’i mësojnë fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë. Shërbim i krishterë do të thotë se Krishterimi ka parimet e veta të ekonomisë. Për shembull, kapitalisti beson se individët duhet të fitojnë bollëkun e botës.

Leggi tutto: Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë

Kisha dhe Shërbesat

    "Edhe një të shtunë [Jisui] ishte duke mësuar [njerëzit] në një sinagogë. Edhe ja, një grua që kishte frymë sëmundjeje tetëmbëdhjetë vjet, dhe ishte kërrusur e nuk mundej fare të ngrihej drejt. Edhe Jisui kur e pa, e thirri dhe i tha: Grua, u zgjidhe prej sëmundjes sate. Edhe vuri duart mbi të, dhe ajo menjëherë u drejtua, dhe lavdëronte Perëndinë. Por, i pari i sinagogës u përgjigj me zemërim, sepse Jisui [ditën] e shtunë e shëroi, dhe i thoshte turmës: Gjashtë ditë janë, në të cilat duhet të punoni; ndër këto, pra, ejani e shërohuni e jo ditën e shtunë. Zoti pra u përgjigj e i tha: Hipokrit, gjithsecili prej jush ditën e shtunë a nuk zgjidh kaun e tij a gomarin e tij nga grazhdi, edhe e sjell e i jep ujë?

Leggi tutto: Kisha dhe Shërbesat

Ikona e familjes

Ikona e familjes

ATË ANTHONY M. CONIARIS

FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Një vajzë nga Japonia, që studionte në një kolegj amerikan, e ftuan të kalonte pushimet e Krishtlindjes te një shoqe e klasës. Pas disa ditësh e pyetën se si i kaloi pushimet. “Shumë mirë, - u përgjigj ajo, - por në atë shtëpi më mungoi Perëndia. Unë ju kam parë të adhuroni Perëndinë në kishën tuaj. Në vendin tim, ne kemi një kënd për Perëndinë, që të kemi mundësi t’i adhurojmë “perënditë” tona edhe në shtëpi. Po ameri- kanët, a e adhurojnë Perëndinë në shtëpi?”.

Leggi tutto: Ikona e familjes

Lutja e Jisuit

    Tha Zoti këtë paravoli:

    "Dy njerëz hipën në hijerore që të faleshin; njëri ishte farise dhe tjetri doganier. Fariseu ndenji e u fal: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, rrëmbyes i paudhë, kurvar ose si ky doganier. Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën për të gjitha ç'ka kam". Doganieri, që kishte qëndruar larg dhe nuk donte t'i hidhte sytë në qiell, rrihte kraharorin duke thënë: "O Perëndi, përdëllemë mua fajtorin!" Po ju them juve, se ky zbriti në shtëpinë e tij më i drejtësuar se ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart" (Lluk.18:9-14).

   Doganierët ishin nëpunës, të cilët merrnin me qira nga shteti romak me ankand doganat, që atëherë ishin të shumta, si p.sh kalimet në arteriet kryesore rrugore, në ngushtica, në porte etj., d.m.th kyçet e tregtisë së jashtme dhe të brendshme.

Leggi tutto: Lutja e Jisuit

Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore: Dita e pagëzimit

Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore:

Dita e pagëzimit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    I krishteri orthodhoks feston dy ditëlindje: ditëlindjen trupore dhe ditëlindjen shpirtërore. Pas lindjes trupore vjen lindja tjetër, lindja “përmes ujit dhe Shpirtit të Shenjtë”, ditëlindja shpirtërore.

    Në këtë ditë Jisui më birësoi si fëmijën e Tij. Ai më pastroi nga të gjitha mëkatet. Ai erdhi të banojë tek unë nëpërmjet Misterit të Kungimit të Shenjtë. Shpirti i Shenjtë erdhi të ngrejë tendën e Tij tek unë. Zëri i Pe- rëndisë Atë tha: “Ky është biri im i dashur, që e kam pëlqyer.”

Leggi tutto: Festimi i ditëlindjes sonë shpirtërore: Dita e pagëzimit

Kreshma

    Si "kreshmë" karakterizohen ditët dhe periudhat e vitit, gjatë të cilave nuk na lejohet të hamë disa lloje ushqimi. E quajmë "kreshmë" nga karakteristika e jashtme. Por, mjerë ne nëse me kreshmë do të kuptojmë vetëm kufizimin e gamës ushqimore. Kreshma është mjet, jo qëllim! Domethënë agjërimi na ndihmon, na krijon atmosferën për lartësim shpirtëror.

    Pse kreshmojmë?

    *  Kreshma është pasoja, "gjoba" e ngrënies së frytit të ndaluar në kopshtin e Edenit, në Parajsë, kur gjarpri mashtroi Evën. Dhe ajo mendoi se "ishte i mirë për t'u ngrënë fryti që më vrau", siç vajton një tropar (Makarismos i së dielës, Tingulli i rëndë). E hëngrën frytin etërit tanë të parë, duke shkelur kështu porosinë ndaluese, të parën dhe të vetmen gjer atëherë të Krijuesit (Gjen.3:1-7). Ah! Adam edhe Eva fillim të keq bëtë, shembull të keq na latë, trashëgimi mbarënjerëzore të keqe.

Leggi tutto: Kreshma

Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE - KISHA E PERËNDISË

 

    Në letrën drejtuar Romakëve, shën Pavli thotë: “Edhe Perëndia i durimit e i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni të njëjtën mendje ndërmjet jush sipas Jisu Krishtit” (Rom. 15:5). Madje, edhe në ditët e sotme, shtëpia, në greqisht, quhet “ekklesioula”, që do të thotë “kishëza”.

Leggi tutto: Qëllimi i “Kishës së vogël”: të nxjerrë atletë të Krishtit

Ndërrimi i jetës - Vdekja

    Vdekja! Torturoi filozofë. Stacioni më kryesor dhe i fundit i jetës sonë. Këndvështrimi i drejtë ose jo i saj është çështje jete dhe vdekjeje. Vdekja! Pritet filli i jetës; thyhet shtamba në burim; vyshket lulja dhe bie; peshku kapet papritur në rrjetë kriminale dhe zogu bie në grackë; jeta është hije dhe largohet. Kemi të bëjmë me imazhe të Dhiatës së Vjetër (Kishtari 12:6; Isaia 40:6-7; Kishtari 9:12; Jobi 14:2).

    Edhe poeti, Ati i madh Grigor Theologu filozofon mbi kufomën e vëllait të tij:

Leggi tutto: Ndërrimi i jetës - Vdekja

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com